Koço Kokëdhima: Me Sorosin kam punuar edhe vetë, por duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga tentakulat e tij

11 Nëntor 2016, 11:40Politika TEMA

Koço Kokëdhima thotë se Soros ka ndikim të rrezikshëm për Shqipërinë.

Duke folur për emisionin e Dritan Hilës, Kokëdhima është shprehur se i duhet dhënë fund ndikimit të tij në politikën shqiptare.

Jemi 48 orë pas një ngjarje të madhe. Është zgjedhur një president kontrovers në SHBA. Keni qenë ndër të parët që e keni përgëzuar fitoren me një status në Facebook. Urimi juaj ka pasur brenda piperin. Në urim thoni: Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij.

Kokëdhima: Për këtë çështje është folur shumë dhe do të flitet për shumë kohë. Unë nuk i jam përgjigjur kritikave tuaja. Zoti Trump fitoi dhe kjo është diçka e pazakonshme në mënyrën se si ndodhi. Po të kemi parasysh rreshtimet, po të kemi parasysh që përballë tij ishte i gjithë establishmenti dhe përballë tyre ishte një person që anatemohej. Kam qenë shumë herë i vetëdijshëm për vlerat e veçanta të tij. Ai është një person i pazakontë. Me një vullnet të pathyeshëm. Ne e kemi bërë të njohur në Shqipëri me botimin e dy veprave të tij. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai thotë: të jesh gjigant në biznes dhe në jetë! Ai ashtu është. Është mbresëlënëse e gjithë familja e tij.

Zoti Kokëdhima, e besoni edhe ju që Trump kishte kundër një “rrjetë” të madhe, nga një “merimangë” që ishte Sorosi? Akuzohet edhe këtu në Shqipëri se ka tentakulat e tij.

Kokëdhima: Unë nuk dua t’i japë rëndësi më shumë se ç’ka çdo faktor. Fitorja e.Trump është një fillesë për të kuptuar të gjitha ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në të gjitha vendet. Në qoftë se vota për Trump ishte një votë refuzimi i establishmentit aktual, kjo është e lidhur me shumë zhgënjime. Kjo ngjarje është me shumë rëndësi të kuptohet edhe në Shqipëri. Në 6 dekadat e fundit, prodhimi kombëtar i Amerikës është rritur 6 herë. Paga mesatare në Amerikë është sot njësoj sa 60 vite më parë. Rregullat e ekonomisë janë shkruar në favor të korporatave.

Pas deklaratave të kryeministri a rrezikohen në vizionin tuaj marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?

Kokëdhima: Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë një bazë historike, strategjike.

Ju mendoni që Trump nuk do t’ia mbajë ‘vath në vesh’ kryeministrit?

Kokëdhima: Kjo nuk ka asnjë lloj ndikimi. Kjo është një ndjesë dhe është një çështje e mbyllur për mendimin tim. Të gjithë njerëzit marrin një anë dhe të gjithë bëjnë një lloj zgjedhje dhe kjo është normale, pavarësisht sa korrekte është në marrëdhëniet diplomatike.

Nuk do të ketë pasoja zoti Rama?

Kokëdhima: Nuk do të kenë efekte mbetëse. Rama nuk bëri komente për një shtetar, bëri komente për një kandidat në zgjedhje. Më e mira është që të mos ishin bërë. Do ishte mirë të mos bëheshin.

Ju e përmendni rrjetin Soros në Shqipëri se ka shtrirë tentakulat dhe po tenton kapjen e të gjitha sistemeve në Shqipëri. Vërtet mendoni që është kaq i shtrirë dhe kaq frymëmarrës për politikën shqiptare?

Kokëdhima: Komenti im është ky: me fondacionin Soros nuk kam asnjë ngarkesë negative personale. Në fillim të viteve ’90 kam bërë një punë me këtë fondacion. Kemi qenë partnerë. Kemi bërë shkollën e Qeparoit dhe kemi qenë bashkëfinancues. Kam mbetur i nderuar dhe kam marrë një pllakatë nga Sorosi. Për sa i përket aktivitetit të fondacionit Soros këto vitet e fundit, që ka lidhje kryesisht me interesin e këtij fondacioni për të ndikuar në zhvillimet politike në Shqipëri, unë personalisht e çmoj si të padobishme për vendin tonë këtë gjë.

Ky fondacion ka kundërshtuar Berishën… si papritmas u transformua në një vatër të së keqes?

Kokëdhima: Unë dua të shpjegoj pikëpamjen time për këtë gjë. Siç kam shprehur pikëpamjen time edhe për disa diplomatë të huaj në Shqipëri që nuk i përmbahen konventës së Vjenës që rregullon marrëdhëniet diplomatike mes vendeve. E kam shprehur pikëpamjen time dhe i qëndroj asaj pikëpamje. Shpresoj që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri.

Në rrjetet e djathta qarkullon ideja që rrjeti Soros është ai që ka ngritur edhe rrjetin e politikanëve të rinj të së majtës.

Kokëdhima: Nuk kam lexuar asnjë portal këto ditë dhe të jeni të sigurt se nuk kam asnjë lloj ndikimi. Është një përjetim komplet personal dhe është një artikulim shumë i sinqertë. Nuk dëshiroj fare që ky artikulim të shërbejë për të zvogëluar kontributet e këtij fondacioni për shoqërinë civile dhe për shumë projekte të dobishme në Shqipëri, por kjo nuk i ndryshon pikëpamjet rreth implikimit të projekteve të fondacionit në zhvillimet politike të Shqipërisë, i konsideroj ato të dëmshme dhe të rrezikshme për vendin tonë.

16 komente në “Koço Kokëdhima: Me Sorosin kam punuar edhe vetë, por duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga tentakulat e tij”

  1. ermir says:

    Por kur ke bashkëpunuar me Sorosin, çfarë muti do tani?

    1. Drini says:

      po ka bashkepunuar per Ngritjen e Shkolles se Qeparoit, i lexoni apo jo te gjithe intevisten ju?? Lexoni vetem titrat! normale nddaj nuk ben perpara Shqiperia

    2. Fjorela says:

      ate qe te hash ti Erimir, qe nuk ke sy te shohesh te verteten. Dhe sa per info lexoje mire te gjithe intervisten pastaj fol.

      1. Goditesi says:

        Njeriu me njeriun njihet duke shpenzuar kohe me te.Ne fillim ne nuk i njihnim te huajt dhe i mirepritem megjithese gjithmone e kemi ngrene dge jemi shkaterruar nga te huajt dhe kete thoshte gjithmone Enver Hoxha.Kur erdhen te huajt me propaganden e tyre ne fillim e mbeshteten propaganden me bamiresi dhe pune ndihmese qe te krijonin reputacionin e mire dhe te perfitonin besimin e njerezve por pasi ja arriten ketij qellimi filluan veprimet e maskuara Masonike per shkaterrimin e kultures,ekonomise,identitetit,pokitikes tone. Kocoja ashtu si te gjithe nuk e njihte ne fillim por duke punuar nga afer me ta i njohu.Kocon ehoqen qafe Sorrosianet me urdhrin e Sorrosit dhe Kocojadel haptazi tani ne skene

  2. pro says:

    .. pata mundesine ta degjoj live….ishte OK-ej.

  3. intelektuali says:

    GEORGE SOROS ESHTE MAFIOZI QE KA FINACUAR FAMILJEN CLINTON PER AFRO 20 VJET ME RADHE DHE ESHTE PERSONI ME I URRYER NE VENDT ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE.

    Gjithe pasurine e tij ky Mafioz i pacipe e ka bere me spekullime ne Rusi pas Perestrojkes se Gorbacovit si Bexzhet Pacolli i Kosoves me shume te tjere nga pas, derisa te gjithe keta “biznesmene” si shushunja lakmitare i perzune me dajak me shqelma prej bythe nga ky vend komunist dhe eshte cudi qe askush nuk e permend kete fakt, perkundrazi ithtaret e Hillary Clinton akuzojne Donald Trumpin per simpati ndaj Presidentit bolshevik Putin, ne nje kohe qe fondacioni i Sorosit me Clinton eshte pikerisht ai qe ka perfituar me shume LEKA nga Putini dhe paraardhesit e tij.

    atehere:

    PSE FLET KESHTU ENVERISTI KOCO KOKEDHIMA?

    Dhe e justifikon KAQOLIN tone Edi Rama per REZILIN e tij me argumenta debilesh si ato te Enver Hoxhes kur i kishte prishur relatat me Kinen Komuniste dhe deklaroi per Mao Ce Dunin si MIKUN e perjetshem te Shqypnise

    prandaj:

    “E MALLKOVA TRUMPIN KUR ISHTE KANDIDAT DHE E LUMTUROVA KUR U BE PRESIDENT”

    eshte nje demagogji enveriste qe mund te sajohet nga:

    FANATIKE ENVERISTE SI KOCO KOKEDHIMA

    1. Dean says:

      Çfarë të keqe i ka bo familja Klinton Shqipërise dhe Shqiptarve,mer kaqol?!?!?!!
      Soros ka shpenzuar rreth 12 Miliard $ për Edukim dhe Bamirësi.
      Soros i ka bo paret e veta në Bursë,nëpermjet Hedge Found-it të vet dhe është Natyrale që në Bursë të SPEKULLOSH.Mund të fitosh,por po njësoj mund të Humbasësh.Dhe s’ka lidhje fare me “perestrojkën” e rusisë.Këto thashetheme,janë thjesht propogandë ruso-bolshevike.Filozofija e Sorosit është shumë e Thjesht: Hapni sytë o qorra!
      Por “qorrat”,si puna jote,KURRE nuk kanë për tu zgjuar nga gjumi,sepse,si dele që janë,nuk mund të jetojnë pa bari.
      Dhe e fundit.Nuk jam “tifoz” i Kokdhimës,por nga intervista që lexova nuk ka thënë asgjo të keqe për Sorosin,por është Mero Baze ai që keqinterpreton Kokdhimën (për arsyet e tij) çdo deklaratë dhe Qorra dhe Budallenj,si puna jote,janë Thjesht Viktima dhe “kamzhik” i Meros kundër Kokdhimës. Hapi syte,o Qorr,se po të përdorin!

    2. Drini says:

      Ai nuk ka thene asnjehere qe e kam mallkuar Trumpin kur ishte kandidate! Intelektual mos u bli nga disa njerez qe thjesht perbaltin figuren e Kocos per te perfituar dicka.

  4. corape kuqi says:

    More koqo. Ske qu ben atyre. Ti i nxjerr nga dera, ata te hyjne nga penxherja. I futi edi me fmn dhe bb.
    Sorrosi eshte pararoja. Eshte shen kozmai o kohes moderne.

  5. Populli says:

    Ke punuar dhe punon ende. Por tani ka ndryshuar pjesa e lojes. Je instruktuar nga vete ai, qe ta shash sepse ashtu i duhesh. Mashtrimi, ndyresia dhe pafytyresia nuk kane kufije te forcat e erresires dhe lakenjte e tyre.

    1. Maria says:

      Po na ilumino edhe neve o ” populli” ku punon ende Kocua me Sorosin! edhe une e ndoqa te gjithe biseden dje, dhe te them te drejten me pelqyet shume ne vecanti kur folet per Himaren, dhe per menyren se si duhet te behet politika e jashthme e vendit tone.

  6. Drini says:

    Ju degjova dije me vemendje kishte shume me shume per te thene se sa thjesht vetem mbi sorosin, por mesa duket gazetareve shqiptar vetem kjo ju ben pershtypje! pse nuk flasin per idete per Abuzimet? \

  7. Astrit says:

    Urojme qe shume shpejt edhe Shqiptaret ti hapin syte e te denigrojne Politikanet tane te korruptuar, qe vecse perfitojne dhe abuzojne me besimin e dhene nga populii. Ne Bashkine Time une kam nje Depuet, qe nuk kujtohet te vije asnjehere ne zone, por vjen vetem per te ngrene na nje dreke , ne fshat e bej na nje foto ne Faceboook, ose per te bere na nje set fotografik me veshje popullore! Te neveritshem ata, e turp per ne!

  8. Gezim says:

    Rama beri shume gabim qe dha nje deklarate te tille, sepse ai eshte zyrtari me i late i shtetit tone, dhe nuk duhet te tregohet i nxituar! ai smund te thoj qe Trump eshte nje fakeqesi per boten, sepse eshte krejtesisht jo normale. Megjithate keni kthyer nje pergjigje shume Diplomatike.

  9. Anisa says:

    Votimi elektronik eshte ide shume e mire per te siguruar qe vota te numerohet drejte dhe qe te jete populli qe vendos jo njerez qe mund te blihen per interesa shume te vogla. Shpresoj qe fjalet tuaja mos te bihen ne esh te shurdhet. Keni vizion shume te qarte

  10. Andrea says:

    Me pelqeu shume intervista Koco. Duhet qe deputet te zgjidhen 1 antar 1 vote. Duhet qe partite te reformohen te jene me demokratike dhe mos te kerkojne qe cdo antar i partise ti lepihet kryetarit per karrigen e deputetit, te drejtorit etj,etj. njerezit dhe antaret duhet te jene te lire qe te shprehin mendimin e tyre edhe nese nuk eshte i njejte me ate te kryetarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje