PROFIL/ Antoine Griezmann: Gjithçka duhet të dini mbi yllin që po shkëlqen në Euro 2016

10 Korrik 2016, 12:38Sport TEMA

I quajtur “Grizu” “Grizi” apo “Anto” nga kolegët e tij, Antoine Griezman është protagonist i padiskutueshëm i Euro 2016. Me tre gola në avangazh në klasifikimin për Këpucën e Artë, pas dy golave në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë, sulmuesi është shndërruar në një hero kombëtar dhe ka bërë që flitet për të në të gjithë botën. Por ka shumë gjëra që nuk i dini mbi të.

Mund të kishte luajtur për Portugalinë

Amaro Lopes, gjyshi i Griezmann, ishte porgugez dhe luante në Paços de Ferreira. Në 1957 emigroi me bashkëshorten Carolina, në Macon të Francës. Këtu vajza e tij  a Macon (Francia). Këtu, vajza e tij Isabelle, lindi Antoine, më 21 mars të vitit 1991.

José Lopes, daja i Griezmann, zbuloi që në vitin 2008 Portugalia kishte provuar ta bindte lojëtarin që të vishte fanellën portugeze. Sulmuesi, që nuk e ka harruar origjinën e tij dhe shprehet: “Sigurosht do të mendoj për gjyshin kur të zbres në fushë të dielën (në finalen kundër Portugalisë). Nuk e di akoma se si do ta nderoj”.

U refuzua nga 7 skuadra

Në moshën 13 –vjeçare Griezmann nuk u pranua nga plot 7 skuadra që e shihnin si shumë të shkurtërt. Që atëherë nuk ka bërë gjë tjetër veçse t’u provojë të kundërtën, siç tregojnë edhe dy golat me kokë të realizuar në Euro 2016. “Në atë kohë donin lojëtarë 2 metër të gjatë, të aftë për t’u dhënë fitore menjëherë, por nuk mendonin se si do të ishte futbolli në të ardhmen”, ka shpjeguar ai së fundi.

I pëlqen çaji i mates

Griezmann e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Spanjë, në fillim në Real Sociedad dhe pastaj në Atletico Madrid: kuptohet pas çdo goli, kur thërret “Vamos”, apo kur shihet duke shëtitur me një tas me çaj mate pas ndeshjeve. Është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe sulmuesi ka mësuar ta përgatisë nga lojëtarët amerikano –jugorë. “Është si çaji apo kafeja – thotë lojëtari. E pi gjithnjë para stërvitjes, sepse më zgjon nga gjumi”.

“Çmendet” për Football Manager

Në kohën e Lirë, Griezmann argëtohet duke bërë rolin e trajnerit duke luajtur lojën elektronike Football Manager. Së fundi ka zgjedhur të stërvisë Arsenalin dhe rrezikoi një gafë të madhe, sepse bleu Romelu Lukaku nga Everton dhe la në pankinë shokun e tij Oliver Giroud.

Gabon dhe mëson

Për shkak të një grindje në një diskotekë kur luante për Under 21, Griezmann u përjashtua nga Franca prej 12 nëntorit 2012 deri në 31 dhjetor 2013. Ndodhia i shërbeu për diçka: “Babai im më kujtoi se imazhi i një futbollisti është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të dëmtojë familjen. Kam fat që kam prindër që më kanë edukuar mirë”.

Është një fans i madh i Drake

Griezmann i feston golat e tij me një gjest sikur mban dy telefona në dorë, duke imituar kërcimin e Drake në videon “Hotline Bling”. Të premten ai postoi një video në Facebook e Twitter, në të cilën kishte vendosur kokën e tij mbi atë të reperit kanadez. /UEFA – Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje