Llalla me dyqind petrita në luftë me perëndimin

19 Tetor 2016, 15:08Politika TEMA

Nga Keti Bazhdari 

… Ca t’i thuash kësaj?! Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Një kryeprokuror gjoja i kërcënuar, që pohon publikisht se ka dërguar familjen në perëndim për ta mbrojtur nga mafia, kur në CV-në prej prokurori e kryeprokurori s’ekziston as edhe një cështje serioze që të jetë trajtuar prejt tij, përvec paseriozitetit të shprehur me rolin e qengjit që thith shumë nëna, si arsye më se e mjaftueshme për tu përzgjedhur kryeprokuror, na tregon se dika të përveshë mëngët seriozisht kur bëhet fjalë për ta lënë drejtësinë të gjunjëzuar në dorë të mafias.

Me fytyrën e tij të pikëlluar natyralisht, Z.Llalla, po kërkon tu japë zemër, të bëhen bashkë gjithë barkderrat brenda prokorurisë, për t’iu kundërvënë Vetting-ut, vullnetit perëndimor që do i vijë në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër mafias në drejtësi. Vetting-u është pjesa më domethënëse e reformës në drejtësi, e cila garanton drejtëpërdrejtë zbatueshmërinë e saj, duke i dhënë të drejtën përfaqësuesve të huaj të jenë pjesë e komisioneve, që do shqyrtojnë figurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Këta përfaqësues të huaj, për rastet e shkeljeve do kenë të drejtën e vetos, që do të thotë s’do lejojnë kurrsesi një gjykatës apo prokuror të korruptuar, ta tejkalojë sitën e komisionit, me taktikat e përhershme.

Pjesëmarrja e të huajve në këto komisione do jetë për 9 vjet, sa të realizohet ky pastrim i kanaleve të drejtësisë shqiptare, si dhe të garantohet funksionaliteti i saj. Në këto kushte, a ka shqiptar apo shqiptare, që s’do e mirëpriste një gjë të tillë?! Të gjithë e dimë se nga gjykata e prokuroria nis gjithcka. Sikur ne të kishim me kohë një sistem drejtësie funksional, sot nuk do ishim duke qarë ditë e natë, dëmet ndaj pronës publike apo ndaj njëri-tjetrit. Me pak fjalë sic thotë edhe shprehja popullore “frika ruan vreshtin”, është pikërisht sistemi i drejtësisë ai që garanton mbarëvajtjen e një shteti.

Në Shqipëri nuk është se s’ka patur ligje në këta 26 vjet, por ka munguar frika ndaj ligjit. Edhe ai pak kush që mund ta ketë patur, është ndjerë 2 herë i shkelur. Sipas stereotipit të krijuar, të qënurit në rregull me ligjin ka funksionuar vetëm për naivët, duke nxjerrë në të shumtën e rasteve jashte pjesëmarrjes e vendimarrjes publike, atë pjesë të popullatës që beson në ligj. Dhe pse vjen kjo? Sepse historia e këtij popull s’ka njohur ndonjëherë një sistem gjyqësor, që paprekshmërinë e të drejtës ta ketë të shenjtë. Kjo ka qenë fatkeqësia jonë kryesore.

Kur se ke parë e prekur dicka kurrë, s’ke as si ta kuptosh. Kjo vihet re kur vizitojmë vendet e zhvilluara, që na pëlqen sa mirë e bukur i bëjnë gjërat ata njerëz, por ajo që s’kuptojmë është se si ia kanë dalur dhe në të shumtën e rasteve e presim shkurt, duke arritur në përfundime të gatshme, demotivuese të tipit: “ne s’jemi askund”, “s’do bëhemi kurrë” etj. Në fakt ne jemi dhe mes Europës si dhe që do bëhemi do bëhemi, sepse nuk mjafton interesi ynë, tashmë në krah tonin qëndron dhe interesi i ShBA-ve dhe shteteve të BE-së. Do vijë shumë shpejt dita, kur askush të mos ketë të drejtë më shumë apo më pak sec i takon dhe kjo të garantohet nga ligji, përmes institucioneve që garantojnë e sanksionojnë zbatimin e tij.

Ky është momentin kur zhvillimi prevalon ndaj pengmarrjes, e cila po tenton demarshet e fundit të saj përmes Saliut, Lulit dhe së fundmi Llallës me 200 petrita, për numrin e të cilëve unë kam dyshimet e mia. Jam e bindur që s’do gjinden gjithë këta budallenj sot, të cilët koshient për c’kanë bërë këto 26 vjet, të pozicionohen kundër ndihmës sekretares së shtetit amerikan, znj.Nuland, që e solli zarfin e Vetting-ut me dorën e vet, kundër Ambasadës Amerikane, pra me pak fjalë kundër interesave te SHBA-ve dhe kundër gjithë rekomandimeve të përfaqësive diplomatike të shteteve të Be-së.

Ndërsa për ata që janë vërtetë budallenj e se kuptojnë, Saliu po ju përdor për të relativizuar fajin e vet, sepse ai e di fare mirë c’do të thotë të pozicionohesh kundër Amerikës, por duke iu futur juve në këtë valle, mendon se do arrijë të fshihet pas gishtit sëbashku me Lulin. Vetëm nëse jeni fare, mund të besoni ende se parajsa e ngritur mbi krim e padrejtësi do vazhdojë për gjatë. Ata që kanë dy pare mend në kokë shohin si të fshihen, jo të rreshtohen haptas kundër, duke bërë karshillëk krah për krah me don Kishotin e Sancen.

Kë nga ju e ka kapluar vërtetë intrigimi i të rreshtuarit si hero i së keqes, dua t’i them vetëm 2 fjalë, që kanë vec një qëllim, të mirën e përbashkët; keni bërë, c’keni bërë deri më sot, për fajin tuaj apo të kohës, bëni mënjanë. Fiks atë cfarë po ju kërkojnë me lezet të tjerët. S’do mend ta kuptoni që jeni të gjithë të skeduar deri te lugët që keni në shtëpi. Kur them të tjerët flas për interesa shumë herë më të mëdha sesa ju, bëhet fjalë për interesa gjeopolitike, që s’do ketë kushtetuese as jo kushtetuese që t’i pengojë, ndaj zgjidhni të hapni krahun me hir. Ndërsa z.Llalla do i bënte mirë të shkonte për ku është nisur dhe të mos ia ndante përsheshin me kos.

42 komente në “Llalla me dyqind petrita në luftë me perëndimin”

  1. miri shkodra says:

    Keti, je e mrekullueshme. Shkodra ka humbur shume me ty fale budallejve qe posedon.

    1. Skypion says:

      Bravo,zonja Keti!
      Vec vazhdo keshtu,se do te behe Rama deputete.
      Edhe ti,e nderuara Keti,gjithmone nese vazhdon keshtu sic e ke nisur,do te jesh perkrah zonjave dhe shoqeve tjera socialiste,kaq te dashura,jo vetem per Ramen,qe sic dihet i do dhe i respekton shume femrat,por edhe atyre zoterinjve te nderuar dhe respektuar,qe i trajtojne me kaq dashuri dhe embelsi femrat,sa i shetisin bulevardeve plot ngjyra te qyteteve te bukura italiane,greke dhe Europes mbare.
      Keta zoterinj socialiste,miqte me te afert te shefit Rama ne keto kohe te veshtira,kane shume nevoje per ju ,zonja Keti.Per ju dhe per shume shoqe e zonja si ju,sepse,sharmi juaj,eshte frymezim per ta.Ashtu sic viriliteti i tyre i deshmuar dhe i certifikuar nga aktiviteti i tyre burreror qyteteve me drita llamburitese te Europes,eshte frymezim per ju.
      E nderuara dhe e respektuara zonja Keti,me zellin qe tregoni me keto shkrime,patjeter qe do te beheni deputete.Dhe,pasi te beheni,do te keni rastin,te jeni krah per krah edhe me komuniste te ndercim,si shoku Gramoz Ruci,qe aq shume e ka dashur dhe e do Shkoder locen.
      Edhe Shkodranet,i don ay.I don shume.Ka dhene prova per kete.Qysh kur ishte minister i brendshem i diktatures komuniste,aq te dashur per shkodranet!
      Ju,e nderuara dhe e respektuara,zonja Keti,jeni,bashke me Tome Doshin,shembulli me i perkryer i nje zbulimi te famshem suedez.Ju te dy,keni sjelle pak arome Suedie ne Shqiperi.Sepse,e nderuar zonje,ju te dy,jeni te vetmit te persekutuar,ne Shkoder po se po,edhe ne Shqiperi poashtu,por edhe ne Europe e Bote,qe vertetoni katerciperisht shprehjen e famshme:druri ka dale nga xheneti!
      E ju s’po beni gje tejter,vecse,po tregoni mirenjohje ndaj atyre qe kane perdorur kete dru te bekuar parajse,per ju dhe familjet tuaja te dashura.
      Te tjeret,te ngjashmit tuaj shkodrane dhe jo vetem,akoma nuk e kane kuptuar se druri parajsor eshte perdorur per te miren e tyre,dhe ata qe e kane perdorur kete dru hyjnor,i kane dashur aq shume!
      Nuk e kane kuptuar,sepse jane budallenj.
      Ju,zonje,domethene ti me Tomen,jeni dy me te zgjuarit e druhengersve.Ju keni meriten e madhe ,se keni kuptuar dobine e madhe te drurit.
      Ka shume mundesi,qe ju te hyni ne librin e rekordeve,per kete zbulim te hatashem!
      Me falni, e nderuara Keti,se ju bombardova me lavderime te shumta;por,mendoj qe i meritoni plotesisht.
      Tani,ju uroj qe edhe ju te beheni deputete shembullore ,ashtu sic edhe jane shoqet socialiste te mbrojtesit te madh te femrave,Rames.
      Shkodranet kane nje urim special per keso rastesh,por,meqenese nuk dua te dukem si shume lajkatar ndaj jush,po e them vec pergjysem: hajt me t’mira ,e t’knoft ….

      1. Rajub says:

        Skorpion te ka ardhur koha me skopju o veshderr

      2. Korçari says:

        Ky Skopjoni është një gomar veshgjatë i Sali Kriminelit.

      3. ***** says:

        Skypion,
        Je nje seksit I pashembullt qe nuk I njeh vlerat e gjinise femerore per ato we Jane, por perpiqesh qe me ate dinakerine tende ta transformosh kete shkrim udherrefyes sikur te jete nje resume per nje vend pune deputete.

        Yyy…Palo plak. PSE te gjithe femrat e botes si ato te fisit tat Jane?

        Me t’mira ty, e I knoft zogu mbeses Tate porsi kanarin mengjesi ishallah.

      4. Tiranare says:

        Hartim per Enverin ke bere skypion. Kur nuk ke argumente fillon e pellet. Je apo nuk je dakort me analizen? Kaq mjafton per te treguar nje nivel mediocre, por qe eshte shume me lart se pellitja qe ke bere. Te shpjegosh padtaj arsyen perse je dakort apo jo eshte njelloj sikur te presim te bjere debore ne Tirane ne Korrik.

  2. TRAPI says:

    O BAZHDARI SALIU KA 200 TE TJERE,LLALLA KA 200 BEJNE 400,,,,KETO DUHEN SEKUESTRUAR DHE ZHDUKURNGA FAQJA E DHEUT…

  3. Lu says:

    Shkrim shume i sakte. lereni ne faqe te pare ta lexojne keta palo prokuror dhe ta masin byth.n para se te bejne si aktiviste te drejtave te njeriut

  4. a.f. says:

    Keti, je e mrekullueshme…por jo per gazetare…

    1. Liria e mendimit says:

      Mund te mos jete per gazetare se gazetaria eshte profesion qe kerkon kohe e interesim, po ama shkrimet i qan kur do

  5. mirel says:

    Jo jeni u 200 petritat e Ramutit qe do na coni ne perendim.
    Pas Ramiut je ti me Takun.

  6. Anna says:

    Bravo Bazhdari! Shpresoj ta lexojne dhe te kuptojne se sa rende eshte tufa e Prokuroreve me ne krye Llallen.

  7. Dori says:

    Institucioni me i korruptuar qe mban brenda kto kriminele. Qe rrjepin popullin dhe pastaj me ato lek mundohen me sfajesu vedin. Te lumt Keti per shkrimi… shum i sakte.

    1. mirel says:

      S’ka faj institucioni jo. E ka populli degjenerate qe rri e ben sehir. Ashtu do veje kjo pune, me te ngecur. Jo Eshte faj i gjykatave, jo eshte faji i qeverise.
      Keto institucionet qerrtenj te medhenj, ja lene ne dere njera tjetres dhe ne fund i ngelet e gjitha brenda popullit. Po populli eshte mesuar ta mbaje brenda.
      Mjafton nje lubrifikim i Ketit dhe i Takut..dhe nuk e ndjen me..perkundrazi, e shijon

  8. edmond vila says:

    Keti je nje femer shume kurajoze. Te lumte meriton shume respect.

  9. A-S says:

    E bukur ne shpirt dhe pamje. O vajz e mecme.

  10. Tirona says:

    O znj, Keti, nuk kemi pse te presim 9 vjet qe te pastrohet sistemi I drejtesise, ku ajo mund te bohet brenda vitin. A ju kujtohet kur PD erdhi ne pushtet ne vitin 1992 , nxori nje ligj ku te gjithe prokuroret dhe gjykatsit e sistemi para 1990 I nxorri ne asistence , keshtu te veprohet edhe tani te gjithe prokuroret dhe gjykatsit te nxirren ne asistence dhe te rikthehen ne detyre ata prokuror dhe gjykates qe kalojne filtrin e Vettingut si dhe ti afrohen vende pune edhe te rijnve qe kon mbaru sistemi e drejtesise.Nuk duhet pritur gjate, urgjentisht pa perjashtim te gjithe prokuroret dhe gjykatsit duhet te dalin ne asistence, se sa me shume kohe te qendrojne ne detyre aq me shume pengesa i nxjerrin sistemit te drejtesise.

  11. f says:

    duke lexuar kete artikull po bindem se se dhe ketu tek ne gjinden akoma te till qe nuk do e lene shqiperin ne dore te pa ndershemve dhe se nje dite do u themi europinve se jemi te deje te bejme pjese ne europe.

  12. Maria Logoreçi says:

    PASKE PARE EDHE BURUNDIN
    siç duket goce e Bazhdarit, fans i zogollinjve te Legalitetit. Apo e ke harruar tet’ate ne mitingun e mbajtur ne Teatrin Migjeni, pak vite me pare ?
    E pra yt ate u denua nga nje drejtesi shqiptare qe funnksiononte pa derrci-merrci siç mundohesh ta paraqesesh ti (ate te sistemit socialist ), me kete te sotmen ku ti nuk dihet nga te mbijten milionat qe ke grumbulluar, me siguri da ta kalonte pa u futur as ne nje seance te pare per tu ndjekur per shkeljet e ligjeve te kohes qe i beri me aq dashuri yt ate.

    Nuk kam ç’te them per “drejtesine e sotme”, mund te te kete shkelur edhe ty ne ndonje rast, por ate perrallen e “humbjes se ndjenjave” nga mrekullia e funksionimit te drejtesise ne vendet qe paskerke vizituar, per ne qe e perjetojme prej dekadash kete realitet, na duket sa qesharake aq edhe idiotesk nje afirmim i tille.

    Korrupsioni, neperkembja e ligjeve, pershkrimi i tyre (mbyllja e dosjeve per shkak te kohes se sterzgjatur te seancave gjyqesore dhe ato te prokurorise) jane drama me e madhe qe perjetojne sot shumica e qytetareve te atyre vendeve qe te paskan shokuar me mbarevajtjen e drejtesise.

    Kjo per ndjekjet penale, se per ato civile arrijne (ne se jane me fat) edhe pas njezet e me shume vitesh sorollatjesh neper gjykata.

    Nuk eshte Shkodra qendra e botes, moj tutkune e lindur gabimisht ne Shkoder. Ti e di mire se nga kane ardhur avet tuaj, andaj mos pellit budallalleqe ne emer te shkodranizmit tend artificial !

    Ishte mire te flisje vetem per Llallen e thertuar dhe 200 sterpiklat qe e shoqerojne.

    1. Noci prej babrruni says:

      Marie logopreci, babai i Ketit s’ka qene ndonjehere zogist, ai eshte burgosur fare femije sepse aspironte pikerisht nje sistem pa zogolle e saliha. Ne nder te tij dhe studenteve te tjere te arrestuar ka dhe nje rruge ne Shkoder qe mban emrin revolucioni hungarez. Druaj se nga kersheria e kundervenjes Marije sterkalat te kane rene ne sy kesaj here. Fshihu Marije, fshihu per prec e masandejna shkruj.

      1. Maria Logoreçi says:

        O NOCO !
        Sa ishte qeni jem (po te shruaj shkodranshe – ate te vetreten) prej Babrruje aq edhe ti je shkodran. Mundet ta kesh marre pas mender me thene kur lepije kockat e qelbura tek plehnat (shk.) e Zallit te Kirit, ku edhe sat’eme i mbaje bishtukun gjate pritje percjelljeve te xhaxhallareve te atij deputetit te Vaut te Dejes qe s’me kujtohet emri, ops Nard Ndokes.
        Kerko ne internet takimin e Bazhdarit me Zogolljanet ne Teatrin Migjeni.. mor qelbsine e shkaperdhyer fusheplehrave te Shqipnis (shk,).

        1. Noci says:

          Se pse me duket kjo Maria si edison ypi mo jaho, cudi! I djeg suma kur i permendin saliplehun.

  13. Ndoc B says:

    je lodhur shume zoti skypion per te shkruar. Duket qe ne mentalitet jeni nga veriu i thelle. Lereni fantazite e shfrenuara te masturbimit para fotos dhe kerko te kapesh thelbin. Zonja Bazhdari e ka sqaruar me qarte nuk behet. E komplimentoj per stilin dhe kthjelltesine me te cilen prezanton mendimin dhe ku ta marrim te kete parlamenti te tille njerez brenda. Ndersa tek krahasimi me boshin keni treguar tamam origjinen tuaj maloke dhe i keni vene vule injorances.

  14. Qafa says:

    Ja ma kap nje here per qafe.

  15. Petro says:

    Po gjeni nje foto tjeter, se keshtu, me ato dhembe te zbardhur duket nje idiote e lindur.

    1. Liria e mendimit says:

      Hahhaha te keto komente shikon eksperimentin e gjalle cdo te thote te verboje inati. Po mir mo idiot/e deri ne kete pike eshte niveli juaj inferioriteti?!

  16. Besoj says:

    Ju lumte Keti,

  17. erjon says:

    Bravo Keti per analizen e sakte si gjithmone . Sala , Luli , Llalla e kompania qe ju shkon mbrapa vazhdojne e trajtojne popullin si dele . Harrojne qe iku koha qe shisnin cdo lloj budallalleku e idiotesie qe ju vinte nder mend por populli si ha me lakrat e tyre. Vetingut i druhen se do “i kapi prej zhelesh” dhe do i bej te paguaje per te gjitha demet e shkaktuara ketij populli dhe Sala me buratinet e tij e ka kuptuar qe i ka ditet e numeruara dhe perdorin lloj lloj marifetesh per te shpetuar por eshte e kote. Njerez si ti , me integritet te larte , personalitet e vizion na duhen. Rilindja duhet te jete krenare per personalitete te tilla qe ka ne gjirin e saj. Shkodra humbi shume. Eshte budalla dhe pa llogjik ai qe nuk aprovon fjalet e tua dhe analizen tende. Vazhdo keshtu sic ke nisur vajze, se je ne rruge te drejte. Respekte

  18. Tralala says:

    Forca Shkodra! Pse Jo ne vend te Hafizit. Ja mer, me moshe po, me gjatesi po dhe me hatim duket se po.

  19. ATDHEU says:

    Mund te me pergjigjet dikush se nqs eshte keshtu sic thote Llalla se eshte kercenuar nga mafia…. familjen ne Gjermani perse e dergoi? … dhe kush ja garanton atij se ne Gjermani familja e tij nuk do te kete kercenime…. kete sarij ta kuptoj…

  20. Ortopedi says:

    Keti e perkryer ne temat qe rrok dhe analizat qe bene! Frika eshte se edhe”vitingu” nuk eshte shkopi magjik per te
    vene ne binare ngrehinen e rrezuar te drejtesise,perfshi prokurorine. Nuk mendoj se vetem futja e te rinjeve
    ne kete sektor mund te rregulloj gjithcka,per me teper qe nje pjese magjistrateve te rinj, reflektojne
    nje fudulleke te pashoq saqe e krahasojne vehten nganjehere si zot te gjithckaje.Nga ana tjeter
    ne shume procese civile apo penale,ne zgjidhjet perfundimtare shpesh i japin kopje te njera tjetres,pa hyre ne
    brendi e pa bere analiza te rastit konkret,.Eshte e nevojshme qe pervec diturise teorike ata te kene edhe pervoja jetesore qe lidhet le te themi me mosha pak me te pjekura,jo te sapodiplomuar e direkt gjyqtar apo prokuror.

  21. Tulipani says:

    Skypion. (Jozefina)
    Bukur po i thurke fjalet por,, po te ishe vertet e perndjekur. Nuk do ju jepje me mish e me shpirt, Saliut qe ishte ma komunist se vet komunizmi..
    Jozefina, e di qe je ti Skypion, apo (Dizenjatorja) e komunistave sigurimsa qe te shetiten neper bote ne te dyja sistemet.. Bane qejf boll duke shetitur ne shkretetirat me sheitet arab, dhe ku harxhoje pa meshir parate e taksapaguesve shqiptar. Prandaj mos ardhte kurrma sisitemi juaj i hajnise dhe i plackitjes me plot krime e vrasje.. Mallkuar qofshit..
    Keti Bazhdari i ka dhan provat se asht njeri i paster dhe vajz e nderume e Shkodres.. Respekte Keti Bazhdari..

  22. Gjoni says:

    Llalla qofte askushi nese nuk heton linjen e kontrabandes qe ka krijuar ne Shkoder Keti “e ndershmja”. Mjafton t’ia kontrolloje kamionet e saj me mall dhe do te shohe diferenca malli te padeklaruara. Keto i dine te gjithe ne Shkoder, se prej kryetarit te doganes Shkoder e deri te doganieri me i vogel ne Han te Hotit jane emeruar nga Keti. Ka te drejte nje komentues me lart, Keti mund ta zevendesoje Moza Hafizin. Ky eshte standarti i rilindjes, sa me shume injorante dhe hajdute promovohen sa me lart. Prof. Hafizi e ka marre shkollen shkelqyeshem e me takat deri ne France, Keti e ka marre shkollen me shqelma e duke paguar masterin te Naim Cili.

    1. Hashashi says:

      Nevoja per te baltosur kur te dridhet kaka m.th si i thone shkodranet eshte ekstreme. Ne fakt Ketin e detyrojne qe te kerkoje me dore te hekurt reformen ne drejtesi, se ajo vete s’do donte, ajo vete do donte rrumpalle qe te kaloje kamionet sipas gjon k.rit. o idiote a e kuptoni qe jeni bere gazi i botes! po ju dridhen leqet e kembeve sa s’dini me c’te shpifni per njerezit qe duan shtet ne kete vend. Ju ka ngelur vec anonimati

  23. Prokurori says:

    Po nje pyetje kisha per ty zonked e nderuar qe . Ku eshte korrupsioni me I madh ne qeveri apo drejtesi? Respecte tema. Pastaj beju pak modeste se ne Zyren time disa here je paraqitur per favore te jashteligjshme apo I do me data.

    1. Lu says:

      Te paraqitet dikush disa here do te thote qe prokuroria i afroka keta favore, se askush nuk vete disa here te degjoje jo-ne. Sa per ketin i rruani b.then se as i jeni dashur as do i duheni ndonjehere ju. Ti je i pari qe do biesh nga karriga

  24. SHQIPTARI says:

    O TIRONA , O DAKUUUUUUU SISTEMI DO PASTROHET PER DY MUAJ DHE JO PER 1 VIT POR AMA KY FILTER I BERBERE NGA PJESTARE NE KOMISIONET E VETINGUT NGA TE HUAJ DO TE QENDROJE NE KETE POZICION EDHE PER 9 VJETET E ARDHSHME PER TE GARANTUAR QE CDO I RI QE VJEN NE 9 VITET NE VAZHDIM DO KALOJE NJEHERE PARA HUNDES SE TYRE DHE TE DALLOHET VJEN ERE APO ESHTE I PASTER O PLAK. NUK DO TE THOTE QE DUHEN 9 VJET KUPTOJE MIRE SE TE TALLIN DHE U QIT BOJEN EDHE TIRONSAVE, I BEN TE DUKEN SI NJEREZ QE NUK ARRIJNE TE KUPTOJNE, GJYNOF MER JAHU

  25. Tomi says:

    Te fala Elises o Ket se edhe ti njelloj je si ajo.

  26. dritani says:

    Thone se jane zbuluar ata qe e kercenuan Llallen: alienet.

  27. loni says:

    problemi eshte tek gjykatat jo tek prokureria

  28. denis says:

    dukesh seksi keti po mend nuk ke keshtu qe shkodra te njef dhe nuk te zgjodhi tash ben gam gam gam gam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje