Kandidatët për TKOB, Zana Çela dhe Josif Gjipali në tavolinën e Ramës

26 Gusht 2016, 11:48Kulturë TEMA

Janë filtruar më së fundi kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të TKOB. Nga 4 emra, sot rezultojnë vetëm dy përzgjedhur nga Ministria e Kulturës. Ata janë: Zana Çela dhe Josif Gjipali. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Kulturës.

Emrat e përzgjedhur nga komisioni vlerësues i Ministrisë së Kulturës do t’i kalojnë Kryeministrit Edi Rama për të vendosur se cili nga të dy do të drejtojë Operan shqiptare.

Pas vendit të lënë bosh nga ish drejtori Ilir Kerni, që dha dorëheqjen më 3 gusht, katër emra hynë zyrtarisht në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: Josif Gjipali, Agim Hushi, Petrit Hajro dhe Zana Çela.

Njoftimi i Ministrisë së Kulturës:

Ministria e Kulturës njoftoi se në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, komisioni i ngritur me urdhër të Ministres  së Kulturës, më datë 23 gusht 2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve.

Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën  24.08.2016, Komisioni i propozoi ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :

Kandidaturë e parë znj. Zana Çela

Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar  propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

4 komente në “Kandidatët për TKOB, Zana Çela dhe Josif Gjipali në tavolinën e Ramës”

  1. Ska drejtesi says:

    Me ne fund u gjet edhe nje Shukri per TOB
    Ajo dihej…..

  2. a.f. says:

    Sipas pozes, ja merr Zana. Le pastaj, qe ajo ja ka marre doren (dhe krahun) ketyre puneve…

  3. @ says:

    Nga pamja ja merr Zana. Le qe pastaj ajo ja ka marre doren (dhe krahun) ketyre puneve…

  4. Moza says:

    Zana eshte vene per pak kohe drejtore dhe u largua me protesta te artisteve te mbeshte tura nga Sala.Si menazhere e ka treguar veten ne festivalin MARIE KRAJA.
    Eshte nder te perkrahurat e Rames.
    Josif Gjipali eshte i pershtatshem si profesionist qe e njeh bota operistike.
    Ai qe e quan Shukri mund te dij ndonje gje me shume nga publiku, ne marredhenie me te shoqen. Le ta thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje