Ish-shefi i Shtabit, Karoli: Nishani gaboi me Jeronim Bazon. Marrëdhëniet e mia me Berishën...

22 Nëntor 2016, 08:56Politika TEMA

Ish­-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Major Kostaq Karoli deklaron se presidenti i Republikës ka gabuar në rastin e mosdekretimit për një mandat të dytë të shefit të shtabit të ushtrisë, Gjeneral Brigade Jeronim Bazo.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku bashkë me disa ushtarakë të tjerë, Karoli tha se kjo ky është një rast pa precendetë të tjerë në historinë e ushtrisë shqiptare kur komandanti i përgjithshëm nuk jep dakordësinë për shefin e shtabit, të cilin dikur e ka patur këshilltar, ka firmosur dekretimin për një mandat dhe për tre vjet kanë qenë në raporte vartës­epror.

“Nëse sipas presidentit, Bazo nuk ka raportuar asnjëherë në këto tre vjet te ai, pyetja ime është: çfarë mase ka marrë presidenti ndaj shefit të shtabit për këtë mungesë raportimi. A ka bërë  Presidenti paralajmërime, lajmërime dhe thirrje në raport? A ka komunikuar presidenti me anën e këshilltarit të vet për Mbrojtjen me shefin e shtabit?

Me sa dimë nuk ka asnjë paralajmërim dhe asnjë masë ndaj shefit të shtabit dhe të thuash pas tre vjetësh se shefi i shtabit nuk ka raportuar të komandanti i përgjithshëm, jo vetëm është një skandal por kjo do të thotë që gabimi është i presidentit dhe jo i shefit të shtabit”, tha Karoli.

Karoli sqaroi edhe pretendimin tjetër të presidentit lidhur me pronat e ushtrisë. Sipas Karolit, ka një komision të posaçëm lidhur me këtë çështje dhe nuk ka vend për të fajësuar Jeronim Bazon.

“Janë procedura dhe komisione që e përjashtojnë atë nga përgjegjësia”, tha Karoli. Gjeneral Karoli që punoi në krye të shtabit të ushtrisë me katër ministrat Ndriçim Karakaçi, Alfred Moisiu, Perikli Teta dhe Safet Zhulali.

Tregoi edhe një episod kur ishte në këtë detyrë në vitin 1992 në momentin kur Sali Berisha u bë president i republikës, rrjedhimisht edhe komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura.

“Shkova vetë në zyrën e presidentit dhje u takova duke i raportuar për gjithçka. Dhashë mendimet e mia për problemet e ushtrisë por dhe ai më kërkoi ta njihja me disa praktika të asaj kohe, një praktikë e till është mëse normale që do të thotë se marrëdhënia mes shefit të shtabit dhe presidentit është epror­vartës por edhe e një raporti të ndërsjelltë”, shprehet Karoli.

2 komente në “Ish-shefi i Shtabit, Karoli: Nishani gaboi me Jeronim Bazon. Marrëdhëniet e mia me Berishën…”

  1. pro says:

    …Ai eshte president…por me aftesite e veta, nuk u be kurre gjeneral…

  2. Alban Dardani says:

    — Gjeneral KOSTAQ KAROLI , eshte nder te paktet Gjeerale qe e ka merituar ate grade.
    –I perkete atij brezi ushtarakesh, qe gati gjith karjeren e tyre e kaluan pa GRADA. —Atij brezi, qe e filluan karjeren kur u hoqen gradat , dhe u hodhen ne rruge kur fillan te rivenosen ato.
    — I perket brezi te DIJES, te PUNES, DJERSES e SAKRIFICES qe sakrifikuan jeten dhe familjet, qe i sherbyen ATDHEUT , edhe atje ku shikonin nje shoshe qiell, apo i merte malli te shikonin nje civil.
    — ATIJ BREZI TE LAVDISHEM ,KU ORGANIZUAN E DREJTUAN NJE USHTRI QE AI VEND KURRE NE HISTOINE E TIJ SE KA PATUR NDONJE HERE. Nje ushtri qe do kujtohet si LEGJENDA E ROZAFES QE U VETSAKRIFIKUA, , NDOFTA KURRE NUK DO TI NDODHET PRANE ATIJ VENDI PER TI DALE ZOT. Brezat e ardhshem , kure nuk do ta besojn se ka ekzuistuar nje ushtri dhe nje organizim i tille.
    — Me keqardhje , por sot ushtrine e perbejne gjeneraet e pastrimit te teritorit. Gjeneralet e RI/politizuar, qe me veprime mos veprime qethen e hedhen ne rruge kuadrot me te aft , sollen 97 e ZEZE , PER USHTRIN dhe TE GJITHE VENDIN.
    — Ushtrite e ideologjizara e te politizuara , jane te destinuata te vete shkaterrohen. Ndofta dhe keq- mardheniet e presidentit me shefin e shtabit te pergjithshem aty e kane burimin. NE se presidenti nuk e ka thirrur , cka tregon pa aftesine e tij, po gjenerali perse se ka ber te njejtin veprim qe permend z, Kostaq. Gjenerali, ne se ska rrespekt si person duhet ta respektoi si president.

    Pershendetje – T-V- , New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje