FOTOT/ Shuma e pabesueshme që paguhet për sigurinë e Trump!

22 Nëntor 2016, 12:39Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shuma e pabesueshme që paguhet për sigurinë e Trump!

Siguria e presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe e familjes së tij po i kushton New Yorkut më shumë se 1 milion dollarë në ditë, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij qyteti.

Madje këto shpenzime, shkruajnë mediat e huaja, nuk pritet të zvogëlohen në masë të madhe, edhe pas shkuarjes së presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo për faktin se gruaja e tij, Melania dhe djali i tyre 10-vjeç Barron, pritet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre “Trump Tower” në mes të Manhattanit, së paku deri në përfundim të vitit shkollor.

Dhe Donald Trump ka bërë me dije se do të kthehet aty shumë shpesh, sidomos kur ata janë aty.

“Imperativ këtu është siguria dhe mbrojtja. Ne i detyrohemi këtë të zgjedhurit president, familjes së tij dhe ekipit të tij”, ka thënë Guvernatori i Nju Jorkut, Bill de Blasio në një konferencë shtypi të premten.

Por ka shtuar se qyteti do të ketë nevojë për ndihmë rreth këtyre shpenzimeve.

“Kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme. Kjo do të marrë burime të konsiderueshme. Ne do të fillojmë bisedat me qeverinë federale për rimbursim të Departamentit të Policisë së New Yorkut, për disa kostot e shkaktuara”.

Siç shkruajnë imediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka ngritur barrikada rreth “Trump Tower” dhe kanë marrë masa shtesë tek rrugët afër. Por kjo nuk është e tëra. Kur Trump lëviz nëpër qytet, policia duhet të mbyllë rrugët në përputhje me rrethanat.

Për shembull, “Lincoln Tunnel” u mbyll për trafikun, të premten pasdite, pikërisht gjatë orës së pikut, kur Trump udhëtoi për në New Jersey.

1 komente në “FOTOT/ Shuma e pabesueshme që paguhet për sigurinë e Trump!”

  1. kazaz laknori says:

    kurse ne e hodhem Enverin vetem pse rrinte ne Bllok!!!
    kurse kta ne amerik e bejn Bllokun e Udheqjes ku ti doj rrota e carit dhe askush s bzan,por “e paskan per detyr” me pagu miljarderin!!!
    sa me shum koh kalon aq me teper nder dhe respect ka per Enverin.
    Sipas ksaj qe po shofim del se Blloku I Udheqjen ne shqipnin komuniste paska qen e njejta ide me kte sigurine e presidentit amerikan.
    apo,po kopjon amerika shqipnin se jan edhe shok te ngusht prandaj dhe bejn shkembim eksperjence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje