Sulmi i medias greke, ministrja Nikolla: Mimi ti je modeli ynë!

mimi-linditaNjë ditë pas lajmit publikuar nga një portal grek, që fyente ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka reaguar një tjetër grua e kabinetit Rama.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka postuar një mesazh mbështetës në profilin e saj në Facebook, duke shkruar se përballë shpifjes, denigrimit dhe poshtërsisë, ajo zgjedh të bërtasë fort, “Mimi je modeli ynë”.

Po citojmë postimin e Nikollës në rrjetin social:

Fuqizimi i gruas dhe kontributi i saj ne politike. Sa shume flitet e debatohet.

Po per grate qe jane ne politike? Flitet po aq shume. Por paradoksisht, edhe me gjuhen e shpifjes, denigrimit dhe poshtersise.

Dikush neveritet, dikush perpiqet te nxjerre ndonje perfitim, dikush zgjedh te heshte.

Une sot bertas fort: Mimi je modeli yne!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sulmi i medias greke, ministrja Nikolla: Mimi ti je modeli ynë!”

  1. Relax says:

    Te dyja bashke me shume zonja te tjera jeni krenaria jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *