Ben Khomeini Blushi, snajperisti...

7 Nëntor 2016, 09:17Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

‘Në vitin 2021, Kryeministri shqiptar do të vritet nga një snajperist karriere në Afganistan’

Snajperisti në fillim është i paguar nga vet Kryeministri që ta kryej atentatin ndaj tij dhe ta plagos sa për të thënë në ‘zog’ të këmbës, aty afër thembrës së Akilit për shembull.

Dhe, ky tentim atentat të ndodh gjatë një fjalimi të tij para turmës së madhe.

Është viti 2021. Krizë e madhe. Varfëri. Pakënaqësi. Shqiptarët janë të pashpresë. Mjerim i madh.

Kryeministri i dëshpëruar, duhet ta aktroj ‘vdekjen e tij’ për ta paraqitur veten si viktimë e tmerrit dhe terrorit, me idenë gjeniale të autorit që ta fitojë mëshirën e popullit për një mandat të tretë.

Se kur populli e sheh se Kryeministri rrezikon të vdes, për ta shpëtuar nga vdekja, ia jep edhe një mandat.

Ama, snajperisti me përvojë në Afganistan, qëllon ‘burrë i mirë’ dhe nuk e plagos Kryeministrin sa për sy e faqe, por, i tmerruar nga të bëmat e Kryeministrit shqiptar kundër popullit të tij (të cilat ia tregon Ben Blushi), dhe i flaktë për drejtësi siç janë rëndomë ‘vrasësit me pagesë’, pëshurr në pare, pëshurr në krejt karrierën e tij ‘snajperiste’ dhe kur i del para syve filmi me veprimtarinë kriminale të Kryeministrit shqiptar (meqë snajperisti anipse snajperist, del të jetë njohës i zhvillimeve politike të Shqipërisë), dhe kështu, duke i përfytyruar vuajtjet e popullit vëlla, rreshtohet në anën e Ben Blushit, dhe të shqiptarëve, dhe e qëllon Kryeministrin në loçkë të zemrës.

Faji për vrasjen e Kryeministrit i mbetet Sali Berishës. Kjo është gjetja më origjinale metaforike, simbolike, a qysh duhet me thënë, që nënkuptohet në romanin ‘Kryeministri’ të Ben Blushit!

Merret vesh se gjatë përgatitjeve për atentat të improvizuar ndaj Kryeministrit, vrasësi ka kaluar shumë kohë me autorin.

Por, pas vrasjes së Kryeministrit, autori e shpëton vrasësin, duke e larguar me anije nga Shqipëria dhe duke e vendosur në një vend të sigurtë në Afganistan!

Kështu, Shqipëria shpëton nga Kryeministri Edi Rama, dhe bëhet Kryeministër Ben Blushi, i cili sipas idesë gjeniale të autorit (se imagjinata e zbulon qejfin e autorit, natyrisht përveç anën e tij ‘artistike’), askush nuk e ka parashikuar se Shqipëria, në kulmin e krizës politike, ekonomike, në kulmin e të gjitha llojeve të krizave, në vitin 2021 do të çlirohet nga një snajperist i Afganistanit.

Ben Agata Kristi Blushi, do ta kishte vrarë Kryeministrin edhe më herët, por partia e tij ‘Libra’ ende nuk është e gatshme ta marrë pushtetin, dhe kështu shkrimtari, ia ka dhënë Edi Ramës edhe një mandat brenda librit të tij ‘artistik’, derisa të rritet ‘Libra’ e tij politike, anipse Libra është vetëm një shenjë e horoskopit, që për karakteristikën më negative e ka pamundësinë për të marrë vendime.

Ama, horoskopit s’i besohet se edhe Khomeini ka qenë ‘Libra’, dhe bënte thirrje për vrasjen e Selman Rushdies.

Ky Ben Blushi meqenëse nuk ka b… t’ia bëjë si Khomeini, i vret e i bën sallatë ‘ armiqtë’ e tij në ‘librat’ e tij! Edhe ky quhet ‘vrasës’, letrar ama…

P.S. Ani neve të Kosovës ky ‘gjenni’ na quante gjatë luftës ‘terroristë kosovar’ që duhen vrarë; thërriste që Shqipëria të rreshtohej në anën e Serbisë, dhe kosovarët joterroristë n’vakt t’Rugovës i këshillonte të dalin në zgjedhjet e Sllobodan Millosheviçit. Kurse, shqiptarët në Maqedoni së fundi i këshilloi ta zgjedhin krizën politike duke u martuar me maqedon.

Definitivisht, psikopat!

20 komente në “Ben Khomeini Blushi, snajperisti…”

  1. lexuesi says:

    tu qesh me lot XD e ke myt fare BEN AGATA KRISTI BLUSHI

  2. GR says:

    hahahaha…e ke qare ……me lot per zotin hahahahahahahaha

  3. Klimax says:

    Hahahahaha! I madh Blushi! I bere te flasin me vete rembythjet e sistemit te kalbur te shoqerise dhe politikes shqiptare! Cudi, si nuk mund te kuptojne qe nje shkrim artistik eshte vetem nje fantazi dhe jo nje ngjarje reale!!! Autor te tjere kane shkruajtur edhe per vrasje presidentash te SHBA-se, por nuk i quajti dikush provokatorer, terrorista anti-amerikane apo Khomeini!!!!!
    Po koqevarja c’pati??!!

    1. Bledi mane-shi says:

      Ama e pe ti klizem si veper letrare !! ashtu do jete pastaj.

    2. FAKT says:

      Grek o grek……

  4. Landi says:

    Blushi eshte PALACO dhe asgje me shume.

  5. Albanistan em i dashtun says:

    Beni sduhet sulmuar se eshte kundra Rames por si mbeshtetes i Nanonizmit dhe mik i Berishes. Fakti qe Saliu e donte shume Benin si asnje tjeter se edhe i kujtonte rinine e tij komuniste eshte e mjaftueshme qe Beni te cperfillet dhe me kete rast ti tregohet vendi si politikan sharlatan qe kishte per synim neneshtrimin e demokracise ne meshiire te Fatos Nanos e cakejve te tjere mbeturina te Enverizmit.


    Mos harroni dhe beni sikur sdini kur dihet qe edhe sharlatani tjeter Majko eshte jo ndryshe nga Blushi. Majko eshte nje tjeter i adhuruar i Berishes. Dhe dihet po te pelqeu Berisha je njelloj si Gramoz Kriminel Ruci.

  6. orli says:

    Te lumte Kimete por do shtoja se pervecse “definitivisht psikopat” eshte pak si me shume b..qire!

  7. Qifi says:

    Vdekje rilindjes, rrofte LIBRA.

  8. vang says:

    Ketij talenti te pa diskutueshem letrar duhet ti kujtojme dicka: Vjen frymezimi dhe shkruan.Vjen dhe lumi rrembyeshem dhe permbyt,andaj ndertojme pengesa qe te mos ndodhin katastrofa.Talenti letrar permbane edhe guximin qytetar, guxim i cili ska asgje te perbashket me nje si pune zgjidhjeje mekanike.Te me falni se librin :””Kryeministri “”,nuk kam mundur akoma ta lexoj,por po marr per te sakte interpretimin e z..Berisha.Me keto qe them as mbroj kryeministrin dhe as qe diskutoj se mandati i tij i dyte nuk eshte ne opsionin qytetar,dhe jo e grup politikave me zgjidhje terrorriste edhe pse i sapo “”ndergjegjesuar””.

  9. Ilia says:

    E nderuar Kimete Berisha,
    Sa here ju kam lexuar nje germe nuk i heq asaj cfare keni shkruar. Jeni vertete nje burrneshe e pakrahasueshme me shume burracake andej e ketej trevave shqiptare

    Tung

    Ilia

  10. Briklona says:

    Te lumte pena!
    Me bukur nuk thuhet!
    Bravooooo!!

  11. alban says:

    Kimete, fjalia e fundit eshte mese e gjetur dhe i ve kapak gjithe shkrimit. Te lumte.

  12. lola says:

    Love your rational thinking.

  13. MirelaKumbaro says:

    Kimete fycke, paske mesuar te lexosh libra. E paske lexuar me nje fryme!!! Po si mund te lexosh librin e nje “psikopati” sic e quan ti brenda nates.
    Po si braktise vibratoret dhe dildot zbavites per te lexuar nje liber “dosido” qe shan nje sociopat kanceroz? O kimet shko beji kimet vrimave te plurosura nga papastertia dhe koqevarurve te fishkur. Ate shih ti. Librat sjane per dosa mishngrenese me zorre te presuara nga gazrat zhurmuese. Mos harro hudhrat per dezinfektim.

  14. E Verteta says:

    Ne fakt Agatha-Blu-Shute-Riqi ndoshta di ndonje histori tjeter te manipulimit publik qe mund tu jete bere shqipetareve edhe me dijenine e tij, fjala bie kur ju be “atentat” Kryebashkiakut te Tiranes, ne shtepine e tij, per te justifikuar blerjen e makines se blinduar Benz me vlere $600,000, sepse i rrezikohej jeta nga kriminelet qe po u prisheshin ndertimet pa leje ? ? ?

  15. titi says:

    Oh sa bukur e ke lidh moj Kimete te lumte pena dhe mendja! Si e ke kuptu kaq mire kete karakter te ulet te BB. Eh sa ka si ai qe na vijne verdalle fatkeqesisht…, por do u dale boja, sic i ka dale ketij BB!

  16. KORCARI USA says:

    Po ku e di ti moj mendje fycke se snajperat na qenkerkan idiote,budallenj,nuk marin vesh nga politika,Po kush te ka mesuar ty mij budallacke e mamase se kur vret kryeministra ne romane shkrimtari duhet te jete psikopat.Po kur e lexove me nje fryme kete liber interesant sa dhe shuren e bere ne breke qe mos shkeputeshe nga leximi nuk the faleminderit Blushi.Si hartim meriton nje dyshke dhe si nje kritike nje zero me bisht.Nuk ta vrasin Ramen jo bile as Saliun se na duhen per dordolece ne mesimin e ekonomise e drejtimit te shtetit.

  17. aqif tahipi says:

    O Kimete . respekte per ndjenjen realiste te te parit te ngjarjeve.Ketu ne Shqiperi ,shumica e gazetareve ,opinionisteve dhe shkrimtaro –poeteve ,jane aq te paafte dhe te shkeputur nga jeta e vertete sa ju duket se cfare fluturon haet.Me mire mos i pirdh fare dhe mos humb nga koha jote me idiotesirat e tyre.

  18. KORCARI USA says:

    Po ku e di ti moj mendje fycke se snajperat na qenkerkan idiote,budallenj,nuk marin vesh nga politika,Po kush te ka mesuar ty moj budallacke e mamase se kur vret kryeministra ne romane shkrimtari duhet te jete psikopat.Po kur e lexove me nje fryme kete liber interesant sa dhe shuren e bere ne breke qe mos shkeputeshe nga leximi nuk the faleminderit Blushi.Si hartim meriton nje dyshke dhe si nje kritike nje zero me bisht.Nuk ta vrasin Ramen jo bile as Saliun se na duhen per dordolece ne mesimin e ekonomise e drejtimit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje