Ka shumë versione, për arsyet e vrasjes së Elton Çiças pak javë më parë në Tiranë.
Fillimisht u tha se shkak u bë një ngjarje e rëndë, kur Çiças iu grabitën dhe rrahën prindërit në Tepelenë, dhe për këtë arsye ai u hakmorr.
Më pas u fol edhe për trafik droge.
Por, tani vjen një tjetër version.
Jani Alia dhe Elton Çiça dyshohet se ishin konfliktuar me njëri- tjetrin që në burgjet e Greqisë.
Aliaj ishte në burg për vrasje, ndërsa Çiçaj për trafikun e drogës.
Pavarësisht se ishin të dy nga Tepelena, janë përplasur me njëri- tjetrin dhe në konflikt e sipër, Çiçaj kishte plagosur Jani Alinë.
Vitin e kaluar Jani Alia bie sërish pre e një atentati.
Ai u plagos në Gjirokastër në janar të këtij viti nga persona të paidentifikuar nga policia.
Duket se Elton Çiça nuk e kishte lënë me aq plagosjen që kishte bërë në burg.
Ndërkohë, nuk dihet nëse Jani Alia ka lidhje me personat që rrahën prindërit e Elton Çiçës vitin e kaluar, por policia konfirmoi se ai është personi që i dha fund jetës së Çiçës në bar De Niro në Tiranë.
Renato Milloshi dhe dy persona të tjerë e kanë ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi kreu ekzekutimin.