Pallatet te Diga/ Bashkia kallëzon penalisht edhe gjyqtaren Enkelejda Metaliaj

25 Maj 2016, 10:31Kronika TEMA

Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lufta ligjore për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit, e kështu sot ka shënuar një tjetër fitore.

Pas kallëzimit të djeshëm në Prokurorinë e Përgjithshme të gjyqtarit Arjan Qafa, për konflikt interesi në gjykimin e çështjes së kompleksit të pallateve 17 katëshe të Diga e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka çuar për ndjekje penale sot edhe gjyqtaren tjetër të së njëjtës trupë gjykuese, Enkelejda Metaliaj (Softa).

Arsyeja e kallëzimit në prokurori është e njëjtë me atë gjyqtarit Qafa, për konflikt interesi dhe lidhje familjare me njërin nga aksionerët e kompanisë “Gener 2”. Ndërkaq, gjyqtari Qafa ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes në fjalë, pas kallëzimit që Bashkia e Tiranës bëri ndaj tij.

Bashkia e Tiranës ka paraqitur fakte konkrete për konfliktin e interesit të gjyqtarit Qafa me Gener 2, duke qenë se ai ka lidhur kontratë për blerjen e një shtëpie me këtë kompani. Ndërkaq, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka kallëzuar gjyqtarin Qafa për fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të pasurisë.

3 komente në “Pallatet te Diga/ Bashkia kallëzon penalisht edhe gjyqtaren Enkelejda Metaliaj”

  1. viktor says:

    Me ben pershtypje se nuk ka asnje prononcim publik te faktit qe, nje nga ceshtjet me ndjeshmeri me te madhe ne gjykaten administrative te apelit, “rastesisht” u gjykua nga gjyqtare te sapoemeruar ne kete gjykate nga Presidenti i republikes. Rastesi apo trafik interesash, mbetet per t’u verifikuar

    Viktori

  2. Eliona Pitoni says:

    Shume mire qe kallezohen keto raste korrupsioni, se vetem keshtu mund te behet shqiperia!

  3. Dhurata says:

    Bravo Bashkise se Tiranes, qe po i shkon deri ne fund kesaj shkeljeje, dhe ketij rrethi korruptiv qe e ka shkaterruar Tiranen deri me sot, duke ngritur gradacela dhe komplekse ne cdo hapsire publike qe i takon qytetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje