Ish-kryebashiaku i Bërzhitës kërkon lirinë: Jam në gjendje të rëndë shëndetësore

25 Maj 2016, 11:20Kronika TEMA

Ish-kryekomunari i Bërzhitës, Genci Drita kërkon lirinë nga burgu për shkaqe shëndetësore.

Report Tv thotë se Drita ka paraqitur një raport mjekësor ku pretendon se është me sëmundje të rëndë në rrugët respiratore dhe aparatin e frymëmarrjes.

Por përpara dhënies së një vendimi gjykata është në pritje të ekspertizës së mjekëve.

Admir Sinamati, Zija Ismaili dhe Fatos Sinani janë tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët më 6 qershor do të depozitojnë raportin nëse vërtetë Genci Drita vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.
Ish-Kreu i Bashkisë së Berzhitës është dënuar për korrupsion.

Ai u dënua pasi së bashku me ish-përgjegjësin e Taksave në Komunë, Armand Burri, i kanë marrë 4 mijë e 500 euro një shtetasi në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e kësaj njësie vendore.

1 komente në “Ish-kryebashiaku i Bërzhitës kërkon lirinë: Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”

  1. Illyrians says:

    “Respiratore” dhe “frymemarrese”, e para eshte italisht, e dyta shqip, kuptimi i njejte. Gazetashites albanistaneze hesapi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje