“Shekulli”: Kokëdhima, idealist i një epoke tjetër. Rama kërkoi ta poshtëronte, që ai t’i servilosej dhe përulej

26 Nëntor 2016, 16:28Politika TEMA

Gazeta “Shekulli” thotë sot në një editorial të nënshkruar nga Genc Burimi, se Koço Kokëdhima është idealist i një epoke tjetër, që nuk pranon të përulet apo servilozet.

“Lëvizja e Kokëdhimës brenda PS-së po intesifikohet. Është gati një takim në javë që ai po organizon në “bazë”. Vetëm Kryeministri mund ta rivalizojë në këtë pikë. Pjesa tjetër e PS-së duket si e përfshirë në një gjumë letargjik. Si në një garë personale me Ramën, në temën kush preokupohet më shumë për partinë, Kokëdhima nuk kurseu një detaj interesant gjatë një takimi me anëtarë të PS-së, kësaj jave në Tiranë. Detaj që meriton të njihet nga opinioni, pasi është e rrallë në një vend “pragmatist” si Shqipëria të kristalizohen përballje ideologjike. Aq më pak brenda një partie”, shkruan ai.

Kokëdhima bëri publike një letër adresuar Edi Ramës në mars 2016 pak ditë para kongresit të PS-së.

Është një nga ato provat për debate “parimore” që vetëm historianët mund t’ja dinë vlerën. Jemi fill para Kongresit të PS-së. Asokohe gjithë sytë ishin ngulitur tek Ben Blushi. Plangprishësi i PS-së kishte kërkuar me forcë që të mbahej ai Kongres dhe që aty të votëbesohej Edi Rama.

Në kulisa ishte një tjetër dramë politike që po luhej. Deputetët e PS-së sapo kishin votuar si një bllok i vetëm me PD-në e Berishës që mandati i Kokëdhimës të shqyrtohej në Gjykatë Kushtëtuese. I vetmi që mund ta ndalte këtë gjueti shtrigash brenda “familjes” ishte kryetari i PS-së, Rama. Me kusht indirekt, që Kokëdhima të tregonte përulësi, servilizëm e pse jo pendim për anti-solidarizimet e tij frekuente me qeverinë, si në armët kimike siriane, për kanabisin apo për debatin që sapo kishte filluar mbi reformën në drejtësi.

Çfarë bëri atëherë Kokëdhima në ato orë ku luhej fati i mandatit të tij? As servilizëm, por as shantazh që të bashkohej me Blushin kundër Ramës në Kongres. Ai zgjodhi një opsion të pakuptueshëm për kushtet në të cilat ndodhej. Jo t’i kërkojë kryeministrit një favor, por ta kritikojë pse nuk ndryshonte politikë në parti dhe në vend! Kokëdhima zgjedh për këtë një kryengritje të heshtur, në mënyrë që përpjekja e tij të mos i jepte asnjë avantazh kundërshtarëve të Ramës në Kongres.

Ai i shkruan Ramës një tekst personal të një violence politike tronditëse. Jo për ta prekur me fjalë të tipit “prej prej meje u bëre kryeministër nga pajtimi me LSI-në dhe turp të kesh nëse e lë lukuninë të më heqë mandatin”.

Kokëdhima si idealist i një epoke tjetër i flet Ramës si të shpëtohet PS-ja që po shkëputet nga njerëzit që e sollën në pushtet.

I drejtohet bile Ramës me Ju si për të krijuar menjëherë distancë dhe për t’i treguar që çështja është shumë serioze”, vijon ai.

4 komente në ““Shekulli”: Kokëdhima, idealist i një epoke tjetër. Rama kërkoi ta poshtëronte, që ai t’i servilosej dhe përulej”

  1. tonini says:

    Po ,kjo eshte e verteta,ky eshte i persekutuari ne demokraci.

  2. DETARI Atlantidhes @ says:

    po ,me te vertete donte ta poshteronte Rama,sepse e beri te parin e jugut…….,,,,,shkruajne traplliqe…….

  3. Saranda says:

    Idealist, vizionar barba Kocua? “bijte e mi mos beni shaka ” do te thoshte vete barba…Barba e di mire sesi dhe pse u be deputet,gjithashtu e di mire ,bile shume mire ,ose e kuptoi,se miu nuk mund te kaloi dy here mbi mustaqe, prandaj rroku degen e ashtuquajur te rinovimit te PS ne rajonin Vlore-Gjirokaster, dhe jo si ide ne teresi per PS, sepse ne kete rajon i duhej rinovimi ne emer te pregatitjes se skalionisteve ,produkt i detyrueshem per perdorim vetem nga barba, me qellim qe tashme ketej e tutje , jo miu ,po barba,jo mbi mustaqe,por mbi kurrizin e socialisteve
    te marshonte barba legjendar,idealist e vizionar i nje epoke tjeter.Medet humbi epoka kaloresin e saj.

  4. zyko says:

    Rama nuk e ul vehten e te merret me kocon. E pame se cfare koco eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje