Rikthehet 'lufta' Trump-Clinton!

27 Nëntor 2016, 21:24Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sulmoi të dielën demokraten Hillary Clinton lidhur me vendimin e saj për të marrë pjesë në përpjekjen për të rinumëruar votat në shtetet me diferencë të ngushtë votash, ku zoti Trump fitoi. Ai i kujtoi asaj se në një nga debatet mes tyre, zonja Clinton tha se humbësi duhet ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, edhe nëse nuk u pëlqen ai rezultat.

Në fushatën e tij, republikani Trump kishte thënë se votimet ishin “të manipuluara” për ta penguar atë, por ai po e quan përpjekjen e kandidates së Partisë së Gjelbër, Jill Stein për të bërë rinumërim në Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvanisë një “mashtrim” dhe e quajti qesharak vendimin e zonjës Clinton për t’ju bashkuar përpjekjes.

“Hillary Clinton e pranoi humbjen, kur më telefonoi pak para se të mbaja fjalimin e fitores dhe pasi rezultatet kishin dalë”, tha zoti Trump në Twitter. “Asgjë nuk do të ndryshojë”, vazhdoi a, raporton VOA.

Në një tjetër postim të Twitter, zoti Trump shkruante se demokratët, kur mendonin se do të fitonin, kërkuan që të pranohej numërimi i natës së zgjedhjeve, por shtoi se tani kanë ndryshuar mendje.

3 komente në “Rikthehet ‘lufta’ Trump-Clinton!”

  1. goni says:

    Lexoj mediat boterore, por askund nuk flitet per kete bullshit. rezultati o ymer eshte i pandryshueshem tashme. Edhe sikur zgjedhjet te kene qene te manipuluara. amerika nuk do shkoje ne lufe civile duke ndryshu rezultatin ne tavoline sic boni ish miku jot sala. amerika nuk do veteshkaterrohet se edi rama dhe meroja deshin patjeter qe te fitonte hillaryja dhe zorrosi financues. beni rehat, duroni deri ne 20 janar kur z.trump te hyje ne zyre pastaj do shohim cdo ndodhi. un pak a shum e di se cdo ndodhi, por nuk di nese e kane kuptuar keta kinezet qe shkruajne tek gazeta jote. Ske pare gje akoma Mero ?

  2. wep-wap says:

    hehehe hap kutite ose largohu:)

  3. demo says:

    Prit prit se sot vendoset dhe me 6 janar percaktohet se kush do te jete President ore mister Goni qe flet brockulla sikur Rama dhe Mero do vendosin se kush do te jete President I SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje