De Biasi: Më vjen të qaj kur shoh Portugalinë në finale!

8 Korrik 2016, 13:09Sport TEMA

Gianni de Biasi nuk po mund ta pranoj faktin se Portugalia është kualifikuar në finale të “Euro 2016”.

Gianni de Biasi, i ka mbetur peng fakti që nuk ka arritur të kalojë fazën në grupe të Euro 2016. Kjo edhe për faktin se Portugalia, një skuadër e cila nuk fitoi asnjë ndeshje në grup, tani është në finalen e turneut.

“Çfarë ndjej kur shoh Portugalinë në finale? Më vjen të qaj, sidomos duke menduar se Portugalia ka fituar në gjysmëfinale ndeshjen e saj të parë”, tha trajneri italian për “toro.it”, përcjell Panorama Sport.

“Ne në grup arritëm të fitonim një ndeshje, ndërsa ata jo, por fatkeqësisht nuk arritëm të kualifikoheshim për më tej. Duhet të them gjithsesi se Fernando Santos ka bërë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, nuk ishte aspak e lehtë të çonte në finale Portugalinë”, deklaroi trajneri i përfaqësueses.

7 komente në “De Biasi: Më vjen të qaj kur shoh Portugalinë në finale!”

  1. Portugalia says:

    Nqs kjo qe ka thene ky eshte vertet keshtu si e citon gazeta, atehere qeke nje koqe kanari, qe paske lujt nga trute e kokes duke nejt ne Shqiperi dhe duke qene trajner I Shqipetareve. Harron ky idiot qe Italia ne 82′ doli me 3 barazime nga grupi, me polonine, peru dhe kamerun, me golavarazh 2:2? Megjithate mbahet mend si nje ekip I madh. Por si duket qeka shqiptarizu edhe ky.

  2. Aleksander says:

    Duhet te jete i kenaqur De Biasi,edhe ne te gjithe .Shqiperia thjesht nuk pati fat te vazhdonte pak me gjate rrugetimin ne France ashtu si Islanda apo Uellsi.Do te flisnim ndryshe sot nese Gashi nuk do te gabonte perballe portierit me Zvicren.Mos harrojme qe luajtem me 10 vete per 1 ore e ca.Nese De Biasi do ta kishte kuptuar pak me perpara qe Ajeti e bente me mire punen ne mbrojtje se Cana,me siguri qe me Zvicren historia do te kishte qene tjeter.Mos harrojme gjithashtu qe me Francen humbem 2-0 ,(ashtu si dhe kampionet e botes) dhe i rezistuam shume mire per 90 minuta.Nuk e pashe te gezohej aq shume Grizmann pas golit te pare me Gjermanine sesa kur shenoi kunder Shqiperise,kjo sa per te kuptuar rendesine e paraqitjes se Shqiperise dhe vuajtjes qe ju shkaktua francezeve nga loja e shkelqyer e kombetares sone.Kujtoj edhe gjithe tensionet qe u krijuan perpara dhe pas ndeshjeve te Shqiperise me Serbine por edhe me Danimarken per te kuptuar me mire se tashme na tremben,dhe nuk e presin me qetesi perballjen me kombetaren tone se e dine qe nuk fitohet lehte.Po ashtu Portugalia eshte ekipi qe doli i pari ne grupin tone ne eliminatore dhe ne ishim te vetmit qe i kemi mundur 1-0 ne shtepi te tyre.Francen e surprizuam dy here ne miqesore,prandaj ata festuan si te çmendur kur u doli goli me ne ne fund te ndeshjes kur nuk po besonin mè.Ne finale pra …dy skuadra qe kemi patur kenaqesine e i kemi mundur te dyja…Spanja dhe Italia jane te paralajmeruara .

  3. Pelasgian says:

    E fitoi nje ndeshje me Portugaline dhe i duket vetja mbret i futbollit . Dhe ca ndeshje pastaj ….shtylla e traversa e Berisha na shpetoi !

  4. Al says:

    Italia mbasi kaloi grupin I futi nga 3 gola te ghitheve prandaj mbahet ekip I madh I 1982-it.Tung baco

  5. Al says:

    Italia mbase grupit I futi nga 3 gola te ghitheve prandaj mbahet ekip I madhe i 1982-it.Tung baco

  6. Xen deledashi says:

    Europiani eshte i trukuar. Eshte vendosur qe ne fillim qe te fitojet nga Franca

  7. vaso says:

    Dhe fitorja e Frances me ne erdhi mbas nderrimit te dy lojtareve me te mire ne fushe per ne.U duk qarte komplet mesi bosh.Pesimi i golit ceshtje minutash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje