RASTI UNIKAL/ Përmeti qyteti më paqësor, zero çështje penale në një vit!

permetNëse doni të jetoni në një qytet ku thuajse nuk ka krim, mos u mendoni dy herë. Shkoni në Përmet. Prokuroria e qytetit juglindor gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardh në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe.

Sipas raportit, numrin më të lartë e ka Prokuroria e Tiranës me 31 për qind të numrit të procedimeve në rang vendi.

Në rang zbritës ajo ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit me 8 për qind e në vijim nga ajo e Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit me 7 për qind të numrit të procedimeve. Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, përveç rastit të Përmetit, janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind.

Në të njëjtin raport, Prokuroria bën edhe një analizë të hollësishme të përqindjes së kriminalitetit në rang qarqesh, bazuar në koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë. “Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100.000 banorë, në vitin 2015, bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë, është 1122, ndërsa në vitin 2014 ka qenë 1169″, thuhej në raport.

Për vitin 2015 koeficienti për 100 mijë banorë në rang vendi është 1122. Duke iu referuar qarqeve, përqindja më e ulët e kriminalitetit llogaritet në qarkun e Dibrës, me koeficientin 586 për 100 mijë banorë. Ndërsa përqindja më e lartë e kriminalitetit është llogaritur në qarkun e Vlorës.

“Në qarkun Vlorë, që përfshin Prokuroritë e Shkallës së Parë Vlorë dhe Sarandë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1783″, citonte raporti, raporton Panorama.

Për qarkun Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë rezultonte të ishte 1304.

4

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “RASTI UNIKAL/ Përmeti qyteti më paqësor, zero çështje penale në një vit!”

  1. Moisi Golemi says:

    Mati ne vitet ‘1998-2001″ zinte vendin e pare ne Shqiperi, persa i perket kriminalitetit. Ndersa tani eshte ne vendin e parafundut, me vetem 1%. C’ka ndodhur? Po na zhgenjejne.

    1. Klea says:

      I bejne ne Tirane tani

  2. tomsojeri says:

    Si nuk paska asnje procedim penal ne qytrtin e Permetit ! Pa verifikoni ? Nje viktim e mashtruar nga nipi saj e verber e vetme pa njeri, se ciles i hengri 300 milion lek te vjetra prona e lek te thata me an te mashtrimit e premtimeve se do e pleqeronte e sapo ja perlau e abandonoi a nuk quhet krim? Ndonese prokuroria e kaloi per gjykim ,gjykata kte mashtrim e vjedhje e quajti te ligjshem dhe kte kryemashtrus e nxori te pafajshem ! Vall ktu qendron shifra 0 ?? Shkoni pra ne Permet vidhni e mashtroni se gjykata ju mer ne mbrojtje dhe statistika pra esht genjeshter ! Nuk po dua te pershkruaj rastin por ceshtja esht ne vazhdim dhe korupsioni therret ! Me gjith se prokuroria esht e bindur per kte vjedhje me an te mashtrimit dhe e ka argimentuar ,ktu paturpesisht na flisni per raste zero !!!!Mos edhe Mojsiu ka te drejt kur flet per zhgenjim????

  3. Andi says:

    Ky artikull eshte pa vler dhe genjeshter!
    Fakti se nuk eshte rregjistruar asnje procedim penal nuk do te thote se nuk kam krim!
    Mendoj se prokuroret nuk kane interes per ti dokumentuar ceshtjet aq me teper ti bejne ato publike! Jam shum i sigurt se statistikat e cfardolloj gjeje ne shqiperi sajohen per ti pershtatur “propogandave” te cfardo lloj politikani.
    Jam i sigurt se gjykatesi i permetit bashkpunon me kreret e policise dhe prokuroret per te mos arritur ne gjyq! Ky i pari duhet te jet me i korruptuari nga te gjith!
    Pse nuk del ne media dhe thuaj te verteten rreth krimit.
    Menyra se si e deklaron ky artikull eshte zhgenjyse per nje person pa edukim ose nji person te painformuar!
    Krimi eshte krim, si i madh ashtu dhe i vogel!
    Pse eshte kaq popull naiv ky i joni?

  4. Kurbini says:

    ndoshta ne permet kane ngel vetem pleq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *