Biseda e Ramës me fermerin: Edhe në Manhatan ta kishe stallë, s’do kushtonte kaq shumë!

21 Tetor 2016, 14:46Kronika TEMA

Kryeministri Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me fermerët e zonës në Gjirokastrër, ku ndër të tjera ka dialoguar me ta, duke i pyetur për problemet e tyre.

Një moment jo i mirë për Ramën ka qenë ai pas pyetjes së njërit prej tyre, që mesa u duk e kapi të pa përgatitur kryeministrin.

Fermeri në fjalën e tij përdori edhe terma fushate dhe ngriti problemin e çmimit që duhet të paguajë për truallin.

Rama ka kërkuar ndihmën e drejtorit të Legalizimit në Gjirokastër, i pranishëm në bashkëbisedim dhe pasi i ka kërkuar shpjegime, e ka urdhëruar të legalizojë 2 stallat e fermerit brenda ditës së hënë.

Biseda:

Fermeri: Është një handikap i madh, paguhet njësoj për një shtëpi njësoj për një stallë…

Rama: Nuk e kuptova këtë 40 milion për stalla.

Fermeri: Aq kërkohet për një objekt që kërkohet nga një fermer.

Rama i drejtohet drejtorit të ALUIZNIT: Prit njëherë. E kuptova. Është në truall shtetëror. Kur është truall shtetëror nuk duhet të ketë.

Fermeri: Në fakt…

Rama-drejtorit: Si është kjo punë mo drejtor?

Fermeri: Ja…

Rama: Një minutë më ler! O drejtor…

Drejtori: Nuk e di ku e ka gjetur këtë informacion…

Fermeri: Ke dy stalla, një e ke në Antigone…

Rama: U bënë disa çështje. Kjo tarifa së pari  nuk është ashtu. Tarifa është vetëm 2 mijë lekë për metër katrorë. S’ka tarifë tjetër. Vetëm për tokën dhe vlen vetëm për biznesin jo për shtëpinë. Ju ju bie të paguani me 200 Lekë  metrin katror.

Fermeri: Bëni llogaritë mirë, janë 40 milion lekë.

Rama: 200 lekë shumëzim 2, bëjnë 4 milion, jo 40. Bëji mirë llogaritë!

(Duartorikitet nga fermerët).

Rama-fermerit: Ditën e hënë, ai drejtori atje do të të bëjë legalizimin.

Drejtori: Po, le të vijë…

Rama: Do shkosh ti nuk do vijë ai. Të dy stallat do ia legalizosh e të hënën do më çosh mesazh, u bë. Bëji llogaritë mirë se qenka edhe inxhinjer.

Fermeri: Jam pensionist.

Rama: Ti moshën e ke në pension se punon më shumë se ai drejtori. ( I drejtohet edhe njëherë drejtorit) Drejtor, u kuptuam?

Rama-Fermerit: E pra, 200 lekë metri katror, jo 40 milion. Se ti edhe në Manhatan ta kishe stallë, s’do kushtonte kaq shumë!

6 komente në “Biseda e Ramës me fermerin: Edhe në Manhatan ta kishe stallë, s’do kushtonte kaq shumë!”

  1. Fredi says:

    Si thote drejtori “le te vije ne zyre” po pse nuk shon do ti o HAJDUT? Dhe drejtori i portokallise do punonte me shume.

  2. Faro says:

    Tema!
    Kryeministri nuk iu kap i papergatitur, por u surprizua me te drejte per ato qe degjoj. Jepini lajmet ne rregull dhe jo si gazeta 55

  3. nje lexues i zakonshem says:

    Po ku te shkoje drejtori , more hajvan Fredi , tek stalla e fshatarit te beje legalizimin ? I duhet te marre me vehte tere kadastren , kompiuterat , dosjet , vulat e ndoshta edhe nje tavoline me karrige , sepse nuk e besoj se gjenden ne stalle . Po atehere , ç’na duhen zyrat , shkon aluizmi shtepi me shtepi e stalle me stalle , e murr me murr , e ja ku u mbarua puna . Po fshatari ç’do te beje , apo , ka pune shume dhe nuk mund t’a heqim nga puna .

    1. pfff says:

      Ke shume te drejte, ate mendova dhe une kur po e lexoja pergjigjen. Mbase vertet u surprizua nga ato qe degjoi, nuk e paragjykoj ketu, por te urdheroje drejtorin te shkoj ne ferme per te bere legalizimin dhe me pas ti coj text qe u krye, kjo eshte qesharake. Shteti funksionon me shkresa protokollare dhe njoftime formale, nese Kryeministri kerkon sqarim per nje ceshtje. Pastaj qe kur ky drejtori raporton direkt te Kryeministri?? A ka nje shkalle funksionare?? Apo muhabet kafeje thuaj…cheap show!!!

  4. Sokoli says:

    a e kuptuat ca shtet leshi kemi qe dhe llogarite e privatizimeve I bejn drejtorat si u do bytha dhe duhet kryeministri te beje aritmetiken dhe te jape urdher per legalizim pa te behen punet ne kete vend. turp e para per kryeministrin qe ne vend duhet te kishte pushuar kete palo drejtori dhe te gjithe ata qe bejne keto lloj pazarlleqesh e sorrollasin popullin edhe kur ligji eshte I thjeshte dhe I drejte
    drejtimi vjen nga koka se Rama mire e zgjidhi kete fermerin dhe nuk e la te paguaje sa ne manhatan per stallat por sa te tjere ka qe duhet tua zgjidhe rama vete se drejtorat qe ka vene duan ryshfete e lek ne dore e tu vesh ne zyra pa te bejne pune. turp e faqa e zeze qe nuk u beme njeher njerez e te bejm punen me ndershmeri.

  5. D. Didani says:

    Sic e pame Kryeministri ishte shume i pergatitur,gazetari do ta kuptoje diten tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje