Ministria e Kulturës bën dëgjesë publike me ish të përndjekur e të burgosur politikë
Pas përfundimit të fazës së parë dhe të dytë të rehabilitimit të ndërtesës, Muzeu “Gjethi” – një projekt për t’u përballur me hijet e së shkuarës të terrorit komunist ka kaluar në fazën e tretë të muzealizimit .
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me një grup ekspertësh ka qenë në bashkëpunim me ekspertë të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme, për të mbledhur dokumentacion dhe objekte, për të përgatitur konceptin, përmbajtjen dhe projektin e muzealizimit.
Nesër më 30 gusht do të organizohet dëgjesa e parë publike për të treguar se e keqja nuk duhet fshehur, për të mos mbajtur as ngrehina dhe as dosje të mbyllura.
Pjesëmarrës në dëgjesën publike do të jetë grupi i punës: Bashkim Shehu, Gëzim Qendro, Artan Puto, Fabian Kati dhe Eldon Gjika, ndërsa janë ftuar përfaqësues të shoqatës të përndjekurve politikë, ish-të burgosur politik, të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, shoqata e të drejtave të njeriut, historianë, opinionistë, etj.
Ministria e Kulturës shprehet se do të japë kontributin e saj në ngritjen e institucioneve të kujtesës që eksplorojnë historinë e komunizmit shqiptar nga viti 1945 deri në vitin 1989, me synim ngritjen e vetëdijes publike përmes materialeve të dokumentuara dhe ekspozitave të ndryshme.
Këto institucione do të jenë pjesë e promovimit të debatit dhe shkëmbime idesh mbi format e shtypjes në diktaturë, si dhe pasojat që vijnë nga persekutimi politik , me qëllim informimin e brezave të rinj me të kaluarën e vendit, por edhe ballafaqimin e atyre brezave që arritën ta përjetonin diktaturën komuniste me këtë të kaluar të vështirë.
E ndërtuar në vitin 1931, godina, fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Gjatë luftës së dytë botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime.
Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Orthodokse, pranë Sheshit Skënderbej dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë.
Ideja është transformimi i kësaj shtëpie, tashmë të identifikuar nga publiku si pjesë e Sigurimit, në një muze.
Në qendër të kësaj ideje të muzeut është shfaqja në formën pars pro toto të kontrollit totalitar dhe kudondodhjes së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronike nga vendi ku ato kryheshin.
Sipas modelit të këtij Seksioni, koncepti i përgjithshëm i muzeut mund të përfaqësohet nëpërmjet tre rrathëve koncentrik. Rrethi i parë përmban aktivitetet e zhvilluara në këtë Shtëpi: përgjimi kabllor dhe kontrolli mbi korrespondencën.
Arsyeja e vendosjes së seksionit teknik dhe shkencor në këtë Shtëpi qëndron në afërsinë që ajo ka me zyrat e postës qendrore dhe telefonisë.
Rrethi i dytë konsiston në aspektin qëndror që ky seksion ka pasur në mbledhjen e të dhënave të përgjimit nga të gjitha seksionet e tjera të Sigurimit.
Rrethi i tretë konsiston në përgjimin në përgjithësi, si pjesë e aktiviteteve të përmendura në rrathët e mëparshëm. Ky i fundit përfshin mbi të gjitha përgjimin nëpërmjet një rrjeti të gjerë informatorësh.
Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksioneve të Seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu do të përshkruajë fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete.
Një nga hapësirat e muzeut do t’i dedikohet edhe përgjuesve – mikrofonave të fshehur. Një hapësirë e dytë do t’i dedikohet “Mikrofonave të gjallë”, informatorëve.
Një hapësirë e tretë do t’i dedikohet paradigmës së “Armikut” (objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranoiak, si dhe gjithpërfshirjes së tij që e bënte të domosdoshëm gjithpërfshirjen e përgjimit.
Një hapësirë e katërt do t’i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri për arsye të vetizolimit të saj, dhe do të përshkruajë përgjimin kundrejt të huajve.
Një tjetër hapësirë do të tregojë ambientet e një dhome ndenjeje tipike shqiptare të viteve 70’ me dekorime që do shihen edhe gjatë hapësirave të dedikuara për përgjuesit dhe të përgjuarit.
Dhe një hapësirë tjetër do t’i dedikohet laboratorit teknik dhe shkencor të Seksionit që merrej së shumti me zbulimin e fotove dhe filmimet sekrete duke u ndëthurur kështu vizualja (pamorja) me dëgjimoren. Kjo hapësirë do të quhet “Panopticon dhe Panacusticon”.
Kjo do të jetë kurora filozofike e idesë qëndrore të muzeut, asaj të kontrollit total. Përveç shfaqjes së objekteve autentike të Shtëpisë, do të përmbajë referenca vizive (pamore) dhe tekstuale të burgut ideal, Panopticon-it, dhe nga këtu tek utopia e botës perfekte, e supozuar si shoqëria socialiste, edhe pse mori formën e një burgu në të gjithë vendin.
Do të ketë edhe hapësira të tjera që do t’i shtohen kësaj me qëllim dhënien e idesë qëndrore dhe të gjitha hapësirat do të drejtojnë në drejtim të kësaj ideje qëndrore duke i lidhur ato me imazhe dhe fjalë.
Gjuha e muzeut do të jetë multimediale me një theks të fortë tek autentikja: do të konsistojë në objekte origjinale të përdorura në Shtëpi, në video, në dokumente arkivorë, në grafikë të dhënash, në tekste shpjeguese dhe sintetike, etj.
Me qene burra na tregoni shtepine e gjetheve qe funksionon sot, me nje fjale merruni me te gjallet jo me te vdekurit.
Aq me shume qe bijte e komunisteve paskan emra ndersa te persekutuarit vetem peremra, ose kur kane emra duhet
qe patjeter te vijne nga bashkepuntoret e nazi-fashisteve.
C’pune kane ish te perndjekurit te merren me Muzeun e Sigurimit te Shtetit!? Ata as nuk e dinin e as nuk e dine edhe sot, se si funksiononte ky institucion shteteror! Nese vertet deshironi qe te paraqisni nje muze, se si funksiononte ky institucion shume i rendesishem i shtetit shqiptar ne ate kohe,eshte e llogjikshme qe aty duhet te thirren dhe te merren mendimet dhe njohurite e ish punonjesve te Sigurimit. Vetem ata mund te tregojne se si funksiononte ky sherbim,ata kane qene te brendshem,ata e dinin si funksiononte,si veprohej,cilat ishin detyrat dhe qellimet e ketij sherbimi!!! Eshte afermendsh apo jo? Eshte njesoj sikur per nje lufte, informacionin te mos e marresh nga ushtaret dhe oficeret,por nga guzhinieri dhe minatori i lagjes ?
A nese nuk eshte qellimi qe te tregohet funksionimi i Sigurimit te Shtetit (nje emer me fame boterore ne ambjentin e sherbimeve sekrete),por keni si qellim te tregoni se si shume persona,per arsye nga me te ndryshmet,u survejuan nga Sigurimi dhe pastaj ju derguan drejtesise,kjo eshte tjeter ceshtje. Por duhet te keni parasysh se veprimtaria kryesore e Sigurimit nuk ka qene kjo,por grumbullimi i informacioneve qe kishin te benin me ceshtje themelore te shtetit dhe mbi te gjitha veprimtaria e sherbimeve te huaja!
Keshtuqe sipas te gjitha gjasave,ky “muze modernist” nuk do kete fare lidhje me historine e funsionimit te Sigurimit,por do kete te beje me propaganden e zakonshme anti-komuniste te tash e 25 viteve. Pra thjesht pirdh pirdh se lirohesh!
ju genjeni .shtepia eshte prone e dr.Bashos or mashtrues.Ne Shqiperi vijon komunizmi!
o halera qe neperkembni heronjte e heshtur, mund te kete patur viktima te pafjashme por ju po na thoni se greku e serbi nuk kishin fare sherbim sekret!!! Po kush do i perballonte ata, kurvat qe keni sot mor halera, qe shani nje pune te madhe patriotike sic ishte kundrazbulimi dhe kapja e agjenteve greko-serb. Policia politike!!! nga i gjeni keto emertime mor “dhjerokrate”, ata ishin specialiste qe operonin me teknike dhe pergjime dhe ato nuk genjejne se jane ne shirrita ndoshta akoma dhe sot apo i keni djegur!!! Ftokeni te persekutuarit!!! Hapni dosjet dhe te dali ne shesh perse jane persektuar, per hic gje apo sepse llapen kundra ligjeve ne fuqi (nese e bene me vetedije nuk jane te pafajshem dhe nuk u kemi borxh kompesnim, nese e bene padashje apo u shpif kunder tyre, atehere jane viktima dhe jo disidente dhe atehere u takon kompesim) apo se bene duvane e greko-serbit qe nuk na luftonin si komunista por si nacionalista. Mos nxirrni sekrete sepse gjithe perendimi nuk i nxjerr si kurvat sekretet e luftes se ftohte. Nxirrni pislleqet e shtepive tuaja dhe jo te shtetit se gjithe shtetet kane pislleqe sepse eshte natyra e sherbimit sekret.
shqiptaret jan komb bythqim!
nga nji an shajn sigurimin e shtetit “sepse I ka perndjek me informatore,teknik operative,survejuesa,kontroll postar telefonik telegrafik….” porse per veten e tyre jane po keta qelbesira shqiptare qe sapo ti jepet rasti te spiunojn te pergjojn dhe te shesin ke agjensit e huaja te sherbimeve informative dhe te ligjit.
jan kta shqiptare bythqire qe edhe thon “na ka spiunu sigurimi” por po kta spiunojn shqiptaret e tjer dhe I shesin ke te huajt.
hajduti gerthet “kapeni hajnin”!
ai sigurimi I shtetit,si administrat shteterore serjoze dhe ligjore,ka vepru shum but kundra ketyre njerzve pa nder pa bes pa fe pa karakter dhe kriminela.
sigurimi,jo ti perndiqte dhe te rrinte me vite sa t ja vertetonte veprimtarin antiligjore te tyre,por vetem se po te dyshohej qe ata ishin kriminela,pa ja vertetu fare,por vetem mbi baza te dyshimeve edhe te pavertetuara ti kishte fut koqen e plumbit atyre dhe do kishim pshtu ne sot. keshtu sillen vendet perendimore me kundershtaret. nuk presin qe “te verteohen te dhenat informative” sic bente sigurimi dhe I mbante personat me dosje per dekada te tera pa I prek por vetem duke I perndjek vetem pse nuk vertetohej veprimtarija e tyre antiligj. a nuk u soll kshtu anglija dhe amerika me Irakun? vetem pse dyshuan se ai kishte arm kimike ju futen me ushtri,tanke avjon bomba luft. dhe,edhe kur nuk gjeten gje,as arm as kimikate prap e cuan der ne fund luften kunder sadamit derisa e varen ne litar. ksaj I thon me t var un ty ne litar pse dyshova ne fillim se ti ishe kriminel dhe,pasandaj nuk me dole i till.!!!!
edhe sigurimi ,mos ti mbante dosjet me vite per personat e perndjek,por vetem pse te dyshohej ,ti kapte dhe ti bente shembull. sic beri amerika dhe anglija me sadam hyseinin.
sepse e keqja ne na vje nga zagaret e djeshem,qe ngelen zagar edhe sot.
I keqi ,I keq mbetet,si ne komunizem edhe ne kapitalizem.
por,”do ta kerkoni Vloren admiral dhe s do ta gjeni”!
edhe ata qe duan te bejn shtet dhe s po e bejn dot,”do ta kerkojn administraten e shtetit monist,dac edhe sigurimin e njerzve te ndershem dhe ligjor,por s do ta gjejn kurr,ashtu sic s po e gjejn dot”
kishte ligj atehere,s kishte antiligj si sot.
dhe mir ti behet!!!!