Mesazhi i vogëlushes shqiptare për votuesit në Maqedoni: Mos e shit votën...

11 Dhjetor 2016, 13:15Rajoni TEMA

Një mesazh përmes një fotoje domethënëse po bën xhiron e botës, duke personifikuar në këtë rast dhe vështirësinë e zgjedhjeve në Maqedoni. Vështirësi sidomos për shqiptarët.

“Mos e shit votën. Të lutem. Për hatrin tonë!”, shkruan një vogëlushe shqiptare për qytetarët , ndërkohë që atje mbahen sot zgjedhjet parlamentare.

Maqedonia po mban sot zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje marrin pjesë 6 partitë politike, 5 koalicione me 1092 kandidatë në total.

Nikola Gruevski do të kërkojë votbesimin e popullit pas dorëheqjes së dhënë në muajin janar.

Ndërkohë që socialdemokrati Zaev do të kërkojë t’i japë fund pushtetit disavjeçar të Gruevskit, për të marrë për herë të parë drejtimin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje