Rivali i Metës flet pas votimit: LSI, shembull për të gjitha partitë politike

6 Nëntor 2016, 12:01Politika TEMA

Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, mori pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike.

Pas votimit Spahiu dha një prononcim për mediat nga Dibra ku theksoi se LSI-ja është e para, ndërsa falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

“Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato. Unë besoj fort që LSI është e para dhe duhet të jetë e para. Unë në këtë proces dua të falënderoj pa masë të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces fantastik zgjedhor, që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri”, deklaroi Spahiu pas votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje