Kush e ka fajin për humbjen e Gjermanisë?

8 Korrik 2016, 18:42Sport TEMA

Gjermania humbi ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës 0:2. Kombëtarja gjermane konsiderohej si favorit kryesor, por Franca doli më e mirë. Po pse humbën gjermanët?

Një humbje e hidhur e ekipit gjerman – ishin reagimet e para të mediave. Dhe si gjithmonë, shumë shpejt u gjetën “fajtorët”: trajneri, lojtarët, arbitri. Por të shikojmë me radhë.

Trajneri?

Trajneri Joachim Löw: ai ka gabuar edhe njëherë tjetër, në Kampionatin Evropian të vitit 2012, kundër Italisë. Po kësaj radhe? Löw i besoi kapitetit të tij (të lënduar shumë këtë vit) Bastian Schweinsteiger dhe futi në lojën vendimtare edhe mesfushorin Emre Can. Plani funksiononte deri në golin e parë të Francës. Gjermania kishte më shumë shanse, kishte kontrollin e lojës, por nuk shënonte dot. Më pas trajneri futi në lojë edhe lojtarët më ofensivë Götze dhe Sané. Por asnjëri nuk shënoi. Mungonte shumë qendërsulmuesi Mario Gomez. Por Löw nuk ishte fajtor: në aspektin taktik apo me zëvendësimit e lojtarëve. Pra ai mund të shpallet pa faj!

Arbitri?

I dyshuari tjetër është referi italian Nicola Rizzoli. Një italian? Dhe kjo pikërisht pas humbjes së Italisë nga Gjermania në gjysmëfinale? Ky vendim i UEFA meriton kritika, por jo aq shumë edhe ajo që tregoi arbitri në fushë. E vërtetë është që ai shpërndau lehtë disa kartona të verdhë kundër lojtarëve gjermanë, por në momentet vendimtare, italiani nuk ka gabuar: Bastian Schweinsteiger e preku topin me dorë tek penalltia. Pra as Rizzoli nuk është fajtor dhe mund të shpallet pa faj!

Po Schweinsteiger?

Mbeten pra lojtarët si fajtorë? Kush mund të kritikohet i pari? Schweinsteigeri natyrisht, sepse ai shkaktoi penalltinë. Por në pjesën tjetër të lojës, kapiteni bëri një lojë të mirë. Nuk ka shumë gjëra ku mund ta kritikosh. Kjo vlen edhe për Joshua Kimmich, i cili gaboi tek goli i dytë. Por tek goli i dytë gabuan disa lojtarë: Kimich, Mustafi, Neuer, Schweinsteiger… Ndaj kapiteni dhe Kimmich vetëm pjesërisht janë fajtorë.

Fajtor është ndoshta stili i lojës?

Gazetarët e kanë lehtë me kritikat e tyre pas ndeshjes dhe shumë shpejtë gjejnë fajtorët. Ekipi gjerman ka dominuar të gjitha ndeshjet dhe ka fituar, ndonëse nuk ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjes. Gjermania tejkaloi edhe traumat e humbjeve nga Italia në ndeshjet zyrtare. Humbja në gjysmëfinale nga Franca 0:2 është një rezultat brutal, që nuk i përgjigjet lojës së treguar. Por dëmtimi i qendërsulmuesit Gomez dhe mosshënimi i lojatarit më të dashur gjerman tek publiku, Thomas Müller kanë qenë ndër problemet më të mëdha të kombëtares gjermane. Müller tregoi një angazhim të jashtëzakonshëm, por topi nuk donte të futej në rrjet.

Një faktor shumë i rëndësishëm në këtë kampionat ishte edhe – fati. Gjermanët nuk patën fat në gjysmëfinale. Ndoshta fati është shpenzuar në ndeshjen kundër Italisë, kur Jonas Hector shënoi penalltinë vendimtare, ndonëse potrieri italian Gianluigi Buffon e “kishte topin në dorë”. Kjo nuk dihet, por më e mira në futboll është që shumë gjëra nuk mund të parashikohen.

10 komente në “Kush e ka fajin për humbjen e Gjermanisë?”

  1. sapa says:

    Ku gabojne popujt e jugut?korrupsjoni eshte ne veri te evropes jo ne jug!edhe po te shenonin gjermanet albitri nuk do ta jepte!

  2. tomsojeri says:

    E si mundet tu vesh faj gjermaneve ku pjesa e par u luajt teresisht ne porten e Frances, ku loj e saj nuk justifikon aspak rezultatin ! Nje Franc si nje ekip diletant para Gjermanis ! Un me shum do ja vija “fajin”fatit, qe kte radh ish kunder Gjermanis !Nuk jam tifoz Gjerman, por “rri shtember e fol drejt “! Te besh kaq presion me kaq gjuajtje e me raste aq te humbura, cka ketu te kritikosh trainer e lojtar vec budallallekut te Zchweinsteger qe skish arsye pse !!!

    1. Illyrians says:

      Gjuajtje ne porte nga Franca 6, gjuajtje ne porta nga gjermanet 5, rastet me te pastra per gol i kishte Franca, kurse gjermnanet veç mbajten topin kot. Biles ka edhe shqypo “eksperte” qe ia hedhin fajin arbitrit, hahahahaha.. ?

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Fajin kryesor e ka topi (jo Bamiri ? ) qe eshte i rrumbullaket… ?

  4. Opinion says:

    FAJIN E KA LOJA E SHITUR . FRANCA ESHTE FITUESE. KY ESHTE FUTBOLLI .

    1. Illyrians says:

      hahaha, sa i mjere qe je..

  5. çentrale says:

    Fajin e ka Ialiaia

  6. tir says:

    ta them une pse humbi gjermania,, e para albitri italian me nje kombinim me padronin e tije platini te kalonin francen ,,e dyta gjermania vuan ne sulm, myler me cilin jemi mesur duke shenur cdo ndeshje nuk shenoi asnje ,,mungon nje kloze apo klinsman ne sulm ,nje lam ne krahun e majte ,. nje kross me ozil nuk mund ta shpetonin gjermanine me france e cila me sa dukeshin ne lidhje me ndeshjet e tjera ku ishin zero mu duken sikur i kishin doparur mire se ndryshe nuk mund te kuptoj .. dhe me islanden hengen dy gola ,,me shqiperin ne 90 fituan me rumanin ju doli shpirti me zor dhe ate ,,e vetmja skuader e cila luajti futbooll ishte kroacia gjynah do ishte ne finale ,,te tjerat pervec gjermanise ishin kot ….

    1. Illyrians says:

      Gabim e ke, fajin e ka Isisi, kercenuan arbitrin qe t’i jepte penallti Frances, ndryshe do t’i prisnin koken..

  7. Pali says:

    Futjani, futjani se kohe te lire keni plot!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje