Dyshimet për trukime/ Policia austriake sekuestron celularët e futbollistëve të Teutës pas ndeshjes

8 Korrik 2016, 12:23Sport TEMA

Humbja e thellë me Austrinë e Vjenës ka krijuar dyshimet se lojtarët e Teutës së Durrësit kanë shitur ndeshjen. Katër ditë pas rezultatit final 7-2, në hotelin ku po qëndrojnë lojtarët shqiptarë kanë mësyrë policia federale austriake.

Me urdhër të prokurorisë së Salcburgut janë kontrolluar imtësisht dhomat e shqiptarëve në hotelin Mayrhofen. Sinjalizimet erdhën fillimisht nga Sportradar, kompania që bashkëpunon me UEFA-n kundër trukimeve.

Mësohet se shuma të mëdha parash janë luajtur në baste për këtë ndeshje. “News.at” raporton se janë sekuestruar celularët e disa prej anëtarëve të stafit, që më pas janë marrë në pyetje së bashku me lojtarët. Hetimet u konfirmuan edhe nga Ministria e Brendshme e Austrisë.

2 komente në “Dyshimet për trukime/ Policia austriake sekuestron celularët e futbollistëve të Teutës pas ndeshjes”

  1. tifozi says:

    Keto skuadra bashke me duken duhen zhdukur. Nuk duhet te egzistojne. Turp

  2. Emer says:

    Plaseni ne burg Presidentcukun e Teutes, Mon Hasanbelliun, kancerin e futbollit durrsak! Sikur t’i shesi te gjitha ndeshjet, prap nuk i lan borxhet qe ka neper kazinote e Durresit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje