Sa kushton "Rruga e Arbrit"?

6 Prill 2016, 10:26Ekonomia TEMA

Nga Bujar Karoshi*

Kur kryeministri Edi Rama  prezantonte programin e qeverisë së tij në Parlament më 11 shtator 2013, duke folur për infrastrukturën tha se “do ta nisim nga Rruga e Arbrit si prioritet…”.

Ky ishte premtimi më serioz pas zgjedhjeve, ndërsa gjatë fushatës elektorale kishte theksuar se “Rruga e Arbërit është një projekt kombëtar, është një projekt shumë i rëndësishëm jo vetëm për ju, por është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Është një projekt që nuk garanton thjesht lëvizjen, nuk shkurton lëvizjen thjeshtë, po garanton një zhvillim për një territor të tërë që tani është jashtë hapësirës së zhvillimit dhe është një projekt që për ne hyn tek projektet strategjike që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet”.

Por prej atëherë qeveria nuk ka folur më për Rrugën, duke e quajtur këtë çështje të zgjidhur me shoqërinë kineze “China State Construction Company”. Qeveria kaloi në prill 2015 një ligj të posaçëm në Parlament që i hapte rrugë negocimit të drejtpërdrejtë, dhe kur priteshin që në fund të vitit të përfundonte marrëveshja dhe në fillim të këtij viti të fillonin punimet, duket se problemi është kthyer në pikën fillestare. Dhe njëra nga arsyet është mosmarrëveshjet me kompaninë kineze për sa i përket kostos së financimit, duke e bërë marrëveshjen të paleverdisshme për qeverinë shqiptare.

Sa kushton “Rruga e Arbrit”?

Kjo është një pyetje që kurrë nuk ka marrë një përgjigje të saktë. Gjatë seancës parlamentare për miratimin e ligjit që i hapte rrugë negocimit më shoqërinë kineze, ish-kryeministri Berisha tha se “në të gjitha përllogaritjet, mund të kalojë edhe 1 miliardë”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha atëherë në Kuvend se “26.9 kilometra është segmenti që po diskutojmë sot dhe kushton rreth 200 milionë Euro”.

“Në projektin e hartuar nga qeveria e Partisë Demokratike, vlera e projektit shkonte deri në 180 milionë euro, ndërsa në këtë qeveri kjo vlerë ka shkuar në 240 milionë euro”, thoshte atëherë deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha.

Në Komisionin e Ekonomisë, gjatë diskutimit të projektligjit në fjalë, ministri Haxhinasto kishte deklaruar se “Autoriteti Rrugor Shqiptar e kishte llogaritur vlerën e projektit 28.8 miliardë lekë (përafërsisht 206 milionë euro) ndërsa kompania kineze ka sjellë një ofertë prej 21 miliardë lekë (përafërsisht 150 milionë euro – llogaritje B.K).

Ministri Arben Ahmetaj, duke folur atë kohë rreth aspektit financiar theksonte se “projekti do të negociohej”. “Parlamenti, sipas tij, do të votojë sot vetëm procesin e hapjes së negociatave, ndërsa sa do të jetë kostoja, sa transparente do të jetë, ky Parlament dhe institucionet e tjera kanë mundësi ta ndjekin gjatë procedurës së negociatës”.

Rreth 200 milionë euro e parashikonte rrugën edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë një interviste në atë kohë në Top Story.

Televizioni “Ora News” gjatë një kronike që i referohej vizitës së Kryeministrit Rama në Kinë në nëntor 2015, zbuloi se kosto e projektit për segmentit që vazhdonin negociatat janë 36 miliardë lekë – rreth 260 milionë euro.

“Financimi nga “Exim Bank” mendohet të jetë në shifrat e 200-300 milionë dollarëve që nevojiten për ndërtimin e tunelit të Qafë Murrizit dhe të një ure përgjatë këtij segmenti”, shkruante në atë kohë portali respublica.al, një media e afërt me qeverinë.

Por, që kur ligji që i hapte rrugën negocimit të drejtpërdrejtë u miratua në Parlament, përveç rasteve sporadike të anëtarëve të qeverisë, ka pasur një heshtje të plotë. Tani, kur negociatat duhej të ishin mbyllur dhe procedura duhej të shkonte sërish në parlament për miratim, asgjë nuk dihet rreth kostos së ndërtimit.

“Djalli fshihet në detaje”, – thotë një fjalë e urtë, dhe për çështjen e rrugës së Arbrit “djalli u shfaq gjatë negociatave”. Ato duhet të kishin mbaruar, duhej të ishin firmosur nga tre ministra të qeverisë, dhe duhej të kishte shkuar në parlament për firmë. Por me sa duket, marrëveshja nuk është në kushte të pranueshme për qeverinë shqiptare. Mediat kanë raportuar se kjo mund të jetë kundërshtuar edhe nga FMN dhe Banka Botërore, ndërkohë që mungesa e informacionit për procesin, u ka dhënë zë njerëzve që jetojnë me teori konspirative se ndërtimin e kësaj rrugë nuk e do Greqia, Maqedonia dhe qarqet antishqiptare në rajon.

Më herët është folur për tërheqjen e Exim Bank nga financimi, por kjo nuk është pranuar zyrtarisht. Ndërsa në fillim të marsit, ish- kryeministri Berisha, gjatë një postimi në Facebook, shkruante se “Qeveria Kineze e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme se  ka nisur një hetim për korrupsion në lidhje me financimin e Rrugës së Arbrit”. Sipas ish-kryeministrit, “ky segment rrugor nuk kushton më shumë se 80 deri 100 milionë euro. Ndërsa Bechtel ka ofruar ta ndërtojë këtë segment për 120 milionë euro””. Ai akuzon përfshirjen e deputetit socialist Koço Kokëdhima në këto negociata. Sipas Berishës, “tek formula e financimit ‘Koncension me garanci trafiku’ fshihet abuzimi që e ka çuar ofertën e shoqërisë kineze në 360 milionë euro”.

Propozimi i ri: Një bypass në vend të tunelit

Një burim pranë Ministrisë së Transporteve i tha gazetës së një propozim i ri i ka ardhur ministrit Haxhinasto për të gjetur një zgjidhje emergjente për çështjen e Rrugës së Arbrit. I pyetur se nga kush kishte ardhur propozimi, ai nuk përmendi emra, por theksoi se nga një firmë projektuese shqiptare, e cila është marrë me projektimin e rrugës.

Pyetjes se ç’po bëhej me kontratën me shoqërinë kineze, burimi, që lutet që të mos i përmendet emri, tha se kinezet kërkojnë rreth 200 milionë euro për ndërtimin e këtij segmenti të rrugës së Arbrit. Ata kanë përgatitur një propozim, ku përfshihen edhe ndryshime, të cilat dëmtojnë cilësinë e rrugës. Por, sipas burimit, duket se qeveria nuk është e gatshme ta firmosë për shkak të kostos së lartë të ndërtimit dhe termave financiarë të marrëveshjes, të cilat nuk janë të pranueshme për qeverinë shqiptare.

Ne kontaktuam z. Faruk Kaba, autor i projektit të kësaj vepre, i cili pranoi se, pasi ishte njohur me propozimin kinez, kishte dërguar pranë autoriteteve zyrtare një propozim, me të cilën i jepej një zgjidhje e shpejtë çështjes së rrugës së Arbrit.

“Njëri nga problemet e financimit të rrugës mbetet vlera e financimit, e cila parashikohet sipas projekteve të deritanishme rreth 150 milionë euro”, tha ai. Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe i takon ndërtimit të tunelit të Qafës së Murrizës – i cili kushton rreth 75-80 milionë euro, kemi propozuar që të fillojë ndërtimi i saj pa tunel. Në vend të tij të ndërtohet përkohësisht dhe me parametra të pranueshëm një bajpas, dhe kur të jetë e mundur nga ana financiare, të ndërtohet tuneli në një fazë të dytë”.

Kjo do të zgjasë rrugën rreth 4.7-5 km. “Por, – thekson Kaba, – ky bajpas provizor do të jetë i detyrueshëm të ndërtohet edhe kur tuneli të jetë përfunduar, pasi është e domosdoshme, duke qenë se tuneli është parashikuar me një tub, si alternative kalimi për situata emergjente ose bllokime të tunelit në raste aksidentesh apo probleme të tjera teknike”.

Kaba tha se ky propozim është plotësisht i realizueshëm. “Duke qenë se rruga është një vepër lineare, është e mundur shtrirja e punimeve në të gjithë gjatësinë e saj dhe ndarja e tyre në shumë firma. Rruga përfshin edhe një tunel të shkurtër të Gurit të Bardhë, 570-600 metra dhe një urë të madhe, e cila kërkon një teknologji të veçantë. Këto dy vepra mund t’ju besohen firmave të huaja, ndërsa pjesën tjetër të punimeve mund ta realizojnë firmat shqiptare të ndërtimi. Me një organizim të kujdesshëm për ndarjen e punimeve, në lëvizje dherash, vepra arti të vogla dhe të mëdha, punime shtresash, asfaltime dhe të tjera të mbetura, është plotësisht e mundshme që ky segment i mbetur i rrugës së Arbrit të përfundojë brenda një afati 15-18 mujor dhe rruga të hapet për trafikun, nëse edhe segmentet e mbetura, ku sot po kryhen disa punime, të përfundohen gjatë të njëjtës kohë”.

Pyetjes se a ka marrë përgjigje për këtë propozim, Kaba tha se ai nuk pret përgjigje. “Unë pres, tha ai, që të ftohem për të argumentuar propozimin në një këshill teknik apo diçka të tillë. Vendimmarrja i mbetet sektorit publik”.

Shqipëria është një vend në zhvillim dhe rrugët e reja janë të nevojshme gjithkund. Por asnjë rreth a qark në Shqipëri nuk është kaq i izoluar sa ç’është Dibra. Ndaj Rruga e Arbrit mbetet një prioritet. Jo vetëm për Dibrën, por në radhë të parë për kryeqytetin, për të cilin hapet një korridor lëvizje në lindje.

Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë qytetin e Peshkopisë gjatë muajit Prill. Dhe një lajm për firmosjen e marrëveshjes me shoqërinë kineze apo gjetjen e burimeve të tjera të financimit është shumë i mirëpritur. Tri premtime u ka bërë ai gjatë fushatës, dhe të treja kanë qenë për Rrugën e Arbrit. Në fund të fundit, dibranëve nuk u intereson se sa do të kushtojë rruga. Sado të kushtojë, ata e meritojnë!

 *Autori është redaktor përgjegjës në gazetën “Rruga e Arbërit”

23 komente në “Sa kushton “Rruga e Arbrit”?”

  1. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    CFAR INTERESI KA KJO RRUGE TE BEHET SA RENTABEL PSE DUHET TI HEDHIM PARATE E POPULLIT POSHTE KUR SJEMI TE SIGURT SE DO TI RIMARIM ….????!!!!!!!!!!!!!!!!!
    APO JANE PARA TE POULLIT DHE HAJDE TE BEJME EKSPERIMENTE DHE PROPAGANDE ,VJEDHJE E TJ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. DIBRANI says:

      RRUGA E ARBRIT, DUHET TË ISHTE NDËRTUAR E PARA NË SHQIPËRI. VITE MË PARË NGA BULQIZA DHE BATRA NXIRRESHIIN E PËRCILLESHIN DREJT DURRËSIT MBI NJË MILIONË TONË KROM. VALUTA E MARRË NGA KROMI I DIBRËS NDËRTOI SHQIPËRINË, THAU KËNETAT E BREGDETIT SHQIPTAR.
      RRUGA E ARBRIT LIDH DY PJESËT E NDARA ARBITRARISHT NGA LONDRA E VITIT 1913, LIDH QYTETIN E DIBRËS, GOSTIVARIN, TETOVËN E MË SHKURT SE ÇDO RRUGË TJETËR QYTETET BALLKANIKE DERI NË VARNA.
      POPULLI SHQIPTAR IA KA BORXH MULLAR DIBRËS PËR ATË QË KA DHËNË PËR NDËRTIMIN E SHQIPËRISË, PËR VLERAT MONETARE QË KA DHËNË NËPËRMJET KROMIT, MERMEREVE, LËNDËS DRUSORE ETJ., PËR PUNËN E DIBRANËVE NË NDËRTIMIN E VEPRAVE TË MËDHA NË SHQIPËRI DHE NË VEÇANTI PËR HAPJEN E TUNELEVE TË MËDHA DHE NDËRTIMIN E HIDROCENTRALE QË NGA AI I TIRANËS (1951), ULZËS (1957), VAUT TË DEJËS, FIERZËS, KOMANIT E TË TJERA. DIBRANËT KANË QENË TË PRANISHËM NË ÇDO NDËRTIM TË MADH NË SHQIPËRI NË NJË KOHË QË ASNJË RRETH E ZONË NUK KA PUNUAR QOFTË EDHE NJË DITË TË VETME NË NDONJË NDËRTIM RRUGE APO OBJEKTI NË DIBËR.

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        U dogjëm kaq keq nga “Rruga e Lulit”
        Sa keq që flaka na ndezi
        Po ky Arbri,
        që kaq shpesh po përmëndet,
        Mos është ai tullaci
        Malltezi?
        ?
        ?
        ?

        1. dako says:

          cfar thu o jaran

    2. Pilo Lala says:

      Rruga e Arbrit nuk eshte domosdoshmeri per buxhetin qe ka sot Shqiperia.
      Boll harxhuam 1.5 Miljard per Kukesin. Nuk mund te shtosh edhe 250 Miljon Euro per Dibren.
      Ne Kukes, Diber, Burrel, Mirdite kane ngelur vetem 50 mije vete.
      Vetem Vlora, eshte mbi 200 mije banore.
      Fieri eshte 200 mije banore.
      Rruget jane funksion i banoreve qe e perdorin.

      1. Agron says:

        Vetem Qarku Dibra, Peshkopia dhe Bulqiza kane sot 170 000 banore. Bashke me banorete Dibres se Madhe ne Maqedoni deri afer Gostivarit shkon ne 300 mije banore. GJithashtu, 250 milione e kane cuar veprimet korruptive te atyre qe jane marre me projektet. Vepra kushton 100-120 milione Euro. Dhe se fundi, po flasim per nje rruge qe do te behet me pagese, dmth ti Piro Lala nuk do ta paguash, por do ta paguajne vete dibranet… Keshtu qe duhet pasur me shume respekt. Mjafton Bulqiza te jete, eshte nje miniere qe e njeh gjithe bota, por qe nuk ka nje rruge per ne kryeqytet. Ndersa bota rruget drejt minierave i ka autostrada. Mos harro: nuk behet fjale per autostrade, behet fjale per nje rruge, si ajo rruga qe deri me dje lidhte Vloren me Fierin: 7 m gjeresi

  2. Grigor says:

    Zoti redaktor.
    Nuk me duket se artikullshkruesi e ka mbiemrin Karoshi. Mundesia me e madhe eshte t’a kete Kaloshi, dhe te jete nga Kaloshet e Dibres, prej nga rrjedh edhe interesimi i tij per rrugen. Persa i perket shkrimit, me duket shume i rregullt dhe vetem ngre argumente me prova nga hetimet qe jane bere prej gazetarit. Duket shume e dyshimte menyra e manaxhimit te projektit nga qeveria aktuale, apo nga ministria perkatese.
    Propozimi i autorit te projektit me duket i argumentuar, por nuk jam specialist rrugesh. Megjithate me pelqen qe te kete edhe bajpas edhe tunel. E ben rrugen me te sigurte.

    1. DIBRANI says:

      BUJAR KAROSHI ËAHTË EMËR DHE MBIEMËR I SAKTË. BUJARI ËSHTË NGA KAROSHET E FUSHË-ÇIDHNËS DHE NUK KA ASNJË LIDHJE ME KALOSHËT E DIBRËS.

    2. elona says:

      o grigor e ka Karoshi dhe ka dhe shtepi botuese madje ky djali.

  3. gegetoske te gjithe says:

    Si nip Vunoi Rama duhet qe te hedhe syte andej nga …. deti!
    Ti flet per “Rrugen e Arbrit” gjatoshi tall gjatoshin me dibranet dhe gjithe veri-lindjen shqiptare deri ne Shkup!
    Keshtu kane bere qe te gjithe BYTH..Q….. kryeministra me dibranet & Co.!
    Jepini PERBUZJEN DIBRANE si ushqim te perditshem.Asgje me shume nuk keni takat ti beni! Ai tallwet me ju !
    AI JU PERBUZ JU !
    JU injorojeni, jU SHPERFILLENI,!
    AI JU MASHTRON!
    AI ESHTE NJE LOLO qe mendon se jeni nen URDHERAT dhe SUNDIMIN e tij!
    POSHTEROJENI duke e INJORUAR, Ju njerez te mire te trojeve KRENARE !!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Sado qe kushton, ata e meritojn?!?! Silllooooo thirri mendjes…

    1. elona says:

      C’eshte kjo pyetje idiote?Si a e meritojne?C dmth e meritojne???Pse fshataret e Bolenes , Kucit, Fteres etj…e meritokan dhe keta jo?Po fshataret e Devollit qe ua shtroj Ridvani per qejfin e vet?Po Tropoja e meriton?Po ca flet mor qytetar trap???Keto jane gjera qe madje nuk duhet te diskutoheshin sot ne kete Shqiperi te dhjere me 28.000 km2 gjithsej.

  5. MAJAKOVSKI says:

    Bujar ju falenderoj per kontributin tuaj ne sensibilizimin e opinionit per rendesine e ndertimit te kesaj rruge. Po si ju falenderoj edhe Abdurahim Ashikun,Gezim Alpion dhe plote te tjere si dhe mbi 8000 nenshkruesit e peticionit qe kerkon ndertimin e kesaj rruge Rruges se Arberit. Meqe mendohet te vije Kryeministri qe patjeter do te shoqerohet nga deputetet e zones qe me duket disi e pabesueshme se si mund te kene sy e faqe ti paraqiten popullit dibran me votat e te cilit qeverisin sot dhe gezojne rehatine e te qenit parlamentar, do tu propozoja qe te priten por ndryshe nga heret e tjera, nuk po them me protesta kuptohet jo me brohoritje dhe ovacione, por ashtu sic di dibrani tju tregoj rrugen te pabeseve dhe atyre qe se kane per gje te hane fjalen duke mos realizuar prentimet. Ju lutem dibraneve mos u genjeni nga oratoria e Edit se jeni me te zgjuar mos harroni si eshte shprehur Noli per mencurine e dibraneve, dhe Edi duhet ta dije mire kete dhe ta kete vathe ne vesh para se te arrije ne Diber.Nqs ju nuk do te reagoni kesaj radhe do te mbeteni te poshteruar ne gjithe historine. Edi duhet te vije kesaj radhe me mjetet e fuqishme qe ta realizoje ndertimin e rruges, ndryshe te mos e shkel dibren dhe te mos takoje dubranet.Tre vjet ne pushtet asgje per Dibren, tre vjet ne pushtet cdo gje per Koqet e dhjera,

  6. MAJAKOVSKI says:

    Bujar ju falenderoj per kontributin tuaj ne sensibilizimin e opinionit per rendesine e ndertimit te kesaj rruge. Po si ju falenderoj edhe Abdurahim Ashikun,Gezim Alpion dhe plote te tjere si dhe mbi 8000 nenshkruesit e peticionit qe kerkon ndertimin e kesaj rruge Rruges se Arberit. Meqe mendohet te vije Kryeministri qe patjeter do te shoqerohet nga deputetet e zones qe me duket disi e pabesueshme se si mund te kene sy e faqe ti paraqiten popullit dibran me votat e te cilit qeverisin sot dhe gezojne rehatine e te qenit parlamentar, do tu propozoja qe te priten por ndryshe nga heret e tjera, nuk po them me protesta kuptohet jo me brohoritje dhe ovacione, por ashtu sic di dibrani tju tregoj rrugen te pabeseve dhe atyre qe se kane per gje te hane fjalen duke mos realizuar prentimet. Ju lutem dibraneve mos u genjeni nga oratoria e Edit se jeni me te zgjuar mos harroni si eshte shprehur Noli per mencurine e dibraneve, dhe Edi duhet ta dije mire kete dhe ta kete vathe ne vesh para se te arrije ne Diber.Nqs ju nuk do te reagoni kesaj radhe do te mbeteni te poshteruar ne gjithe historine. Edi duhet te vije kesaj radhe me mjetet e fuqishme qe ta realizoje ndertimin e rruges, ndryshe te mos e shkel dibren dhe te mos takoje dubranet.Tre vjet ne pushtet asgje per Dibren, tre vjet ne pushtet cdo gje per Koqet e dhjera,Nga kjo pritje le te mesoje kjo qeveri edhe ato qe do te vijne pas saj.

    1. HAKI STËRMILLI I RI says:

      EDI RAMA PËRPARA SE TË NISET PËR NË DIBËR DUHET TË MËSOJË KËNGËN E HAJREDIN PASHËS DHE TË HYSNI PASHËS

  7. Fshatari says:

    Ua mori leket shqiptareve Kuksi dhe Dibra
    Plot 2 miliarde dollare

  8. Flamur says:

    Ajo rruge Nuk do behet sherben per Te marr votat ne diber

  9. Flamur says:

    ishe nje Shaka e Partis socialiste per rrugen e arberit Edi do ju genjen prap dhe ju prap do e besoni???????

  10. Jak-Boston says:

    Se pari do te iu thoja dibraneve qe beni gati anetaret e reja te partise vishini mire ca me veshje tradicionale e ca me veshje moderne qe te kenaqet kryetari dhe ata qe e shoqerojne dhe mos harroni dhe pak muzike e kercim pastaj te tjerat i di vete partia si gjithmone e dini ju se keni pasur dhe Nexhmijen me perpara sic keni dhe disa te tjera sot qe i dini vete ju me mire.
    Ky Kryeminister qe eshte sot ua futi dibraneve me keq se cju a futi Sala ne te kaluaren.
    Sala punonte sa per tu dukur qe tu merte votat prape ne zgjedhjet e ardheshme.
    Rama ua mori votat me barsaleta. Kurse tani do te ja u marri votat duke thene se e ka dosjen gati dhe pasi te filloje gjoja ca punime me shume ne televizion se sa ne terren per votat e vitit te ardheshem ta kaloje lumin dhe kete here nuk do tia shifni me fytyren pasi ska per te ardhur me atje se do e lere drejtimin dhe ska nevoje me.
    Po ju mos u merzisni se do ju vije Veliaj, Meta dhe Basha dhe keta dihet se sa te zotet jane…..(per mashtrime )

  11. SHQIPTARI says:

    RRUGEN PER KUKS E KENI KNAQ VEQ TJERAT ME I NDERTU PLOTESONI NJEHER ATE TANI FLISNI PER TJERAT

  12. Daja says:

    Dibranet te behen njehere bashke qe nga qaf bualli dhe pastaj te shohim si e ben rrugen Rama, apo kushdo qofte pas tij…. Jane tallur ka 25 vjet me kete projekt dhe vazhdojne te tallen ,,,, Po skane faj! Kane gjetur shesh e bejn pershesh Te gjithe deputetet e Dibres duhet te bojkotojne paralamentin (te djathte e te majte) pasi kemi te bejme me nje premtim qe ka kaluar nga dora ne dore dhe gjithnje eshte perdorur per premtim fushate vetem per te marre vota e per te mashtruar… Kjo eshte rruga ndyshe jeni vecse deputet servila dhe kukulla .

  13. tfgs1 says:

    260mln dollars per rrugen e ”turkoshakeve” qe ata te bashkohen ne sheshin e sumave m’tirone e te ngrene marmidat drejt allahit…..!!! fatale!

  14. Arif says:

    Rruga e arberit kushton sa check up
    I Beces!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje