Mediat greke: Në Shqipëri ka plasur lufta civile për hashashin

14 Nëntor 2016, 12:45Kronika TEMA

“Një luftë civile për hashashin në Shqipëri”.

Kështu e cilëson e përditshmja greke “Katimerini”, situatën aktuale me kanabisin në vendin tonë.

“Kathimerini” ka publikuar një shkrim të të dërguarit të saj në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend.

Shkrimi fillon me ankesën e një bletë-rritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrugën për në koshere dhe vdesin.

Mirëpo, nga ana tjetër, sipas tij, “në Shqipëri janë të shumtë ata që falënderojnë Zotin që i dhuroi vendit të tyre kanabisin dhe ata munden të sigurojnë një të ardhur të mire”, shkruan me ironi gazeta greke.

Sipas saj, për këtë çështje, në Tiranë po zhvillohet një luftë e egër civile ndërmjet partive, me akuza të ndërsjellta.

Gazeta i referohet edhe deklaratës së nënkryetarit të PD, Edi Paloka, sipas të cilit 30% e fitimeve nga droga kalon në llogari të kryeministrit Rama, dhe do të përdoret për blerje votash.

Rreth këtyre akuzave, i dërguari i gazetës greke ka pyetur ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kathimerini citon ministrin t’i ketë thënë se “të gjitha këto janë rezultat i një politike pa principe që po ushtrohet në Shqipëri”.

“Është diçka që i kapërcen caqet e logjikës, në raport me punën që po bëjmë në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë”, thekson Tahiri.

“Po vazhdojmë të bëjmë një luftë të ashpër në çdo kënd të Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit. Pavarësisht nga sukseset, opozita vazhdon të na sulmojë, duke përdorur si argumente sukseset tona”, ka theksuar ministri Tahiri.

9 komente në “Mediat greke: Në Shqipëri ka plasur lufta civile për hashashin”

  1. I paemërt says:

    Po ikni more b..q…shikoni hallet e juaja more jevgjiter shtrojuni punes e beni reformat se jeni 500 miliard borxh dhe mos u merrni me fqinjin more thashethemexhinj te poshter

    1. adi says:

      sikur para ketij grekut kishte egzaktesisht te njejtit artikuj edhe ne shtypin italian bile edhe te rai1 qe une besoj qe eshte nga tv me serioze ne bote!!!!!
      apo nuk quhet kur e ben 1 italian ,1 gjerman apo amerikan.
      o pika truthareve.

  2. ToniTR says:

    Ceshtje zgjedhjesh! Nuk e kane te gjithe fatin te jetojne me borxhe te pakthyera sic ben Greqia. Ne mengjes merr leket nga BE, ne darke futet ne krevat me Putinin.

  3. Emigrant Selanik says:

    Ka disa jave ketu ne Greqi qe mediat bejne fushate duke sulmuar e nxire Shqiperine. Se kuptoj pse.

  4. Daniel says:

    E njejta propogande si ajo e PD. Greqia e interesuar te vi ne pushtet PD. Destabilizimi i vendit detyre e PD dhe e politikes Greke. Dhe deti “vjen”…..

  5. santiago says:

    keta kane shpresa se duke sulmuar qeverine duan te kthejne Saline ne pushtet qe te rimarin detin qe u fali qoftelargu

  6. Spathiati says:

    Sunitet e albanistanit, te punesuar nga Rama-zan drogaxhiu, ofendojne Greqine sepse gazetari i lire (dhe i nderuar) Stavros Tzimas, njohes i mire i Balkanit, shkruajti nje artikull me krimin e droges.
    Mbetje turkoarabe!

  7. shushica says:

    I dashur emigrant , përgjigja është e qartë , kur në Shqipëri fillon të ndihet shteti , në Athinë dhe Beograd shqetësohen …në të kundërtën , kur shteti është gati në vdekje , ata i japin shqelimn e fundit dhe festojnë .

  8. bobi says:

    Greqia ka nje muaje qe po pergatit terenin qe te verin veto kundra hapjes se negocjatave me shqqiperine ne dhjetore, dhe jane sulur si te ikur nga mentet vetem nxijne shqiperine. nuk ka dite qe gazetat me te medha greke mos te bejne nga 3 artikuj per shqiperine dhe ca nuk thone. po qe se politikanet tane ulin breket te greku qe ti plotesojme kushtet atyre me mire mose te futemi kurre te kjo evrope kurve. greqija e di qe e ka te veshtire te verin veto shqiperise se nuk ka arsyeje dhe e vetmja gje do kapet te hashashi, se sa per prishjen e ndertimeve ne himare evropa ja ktheu pergjigjen dhe u tha cdo vende ka ligjet e tije dhe do shikojne si te zhvillojne vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje