Opozita e "paepur": Tjetër padi e PD në Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi

21 Dhjetor 2016, 15:41Politika TEMA

Në Gjykatën Kushtetuese është depozituar ankimimi i tretë kundër njërit prej ligjeve themelore të reformës, atij për organizimin e qeverisjes së organeve të drejtësisë. Nismëtare është Partia Demokratike, e cila pati deklaruar në nëntor se do ta çonte ligjin në Kushtetuese, sapo ai të botohej në Fletoren Zyrtare.

Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, që parashikon mes të tjerash ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, konsiderohet nga demokratët si një ligj në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë është ndër më voluminozët e Reformës në Drejtësi, me 291 nene, por sipas Partisë Demokratike, ai është ligji me më shumë shkelje kushtetuese sesa çdo ligj që është miratuar me paketën e Reformës në Drejtësi.

Top Channel mësoi se kundërshtimi kryesor i opozitës lidhet me mënyrën e zgjedhjes së 10 anëtarëve që Kuvendi zgjedh për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. Sipas opozitës, ligji i heq Kuvendit ekskluzivitetin e emërimit të këtyre anëtarëve, duke vendosur një komision “ad hoc”, që do të filtrojë kandidaturat nga Avokatia përpara se ato të shqyrtohen nga Kuvendi.

Sipas demokratëve, komisioni “ad hoc” është një strukturë që nuk parashikohet nga Kushtetuta dhe është krijuar për t’i imponuar Kuvendit të Shqipërisë vullnetin e disa njerëzve të caktuar, me gjasë nën kontrollin e qeverisë. Kjo është arsyeja, që sipas demokratëve e bën flagrante shkeljen e Kushtetutës dhe që detyron opozitën të ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

3 komente në “Opozita e “paepur”: Tjetër padi e PD në Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi”

  1. Fatosi-kosove says:

    Kjo klike e Lazaratit,droges,vrasjeve dhe e tradhetise kombetare eshte keshilluar shume mire nga fazlliqi dhe do te vazhdoj qe çdo vendim ta qoje ne kushtetuese duke tentuar te fitoje ne kohe deri ne zgjedhjet e ardhshme ku ka varur shpresen se do te fitoje,nuk eshte qudi se PD do ta qoje ne kushtetuese edhe vete PS- dhe Ramen qe ti ndaloje pjesmarrjen ne zgjedhjet e ardhshme pasi per LSI-n ska frike kjo klike,prandaj ilir meta duhet ti hapi syte dhe te votoje me urgjence ndryshimet kushtetuese qe i pamundesojne kesaj klike vratere te kontrolloje çdo gje ne shtet duek pasur drejtesine ne dore,ose dorezohuni PS e LSI dhe bjerni ne gjunje sali berishes,lul bashes e fazlliqt dhe tju pres ne qafe si kafshet!

  2. Angjelini says:

    Brravo demokrate. Pse mos ta beni. Keni vjedhur, vrare, shitur pasurite nen-toksore dhe mbi-toksore dhe nuk ju ka hyre nje xhemb ne kembe. J`au q….te kina cfare ju mban pragu i shtepise. Populli duhet tu shpalle lufte dhe te ju shkatrroje pronat.

  3. Aureli says:

    500 grosh vrima e miut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje