Lufta me hijen e armikut

22 Shtator 2015, 19:11Editorial TEMA
Lufta me hijen e armikut

Nga Mero Baze

 

Është hera e dytë që Partia Demokratike angazhohet në një debat të shëmtuar politik, rreth nevojës për të zhdukur simbole që përkujtojnë diktaturën. Beteja e parë e madhe e saj ka qenë kundër Piramidës në qendër të Tiranës, ndërtesës simbol të Tiranës komuniste, si ish- muze i diktatorit. Në fakt, nëse gërmon pak më shumë, e kupton se nuk kishin gjë me “simbolin” e varrit të diktatorit, siç filloi ta quajë Berisha në histerinë e tij për ta prishur. E nisi për të nxjerrë prej andej median më të madhe kritike të asaj kohe, Top Channel, e cila ishte aty me një kontratë qeraje afatgjatë.

Në fillim tentuan ta zbojnë me takt. Berisha dha 6 milion euro për rikonstruksionin e Piramidës, që sipas tij, do të bëhej një objekt kulturor, diçka mes Teatrit dhe sallave të koncerteve. Ishte një investim në pamje të parë logjik. Por çfarë ndodhi? Kunati i tij, i cili u mor realisht me punimet, pasi zhvati gjithë mermerin e Piramidës të importuar nga Italia dhe disa pjesë të brendshme të saj, dëmtoi dhe një strukturë qendrore të Piramidës dhe i la punimet në mes. Akoma sot nuk ka një hetim çfarë u bë me ato para, kush mban përgjegjësi për atë projekt të dështuar, i cili nisi të nxirrte me takt një media kritike dhe përfundoi duke grabitur Piramidën dhe paratë tona.

Berisha humbi qetësinë dhe urdhëroi prishjen e Piramidës, rrëzimin e saj përtokë dhe ngritjen atje të një parlamenti të ri. Për ta bërë fakt të kryer, bëri dhe një tender për projektin e parlamentit të ri dhe një pelegrinazh shkollash që vizitonin maketin e projektit në zyrën e parlamentit. Një mik i tij parlamentar në Austri nuk e kishte mbajtur dot sekretin dhe një gazetë austriake shkruajti dhjetë ditë para tenderit se kush do ta fitonte atë. Është fjala për deputetin Grossruk, që s’ka lënë rast pa qenë me Berishën, dhe kur ka vrarë më 21 janar, dhe kur ka vjedhur më 26 maj 1996.

Por as kësaj radhe nuk funksionoi. Sapo mësoi se Top Channel filloi ndërtimin e zyrave të reja dhe do të ikte vetë, hoqi dorë nga gjithë projektet dhe e la Piramidën ashtu, të copëtuar, të rrjepur dhe të gjymtuar. Ajo në të vërtetë është ndërtesa ideale ku mund të bëhej Muzeu i Diktaturës në Shqipëri dhe një pjesë tjetër të përdorej për salla konferencash dhe koncertesh. Nëse do që një e keqe të mos përsëritet, ajo duhet kujtuar përditë me simbolet e saj, atje ku ka jetuar. Tirana ka pak godina simbol dhe Piramida është nga të paktat që e lidh historinë e këtij vendi me gjysmë shekullin e diktaturës, që Berisha ishte gati ta shuante vetëm për shkak të genit të diktatorit ndaj kritikëve të tij në media.

E njëjta gjë po përsëritet me një simbol bunkeri, që të udhëzon të hysh në një nga tunelet e vjetra të ish-Sigurimit të Shtetit në bllokun e Ministrive në zonën pedonale. Nëse Berisha do të kishte gjë me bunkerin si simbol të izolacionit komunist, ai nuk do të paguante nga fondet e qeverisë dhe të shkonte në inagurimin e një projekti të tillë dy vite më parë, drejtuar nga Fatos Lubonja, në krah të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Bëri mirë që e financoi atë projekt dhe që la disa shenja nga ato që ishin simbole të periudhës së izolimit siç është bunkeri, fortifikimet nëntokësore dhe galeritë ku punonin të dënuarit.

Përpjekja për të sulmuar një simbol të ngjashëm, që vetëm sa thekson disa nga shenjat e komunizmit në këtë vend, e bërë nga disa të keqpërdorur tërë jetën për gjeste të tilla, është një shenjë e shterpësisë dhe  pafuqisë së opozitës për të prodhuar politikë përballë pushtetit. Dhe si një qershi mbi tortë në këtë histori, ishte zëri i hollë i Lulzim Bashës, që tenton të trashet duke kërcënuar se “i kishin rrethuar partinë” dhe po ta  preknin, s’do gjente vrimë ku të futej qeveria. Që njeriu bëhet nervoz kur mbetet vetëm në marrëzitë e tij është normale, por nuk ka pse bërtet ta marrin vesh të gjithë. Kur nuk ke çfarë i bën pushtetit, kur njerëzit nuk të binden të dalin në protesta, kur opozitën e ke katandisur si “kokoshi një thelë” dhe mbi të gjitha, kur nuk ke kauza, por pret të bjerë ndonjë e tillë nga qielli, natyrisht që bëhesh nervoz e do të trashësh zërin,  por nuk ta ka fajin bunkeri, siç nuk ia kishte Berishës fajin Piramida, pse nuk kishte çfarë t’i bënte armikut që ishte brenda saj.

25 komente në “Lufta me hijen e armikut”

  1. RR. HOTI says:

    Asnje shqiptar nuk do besonte ne 1991-1992 se nuk do ta mundnim enverin as te vdekur.

    Asnje shqiptar nuk do besonte ne 1991-1992 qe kufinjte e mbyllur nga enveri do ti mbyllte dhe europa edhe pse marrin viza si ushtaret me liri-dalje

    Ka ardhur koha qe te behet armpushim me kufomen e enver hoxhes per te varrosur xhenazen e vicidolit

    Tani mushkën bëjnë me barrë,

    E su luan hiç sheqeri,

    Del Fevziu e bën libër,

    Paska qenë homo Enveri (!)

    Enverist unë kurrë skam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O Fevzi, sbëhesh shkrimtar

    Se i hedh qymyr Enverit!

    Ti shumë homo ke në mend,

    Se rrethuar je me djem,

    Dhe ta thuash për çdokënd,

    Nuk e paske hiç problem!

    Ti nuk turpëron Enverin,

    Se i ngjite ligësinë,

    Por ti Librit i nxin nderin,

    Poshtëron gjithë historinë!

    Po të pyes me lezet,

    Përgjigju me fjalë të nderit,

    Mendon ti, kishlindur burrë

    ti ngrihej para Enverit?!

    Se duroj unë dot pisllëkun,

    dhe pisllëk është gjithë ky rast,

    Por smë shkon në mend të them,

    O Fevzi je pederast!

    Kurse ti del reciton,

    edhe hiç stë dridhet syri,

    se e di që stë pickon,

    as Sokoli, as Iliri!

    Asnjëherë o Fevzi djali,

    Stë kam dashur e stë dua,

    Po srrëzohet Enver mali,

    Nga ato pordhët e tua!

    Rri aty tek Opinioni

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, o Fevzi,

    sa çje ti, kishte Hallatin!

    1. Astrim Lamaj says:

      Bashkohem plotesisht me ju z. RR. HOTI qe te varrosim xhenazen e vucidolit pasi pasi virusi eshte “pandemic” dhe po infekton gjithe brezat e ketij vendi dhe me gjere ne rajon. Respekte.

      1. “Mr. Obama, Tear Down This VICIDOL Wall” says:

        Eshte kriminale qe qeveria Rama ne vend qe te hape bunkaret e Saliut per ta derguar ne burg pasi per kete mori votat POWERFULL ne 23 qershor 2013 po hap si nekrofag

        Dihet qe Edi Rama njihet si enverofagos dhe antikomunist artificjal (se ne kohen e enverit ka bere palle ariu) por kete semundje te tij nuk duhet ta ushtroje si k/minister aq me me shume te vere si bedela te tij tipa si Artan shkreli,Auron Tare e deri ten je ambasdorja jone ne Washington filloreta faberja.

        U bene 30 vjet qe shoqeria shqiptare I eshte futur nje marrezie kolektive qe do ta quaja kanibalizem me figuren e enver hoxhes ku arriti deri sa te hapet nje ekspozite me masken e tij te vdekjes

        Kjo histeri kunder enver hoxhes dhe socjalizmit (se komunizem nuk ishte) u qindfishua qe kur erdhi enver kockangrenesi edi rama qe nisi me 40 shenjtoret e papes shkrete,me bunkarin ,atomikun,shtepine e gjetheve,sazanin dhe me keto bunkered qe eshte pak ta quash marrezi..sot ku ai popull po I ken nga vendi sikur te jemi pushtuar ng turqit. para 5 shekujsh
        E cuditeshme eshte se Edi rama po ben nje boomerang qe ne vend te demaskoje enver hoxhen po I rrit lavdine.

        Por dhe dipllomatet euroatllantike dhe te perndjekurit politike me tolerimin criminal qe po I bejne bishes nazi-berishiste po cojne uje ne mullirin e enverit.
        Publikisht e pyes k/ministrin Edi Rama:
        PERSE NUK HAP BUNKARIN E SALI MONSTRES….PER TE CILET MORE VOTAT NE 23 QERSHOR POR MERRESH SI HIJENE ME ENVER HOXHEN E VDEKUR ??
        1-puci anti shtetit 2 prill 1991
        2-lufta veri-jug 1997
        3-kater mije te vrare ne 1997
        4-urdheri per sulm kimik 1997
        5-remzi hoxha
        6-fshehja e kumbaros
        7-kosta trebicka
        8-fatmir xhindi
        9-oficeri shikut
        10 gjyqtari konomi
        11-viktimat e gerdecit
        12-protestuesit e 21 janarit
        13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        15-ktheu k/m ne spital fushor
        16-refuzoi dorzimin e gardisteve
        17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        18-perdhosi k/prokuroren di lavire
        19-ofendoi k/shikasin si pucist
        20-kercenoi ramen me egzekutim
        21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        23-u fshine filmimet
        24-u ndrruan tytat e armeve
        25-u dekorua burri shtetit
        26-u dekorua ylli ne ngjitje
        27-u menderosen ekpertizat e FBI
        28-u zevendesua presidenti
        29-u zevendesua k/prokurri
        30-u zevendesua k/bashkiaku
        31-u zevendesua k/shiku
        32-u terrorizuan gazetare
        33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        35-genocid fisit haklajve
        36-tritol te varezat e haklajve
        37-bulldozer te shtepia e haklajve
        38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
        39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
        40-vrasja e Aleks Kekes
        41-masakrimi Edi Rames
        42-masakrimi Zamir Dules
        43-masakrimi Bardhok Lales
        44-vrasja Florian Viles
        45-egzekutimi Anton Gjergjit
        46-egzekutimi Vaid.Lames
        47-perndjekja e Zef Brozit
        48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
        49-perndjekja e Shinasi Rames
        50-terrorizimi Eduart Sallamit
        51-terrorizimi Arben Dukes
        52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
        53-burgosjae e A.Frangajt
        54-burgosja e A.Ristanit
        55-vdekja misterioze P.Arbnorit
        56-vdekja misterioze Safet zhulalit
        57-vdekja misterioze Ali Spahia
        58-vdekja misterioze Besnik jacellit
        60-vdekja misterioze Gezim Dibra
        61-egzekutimi ahmet krasniqit
        62-egzekutimi ilir koloshevcit
        63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
        64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
        65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
        66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
        67-vdekja misterioze Tani Topit
        68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
        68-Eleminimi Gani Malushit
        69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
        70-vrasja e 10 komisareve te policise
        71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
        72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
        73-…1800 te vrare me kanun
        74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
        75-fronezimi i janullatusit
        76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
        77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
        78-furnizimi me nafte i milloshevicit
        79-vjedhjen e votimeve 96′
        80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
        81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
        82-grushti i shtetit shtator 98′
        83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
        84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
        85-injorimi total i ceshtjes came
        86-shitja e detit jon
        87-implikimi me ligjin e plehrave
        88-vjedhje e votimeve ne 2009
        89-prishja klasave sportive
        90-prishja e rrjeteve kulluese
        91-tallja me shkollene plepave
        92-masakra e 21 janarit
        93-vjedhja e votimeve 2011
        94-perdhosja e luftes N.CL
        95-glorifikimi i satrapit zog
        96-deklarata qe kemi gjak turku.
        97-Shitja e resurseve strategjike
        98-lidhja me mafiozet e podestes
        99-parlameti i ri
        100-stadiumi i ri
        101-xhamia e re
        102-rruga e Arberit
        103-rrethrrotullimi ne unaze
        104-h/c skavices
        105-h/c devollit
        106-mullinjte e eres ne karaburun
        107-centrale atomike per tu bere superfuqi
        108-hekurudha tirane-pekin
        109-superfuqi arroresh
        110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
        111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
        112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
        113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
        114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
        115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
        116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
        117-mashtrimi kriminal me legalizimet
        118-deshtimi i censusit
        119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
        120-shitja e hidrocentraleve
        121-shitja mafjoze e armatimeve
        122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
        123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
        124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
        125-shqiperia 1-euro
        126-denoncimi i Hysen Shoshorit
        127-enoncimi i Margarira Kostaqit
        128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
        129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
        130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
        131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
        132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
        133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
        134-borxhi stratosphere me Cezin
        135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
        136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
        137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
        138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
        140-poshtrimi i Jon Withersit
        141-poshtrimi i Arvizuse
        142-loja me LHL
        143-komplloti Sokol Olldashit
        144-loja me lazaratin
        145-helmimi Ferdinant Ponit
        146-pagesa e vrasjes se Santos
        147-teatri qe po luan me Fullanin
        148-uzurpimi bsh
        149-uzurpimi i bankes Santos
        150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
        151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
        152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
        153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
        154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
        156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
        157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
        158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
        159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
        160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
        161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
        162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
        163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
        164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
        165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
        166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
        167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
        168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
        169-takimi sekret me milloshevin (1995)
        170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
        171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
        172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
        173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
        174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
        175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
        176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
        177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
        178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
        179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
        180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
        180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
        181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
        182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
        183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
        184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
        185-denimi Top Channel me 13 milion euro
        186-Trafik I madh armesh me Armenine
        187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
        188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
        189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
        190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
        191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
        192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
        193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
        194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
        195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
        196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
        197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
        198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
        199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
        200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
        201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
        202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
        203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
        204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
        205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
        206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
        207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
        208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
        209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
        210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
        211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
        212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
        213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
        214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
        215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
        216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
        217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
        218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
        219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
        220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
        221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
        222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
        223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
        224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
        225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
        227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
        228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
        229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
        230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
        231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
        232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
        233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
        234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
        235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
        236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
        237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
        238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
        239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
        240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
        241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
        242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
        243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
        244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
        245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
        245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
        246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
        247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
        249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
        250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
        251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
        252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
        253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
        254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
        255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
        ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
        kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

        Ne 1997 presidenti Ronald Reagan I drejtohet homologut rus ne murin e Berlinit
        “Mr. Gorbachev, Tear Down This Wall”

        Ka ardhur koha qe shqiptaret e ndershem ti drejtohen zotit Obama dhe Kongresit amerikan se e kane tepruar shume me tolerimin e berish kriminelit se po I rrisin lavdine enver hoxhes… dhe duhet te themi sot:

        “Mr. Obama, Tear Down This MONSTER VICIDOL Wall”

    2. Skypion says:

      Provokimi i radhes i Edi Rames,duket se do t’i kushtoje rende atij.Thame i radhes se,qe kur ka ardhur ne pushtet,ka patur nje sere provokimesh,duke filluar me fotot e diktatorit,qe per here te pare pas shembjes se diktatures,nxinin ne tubimet dhe mitingjet e Partise Socialiste.
      I fshehur pas”antikomunizmit” te tij,kozmopolitizmit qesharak e provincial,psikopatise se tij,Edi Rama,eshte munduar ta qesharakezoje reagimin e zemeruar te shqiptareve.
      Ketu i kane ardhur ne ndihme edhe mercenaro-analistet e tij me nje nenqeshje te gerditshme ironike,duke perdorur argumentin aq te neveritshem:”He mo,se askush se beson qe Rama kerkon rehabilitimin e Enver Hoxhes dhe regjimit komunist”!
      Keshtu vepronte pas cdo shperthimi te zemerimit popullor,i cili nuk mund e as ia ka per borxh qe te kuptoje sesi funksionon mendja perverse e nipit te byroistit Spirro Koleka e birit te babait.
      Trillet e sociopatit nuk mund te sherbejne si alibi per te.
      Pasi u pa qe zemerimi popullor mori permasa te medha,Rama me ane te mediave te tij,sic ndodh rendom tashme,u mundua ta relativizoje ate,duke permendur bunkerin e Lubonjes,qe duhet thene se eshte krejt i ndryshem nga ai i tiji.Qe ne simbolike.Nuk ia vlen te zgjatemi ne shpjegim,sepse te gjithe e kuptojne fare mire.
      Ajo qe i ka zene ne befasi te gjithe,ka te beje me perkimin simbolik te aksionit qytetar per shkaterrimin te ketij bunkeri me aksionin opozitar,qytetar e mbareshqiptar per rrezimin e pushtet-bunkerit te madh te Edi Rames.
      Nga simbolikat nisin gjera te medha.
      Nje pushtet qe i ka shkeputur lidhjet me qytetaret,qe vepron kunder tyre,qe eshte i izoluar nga zemerimi i tyre;nje pushtet qe eshte braktisur dhe izoluar nga partneri me i madh perendimor ShBA,dhe po braktiset e izolohet me shpejtesi edhe nga ata europiane,nuk mund ta gjente askund shprehje me te mire simbolike,sesa nje bunker ne mes te Tiranes.
      Ata qytetar qe kane vendosur ta shembin bunkerin e Rames ne mes te kryeqytetit,do te hyne ne histori,sepse me shembjen e tij fillon edhe shembja e regjimit-bunker oligarkik te Edi Rames.
      RAma e kupton kete,prandaj nuk po degjojme nga ato batutat e tij perqeshese qe i leshon si lopa bajgen ne raste te tilla.
      Zullumi eshte trashur aq shume,sa na qenkesh keputur e ne se paskeshim vene re.
      U desh qe te behej publik,skandali me i fundit kriminal i Sajmir Tahirit,qe per nga posti dhe mbeshtetja e madhe qe gezon nga shefi i tij,eshte numri dy pas Rames ne qeveri,qe shqiptaret te kuptojne se zullumi qenkesh keputur nga trashja,dhe se sjelljet e deshperuara te Rames dhe langojve te tij,nuk jane gje tjeter vecse perpjekje per te ngjitur c’ka eshte keputur,porqe me kot e kane se nuk ka bir nene a bir respije qe ta ngjise ate.
      Vetem nje shembull,vetem Sajmir TAhiri dhe bemat e tij,jane te mjaftueshme si shembelltyre e nje pushteti te degraduar e degjeneruar ne themel,te korruptuar e inkriminuar ne palce;shembelltyre e nje pushteti-bunker qe,ashtu i mbyllur ne bunker, nuk pyet as per kombetare e as per nderkombetar.
      Shurdhpushtet.Vuvpushtet.Qorrpushtet.Xhahilpushtet.Katilpushtet.
      Ne nje kohe kur propaganda qeveritare eshte ne kulmin e saj per luften ndaj evazionit fiskal,kur shume qytetare hallexhinj ne lufte te perditshme per mbijetese,gjobiten,plasen ne burg – Nr.2 i qeverise,i dyti pas Rames,Ministri i Brendshem,Sajmir Tahiri i shmanget pagimit te taksave!
      Ne nje kohe kur propaganda qeveritare te shurdhon veshet ,duke bertitur me te madhe ligj,zbatim ligji,drejtesi – i dyti pas Rames,Ministri i Brendshem,Sajmir TAhiri nuk zbaton vendimin e gjykates!
      Kur vete Edi Rama thote publikisht qe ata qe bejne deklarim te rreme,e kane vendin ne burg – bashibozuku i tij,Min.i Brendshem,Sajmir Tahiri,ben deklarim te rreme,publikisht,para drejtesise e perendise,pa i’u dridhur qerpiku fare!
      Po si ka mundesi,qe edhe zullumi eshte keputur,dhe keta po me te njejtin avaz?!!
      Ka nje shpjegim.Ata jane ne bunker.Ne bunkerin e pushtetit te tyre.Mendojne qe jane te sigurt aty.Keshtu mendonin edhe eterit komuniste,por e dime fundin e tyre.
      Historia,sic thuhet rendom,perseritet dy here.Por tek ne,si zakonisht e per cdo gje,ajo perseritet pak me ndryshe.
      Heren e pare,ai qe e mbushi Shqiperine me bunkere dhe e ktheu ate ne nje te tille,Hoxha,pati fatin te ikte nga kjo bote,pa e nxjerre osh nga bunkeri i diktatures;qe nga sketerra,kukudhi pa t’i terhiqnin zvarre shembelltyren e tij te metalte.
      Edi Rama nuk do te kete fatin e e paraardhesit te tij.Ai do te rroje e do te shohe,sesi shqiptaret do ta nxjerrin per zhelesh nga bunkeri i pushtetit te vet kriminal.Shume shpejt.

    3. eda says:

      RR.HOTI! Nuk i heq asnje germe komentit tuaj!Sa per vargjet te them qe i ke bere nje mbyllje spektakolare!

  2. Lul Bolemadhi says:

    Bolemadhi nuk e trash dot zerin. Se eshte pune bolesh, jo pune lulesh e lulkash.

    1. jose says:

      Ai është bythemadh se po te kishte bole nuk e perdorte Sala si shami qyrresh si azem hajgaren apo eduart sallamin.
      E vecanta e Lulit eshte se ai ishte student I veshur ne flori kaluar ilir floririt.

      Profili korruptiv i Lulzim Bashës, duket se do të ishte i mangët pa raportin e tij të errët me pasurinë e dyshimtë që posedon. Lulzim Basha nuk është thjeshtë numri dy në Shqipëri sa i takon krimeve financiare dhe njerëzore. Por ai sfidon, madje tejkalon shefin e tij, Sali Berishën, sa i takon pasurisë së pajustifikuar dhe shndërrimit të parave të pista në pasuri të patundshme, siç janë pallatet e paligjshme në bregdet dhe vilat e kamufluara në emër të familjarëve.

      Nga kamarier me pantallona të shkurtra në Rinas, Lulzim Basha befas u gdhi një ditë milioner në Hollandë, ku blen dhe shet vila, kryen transaksione të dyshimta bankare dhe lëviz me shtatë pasaporta në xhep.

      Në kushtet kur bashkëmoshatarët e tij nuk e kishin luksin të vizitonin një herë Hollandën, djaloshi Lulzim Basha investon në pasuri të paluajtshme në Hollandë. Basha ka blerë një vilë në Utrecht të Hollandës, me një vlerë të deklaruar 510 mijë gulden / 231.500 euro. Ndërkaq, Basha ka deklaruar edhe katër apartamente, vlera e të cilëve nuk justifikohet me të ardhurat e kryetarit të opozitës shqiptare. Si të mos mjaftonte kjo, Lulzim Basha ka mashtruar për shtëpinë e blerë dhe të shitur në pak vite në Hollandë.

      Ai ka mashtruar Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kur ka deklaruar se e ka blerë 510 mijë gulden, kur në kontratë është shënuar 450 mijë gulden, pra rreth 60 mijë gulden më tepër të pajustifikuar në deklarimin e pasurisë. Ka gënjyer kur ka deklaruar në deklarimin e pasurisë të 20 mars 2008 për vitin 2007, se ka shitur shtëpinë në Hollandë dhe se ka shlyer menjëherë kredinë ndaj Post Bank në vlerën e detyrimit 199 726 euro.

      Dokumentet tregojnë se Lulëzim Basha e ka shitur shtëpinë në Hollandë në prill 2008, një vit më pas. Natyrshëm një pyetje e thjeshtë lind për Lulzim Bashën. Cili është burimi i parave, me të cilat bleve shtëpinë në Hollandë?

      Ku i more paratë që shleve kredinë 199 726 euro? Ndërkaq, zullumet kanë ardhur duk u trashuar. Para se të akuzohej nga prokuroria për vjedhjen e 230 mijë eurove me rrugën Durrës-Kukës, Basha ka deklaruar edhe katër apartamente në pronësi të tij si dhe sende personale me vlerë të lartë. Të ardhurat e deklaruara nga Basha nuk i justifikojnë apartamentet dhe vilat.

      Thuhet që ka marre dhe 13 miljon dollare te pallati Vlores..dhe nqs kjo eshte e vertete Edi Rama duhet përzene me gelbaza nga PS…..PRANDAJ KA FILLUR TA TRASHE ZERIN LU BASHA..SIDOMOS KUR KA AFER DONALD LULIN

  3. sit..back..and relaks →→→ says:

    Mero, CEZ-I Mero, Likja Mero, ERE Mero, Korrupsioni Mero. E pe sot Mero, foli Luli, tha mos te kujtoj LSI qe e kemi harruar korrupsionin me CEZ dhe paralajmeroi qe do ti shkonin deri ne fund. Por ca ndodhi, paska dale Tit Vasili dhe ne nje gjasme interviste leshoi kercenimin per Lul-in, i tha ke nje dosje me 1700 faqe, po te pret mos harro. ja praaaaa keshtu dhiten punet ne shqiperi dhe popullin as mutin spo e lene te haje tani, vetme e lene ti marri ere.

  4. tani says:

    Pd eshte parti me lot krokodili.te gjitha te kohes se enverit jan,perfshi edhe parlamenti.ti shembit te gjitha se berishoviç keshtu ka qef.i dalt nje kancer ne goje ishalla

    1. lom deliu says:

      Mero !ka dy probleme1 ne se duhej bere aty hyrja per te “vizituar” tunelet ajo duhej te ishte ne harmoni me ndertesen monument, me leje nga IMK.2. Zgjidhja eshte qellimkeqe dhe provokative per ti treguar shqiptareve qe une bej cfaredua dhe me nje simbol te se kaluares.

  5. Mister X says:

    O mero, Enverit i ruajtet allatet sa ishte gjallë, edhe sot që ka 30vjet që ka vdekur se mposhtni dot figurën e Tij.të gjithë ju te mare sebashku , svleni sa hija e atij Burri. Si salovici, bashovici, nano drogaxhiu, lilo floriri, piktori rilindjes mavi, edhe shumë plehra të tjerë, që shkateruan Shqipërinë, në emër të të ashtuquajtures luftë kundër komunizmit.

  6. mjeku says:

    Mero Baze ben nje gabim trashanik kur kerkon te beje nje paralelizem midis piramides se diktatorit, dhe bunkerit te ndertuar rishtas ne mes te Tiranes. Ndersa e para eshte vertet nje simbol qe do ju kujtoje brezave periudhen e diktatures, sepse eshte ndertuar ne ate periudhe dhe per me teper per nder te diktatorit komuniste, ndersa e dyta jo vetem qe nuk ka asgje te perbashket me ate periudhe sepse eshte ndertuar ne vitin 2015, por edhe pse eshte ndertuar per qellime qe nuk jane ende te qarta dhe kurresesi nuk mund te quhet nje simbol i diktatures. Ne kohen e sotme kushdo qe ka pasuri mund te ndertoje nje bunker te tille, por kurresesi nuk mund ta quajme simbol te kohes se diktatures.
    Jam dakort me Meron kur thote se piramida ne asnje rrethane nuk duhej prishur, jo vetem se eshte simbol i kohes se diktatures, por edhe per faktin se eshte nje objekt multifunksional. Por po e theksoj edhe nje here qe jam krejtesisht kundra paralelizmit te qellimshem qe ben Merua midis piramides dhe bunkerit sepse nuk kane asgje te perbashket me njeri tjetrin. Them te qellimshem sepse ne fakt çdo artikull shkruhet per nje qellim, por qellimi i Meros tashme eshte i qarte per te gjithe, te vendosi perballe lexuesit te gazetes se tij, te keqen qe perfaqesohet nga e djathta ne pergjithesi dhe dy-tre emra ne veçanti, dhe te mires qe perfaqesohet nga e majta ne pergjithesi,dhe Edi Rama ne veçanti.

  7. feniks says:

    I dashur Mero Baze!
    Duhet ta kuptosh mire se LUFTA KUNDER KOMUNIZMIT nga te gjitha qeverite e pas 90-tes ka qene dhe eshte nje lufte me MULLINJTE E ERES!
    DON KISHOTET sundimtare qe nga Sali Berisha e te tjeret pas tij per 25 vjet me radhe e perdoren FANTAZMEN E KOMUNIZMIT per te mbuluar jo vetem DESHTIMET E SISTEMIT KRIMINAL POLITIK te instaluar ne Shqiperi,prej tyre,por edhe SHKATERRIMIN TOTAL qe i bene SHTETIT SHQIPTAR,HISTORISE SE TIJ,HERONJVE,MONUMENTEVE TE KULTURES SE LASHTE ILIRE,EKONOMISE,MJEDISIT,PERCARJEN E PA KTHYESHME TE POPULLIT etj duke i bere nje sherbim te madh fqinjeve tane qe nder shekuj kane lakmuar te na gllaberojne!!!
    Loja e felliqur me gjoja bunkeret e komunizmit eshte sa IDIOTE aq edhe AUTOGOL!
    Ndertimet fortifikuese te bera ne ate kohe kane vlera te pa precedent ne bote si nga ana SHKENCORE ashtu bedhe USHTARAKE!!!
    Ata qe ju i quani BUNKERE jane pjese e nje plani KOLOSAL FORTIFIKIMI i te gjithe BREZAVE TE MBROJTJES SE Shqiperise,si kunder peshe e ARMATIMIT GJIGAND te te dy SUPERFUQIVE TE KOHES dhe USHTRIVE te tyre pa numer!
    ASNJE SHTET NE BOTE NUK E KA AS 1% KETE FORTIFIKIM qe kemi patur ne!
    FORTIFIKIMI I MBROJTJES SE VENDIT ne te ardhmen do te STUDIOHET NGA TE GJITHA AKADEMITE USHTARAKE TE BOTES SI ARRITJE E PA PARE E SHKENCES USHTARAKE SHQIPTARE!!
    Dhe une si ish USHTARAK,pjesemarres direkt ne planifikimin dhe ndertimin e objekteve fortifikuese ne Shqiperi e kam per NDER ato ARRITJE,ndersa ju,te nisur nga URREJTJA PER SOCIALIZMIN,si IDIOTE,pa asnje njohuri ushtarake tentoni te hidhni balte mbi kete MONUMENT USHTARAK SHQIPTAR TE KOHES SE LUFTES SE FTOHTE!!!
    FORTIFIKIMI I BEN NDER MENDIMIT USHTARAK SHQIPTAR,ndersa ju beni te kunderten!!!
    Nuk e di a ka mbetur ndonje gje ne Shqiperi pa u BALTOSUR qe t’i behet qejfi ARMIQVE TE SHQIPERISE???

  8. Kris 1 says:

    Nje IDE bunker e horrit te rilindjes qe shperdoron buxhetin e shtetit.tuneli ka pase hyrje dalje pse skizofrenit Po harxhojne pare shtese?

  9. Ardian Isufi says:

    Dy fjale per paradoksin e shkrimit tuaj ne lidhje me bunkeret dhe paralelizmin e pa vend ndermjet tyre:

    Se pari, bunkeri si pjese i nstalacionit ne Memorialin e Izolimit Komunist – POSTBLLOK eshte nje ARTEFAKT qe sipas matrikull-imit daton qe nga viti 1976 dhe ka qene i instaluar qysh ne kete kohe ne hyrje te BLLOK-ut ku padyshim u analizua nga ne artistet (F.Lubonja – A.Isufi) si nje zone e caktuar(site specific) ku ka gjurme historike duke e integruar ne nje “triptik artefaktesh” me Murin e Berlinit qe eshte dhurate nga qyteti i Berlinit dhe trupat e betonit te nxjerra nga galerite e minieres se kampit famkeq te Spaçit.
    Pra, nuk u soll apo u prodhua asnje bunker i ri por u evidentua ai qe ishte prane bulevardit si gjurme historike ne memorien humane.

    Se dyti, bunkeri ne hyrje te bllokut te ministrive prane pedonales eshte nje bunker i ri i realizuar ne formen dhe menyren estetike KITSCH duke perdorur beton e hekur te ri jashte cdo lloj konteksti historik por thjesht si hyrje butaforike ne tunelet e nendheshem.

    Dallimi eshte se ne rastin e pare qemtohet me vertetesi historia e diktatures komuniste dhe ne rastin e dyte kemi nje mediokritet estetik per te te cuar ne kete histori, por ajo qe eshte me rendesishme dhe qe duhej ngritur si pyetje e munguar ne shkrimin tuaj dhe jashte lojes banale politike eshte se:
    PSE duhet te ndertojme BUNKERE TE RINJ?!
    Une mendoj se JO!
    Shqiperia ka me qindra-mijra bunkere dhe ne psikiken tone ky objekt betoni eshte metafore e IZOLIMIT dhe DHUNIMIT TE TE DREJTAVE TE INDIVIDIT, dhe nese i ribejme te reja do te thote qe jemi ne te njejtat pozita metaforike, apo QEVERIU dashje-padashje ka nevoje per te rievidentuar simbole te tilla, qe te betonoje ne syrin e publikut “pushtetin me dore te forte”.
    Nese do niseshim edhe nga eksperienca boterore ne raste te ngjashme ose kane perdorur objekte origjinale (si ne rastin e POSTBLLOK), ose kane bere interpretime duke perdorur forma te njejta por materie krye-keput te kundert, si psh. materiale te tejdukshem per te hequr konceptin e izolimit dhe per te dhene konceptin e transparences dhe tolerances.
    Se fundi i pelqen apo nuk i pelqen Meros,do te shtoja se POSTBLLOK eshte nje nga sitet artistike, historike dhe turistike me te vizituar ne qytetin e Tiranes dhe kjo eshte analizuar nga statistikat dhe opinionet e vizitoreve qe vijne nga gjithe bota, ku padyshim qe Bashkia e Tiranes ne kohen e Bashes ishte shume inteligjente qe mirekuptoi kete instalacion artistik dhe dha nje kontribut konkret ne pershfaqjen e nje segmeti me rendesi te historise tone te te shkuares se aferme.

    (Koment nga bashk-autori “i papermendur” ne shkrimin tuaj persa i perket vepres POSTBLLOK.)

  10. taksirat kusuri says:

    Z Mero, te shqeteson e vazhdimisht te shqeteson opozita. Po qeveria a te shqeteson z M J E R O.Po deklarimi i Erion Velise, per vazhdimesine e ruges se eterve, ne pezen e djepit te tradhetis kombetare ,ne pezen e nenshtrimit ndaj sllaveve ne emer te gjoja clirimit ne fakt roberimit me te eger jo vetem shqiperis por te kombit shqiptar,ne pezen e myslymit te kyhyer nga jugosllavia,ne pezen e dirixhuar nga dushani e meladini,a te shqetesojne z mero?Shqetesohesh se mos o zot prishet piramida,ndjen kenaqesi qe rusia po mposht ameriken ne siri,e nuk shqetesohesh aspak qe ne shqiperi po rivendoset diktatura e eterve.Nepermjet anti berishizmit tend z mero(prishie interesash) mos fshihet pro enverizmi.Ramat,veliat, bazet,dulet,janullat e com, duhet ta kene te qarte koha e dominimit sllav per kombin shqiptar ka perenduar.

  11. ehhh says:

    Ju lutem lexoni online “Odiseja e nje dedektivi 1 dhe 2” dhe do kuptoni kush esht Berisha.

  12. Preke says:

    Bunkerèt i kishin shèrbyer Enverit me luftuar me mullizezat, sorrat, grizhlat, lepujt, minjtè, iriqèt, etj? Ma a do tè arrijnè ndonjèherè ky Shqiptar qè ta kuptojnè se kèta bunkerè (mbi 750 mijè) nuk kanè pèrfaqèsuar gjè tjetèr pèr veçse INJORANCEN TOTALE tè atijè regjimi supèr kriminal e despot qè e la Shqipèrinè nè skèterrè tè tè tèrè Europès tonè plakè e moderne? Ky zotèri “ushtarak” a e njef sa dopak artin e sotèm (tè pas luftès II) modern qè çfarè tè bèn avioni luftarak me mislet konvencional qè ti hedh nè erè me tè parèn kèta soj bunkerèsh Enverian-Mehmetian-Ramizian-Salinian-Fatosian (Kèta dy tè fundit si vazhdues besnik tè dy tè parève)? Posi, jemi plotèsisht dakord qè tash 25 vjet post komuniste èshtè shkatèrruar e po vazhdo tè shkatèrrohet edhe mè keq Shqipèria nga kèta HORRA “politikanèsh dhe qeveritarèsh” bastarda, tè pa aftè, hajduta e korruptuar tè tèrè nè bashkèpunim me njèri tjetrin nè fshehtèsi, duke “u ngrènè” njèri me tjetrin sa pèr sy e faqe nè sytè e miletit tè shkretè pèr ti hedhur hi e pluhur syve tè tyre, e duke vazhduat ngopjen e xhepave e portofolève tè tyre padrejtèsisht me djersèn e mundin e popullit, pasuritè e vèndit dhe ndihmat e huaja???

  13. tetovari says:

    Se pari ti o mero ti shkerdhevsha krejt familjen qe ha mut pa nderpre kunder PD e epastaj edhe komentuesve qe komentojne ne stilin tend

    1. Altini says:

      A mor kar me zile qe e ha buken kot.

    2. *** says:

      Tetokari pede…..ai qe thot e ha vete se vetem ajo pune u ka ngelur per te bere hahaha juve te PD

  14. Preke says:

    Moj Shqipèri e mjera Shqipèri, kush tè ka hedhur e vazhdon tè hedhin nè HI tash 25 vjet PAÇUVERI? Janè pikèrisht kèta F.Nano, G. Ruçi, S. Berisha, I. Meta, E. Rama me kompanitè e veta qè po ta bèjnè gjèmèn mè keq se babadharèt tuaj Envera-Mehmeta-Alijaj (dhelpèra pa petèla)? Mos harroni krimin e madh tè qeverisè Nano-Ruçi nè vitin 1991 qè shkelèn me tè dyja kèmbèt embargon e naftès tè OKB-sè e Natos kundèr Millosheviçit, e i dèrguan me dhjetèra mijèra tonelata NAFTE Serbit pèr me vrarè e prerè mbarè popullin e Bosnje-Herxegovinès DHE ASKUSH PREJ JUSH NUK E PERMEND NJE KRIM TE TIDHE TE RENDE KONTRABANDIST DHE TEPER TURPERUES e kèta tè dy duhet tè japin llogari tè plotè pèrpara gjygjit tè shtetit ligjor nè se vihet ndonjèherè nè atè vènd? JA PSE G. RUÇI E E. RAMA NUK JANE DAKORD QE S. BERISHEN ME E ARRESTUAR E DENUAR RENDE PER TERE ATO KRIME QE KA BERE (pèrfshi edhe kyt embargon e injoruar pèr 8 vite)?????????????

  15. noah says:

    O Mero, po merru një herë edhe me pozitën. Edhe pozita e ka Saliun e vet me emrin Edi Rama. Thuaj Sali të kujton Ramë, thuaj Ramë të kujton Saliun. Nuk e dogjon se si flet Rama? Kodra pas bregut. Ai nuk është marrë asnjë minutë me qeverisjen e vendit se është fiksuar ndaj luftës kundër opozitës dhe në veçanti Berishës. Nuk e dëgjon kur lëshon batuta e qesh me veten? Nuk e shikon si i ndërron kollaret siç ndryshon humori dhe qëndrimin ndaj medias, ministrave, deputetëve të vet dhe opozitës? Nuk e shikon analfabetizmin e tij si politikan dhe përpjekjet donkishoteske për të bërë ekonomistin? Më sa mund të bëhet rigoni lios, aq mund të mësojë ai ekonominë shqiptare!Lere në delirin e vet duke u mburrur për fitore virtuale. Ai është fatkeqësia e vendit gjatë këtyre viteve që është në pushtet. Mjerë populli për ç’KM që ka!

  16. Preke says:

    O Shqiptar mos ofendo tè tjerèt kushdo qoftè ai, ajo, ato, ata pèr çfarèdo ideje, mendimi e qèndrimi qè tè ketè, shprehin, mbajnè, sepse nuk ke tè drejtè fare as ti as kurkush tjetèr qè i pèlqen ky fak pèr tè ofenduar tè tjerèt, sepse natyrisht seicili ti rikthen mbrapsht kèto ofendime tè jashtè ligjèshme shoqèrisht (mè kryesorja) nè radhè tè parè, e pastaj edhe juridikisht, qè seicili ka e mban pèrgjegjèsinè e tijè pèr ato qè thotè e shprehet pa drejtèsisht nè drejtim tè tjetrit, tjetrès, tjerève, tjerave?! Duhet tè mèsohemi dikur na Shqiptarèt qè se si duhet biseduar, komunikuar e debatuar me njèri-tjetrin pamvarèsisht nga idetè, mendimet e qèndrimet dhe bindjet, e besimet fetare tè ndryshème, PRA,TE MESOHEMI ME KULTUREN E EDUKATEN CIVILE, E JO TE MBETEMI NE NIVELIN E EPOKES SE GURIT, TE BARBARISE, MOS EDUKATES DHE KULTURES MINIMALE FARE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje