Të vërtetat e torturave të Turqisë për tentativën e grushtit të dështuar të shtetit

2 Dhjetor 2016, 12:55Bota TEMA
Të vërtetat e torturave të Turqisë për tentativën

Selcen Bayun hap një video në telefonin e saj dhe merr frymë thellë. Ndonëse këtë video ajo e ka parë disa herë që nga 15 korriku, sërish në fytyrën e saj dallon një tronditje të thelë..

“Ky është një nga klientët e mi”, thotë ajo, duke treguar me gisht të plagosurin e shtrirë në tokë me plagë në kokë. “Ai dhe të tjerët i kanë rrahur, kokat ua kanë përplasur për mur dhe në këmbët e tij duken shenjat e djegieve, sepse i kanë detyruar me forcë që të qëndrojnë të gjunjëzuar në temperaturën e lartë të asfaltit. Pashë një officer policia që kapte për fyti një klient tjetër gjatë marrjes në pyetje”.

Njerëzit në video janë të dyshuarit kryesorë për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të këtij viti.

Ata janë oficerë të lartë të ushtrisë, të akuzuar se kanë urdhëruar ngritjen e avionëve luftarakë F16 për të bombaruar parlamentin turk dhe ndërtesat e tjera qeveritare, dhe se kanë dhënë urdhër që tanket të hapnin zjarr kundër protestuesve në Stamboll dhe Ankara.

Ai ndoshta ishte dhe sulmi me i rëndë ndaj shtetit turke, ku mbetën të vrarë të paktën 265 persona dhe tentuan të rrëzonin nga pushteti Presidentin Rexhep Tajjip Erdogan.

Kjo shkaktoidhunën më të madhe në historinë e Turqisë moderne me më shumë se 125 mijë persona të larguar ose të pezulluar nga puna dhe rreth 40 mijë të tjerë të arrestuar dhe të akuzuar për lidhje me lëvisjen islamike të Fethullah Gylen, klerikut të cilin qeveria turke akuzon si organizator të tentativës së grushtit të shtetit.

Akuzat për keqtrajtime çjerëzore gjatë marrjes në pyetje janë gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa BBC ka siguruar dëshmi bindesë dhe tejet shqetësuese.

“Ata kanë brinjë të thyera nga keqtrajtimi dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre, të çara në pjesën e kyçëve të dorës, plakë këto të shkaktuar nga prangat dhe fraktura në pjesën e kafkës, thotë Secen Bayun.

“Marrdhëniet e avokatëve me klientët e tyre janë kufizuar ndjeshëm, ndërsa policia dhe rojet qëndrojnë në takimet e avokatëve me klientët e tyre. Madje, ato përgjojnë çdo bisedë dhe lexojnë çdo letër. Klinetët e tyre kanë frikë të tregojnë për dhunën e ushtruar ndaj tyre”.

Videoja që Selcen na tregoi, është publikuar menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit dhe ajo tregon personat e arrestuar për përfshirje në tentativën e grushtit të shtetit, të cilët nxirren para kamerave me hundë të thyera dhe me dëmtime të shumta në kokë, në veshë dhe në pjesën e kafkës. Një tjetër tjetër video të postuar në internet, mesa e regjistuar nga një polic, shfaqen ushtarë të dhunuar dhe të gjakosur.

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International kohët dhe fundit ka raportuar se ka ‘të dhëna të besueshme” se të ndaluarit janë “torturuar dhe rrahur, përfshirë dhe disa raste përdhunimesh”, Human Righ Ëatch ka dokumentuar disa raste të abuzimit ndaj të ndaluarve, dhe se gjendja e jashtëzakonshme u ka mundësuar autoriteteve që të zgjasin kohën e mbajtjes në paraburgimit deri në 30 ditë.

BBC ka siguruar shumë dëshmi të abuzimeve të supozuara, jo vetëm nga të dyshuarit për organizim të tentativës së grushtit të shtetit, por dhe ndaj burgosurve të tjerë të akuzuar për “mbështetje të terrorismit”, përfshirë kurdët dhe majtistët.

Kamil Uluc u arrestua në Gusht, i akuzuar për lidhje me grupin militant Kurd të PKK-së. Ai u ndalua në stacionet e policisë në Esenler dhe Vatan në Stamboll ku ai tha se është torturuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë çnjerëzore.

Në një bisëdë të gjatë e të detajuar, ai i tha BBC-së që në fillim ata i kishin vendosur qytën në gojë duke i diktuar se çfarë duhet të pohonte, për më tepër, duke mos e lejuar të shkonte në tualet dhe nevojat personale t’i kryente në qelinë e tij.

“Ata na treguan foto të 200 personave dhe na thonin që të dëshmonin se ata ishin të PKK-së. Pasi refuzova, filluan të më torturojnë. Na kanë lidhur pesha të rënda në testikujt tanë. Ende ndiej dhimbje. Pastaj na hidhnin ujë dhe na rrihnin. Na dërguan në spital, por policët i urdhëruan doktorët që të mos mbanin shënime për asgjë”.

Ekzistojnë shumë pohime për presion të ushtruar ndaj stafit mjekësor për të firmosur raporte pa kryer më parë kontrollet mjekësore.

“Na kërcënonin që nëse nuk flisnim do të na sillnin gruan dhe do ta përdhunonin në sytë tanë. Më pas më dërguan në një dhomë të errët dhe u përpoqen që të mos fusnin një shkop në anus. Meqë nuk ia arritën qëllimit të tyre, ikën. Ndoshta torturat e tjera do t’i harroj, por abuzimi seksual më është ngulitur në thellë në mendje”.

BBC ka arritur të sigurojë raportet mjekësore të dy personave të tjerë të abuzuar seksualisht. Të arrestuar në jug të Turqisë, në qytetin Urfa për pjesmarrjen në një grup Marksist, raporti flet për “lezione në pjesën e pasme të penisit dhe dhimbje në skrotum, që vjen si pasoj e shtypjes së penisit dhe skrotumit”.

Kundërshtarët politik janë gjithashtu në shenjëstër. Pas arrestimit të liderëve dhe deputetëve të partisë opozitare pro kurde, Cihad Saatcioglu, djali i një deputeti u arrestua gjatë protestave. Gjatë marrjes në pyetje ndaj tij është ushtruar dhunë dhe dëmtimet në trupin e tij ishin aq serioze, sa u detyruan ta shtronin në spital, ku BBC ishte për vizitë.

Ai qan nga dhimbja sa herë që lëviz, pasi i kanë thyer vertebrën. Raporti i tij mjeksor, i cili posedohet dhe nga BBC, flet për rrahje, trauma në kokë, dëmtime të kafkës dhe në lezione. Një fasho e madhe ngrihet në kurrizin e tij duke zbuluar një plagë të kuqe të thellë.

“Që kur u arrestova deri sa më sollën në spital ndaj meje është ushtruar dhunë sistematike”, thotë ai. “Dhuna nuk mbaronte, shpulla, shqelma, përplasje të kokës pas murit dhe kur më sollën në spital u përpoqën t’i bënin presion doktorrëve, por raporti mjeksor konfirmon ata që ndodhi, ndaj policët ikën dhe u zëvendësuan nga të tjerë”.

“Nëse do të ishin disa oficerë policie, do të mendoja që ishte një rast i veçantë. Por, ishin policë me motoçikleta, civilë dhe agjentë të antiterrorist. Të gjithë ishin atje. Ata të sigurtë ndërsa na torturonin”.

Rastet e torturës janë rritur ndjeshëm në Turqi pas grushteve të shtetit dhe ndaj militantëve kurdë gjatë viteve 1980 dhe 1990. Por, pati një ulje të ndjeshme me ardhjen në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në vitin 2004, të cilët imponuan më shumë masa mbrojtëse ndaj të ndaluarve dhe shërbim më të mirë mjekësor dhe logjor. Por, që pas përfundimit të armëpushimit vitin e kaluar, të ndjekur dhe nga tentativa e grushtit të shtetit, duket se ditët e errëta të torturave çnjerëzore janë rikthyer sërish.

Qeveria refuzoi kërkesën e BBC për të komentuar rastet. Por, pas raportit të Human Right Watch të bërë publik muajin e kaluar, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë e cilësuan atë “të njëanshëm dhe që pasqyronte pikpamjet paragjykuese të Grupit të Terrorist Gylenist”, duke shtuar se “autoritetet turke kanë vepruar në përputhje me legjilacionin për keqtrajtimet dhe torturat”. Ministri i Drejtësisë në profiling e tij në Twitter, tha se këto akuza ishin ‘shpifje’.

Raportuesi Special për Torturën në Kombet e Bashkuara ishte këtë javë në Turqi, një vizitë kjo e kërkuar dhe më parë, e cila është ishte shtyrë nga qeveria turke. Raporti i tij do të jetë çelësi kryesor që të faktojë nëse Turqia ka shkelur ligjin ndërkombëtar të torturës, e cila është rreptësisht e ndalur dhe ky ligj nuk mund të pezullohet as në kohë lufte apo periudha të emergjencave kombëtare.

Ndërsa intervistës me avokaten Selcen Bayun po i vjen fundi e pyes nëse ka frikë të flasë. “Po, por dikush duhet të flaës”, thotë ajo. “Ajo që ndodhi më 15 Korrik ishte totalisht e jashtëligjshme, por dhe kjo që po ndodh tani është e jashtëligjshem. Ne thjesht duam drejtësi”.

http://www.bbc.com/news/world-europe-38123926

3 komente në “Të vërtetat e torturave të Turqisë për tentativën e grushtit të dështuar të shtetit”

  1. tfgs1 says:

    una facia una raza me beqirat sunitoshqipfoles ne vatan………….

    1. Angjelin says:

      Njesh si byrazeret greke qekan. Ne vendin e kuves eshte bere njesoj grusht shteti. Nje race nje sjellje

    2. . says:

      Kjo eshte “Demokracia” dhe Mentaliteti Otoman….nuk ndryshon dhe shume nga Ai Arnaut, thjesht shikoni Fotot e Spacit (1950-1990) dhe fotot e 1997-es, qe te kuptoni sa te ngjashem Jemi, sepse Jo vetem qe i shikojme qe ndodhin por dhe i Durojme dhe i Zbusim.
      Kurse Greqia Europiane nuk e duroje “Diktaturen” e Huntes me shume se 7 vite dhe e Rezoji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje