FOTOT/ 10 mjetet ajrore më të shtrenjta dhe të frikshme amerikane

18 Tetor 2016, 14:55Politika TEMA
FOTOT/ 10 mjetet ajrore më të shtrenjta dhe të frikshme amerikane

SHBA është padyshim superfuqia më e madhe ushtarake në botë dhe supremacinë e saj e ka pranuar tashmë edhe Rusia, rivali i saj historik.

Më poshtë po ju sjellim disa prej avionëve më të shtrenjtë dhe të fuqishëm që SHBA ka në përdorim.

1.F/A-18 Hornet: 94 milionë dollarë. Ka hyrë në shërbim në vitet ’80. Ka një rreze luftimi prej 900 kilometrash dhe është i njohur për shpejtësinë e manovrës. Shpesh kalon edhe shpejtësinë e zërit. Përdoret nga SHBA, Kanada, Australi, Finlandë, Kuvajt, Spanjë, Malajzi dhe Zvicër.

2.EA-18G Growler:102 milionë dollarë. Ky avion është një version i modifikuar dhe më i lehtë i F/A-18 Fighter. Është modifikuar elektronokisht dhe është i aftë jo vetëm të gjejë deh të zhurmojë radarët anti-avionë, por mund të shkatërrojë edhe komunikimet e armikut.

3.V-22 Osprey: 118 milionë dollarë. Ky avion ulet dhe ngrihet porsi një helikopter, megjithatë fluturon më shpejt se një avion normal lufte. Është përdorur për herë të parë në Irak në 2007.

4.F-35 Lightning II: 122 milionë dollarë. Ndërtimi i këtij avioni ka qenë një ndër kontratat më të mëdha që firma e njohur Lockheed Martin ka marrë. Ai nisi të ndërtohet në 2001. Avioni “stealth” ka një shpejtësi supersonike dhe goditje shkatërrimtare. Besohet se rivalë të SHBA-së janë përpjekur disa herë të vjedhin programin.

5.E-2D Advanced Hawkeye: 232 milionë dollarë. Një hap para për vëzhgimin dhe rikonjicionit. “Syfajkoi” ka një sistem të fuqishëm radarësh që ka rritur me 300 përqind rrezen e monitorimit. “Mund të vëzhgojë edhe një mizë në Iran”, thonë krijuesit e tij.

6.VH-71 Kestrel: 241 milionë dollarë. Ky helikopter high-tech është ndër më të kushtueshmit në SHBA. Ka një aftësi të jashtëzakonshme manovruese dhe është më i shpejtë se çdo helikopter tjetër.

7.P-8A Poseidon: 290 milionë dollarë. Ky avion është ndërtuar posaçërisht në luftën kundër nëndetëseve dhe për të mbledhur informacione. Mund të mbajë predha të madhësive të ndryshme. Ka nisur shërbimin tre vjet më parë.

8.C17A Globemaster III: 328 milionë dollarë. Ky avion është përdorur kryesisht për të transportuar trupa në zona lufte. Janë 190 të tillë aktualisht në shërbim. Ka 4 motorrë turbofan dhe është përdorur kryesisht në Irak dhe Afgansitan.

9/F-22 Raptor: 350 milionë dollarë. Ky avion është konceptuar fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë, por nuk u ndërtua dot në atë kohë. Cilësohet si avioni luftarak më i mirë i të gjitha kohërave, por edhe më i shtrenjti. Vetëm për ndërtimin e 7 avionëve të tillë u shpenzuan mbi 2 miliardë dollarë.

10.B-2 Spirit: 2.4 miliardë dollarë. Bombarduesi B-2 ishte aq i kushtueshëm sa Kongresi shkurtoi prodhimin nga 132 në 21 copë në vitin 1987. Njëri prej tyre u rrëzua në 2008 dhe aktualisht janë vetëm 20 të tillë në ushtrinë amerikane. Është i pakapshëm nga çdo lloj radari. Është përdorur në Irak dhe Afganistan./ TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje