FOTOT/ Po për këtë bunker, pse Berisha nuk kërkon të prishet?

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka nisur protestat për prishjen e një bunkeri simbolik, i ndërtuar mes Ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar.

Duket se PD kërkon të acarajojë situatën, aq sa Berisha sot ka bërë edhe kërcënime publike ndaj kryeministrit Rama.

Por, protestat e PD-së dhe Berishës duken ironike.

Në vitin e fundit kur ishte kryeministër, Sali Berisha ka financuar ndërtimin e një bunkeri në boulevard, me paratë e qeverisë.

Bëhet fjalë për bunkerin përballë hotel “Rogner”, që u ndërtua nën kujdesin e Fatos Lubonjës.

Bunkeri u ndërtua si simbol i komunizmit dhe izolimit.

Bëri shumë mirë që e financoi këtë bunker, pasi është simbolik.

Tani lind pyetja pse kërkon prishjen e bunkerit te Ministria e Brendshme dhe jot ë atij që ndërtoi vetë?

1

 

2

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “FOTOT/ Po për këtë bunker, pse Berisha nuk kërkon të prishet?”

  1. shvejk says:

    Biles Lubonja akuzoi komunistet kur nje I dehur theu xhamin anash bunkerit.

    1. petriti says:

      “Djaloshi i babait qe ndertonte bunkere” – titull libri.

      1. historiani says:

        Ashtu sic sot shohim me kersheri dhe admirim keshtjellen e Gjergj Kastriotit ne Kruje (thjesht nje fortifikim ushtarak i shek XV-te),po ne te njejten menyre pas disa kohesh do te shihen me kersheri dhe admirim bunkeret e Enverit (thjesht fortifikime ushtarake te shek XX-te)! 😉
        Shume fortifikime te vjetra jane zhdukur,por ne krenohemi me ato qe kane mbetur! Sa me shume bunkere te mbeten te paprishur aq me shume do krenohen brezat e ardhshem! 🙂
        Historia i sheh gjerat me te tjere parametra,jashte psikomanirave kalimtare !!!

  2. wwww says:

    Po pse do te fillojme te mbushim Shqiperine me bunkier simbolik ??? Nuk mjafton 1 ? Cdo parti qe do te vij do te shtoj bunkieret si kepurdhat,duke thene ,po pse ti e ndertove atje ? Une dua ta ndertoj ketu .

  3. Fol Troc says:

    Sepse ai qe “ndertoi” vete eshte bunker eggzistues, qe eshte marre diku dhe eshte vendosur ne hyrje te bllokut per turistet.
    Na e keni shpifur me kete lloj gazetarie.
    Ne vend qe te merreni me dicka serioze, deformoni perceptimin e problemeve reale.

    1. ermal says:

      Hahaha cfare logjike. Po bunkieri te ministri e brendshme per cfare eshte bere? Per te mbrojtur atdheun?

      1. Andi says:

        bunkieri te Ministria eshte simbol i adhurimit te kohes se Enverit, ashtu sic jane edhe fotot e plehres ne Peze e kenget komuniste qe i kendojne akoma Erion Veliaj me shoke. Prandaj duhet te zhduket nje here e me pare. Turp kush e mbron sepse ka akoma njerez qe jane kalbur burgjeve o funderrina te njerzimit.

        1. matteo says:

          Po fotot e Saliut pse i shperndani? A nuk veproi si Enveri ai mme shoket dhe kundershtaret? Pse me dy stanndarde, Zoterinj?!

        2. u dhime tu qesh says:

          HISTORIA ESHTE SHKRUAR ME GJAK MOR bajge E NUK E LAN DOT TI ME SHURRE PIJANECI! 😛

  4. Nardi says:

    Ej ju qe erdhet dje ne Tirane ai bunkeri nuk u ndertua por ka qene gjithmone aty. Berisha ja fut kot por jo me mire jane dhe keta te tjeret qe duan ti ofrojne turisteve nje ane ekzotike me zorr a thu se bunker ka vetem ne shqiperi. Amerika eshte e mbushur me bunkere atomik dhe nuk doli njeri ti trumbetoje. Mungesa e gjerave interesante per ti treguar vizitoreve na ben patetik dhe qesharak ne syte e botes. Ato pak gjera interesante qe kishim i shkaterruan te gjithe kryataret e bashkise se tiranes te majte dhete djathte. Ai qe eshte tek blloku eshte instalacion i lidhur dhe me pjesen e murit te berlinit e betonet e burgut te Spacit. Gazetaret e by…. Shikoni njehere ate Bledi Manen per ndonje overdoze….

  5. Fol Troc says:

    Shfaqja te bunkeri si teatër eksperimental
    —————–
    Po ndjekim nga televizionet në transmetime live ose në kronika televizive lajmesh, si edhe nga you tube, ngjarjet ku grupe të pakënaqurish me bunkerin që po ngrihet aty midis ministrisë të brendshme dhe teatrit ekpserimental, shtyhen me disa rreshta punonjësish policie të skalionuar si në kushte rreziku eminent për shtetin.
    Shteti e ka gjetur estetikën te një imitim bunkeri të kohës të degjenerimit më total të diktaturës, aty nga fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80, kurse të pakënaqur kanë gjetur të dalin në shesh, madje edhe me pjesëmarrjen e deputetëve tê ndryshëm dhe figurave kryesore aktive të opozitës, kundër këtij bunkeri.
    Në fakt për çdo gjë mund të debatohet, mund të protestohet, mund të demaskohet në një shoqëri të vërtetë demokratike, ashtu sikurse vendi ynë nuk është.
    Nga kjo pikëpamje, ne të tjerët nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse të shohim se çfarë po ndodh me bunkerin te teatri eksperimental, ose teatrin eksperimental me bunkerin.
    Problemi fillimisht është estetik, urbanizues dhe ka të bëjë me menaxhimin e pamjeve vizive, e artit pamor tredimensional, e identitetit të qyteteteve tona.
    Kush është autori i atij bunkeri? Me kërkesën e kujt është ngritur ai? Kush e ka aprouar atë maket në atë konfigurim urban? A është aprovuar nga bashkia e Tiranës apo nga instancat e rregullimit të territorit? Cfarë mendon ministria e kulturës për të?
    Shoqatat antibunker dhe opozita na detyrohet ne qytetarëve sqarimine këtyre çështjeve sepse po bëhet rregull tashmë që planet rregulluese të qendrave të qyteteve po na transmetojnë një shije subjektive gati individuale që nis që me Kullën e famshme për keq në Korçë (Peçi që shkon të blejë mollçinka), me kryqet për të varur të krishterë në Durrës, topa të verdhë në pedonalet e Fierit, na tani, edhe një bunker shëmtirë në mes të Tiranës…
    A ka vendime këshillash bashkiake për bunkerin e të tjera? Cfarë kanë bërë e bëjnë këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak? Përse opozita nuk bën presion mbi kryetarin e bashkisë që ai të shprehet? Po instancat rregullatore të ministrisë të kulturës cfarë thonë? Përse nuk inspirohen deputetë opozitarë, politikanë, gazetarë për të kërkuar shpjegime?
    Duket sikur politika te ne alfabet të vetëm ka një kod me dy pozicione, ose prezantimin në ekranin televiziv ose shtyrjen në rrugë. Por, midis këtyre dy kodeve ka qindra nuanca veprimesh të mundshme.
    Duke sikur me bunkerin po bëhet një teatër eksperimental. Pushteti do të testojë forcën e tij për të imponuar një simbol krejt subjektiv dhe problematik mu në mes të qytetit, si shenjë e një vullneti krejt të lirë dhe të pakushtëzuar nga asgjë tjetër veç nga fluksi i përjetimeve të vendim-marrësve, test që bëhet vazhdimisht dhe mat temperaturën politike të qytetit – në nivele frigorriferike dhe nën zero -, kurse opozita, në vend të protestave të premtuara të vjeshtës, eksperimenton sesa gjuha simbolike di të mobilizojë, ndërkohë që gjuha politike që përdor nuk po i mbledh si duket njeri në sheshe.
    Cfarë lidhje ka dalja e dy a tre deputetëve opozitarë për të bërë vrojtuesin dhe spektaktorit të teatrit eksperimental me bunkerin, ndërkohë që ende nuk shfrytëzon të gjitha hapësirat institucionale për të kritikuar e ndalur këtë politikë vendim-marrje urbane pa asnjë procedurë juridike demokratike.
    Teatër eksperiment me bunkerin, një teatër absurd.
    Bunkeri si gjendje neurotike e qytetit, ku mijra probleme gëlojnë dhe anashkalohen, gjendet një qendër neurotike e kaluar, dhe përjetimet aktuale përqendrohen në gjendje traume postamnezike të një simbol turbullues.
    Se në fakt cfarë është bunkeri? Bunkeri edhe atëhere në vetvete kishte forcën e një testi që diktatura bënte me popullin e vendit të vet, ishte projektim simbolik i izolimit, i mobilizimit të energjive te një projekt bosh ndërkohë që asnjë pushtet nuk mund të jetojë me një hapësirë propagandistike bosh.
    Bunkeri transformoi shoqërinë në shoqëri të frikës, të centralizimit, të dominimit të vullnetit personal, të detyrimit me dhunë të popullit dhe rinisë për të punuar kot, te krijimi i një skenografie ku individi duhet të kujtojë se jeton në kohë lufte dhe duhet të ketë nivel minimal kërkesash.
    Sa për vepër ushtarake, si trajtohet, bunkeri nuk ishte fare i tillë. Një lodër qesharake, një fortifikim si ato që bien si kashta, të drejtuara kundër askujt, sepse edhe vetë koka politike e rregjimit e dinte se me atë politikë izolimi që e linte detin Adriatik dhe Jon të lirë, askush nuk kishte interes ta sulmonte. Prandaj edhe shumicën e mbuloi bari, u kthyen në vrima për marrëdhënie libidinale para ose jashtëmartesore, në vende urinimi e jashtëqitjeje qysh nga mesi i viteve ’80, objekt i barcaletave më shpërthyese në mjediset rinore.
    Mbi këtë bazë do të mendoja që më parë se të eksperimentohet politikisht si teatër e komedi me bunkerin, ndërkohë që teatri politik sikurse teatri kombëtar i dramës, ndër të tjera, është në vështirësi krijuar nga aktrime pa spektatorë, ka vend të bëhen debate midis krijuesve dhe urbanistëve për përqasjen estetike ndaj së kaluarës, kurse vetë politika të mos tentojë më as me ngritje bunkerësh dhe as me prishje bunkerësh, sepse ajo është çështja e fundit reale që na shqetëson ne qytetarëve.
    Në mënyrë që teatri eksperimental interaktiv me bunkerin të mos kthehet në komedi…

    Artan Fuga

  6. tani says:

    Tani qe Nqs ka njeri qe urren berishen ai jam une por te rrime shtrember e te flasim drejt bunkieri ne fjale nuk u ndertua nga berisha e as nga lubonja por ishte aty i ndertuar si mbrojtja e fundit per bllokun ai vetem u nxorr ne pah dhe u perpunua artistikisht dhe eshte e goditur si veper arti por qe tani te mbushet Tirana ne cdo cep me bunker te tille e aq me shume jo origjinal te kohes per beton i fresket kjo seshte me as simbol e as art por futja kot…

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      C’pune ka Blloku me bunkerin te Ministria e Brendshme (2 km larg)!? 😀

  7. it al ia says:

    o tarras vendosi mire fotot…

  8. uck says:

    Ja nje rast tipik se si me popullin tallet rrocka ne menyren me te turpshme.

    O popull idiot, qe ngriheni per nje bunker e nuk ngriheni per hallet e jetes. O popull idiot qe ngriheni se ju thote Sala dhe e hani sapunin per djath.

    Vazhdoni vazhdoni

  9. Uskania says:

    Bunkeri te Ministria ka lidhje me tunelin e nëndheshëm, i cili nesër do të vizitohet edhe nga turistë të huaj.Bunkeri është “koka e gjarpërit” të paranojës gjakatare komuniste.Është histori, është dhe demaskim i diktaturës.
    Nuk merret vesh se përse bëhet protesta.

    1. mjeku says:

      Haha Uskania sa naiv qe qenke. Si the: “Eshte histori, dhe demaskim i diktatures”. Bukur e ke thene. Per cilin demaskim te diktatures e ke fjalen, kur ne nje ane e mbush festen e Pezes me fotografi te diktatorit, dhe nga ana tjeter nderton bunkere ne mes te Tiranes, (sipas teje) per demaskimin e diktatures. Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare njekohesisht.

  10. Qytetari says:

    O Plaku Mere, pyetja e drejte duhet te jete: “Ne e kemi nje bunker real, perse duhet te ndertojme nje tjeter??”

  11. sala says:

    sala esht pith same jo edi rama se va fut nji bunker ne mes ministrive ne 2015
    edhe thot ka cen ndertuar ne 70 o popull veri lesht bunkerit po paguani siguracionet e puntoreve edhe korentin edhe ujin tek kasa fiskale regjistroni te gjitha shitejet tek regjim r edhe ne darke dergoni tek regjin z se jan tu hap burgje te reja kujdes . RRoft udheheqesi jon i dashur Edi rama ropte meros bazes

  12. bedriu says:

    Ndertime te tilla “simbolike” tregojne nje shije primitive dhe injorancen e frymezuesve te bunkereve te tille.
    Vetem ne Shqiperine tone ndodhin marrezi te ketilla. Si “simbole” mund te lihen bunkere ekzistues aty ku jane por jo te prishet bukuria e qytetit me betone SaliBerishiane.
    S’ke c’i ben. Duhet te ulemi edhe ne banoret e Tiranes ne nivelin e shijeve te injorantit te Vicidolit.

  13. Alex says:

    Ishalla ky eshte problemi i fundit qe ka ai popull dhe te shpetoje nji here e mire nga hallet!O turme idiote qe degjoni akoma Saliun!Dhe pastaj kur ju djeg by…,shkoni me vrap te Saliu qe tju mbroje!O te perndjekur nga hija e Saliut!Shkoni ne djall se nuk jeni as per vehte!

  14. L'ala says:

    Inflacionin kush
    dhe si e bejne
    keta brigantë
    Furlan??siìi u bë.

  15. Uskania says:

    O “mjeku”, është e vërtetë që Diktatori valëvitet në Pezë nga një tufë pleqsh të matufepsur ose disa nipçe të tyre me çamçakëz në gojë.Por, i dashur, a nuk jemi vend me liri mendimi dhe jo vend komunist?Ne nuk kemi një ligj që të ndalohet enverizmi, prandaj ata mund ta shprehin ndjenjën e tyre.Në këtë botë ka vend për të gjithë, edhe për kriminelët, edhe për budallenjtë.Kjo liri mendimi dhe organizimi, din gjë ti sa vota u ka dhënë në zgjedhje komunistëve?Kanë marrë vetëm presje dhjetore.
    Prandaj, mos diskuto për gjëra që nuk i merr vesh.

    1. mjeku says:

      Per mua ndertimi i atij bunkeri ne mes te Tiranes nuk eshte gje tjeter veçse nje lajthitje e radhes e kryeministrit shqiptar. Kurresesi nuk mund te sherbeje si “simbol qe kujton diktaturen”, siç shprehet edhe Mero Baze, nje bunker i ndertuar ne mes te Tiranes ne vitin 2015. Brezat qe do vijne do pyesin se ne cilin vit eshte ndertuar, dhe nga kush eshte ndertuar. Sipas meje simbole te mirefillta qe kujtojne kohen e diktatures, jane simbolet origjinale te ideuara dhe ndertuara ne ate kohe. Per mua ndrtimi i ketij bunkeri ne mes te Tiranes ne vitin 2015 ka qellime dhe prapavije dashakeqe. Gjithçka mund te presesh nga nje njeri me kartele skizofrenie.
      Se fundmi desha te shtoj, mqns une po diskutoj per gjera qe nuk i marr vesh(sipas teje), dhe ti na qenke ai qe i merr vesh, mua me lind e drejta te dyshoj se je pjestar i stafit realizues te ketij bunkeri famekeq.

  16. naku says:

    Bunkeri perball “Rogner”duhet te prishet. Ska kuptim ,nje shemti ne bulevardin kryesor,mes institucioneve kryesore. Ata qe kan bere burg skan fjetur ne bunker dhe nese i duan ti ngren atje ,ne Spac.

  17. martin ph says:

    Ndonjehere komentuesit te “Tema”me duken sikur jane disa metra mbi “nivelin” e detit dhe kenaqem kur lexoj komentet e tyre,e tjeter here sikur vijne nga mesjeta,moskuptues,cinike ,te “trahe” e disa here si te paguar te thone ato qe thone…..kaq gje ende nuk e kuptojne valle…..simbolika eshte kulture nuk eshte perjetesim i asaj qe ka shkuar……

  18. asi says:

    Sa te dale ndonje sebep,menjehere hedhin ne front falangat,langot,larot,balot,eunuket e atyre qe moren nga pas 1 milion hunj.Rrini rehat,keni kohe,prisni,prisni,ka thene ai miku.Keni kohe,beni pushim,duhet te riformatoheni,Por prisni sa te hapen dosjet,se nuk dini ke po vini dhe ne krye te partise.Njeri nga Veriu ka qene koke e kembe ne sigurim dhe drejton shkodranet demokratik.E pame ne TV se si i mblodhi nja 3-4 qind punonjes bashkie etj dhe ca pijanece per te kundershtuar regullin fiskal ne Shkoder.Lulushi ka qene me pantallona te shkurtera se dhe ai do ishte si gjenerali e ai shkodrani…

  19. skifteri says:

    Ç’do veper arti ose tunel nentoksor qe sherbenin per qellim luftarak te nje populli I ndrtuar per mbrojtjen qe I perket nje kohe historike te caktuar ne sisteme politike dhe ushtarake te ndryshme ka vlera te mdha , dhe nuk duhet te prishet kurre siq po vepron ORGANIZATA FAMKEQE e I.S.I.S.I.T SOT NE EGJIPT DUKE SHKATRRUAR Veprat te lashtesise njerzore .Brezat qe vijen ne shqiperi kane nevoje te nihen me te gjithe periudhat te socializmit me fabrikat ,uzinat ,ushtrine shqiptare,me aviacionin luftarak ,me tanket ,me uzinen e prodhimit armatimeve ,me tunelet ,me fortifikatat qe i kane sherbyer mbrojtjes atdheut ne kushtet e luftes ftohte kur lirija e atdheut kercenohej serjozisht.Sot ne vizitojme me kureshtje kalane e Skender Beut ne Kruje dhe mahnitemi ,po te mos kishte kala ne nuk do kuptonim asgje nga lufta e lavdishme 24 vjeçar e popullit shqiptar .Keshtu duhen ruajtur ne kujtese shkatrrimet e fabrikave te uzinave ,te pyejve,lumejve ,te komisarjateve ,te bankave shtetrore ,te kombinatit sheqerit Mliq ,te uzines telit ne Shkoder,te uzines bakrit RRubik apo Keurbnesh- Mirdite.Por edhe kmpet e burgjeve te diktatures.Spaçit te Bulqizes dhe me te gjitha ngjarjet e demokracise te me vonshme periudha te shkatrrimit por edhe te ndertimit ne rast se ka. Ne po ruajm monumentin e nje tradhtari dhe hajduti te kombit qe na mbiu si çiban ne mese te Tiranes.Historia eshte shkence duam apo nuk duam ne te majtet apo te djathet ajo duhet te pasqyrohet me vertetesi.

  20. sit..back..and relaks →→→ says:

    si thua ti mero, eshte njesoj sikur te beje partia demokristiane nje mur “berlini” simbolik ne gjermani dhe si ta beje te njejtin “mur” ish partia komuniste e ish-gjermanise lindore. se kjo partia socialiste, duam apo nuk duam eshte trashegimtarja e drejtperdrejt me letra e partise se punes. partia e punes as u shperbe, as u shkri, as u nxorr jashte ligjit pas 90, thjesht nderroi emrin dhe u transformua ne parti socialiste sipas ligjit qe asgje nuk zhduket por thjesht transformohet. tani edhe pd e saliut nuk eshte me pak trashegimtare ne thelb, nje mut jane te dyja, por ne syte e publikut dhe nderkombetareve PD shikohet si parti e lindur nga levizja demokratike, e PS shikohet si parti e ardhur prej Partise se Punes. Simbolika eshte simbolike por po ti qendrojme simbolikes ath duhet te pranojme qe ish-partia e punes po nderton nje bunker ne qender te tiranes, nje nga te shumtet qe ndertoi pergjate 50 viteve. dejavu e se kaluares.

  21. skifteri says:

    Politika shfrytezuese dhe diskreminuese nacionale qe ka ndjekur P.D-ja e S.Berishes dhe kjo klase politike 24 vjeçare e ketyre borgjezve te rije qe kane marre pushtetin pase 90-tes ,pasi e vodhen e vrane e shkatrruan nje popull ndoqen nje nje pabarazi antinjezore ne paga e pensione 1 me 15 fishe me shume keta katila.Keta jane grabitesa te mdhenje te popullit tani ndersejne ishe te perndjekurit si kamikaze per te zhdukur e fshire krejt historine 50 vjeçare te nje populli ta fshine me gome.Kjo nuk duhet lejuar, qe P.D-ja te perdore nje grupe te perndjekurit si mburoje kur vete I dogji te gjalle.Filozofia e se dejtes kushtetuese dhe njerzore thote se :Kur te persekutuerit e diktatures kane pranuar kan marre demshperblim (kompesim )ne lek nga shoqeria e varfer shqiptare,atehere keta nuk duhet te kercenojne strukturen baze historike te nje shoqerie sishkatrrimi I veprave te mbrojtjes qe mbrohen me ligje. Kjo per I nteresa te politikanve te zhytur ne krime si P.D-ja e S.Berishe.Me gjithe ate, ç’dokriminel duhet te marre te njetin ndeshkim qe ka kryer. Asnje nuk duhet ti shpetoi ligjit

  22. SuloKapedani says:

    Ne kete rast p.d.po bene zhurme per bunkerin pasi nuk ka rezultate ne protestat e bujshme.Çdo ndertim ne sisteme te ndryshme i perkasin historise dhe ketu nuk ka asgje te keqe.Por kur shikon njerèz me personalitet ketu ne rastin e z.Fuga i cili i politizuar plotesisht ne krahun e djathte nuk i bene mire shoqerise veçse debat pa rezultat e diabolik.Keto gjera nuk vlejne per sot ne politike.

  23. rita says:

    kjo puna e bunkereve ne amerik dhe ne shqiperi eshte si ajo pralla per zgallin e breshkes qe i thoshnin ta hiqte qe ta hani pastaj dhe te ne i hoqen dhe na hengren po amerika as mendohet qe ti heqi se e di cfare pune bejne se nuk do qe ta hane per ne ska problem te vine dhe te na hane vetem te shkulim nga renjet komunizin pa le te shkatrohet cdo gje vetem kujdes se mos na merzitet pi dhija dhe te perndjekurit politik qe kush ka shpetuar 100% ka qene spiun i sigurimit te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *