FOTOT/ Hapet "BunkArt 2", Rama: Hajdeni vizitojeni dhe qepeni gojën përballë kujtimit të viktimave

19 Nëntor 2016, 11:59Sociale TEMA
FOTOT/ Hapet "BunkArt 2", Rama: Hajdeni vizitojeni dhe qepeni

Në oborrin e Ministrisë së Brendshme u çel për publikun “Bunkeri Muze” dhe në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryeministri tha se hapja e këtij bunkeri ka një mision; kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit.

“Sepse cilido që harron të kaluarën është i dënuar që në këtë jetë ta rijetojë atë”. u shpreh ai.

Gjatë protestave të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, opozita dhe një pjesë e ish të përndjekurve sulmuan hyrjen e këtij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramën se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin. Kryeministri iu përgjigj edhe këtyre akuzave.

“Kushdo që thotë ky është një bunker për të risjellë në formë shprehjeje nostalgjie dhunën e së kaluarës përmes të qëndruarit të tij në sheshin sipër, ka një detyrim moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejtë, jo përmes të tretëve, jo përmes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi Kryeministri.

Në këtë ceremoni, Kryeministri përmendi edhe dosjet dhe foli për “disa që i tremben hapjes së tyre”.

“Dosjet për të cilat kanë ende frikë, makth dhe pafuqi të trishtueshme disa që i tremben edhe bunkerit edhe muzeut poshtë, njësoj si korbat i tremben një dordoleci”, u shpreh ai.

Në këtë muze të pagëzuar me emrin “BunkArt 2”, si vazhdimësi e “BunkArt 1”, Rama tha se mund të shihet sesi mijëra të pushkatuar përmes gjyqeve të montuara, kanë rigjetur një identitet, edhe pse shumë prej tyre nuk dihet ende ku kanë eshtrat.

Kryeministri ftoi veçanërisht të rinjtë që ta vizitojnë atë për t’u njohur me të shkuarën.

15 komente në “FOTOT/ Hapet “BunkArt 2”, Rama: Hajdeni vizitojeni dhe qepeni gojën përballë kujtimit të viktimave”

  1. Devolliu says:

    Ma do mendja qe edhe per kete idene ta ka dhene Linda. Se kjo motra nje ide jep dhe ben dem nga 2-3 milion euro.

    1. Agjenti 009 says:

      Zoti kryeminister!
      Ai vendstrehim,qe nga padituria e quan bunker,nuk ka sherbyer per te dhunuar ish te perndjekurit politike!
      Ai eshte ndertuar per kohe lufte,per t’u mbrojtur nga bombardimet e agresoreve te mundeshem!
      Te tilla strehime ka ne tre gjithe boten,duke filluar nga SHTEPIA CE BARDHE,PENTAGONI etj!
      Ato strehime duhet te vleresohen per te kunderten e asaj qe ti ben:
      -Tregojne seriozitetin dhe aftesine e shtetit socialist per te mbrojtur popullaten,ushtrone dhe institucionet ne rast lufte!
      Dhe keto nuk u ndertuan vetem per udheheqjen,sic ta ka qejfi ty ta thuash,por per te gjithe popullin!
      Bodrumet e pallateve te reja,qe sot jane kthyer ne disko e pub-e,kane qene per kete pune!
      Ne se ka nje te vertete ne kete percaktimin tend per cqellimin e ndertimit te ketyre strehimeve eshte ajo,qe ish te perndjekurit politrike,ne rast lufte do te ishin armiqte e Shqiperise sepse do te sherbenin si informatore per agresoret!
      Nuk di ndonje vend ne bote,qe masat per mbrojtjen e vendit te jene konsideruar antipopullore!
      E ke putuar keq ANTIKOMUNIZMIN zoti kryeminister!
      Ky show qe ke bere eshte vetem nje maskarade anti shqiptare!
      Per me teper qe ke bere edhe nje rehabilitim banal te xhandarmerise se satrapit Zogoll!

    2. Devolliu says:

      Devollinj ka shumë, ja na paska dalë sot dhe një farë devolliu tjetër të na bëjë komente. Por unë Devolliu i vjetër i Gazetës Tema po i them këtë gjë Edi Ramës dhe atyre që kanë punuar për “BunkArt”: Shtoni ata ndonjë tufë me dhi tropojane pasi Saliu i Viçidolit, si çoban dhish që ka qenë, ka nostalgji për to dhe mund të vijë dhe ai ta vizitojë “BunkArtin”.
      Këtij “Devolliut” të mësipërm unë po i them: Mos e ndot Devollin tim të dashur!

  2. Tr says:

    Βravo. …..Je politikan I madh. ..

  3. Petro says:

    Hipokrizi ne shkallen siperore.Perse??? Administrata qe drejton ti, vazhdon te godase me luften e mallkuar te klasave niperit dhe sterniperit atyre fatkeqeve qe sot i perdor si fasade .Mjafte me keto! Kurre s do te besojme ne, bijte dhe niperit e atyre te pushkatuarve nga regjimi totalitar, pjese e te cilit ishte dhe babai yt,.Perjashto lepiresit sa ka plot edhe nga keta ne shtresen tone.Ti ben pjese ne mbetjet e regjimit komunist.Qofsh i mallkuar nga Zoti.S besoj se faqja do te tregoje ngurtesi dhe t’i mbaje te fshehta keto rreshta.

    1. L leshi says:

      Besoj se nuk ka njeri me te mallkuar nga zoti se ti o petro sepse nje qe mallkon pa te drejte 5e tjeret zoti ja kthen ne koke te tije me gjithe cka dhe ky eshte rasti yt.

    2. Bond says:

      Petro, mallkuar qofsh, qe nuk njeh te bardhen nga e zeza tek njerezit. Jazeek!

    3. harillaqi says:

      Petro! Nuk paske kuptuar gje fare nga ato qe tha Rama.Ti me ate tru te degraduar keshtu do jesh.Ai u bene thirrje te rinjeve te njihen me te zezat e diktatures,kurse ti na thua mbroçkulla.Ta kuptosh mire se me antikomunist si Edi Rama nuk ka.Ai po jep nje kontribut te madhe historike ne keto momente.Ti po deshe mos i beso.Ke te drejten tende.

      1. ortes says:

        Bre hari-LLAQI!
        Sa i mencem qenke bre Llaqi!
        As ti e as Edi Rama nuk e kuptojne se nuk i ha njeri mbrockullat me antikomunizem!
        Per 26 vjet me radhe ky palo antikomunizem ka sherbyer per shberjen e shtetit shqiptar,per percarjen e popullit,per grabitjen e pasurise kombetare,per baltosjen e historise se Shqiperise dhe permbi te gjitha te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare!
        Edi Rama nuk eshte thjesht antikomunist,por nje ANTISHQIPTAR!
        Perderi sa eshte rehabilituar satrapi dhe tradhetari Ahmet Zogolli, qe shiti Shqiperine,vodhi floririn e Bankes Kombetare dhe e la popullin vetem ne meshiren e pushtimit fashist,Rama verteton se ai eshte vazhdues i denje i tradhetise kombetare te Sali Berishes,prandaj merret me keto spektakle idiote qe nuk kane lidhje me persekutimin e njerezve!
        Te gjithe fortifikimet e mbrojtjes i kane sherbyer pergatitjeve per te perballuar nje agresion te mundeshem e jo per te dhunuar te persekutuarit!
        Le te dale nje i persekutuar dhe te tregoje se ka punuar per ndertimin e tyre apo se eshte dhunuar ne keto objekte!
        Skenari nderkombetar per zhdukjen e shtetit shqiptar dhe historise se tij mijravjecare po nxitet nga reaksioni me i zi me ndihmen e sundimtareve tradhetare shqiptare!

  4. Albania says:

    O devolli idjoti nuk jane dem ato lek por ate qe beri Rama duhet ta kishte bere sali serbi, aty brenda eshte historia e vuajtjeve te popullit shqiptare nga regjimi komunist por ti aq di aq flet.

  5. mirel says:

    Ik mer trap. Ti do nje kove me boje kafe aty ne mes te bunkakes se delirit tend . mashtrues skizofren

  6. xhemi says:

    Ik mor pall kari , populli eshte per buken e gojes, ti or kaqol meresh me bunkeret e Enverit.
    As cerekun e Vepres se Enver Hoxhes, nuk keni arrit keto 25 vjet!!!!! Enverit nuk i vini dot as te thembra ju.
    Jeni tu shtru nga 100 here po te njejten rruge e lulishte, si e si te vidhni. Tani n’a ke fillu me fasadat e qyteteve.
    Kur s’po ju hedh ISIS ndonje bumje aty te parlamenti, qe shfarroseni njehere e pergjithmone, se nuk ju shofim dot me sy te gjitheve.

  7. linda qe shoiku samitin says:

    Po ai qe yt ate denoi me vdekje Edo , eshte ne bunker?

  8. joel shkodra says:

    Fotoja Nr. 6 duhet te jete per te ruajtur koken e Edi Rames. Duhet ruajtur fort ajo koke se eshte “flori e shkuar floririt”.

  9. Andrea Cino says:

    …më idiot se Edvin Rama nuk ka… hajvan.. që do të sëmuri edhe rininë me skizofrenitë e veta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje