Nga Josif Gjipali, te Durim Hushi: Ja 6 kandidatët për drejtorin e Teatrit dhe Operas

23 Gusht 2016, 17:52Kulturë TEMA

Është mbyllur sot konkursi për kandidatët që aplikuan për drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ministria e Kulturës ka publikuar sot emrat e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë konkurs, ku garojnë 6 kandidat, mes tyre emra të njohur të artit.

Bëhet fjalë për Josif Gjipalin, Agim Hushin, Kleanthi Gjikën, Zana Çelën, Ylber Gjinin dhe Gëzim Xhaxhajn.

“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, në datën 04.08.2016, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për pozicionin: Drejtor i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor duke cilësuar se kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor”, në përputhje me nenin 21 të ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”. Konkursi u mbyll në datën 22.08.2016.”, thuhet në njoftimin e MK-së.

Mësohet se Komisioni i përbërë nga drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm si dhe ekspertë të jashtëm, pasi është njohur me dokumentacionin e paraqitur do të zhvillojë intervista me kandidatët ditën e mërkurë, ora 12:00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Pak kohë më parë Ilir Kërni dha dorëheqje nga detyra e Drejtorit i Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Kanë aplikuar për këtë pozicion kandidatët:

Josif Gjipali

Agim Hushi

Kleanthi Gjika

Zana Çela

Ylber Gjini

Gëzim Xhaxhaj

3 komente në “Nga Josif Gjipali, te Durim Hushi: Ja 6 kandidatët për drejtorin e Teatrit dhe Operas”

  1. demo says:

    Nderroni emrin Durim Hushi ne titull,sepse Durim Hushi ka qene deputet i Elbasanit ne parlament,kurse Agim Hushi eshte kengetari qe konkuron per drejtor i TOB

  2. Moza says:

    Kandidaturat jane te mira.Une do te perzgjidhja midis tyre Josif Gjipalin ,sepse ka disa perparesi:
    Eshte tenor me fame.
    I ekuilibruar psikologjikisht per vendimmarrje.
    Shqiptar me zemer,qe e do vendin e tij.
    Rikthehet ne Shqiperi pasi ka fituar pervoje profesionalizmi dhe menazhimi.
    E ka care jeten me perpjekjet e veta.
    Besoj se ai do te jete fituesi

  3. lord nate says:

    Josif gjipali do te ishte kandidati me i mire ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje