Simpatizanti shqiptar i ISIS arrestohet në Nju Jork nga FBI

24 Maj 2016, 19:39Kronika TEMA

Një 22 vjeçar shqiptar me banim në Bronks të Nju Jorkut u arrestua nga një skuadër antiterrori e Byrosë Federale të Hetimit, FBI të martën, i akuzuar si simpatizant i Shtetit Islamik. Sipas Associated Press, i arrestuari është Sajmir Alimehmeti, i cili përshkruhet në dokumentet e gjykatës së distriktit të Manhatanit si “një mbështetës përsëritës” i ISIS prej vitit 2014.

Sipas autoriteteve amerikane, të cituara nga Associated Press, Alimehmeti u përpoq të kërkonte ndihmë për të udhëtuar nga Nju Jorku drejt Sirisë për të luftuar për Shtetin Islamik. Ai kishte tentuar dy herë të tjera të udhëtonte në drejtim të Sirisë, por nuk ia kishte dalë.

Mediat amerikane raportojnë se FBI kishte informacione të mëparshme për Sajmir Alimehmetin dhe përpjekjet e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Vitin e kaluar, ai ishte ndaluar dy herë në Britaninë e Madhe, prej nga mendohej se do të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar ISIS.

Sipas tyre, Alimehmeti ishte ndaluar në Mançester dhe në aeroportin më të madh të Londrës, Heathrow dhe pasi i ishin gjetur në çantë rroba kamuflazhi dhe një pajisje që përdoret për artet marciale, ishte kthyer mbrapsht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i Alimehmetit, i cili njihej edhe me emrin “Abdul Qawii” u realizua pas infiltrimit të një agjenti të FBI-së në apartamentin e tij në Bronks të Nju Jorkut. Sipas një mediaje me bazë në Nju Jork, ABC7 NY, agjenti i infiltruar e kishte parë atë duke luajtur video të ISIS, për të cilat Alimehmeti thoshte se e “mbanin të motivuar ndërsa stërvitej”.

Para se të arrestohej, Alimehmeti i tha agjentit të FBI se kishte kursyer 2500 dollarë për udhëtimin e tij, por i nevojitej një pasaportë me një emër tjetër, pasi emri i tij gjendej në sistem. Sajmir Alimehmeti kishte thënë gjithashtu se së bashku me të vëllanë kishin planifikuar të udhëtonin nga Shqipëria në Raka, Siri, por i vëllai kishte përfunduar në pranga në vitin 2015.

Vëllai i Sajmirit, Erald Alimehmeti është arrestuar në Tiranë më 12 gusht 2015, sipas një njoftimi të policisë shqiptare. Ai u ndalua së bashku me dy vëllezër, pasi në çantën e shpinës iu gjetën 1 pistoletë, 2 fishekë dhe 4800 dollarë.

Në Nju Jork, Sajmir Alimehmeti akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik dhe deklarime të rreme në aplikimin e tij për të marrë pasaportën amerikane. Ai do të përballet me një gjykatë federale në Manhatan për akuzat.

7 komente në “Simpatizanti shqiptar i ISIS arrestohet në Nju Jork nga FBI”

  1. adi says:

    ore jeni ne vete ju apo jo????
    alimehmeti qe kishte ndruar emer ne abdul qawii per te shkuar ne origjine, na qenkerka shqiptar?????
    e dini ju sa jevgj ne bote flasin frengjisht?????
    jane franceze gje ??????
    mbas new york times dhe indipendent tani duket se ka filluar te zbatohet ne teren plani kunder turko-shqipfolesve.
    eshte minimumi i detyres patriotike qe mund te beje nje shqiptar qe keto pjella te islamit ti quaje me emrin e tyre sic jane vetret turko-arabe !!!!!!

  2. fieraku4u says:

    MERRENI DHE FUTENI NE BURGUN FAMEKEQE SAN QUENTIN NE KALIFORNI QE TE PERDHUNOJN MEKSIKANET.

  3. tfgs1 says:

    nuk ka pas,nuk ka e nuk do te kete kurre shqiptar Aliahmed…………..flitet per arab shqipfoles,ok!

  4. maximus says:

    po pse nuk e late turkun shqipfoles te shkonte ne siri ne p**th te semes, mbajeni tani gjarprin dhe ushqejeni mire.

  5. kot says:

    po pse nuk e late halen,, te skonte te gjente te semes atje tek isis,,,,, i merni te gjithe nga jane dhe i dergoni tek isis,, se atje e gjejne vetveten,,, perfundojne me ndonje plumb bythes ,,,,,,,,

  6. joni says:

    Hahaha..po ky esht na kosova,ska ne shqiperi alimehmeti,hiqjani dhe pashaporten amerikane dhe lereni te shkoj ne te arushes siriane bqn..

  7. Qarri i zigurit says:

    Do jete raMy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje