Katra(n)xhinjtë dhe hipokrizia me Mirelën!

22 Nëntor 2016, 13:09Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Që prej gjestit ndaj Lindita Nikollës, ka dhjetra shkrime, emisione, dhe rrjeti është ndarë në pro dhe kundër veprimit, por dhe atë që përfaqëson Mirela Ruko.

Ajo shihet sot si viktimë e këtij sistemi që ka ndërtuar klasa jonë politike, por dhe si simboli i protestës dhe i atyre që kanë vendosur të reagojnë ndaj padrejtësisë, pabarazisë dhe pamundësisë.

Mirela është “heroina” e ditëve moderne: Vjen nga fshati dhe përballet me realitetin e vështirë të qytetit, lufton me varfërinë, paragjykimet dhe revolta e saj ndaj sistemit është e kuptueshme( edhe pse në fakt, ajo thotë se nuk veproi në shenjë revolte për jetën e saj të vështirë, por se ashtu kishte vendosur organizata politike në të cilën Mirela bën pjesë).

Në sytë e publikut ajo është një personazh i dashur, pasi me një gjest tregoi se sistemi mund të goditet dhe tronditet, edhe pse veçse simbolikisht.

Ndaj dhe kur publikohet ndonjë detaj jo shumë i pëlqyeshëm rreth së kaluarës së saj, ka një reagim kolektiv histerik në mbrojtje të ish-studentes.

E tillë ishte p.sh publikimi i dëftesës, që tregonte se Mirela nuk ka qenë ndonjë nxënëse e dalluar.

“Ky është denigrim”, “Po na ringjallni kohën e komunizmit me biografitë (ironia është se vetë Mirela lufton për të sjellë atë sistem)”, “Edhe nxënësit e dobët kanë të drejtë të protestojnë”, “Ky është një sulm i shëmtuar dhe i pështirë ndaj atyre që guxojnë të protestojnë kundër sistemit” etj etj.

Këto janë disa nga reagimet e përmbledhura, pas publikimit të dëftesës së Mirelës, me të cilat do të pajtohesha plotësisht nëse Mirela do të ishte një studente e thjeshtë, dhe jo një simbol dhe aktiviste politike.

Ajo sot është simbol i degradimit të sistemit arsimor në Shqipëri, por jo për arsyet për të cilat proteston.

Është simbol se si katraxhinjtë, studentët e patalentuar dhe që mezi merrnin klasën, kanë zaptuar dhe kanë marrë peng arsimin e lartë,dhe sot i kemi mësues, infermierë, mjekë, inxhinierë e madje politikanë.

Dhe këtë e kanë bërë pikërisht falë arsyeve për të cilat sot proteston Mirela, hapjen dhe “shqyerjen” e dyerve të Universiteteve publike për çdokënd, edhe pse shumë prej këtyre Universiteteve prej vitesh, njësoj si Vitrina dhe Kristali, thjesht shesin diploma.

Po sjell vetëm një shembull: Universitetin e Gjirokastrës.

Në këtë Universitet janë diplomuar dhjetra moshatarë të mi dhe ish-shokë klase, që në gjimnaz nuk merrnin dot as katrën.

E kanë bërë këtë duke blerë çdo provim.

Dhe sot janë mësues, infermierë, punonjës administrate apo drejtora në institucione të ndryshme shtetërore.

Rastet e tyre janë për librin Guinnes.

Një prej tyre, që thoshte se pseudonimi i këngëtarit “50 Cent”, nuk përkthehet 50 qindarka, sot është mësues anglishteje.

Një tjetër, djalë kasapi, që punonte edhe vetë si i tillë pasditeve, i cili nuk bënte dot mbledhjet dhe zbritjet më të thjeshta dhe nuk merrte dot as katrën, sot është mësues matematike.

Ndërsa një tjetër katraxhi, që fshinte qurret me mëngë deri kur ishte 18 vjeç, punonte në administratën e Tiranës dhe bënte kërdine me ryshfete, deri në momentin kur u arrestua.

Si këta janë 90% e atyre që janë diplomuar në Gjirokastër dhe që i njoh personalisht, për të mos përmendur pastaj dhjetra dhe qindra rastet e tjera që kam dëgjuar jo vetëm për Universitetin e Gjirokastrës, por edhe atë të Korçës, Elbasanit e Shkodrës.

Këto Universitete, në mos mbylljen, duhen reduktuar ndjeshëm në pranimin e studentëve, sepse kanë vite që furnizojnë shoqërinë me katraxhinj me diploma, të cilët falë tarafeve dhe militantizmit politik, përfundojnë në pozicione kyçe në shoqëri dhe që na prekin të gjithëve. Dhe pasojat e tyre tashmë po i ndjejmë çdo ditë kur na vdesin njerëzit nëpër spitale, kur na dalin fëmijët siç hyjnë nga shkollat, kur na vjedhin se do nxjerrin lekët që kanë paguar për diplomat….

Jo të hapen dhe madje të bëhen falas, siç kërkon Mirela dhe Mirelërat e tjera.

Boll katraxhinj me diploma kemi në shoqërinë tonë. Nuk ka nevojë të na shtohen të tjerë!

Debati sot, më shumë se sa për Mirelën, salcën, Linditën, Çilin, dreqin e shejtanin, duhet të bëhet si të shpëtojmë arsimin, atë publik dhe privat, nga katraxhinjtë. Jo si t’i shtojmë ata!

30 komente në “Katra(n)xhinjtë dhe hipokrizia me Mirelën!”

  1. lili says:

    Ah tash po e kuptojme! Edhe ti i diplomuar ne gjirokaster,pra kuptohet nga vjen niveli n’en zéro te analizes tende per phenomenin socio-politik mirela!

    1. miri says:

      Komentuesit te thone ç’fare te duan,por,shkrimi i qendron te vertetes.Kane dale kuadro njerez te pa afte.
      Personalisht di qe ,ne Universitetin e Vlores jane diplomuar student me provime te blera.
      Shkurtimisht:te paaftet mbysin te aftin.Kjo levizje duhet te jete me e qarte ne veprimet qe ben.
      Nuk i jep asnjeri te drejte te beje veprime te tilla.
      A nuk jumka rrastisur qe te shkoni ne nje zyre dhe te mos merrni pergjigje.
      Zyrtari mbetet ngusht pasi nuk njeh detyrat funksionale te tij.Populli sorrollatet per paaftesin e tij.

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      Te protestosh kunder padrejtesive qe shikon nuk ka nevoje te kesh diplome me 10 apo master apo doktorature. Kur politikanet mbledhin popullin ne sheshe apo mitingje dhe ju kerkojne voten nuk i pyesin per noten po duan prej tyre voten, duan voten e atij me 4 dhe atij me 10. Nuk ka nevoje te kesh noten 10 ne ekonomi per te dale e protestuar per rritjen e taksave, nuk ka nevoje te kesh noten 10 ne juridik per te dale e protestuar kunder sistemit te korruptuar gjyqesor, nuk ka nevoje te kesh noten 10 ne shkenca politike per te kuptuar qe kjo klase politike qelbet era perç, korrupsion, klientelizem, paaftesi etj. Nuk ka nevoje te kesh noten 10 per te kuptuar qe sistemi arsimor ka probleme. Keta palaco gazetare duhet te kuptojne nje gje, te drejten per te protestuar nuk ta jep nota por ndergjegjia qytetare, ta jep demokracia. Ketu kemi gazetare dhe analiste te “nderuar” qe shahen me rob shpie live ne TV, kemi deputete e politikane qe e shajne njeri tjetrin sistematikisht dhe bile dhe e dhunojne njeri tjetrin fizikisht dhe u be nami se nje vajze i hodhi salce ministres. Po salce i hodhi, as nuk e shau as nuk e vrau, thjesht e beri nga bionde fallco ne kuqe.
      NJe gje te mire pati kjo bojatisja e ministres, qe i nxorri bojen ketyre palo gazetareve, analisteve gjoja te pavarur por qe jane bere bythe e breke me pushtetin dhe i marrin direktivat e politikave redaksionale nga zyrat e partive.
      TURP per Meron qe lejon nje politike te tille ne nje gazete qe ka qene ze i atyre qe ju mbyllnin gojen, ka qene nje dritare per te gjithe ata qe nuk kishin nje vend per te shprehur kundershtite e tyre ndaj pushtetit, dhe sot eshte kthyer ne nje gazete ku lincohet liria e shprehjes dhe e mendimit.

    3. Dhurata Shamia says:

      Ky Lumani qenka plere

    4. sadiu says:

      Bledi te marrte lumi por ne Permet, e thene ndryshe Vjosa dhe jo Drino,
      Cdo institucion ka plera, une nuk mund ta them qe analiza e jote eshte nje plere, sepse te denigrosh nje universitet eshte nje idjotesi.

      Ne cdo universitet ka nxenes te dobet, prandaj dhe sistemi i vleresimit, eshte nga 1-10. Zoti bledi, ajo kengestarja le te publikoje edhe listen e notave te ministres, dhe pastaj le te diskutojme mbi Mirelen dhe ministren, ose mbi listen e notave te Ministres se arsimimit dhe asaj te Mireles si aktiviste.

      Se fundi,
      Universiteti i Gjirokastres, ka nxierre figura ne shkence qe i bejne nder jo vetem Gjirokastres dhe ketij universiteti por edhe Shqiperise dhe me tej shkences boterore, por kete nuk po ta them ty Luman Lumi i Bledarit.

      Tung

  2. na lodhet me me idiotsira pro idiotese says:

    O idiot i gjirokastres,te kujtojme se ne France u kerku nga qeveria qe 80% te gjymazistet te kene mundesi me shku n’universitet! Te kujtojme se cmimi vjetor iuniversitetit atje eshte symbolique karshi vendeve tjere n’evrope,edhe komplet fal per bursistate!
    Frère yourself nga idiotsirat qe le ne kete:ka mundesi ndryshe!

    1. Njoni says:

      Pash zotin e modh…ti ku dreqin e ke bere filloren?!

  3. capi dhia says:

    Mire sa ke shkruar, po ama vetem konstatime qe eshte gjeja me e lehte! Cilat jane zgjidhjet? Revolucionet, permbysjet i ben lumpeni i cili pas
    fitores
    mer pushtetin dhe e perdor ate, ose keqperdor ate. Lumpeni u ngrit nga Ramiz Alia ne 1990. Shkruajta gabim. Jo. Sepse kemi 25 vite qe perjetojme
    bemat e bijve te puntoreve dhe fshatareve, perndryshe te diktatures te proletariatit, qe kane cvoshkur kete vend me themeli. Pra mos i bini ne qafe Mireles, vajzes nga fshati, po ministres po nga fshati, i Mirdites qe nuk u be ministre sepse kishte nota 10, po sepse ishte e pershtatshme per ministre sipas kritereve te Rilindjes, dhe shijeve te kryeministrit. Thelbi i ceshtjes nuk jane notat, po eshte Atdheu. Mireqenia e tij. Gje te cilen nuk po e bejme me vetedije. Sepse ne vendin tone, shtetin tone kapitalizmi kuptohet si sinonim i korupsionit dhe tradhetise kombetare, dhe si praktike utilitare per pasurim pakufi. Uroj qe Shqiperise, te pakten, ti mbetet emri. E te mos ndodhe sic ajo ishte deri ne 28 nentor 1912. Mos kini frike nga individet, po nga sistemi. Ne 1991 nuk ra Enveri, po ra sistemi. Sot nuk po ngrihet Mirela, por po ngrihet revolta kunder manipulimit te sistemit- demokracise. Kjo e fundit duhet shpetuar, qe te shpetoje edhe Shqiperia. Ta shohim problemin ne sy, dhe jo nga bythet, notat, gjendja shoqerore, shijet, veset, prirjet seksuale, bukuria apo shemtia sic ben Blendi, i biri i Mane Fevziut nga Permeti, etj., kazanlares te sakatosur.

  4. … me këtë zell që keni ju, avoketërit e ministres, nuk do jetë e largët dita kur të zini vendin e lines-it të saj, kur të ketë ciklin… Hallall !

  5. Bena says:

    Prandaj proteston mirela me skuadren e saj se ishin mesuar ne kohen e saliut,qe nuk ka rendesi mesatarja vetem te vemi ne tiran se ka plot menyra se si ta marim shkollen ,Po tani ska me ne shkolle do vene ata qe e meritojne

    1. Sabina says:

      Eshte mese e vertete, por keto shkopijt e rrotave te baltes si puna ketij qe shkruan, u japin kuraje budallesh qe bejne budallelleqe. Kjo sumçja Mirela duhet te shkoje per arsim te plepat per gjashte muaj dhe behet gjyqetare.

  6. PENDET says:

    I ule pendet mor zotni…bukur bukur po ktheje ca mishin se tu dogj o i zi.

  7. Mandi says:

    Ore Bledi ore lummadh. Arsyetimin e ke zero dhe logjikon shume perciptas, se aq te le formimi yt. Mirela nuk ka te drejte te protestije se qenka katranjoze (Sipas teje), eshte njesoj sikur nje katundar te kete nevoje per sherbim mjekei drejtësor e mjeku ti thote nuk te sherbej ty se je katundar. Po cjeni ju more qe i ndani njerezit ne te tille e ne te atille?! Po te gjithe te tille jemi, madje edhe kur pretendojme ndryshe na e tregon sjellja dhe forma e kokes se cjemi. Merruni me kauzen qe ngre Mirela, jo me Mirelen. Edhe une dua te bej ate qe beri Mirela, por nuk e gjej forcen. Mireles i them BRAVO DHE KEEP GOING. Keshtu ndodh kurr sh…. i merr nga mesuese e i ben ministre. Le qe ja fus kot. Piktoret shquhen per jetese ne realitet virtual, enderra me sy hap.

  8. tomsojeri says:

    E crendesi ka mor/moj lili qe jep shkrusi ketu kur “phenomeni”qe ne i themi shqip fenomeni Mirel, esht nje realitet i hidhur i arsimit qe u degjenerua ne kte far pheje ,me fal feje e shembujtqe na jep shkrusi bejn te qart fenomenin Mirel ! Perse tu dukerka nivel zero ky shkrim ??? Mos je vall pjes e atij universiteti qe permend ky Bledi ? Tipat si ty duan heshtje ,se e verteta e hidhur e “phenomenit” shqiptar esht makaber kudo qe ta shohesh e ta kapesh e zaten me kto lloj kuadrosh te dala nga kto lloj bordellosh, vec imoralitet socialopolitik do mbjellin ! A nuk po shikon cfar kuadreosh kemi ne drejtesi me kurset 3 mujore ne kavalishencen e Plepave ? E pra moj Lili qe ketu fillojn te keqiat e me te till fizikant,matematicien ,ekonomist e politikan ,Shqiperia kurr ska per te shkuar atje ku e ka vendin !
    Bravo Bledi e mos u shqeteso se e verteta gjithmon djeg kur punet nuk shkojn mir ………

    1. mirel says:

      Me kryeminister nje debil qe ka bere shkolle pikture demos qe nuk eshte faji i studenteve, po i shtetit.
      Pyeteni njehere ke fakultet tjeter ka ne plan te prishe pervec gjeologjikut. Dhe tja japi gjykatave tona te nderuara korruptive.
      Fix per reforma arsimore..dhe per te miren e studenteve.
      Ju si qorra ja vini fajin viktimave. Te rinjte jane pikerisht ata qe vuajne pasojat e korrupsionit. Dhe jo shkaktaret e shkaterrimit te sistemit arsimor.

    2. lili says:

      Tom sojer,tableta njeh ‘phénomène’ sepse nuk flet shqip,po mos shiko gishtin e shiko ma larg se epifenomenin !e mos u merzit per nivelin Tim universitar:jam e shkolluar prej shkolles fillore jashte Shqiperise e jam me doktorate ne nje vend ku nuk ka universitet private,e ku per mujt me u pranuar me vazhdu degen time ka nje konkurs ku pranohen vetem 6000 studente , cka me bene deshte s’deshte nje nder 6000 studente ma te mire n’ate vite te ketij vendi 55 millionesh! Po problemi nuk eshte ky.
      mos u mundoni kot me defaktorizuar komentet e njerezeve me gabimet ortografike a jo te tyre,me veshjen e tyre,peshen e tyre …sepse kjo eshte idiotsi! Perndryshe pajtohem me ju per konkluzionet per nivelin,ama mos harroni ku se pikerisht profesoret dikur me nivel te kohes enverit shiten nderin e tyre edhe filluan kete degjenerim akademik,jo studentet si Mirela qe po kerkojne permiresimin e shkolles nga shteti-e jo shitjen e shkolles tek privati!

  9. Flash says:

    Je diplomuar ne Gjirokaster???!!! Wow cfare arritjeje. U lodhe shume? Ishte koha 50€ per provim apo kohe tjeter?? Nuk e kupton o lumemadh se ke mbetur i vetem dhe trim ne lufte??? Edhe Mero e drodhi dje me editorialin. Me fal, harrova. Ti ke mbarura ne Gjirokaster. Me 50 euro… Ose pak me shume…

  10. genti says:

    po ne Elbasan me Skender Topat o zot kush behet Rektor, pa diplome Fakulteti pa doktorature te mbrojtur jashte sic thote ne Itali, por me leke ne dore tek Luan Memushi dhe Genc Pollo mbajti vendin u be profesor me hajdudlleqe, dhe kopje librash pa te drjete autori, nuk ka asnje artikull jashte vendit, O vellezer po cbehte keshtu ,ky eshste skandal, po kur jep tutuj akademike pa asnje kriter dhe jashte cdo ligji dhe ky ligj i merdhifur, kur ben Prof Asoc Petrit Biberaj me note mesatare 5.5 te fakultetit te mjeksise, Gaz Koduzin pa pervoje kadmeike, pa botime, e shume e shume te tjere…sa gjynahe po i thuren ketij vend. Po Shkelqim Hidri me 6 me doktoirature plagjiature qe e ke sot mekembes e vet ke infermiereia ….Nuk kemi cte themi, e ka zene qelbsilleku kete vend. Mire duhet qe universitetet e rretheve te kthehen ne kolegje dhe jo ta japin diploma masteri e doktiarture …

  11. mirel says:

    Ne fakt ky eshte zhgenjim i thelle per Meron , Bledin dhe kedo qe ishte i etur te shikonte Mirelen ne turren e druve duke e akuzuar prr nje pretendim fallc.
    Fakti qe Mirela nuk e ka kryer aktin ne emer te vetes, por te studenteve dhe nxenesve te shkollave qe shikojne rrugen e edukimit si rruge te zbrazjes se xhepave dhe mbushjes se xhepave te pushtetit.
    Kjo eshte e trishte. Me shume shkaterrim do sjelle ne sistemin arsimor. Filloi shkolla ne 20 Tetor dhe asnje plere gaxetar nuk beti proteste.
    Me skandaloze se kaq, sa per fillim nuk ka.

  12. Paqesori says:

    Ke te drejte , zoteri ! Ka ardhur koha e alarmit , ska me kohe ! Ne te kunderten , ne te ardhmen ,do te importojme jo vetem plehrat por dhe menazhuesit e tyre ! Tirana u mbush me injorante qe rrethojne qafen me shalle te shemtuar ! Se shpejti prisni …PARTIA E SHALLEVE ME NGJYRA !!

  13. mmoisiu says:

    Nuk eshte e veshtire per te zgjidhur kete problem :
    Te krijohen komisjone shteteror me staf profesoresh te vertete per cdo fushe dhe te jepen licenca duke kaluar nje provim shteteror
    per fushat perkatese ,le te kete mbaruar dhe universitetin e dreqit ,po e kaloi provimin mer licencen e fushe perkatese,
    po se kaloi per te dyten dhe te treten here ,ai kungull i ka mare provimet me lek,duket shume e veshtire ,le te hapin dhe ne Wc universitete ,po se kaluan provimin ,le te fshijne b…. me ato diplloma ,e ka Maqedonia kete kriter,po dhe me Maqedonine ne jemi larg ,vazhdojme diskutimet pa fund dhe pa zgjidhje u mbytshi ne shurren tuaj o shtet koti !

    1. mirel says:

      Mire e ke ti, po keye problem nuk e zgjidhin dot nxenesit dhe studentet.
      I takon shtetit te riparoje ne menyre drastike gropen ku kane rene brezat e rinj. Ata nuk japin me deshire leket te mesuesit qe afrojne kurse private dhe mbajne pozicion ne shkolla publike.
      Ky eshte krimi i pare. As te ata qe marrin leke per provime. Ky eshte krimi i dyte.
      As faj nuk kane per programet qe nderrohen sa here qe i vjen per mbate dikujt te shese libra te rinj..krim tjeter ky dhe shume i rende.
      As faj nuk kane qe qeveria i ka mbyllur cdo dere industrise dhe punesimi ne kete fushe eshte zero. Nuk shkon me njeri te behet inxhinier. Ndaj ngelen shkollat bosh. Dhe i fusin me zor pothuaj.
      Po brezat e ardhshem do mbajne gje pergjegjesu per asgjesimin e cdo lloj kriteti vleresues?
      Jo, ata jane viktima..prandaj te gjithe keye mllef qe keni per studentet, drejtojani shtetit te parit. Studentet jane vetem pesuesit dhe fatkeqesish pasuesit

  14. zef leka says:

    Puna e cdokujt matet me rezultatet qe arrin,per nxenesin e studentin eshte nota tregues i punes tis,saj,per profesionistin rezultatet ne pune et, puna eshte qe nxenesi te vleresohet me nivelin real jo me vota te blera sepse nxenesi a studenti sot do jete neser mjeku,inxhinieri , profesori neser dhe vajhqalli per ata femije qe i meson e i edukon nje njeri me diplome te blere e te marre me preferencqa partiake .

  15. Petro says:

    Perdormii i salces eshte nje kembane alarmi per kete qeveri dhe per te tjerat qe do te vijne.Askujt mos t’i vije keq, askush mos ta inkriminoje vajzen.Dhe kush me shume, ata , bijte dhe niperit e atyre qe kane shtene plumba mbi vellezerit e tyre edhe per fjalen e lire apo mendimn ndryshe.Kjo tregon se dicka nuk shkon ne sistemin arsimor, ne kete rast ate te larte.Sigurisht nuk eshte gje e re blerja e diplomave apo marrja e pamerituar e tyre.Edhe ne diktature kishte te tilla sa te duash, vlonte miku, dhe ne vitet e fundit edhe paraja.Dy nga shoket e mi te gjimnazit qe nuk arrinin kurre 2(te vjeter) ne matematike, mbaruan pikerisht matematike ne Shkoder dhe dhane kete lende tere jeten, madje u bene edhe drejtora(politika).Por sot problemi eshte agravuar. Nuk qendron dhe s eshte e thene te shkojne te tere ne universitet, por politika sociale s ka pse mos te praktikohet per studentet e shkelqyer qe vijne nga familjet e varfera.Ketu qendron edhe protesta e te rinjve.Universitetet jo publike s kane pse te trajtohen si te nenes ne kurriz te atyre publike.Te dyja duhet te jene para provimeve rigoroze te shtetit ne fund, per t u certifikuar.Keshtu askush nuk do guxonte te leshonte doren , per te gjitha shkaqet, perfshi edhe eurot.Perse e thashe kete: Shkoni i kerkon Cilit te UET, apo dhe ca Universiteteve te tjere private qe i mbajne hapur te dy krahet((kush ngul kembe vetem tek njeri gabon), me cfare mesatare jane pranuar studentet atje.Ne shumice vetem ata qe s kane mundur ne shteteroret se s kane arrtur numrat.Atehere kane hyre ne ndiihme parate e baballareve ose pushteti i tyre, njohjet qe kane.Mos e inkriminoni Mirelen se do te sjelle perseri komunizmin.Komunzmi u provua si nje sistem ineficent, ne te gjitha drejtimet.Problemi qendron te ndreqen difektet e demokracise.Po demokracine s mund ta ndertojne komunistet e konvertuar brenda nates apo ata qe jane ngjizur e gatuar me mesimet e lavdishme te enverit(edhe ky me shkolle te mesme) qe e coi vendin ne zgrip te ekzistences me qeverite Lenka-Simoni-Pali- Hekurani-Pilo- Rita etj etj .

  16. Oktapodi says:

    Plaga e arsimit , si gjithe plaget ne gjymtyret e trupit te ketij shteti,do kohe te mbyllet.
    Ne administraten e sotme ,ne masen me te madhe nepunesit
    dhe drejtuesit jane me nje e nga dy diploma e sidomos
    te shkolles se llojit “kristaliane”.Per ironi ka mjaft prej tyre qe drejtojne e urdherojne,
    madje edhe ata te cilet ju kane dhene mesime. Fieri psh eshte tejet i ngopur
    me te tille mostra dhe prandaj punet vene rrokopuje. Veçanrisht ka prodhuar
    infermjere me bollek qe nje injeksion nuk dine te bejne; ekonomista plot qe arithmetiken
    e kane te huaj, pa le jurista – AVUKATE me oke qe i japin mend njerezise dhe pse per
    vete u mungojne etj,etj… Ne sistemin arsimor eshte bere krim,masaker qe po
    i shohim sherret prej kohesh,por akoma me zi do e jete ne te ardhmen nese
    nuk do rivedosen kritere te forta si ne futjen ne universitete ashtu dhe ne shterngimet
    per vleresime me note reale e jo fiktive.
    pa le jurista me

  17. Spartaku says:

    Mirela,kjo nxenese e dobet,nuk duhej ta benta ate veprim me ministrene arsimit,se nqs ajo ka per qellim te protestoi kundra reformes ne arsim,ka rruge te tjera,dhe jo me shishe salce.Ky veprim tregon se sa e keqe eshte kj femer nga Fieri,qe injoron dhe felliq qytetin e fierit por gjithe shqipetaret.Ajo mburret para atyre qe e ngarkuan me kete detyre,por jo kjo nuk eshte mburrje,por nje veprim prej kafshe.T’i vij turp kesaj femre qe beri ate veprim.Nuk eshte e veshtire t’i derdhesh salce ne koke tjeterit,por ne radhe te pare njeriu ve ne funksion anet e miresjelljes.Si nuk i vjen turp kesaj femre,qe beri ate veprim? Si nuk i vjen turp nga te gjitha keto kritika te shqipetareve kundra saj?Kjo nuk eshte njeri normal,dhe per kete ajo duhet te shtrohet dhe te mjekohet ne psiqiatri.

    1. lili says:

      Atehere puna e ministrave po mât et shume mire nga mirela,e puna e profesoreve qe shitin diplomat edhe ma mire!po shifet puna ,hélas,shume mire ….me gjendje kaotike ne arsim ku viti shkollor sapo filloj …ne nentor!

  18. Qarri i zigurit says:

    Shiko mesataren e kryeministrit dhe te ministres se arsimit. Dhe cfare shkollash dhe specializimesh kane bere. Servil. Idiot

  19. freee says:

    Mirela vjen nga fshati ashtu si 80% te shqiptareve, nuk eshte student shembull ashtu si 100% e politikaneve dhe ate veprim e ka te induktuar nga partia….sic bene te gjithe politikanet shqiptare kur ishin te rinj. Te rrim drejt e te lexojme drejte ska pse te viktimizohet aspak dhe te marret masa e duhur …nje denim moral qe ta ktheje me kembe ne toke. Mos te harrojme se e gjithe sera politikane ne shqiperi qe pas 90 ka bere shume me keq dhe vazhdon.

  20. dajti says:

    Bledi ka te drejte. Boll duke paguar pedagoget e universitetit, duhet paguar taks per shkollimin, dhe studentet si Mirela ti shtrohen mire studimit te bejen punen e tyre si student pastaj te merren me politike. Kuptohet se studente te tile me ate mesatare nuk mund ti bejne te dyja edhe partine politike(komuniste ) edhe universitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje