Votimi Vetting-ut/ Kushtetuesja, një rast për të mos penguar të pakthyeshmen!

21 Dhjetor 2016, 20:09Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në fillim gjithçka ishte në duart e 140 personave. Në pjesën dërrmuese të tyre njerëz publikë, me emër dhe mbiemër, me karriera politike, partiake apo institucionale të të gjitha niveleve. Ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që kishin në dorë të votonin ose jo, në 21 korrik, paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Sot “muzika” duket sikur ka ndryshuar, por në fakt melodia, interpretuesit dhe publiku janë të njëjtët. Vetëm se duart që do vendosin nëse do të ketë ose jo dikur drejtësi ky vend, nuk janë më 140, por vetëm tetë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga anëtarë të cilët jo të gjithë njihen publikisht. Në fakt, kur fjala vjen tek gjyqtarët e prokurorët, emrat dhe identitetet e tyre shkrihen disa herë padrejtësisht tek prototipi i matrapazit me ligjin, tek imazhi i njeriut me rrobë të zezë që shet e blen vitet e burgut, hektarët e pronave apo milionat e aferave “me shumë lek”. Ja që këtë të enjte tetë gjyqtarë (i njëjti paradoks si në 21 korrik), kanë në dorë të votojnë për të startuar ndryshimin e këtij nami të keq. Shumë të keq madje. Ashtu siç politikanët votuan edhe për dënimin e tyre eventual, në të ardhmen, edhe gjyqtarët e Kushtetueses janë të thirrur të marrin një vendim final për të vendosur një standart. Standartin e fillimit të një ere të re në demokracinë e brishtë e të korruptuar shqiptare.

Përtej fjalëve të bukura, paketa e reformës po mbetet e pleksur në tryezën e Kushtetuese, pasi aty po e çon pjesë-pjesë politika. Ajo që e votoi, por që më pas e hodhi si mish për top në tryezat e forumet e gjyqtarëve. Aty ku edhe thika e reformës parashikohet të ngulet më së pari. Nuk kemi si i shpëtojmë këtij paradoksi. Reformën duhet ta votojnë ata që mund të jenë subjekt i saj. Fati e ka sjellë që vetë gjyqtarët t’i thonë “Jo” lojrave të politikës e t’i hapin rrugë zbatimit pa kthim të reformës në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese ka në dorë të vendosë standartin e mosprekjes dhe të mosndërhyrjes në një proces që ka nisur dhe që nuk do të ndalet, as sikur tetë gjyqtarët e Kushtetueses të thonë jo të enjten. Reforma në drejtësi është një plumb që ka dalë nga gryka e armës. Dhe një plumb që del nga gryka e armës nuk kthehet më aty. Është mirë që pasi kanë pyetur në Venecia, pasi kanë parë, dëgjuar e lexuar sesi e presin shqiptaret këtë reformë, pasi kanë dëgjuar sa e sa thirrje, lutje apo edhe paralajmërime nga shqiptarë e të huaj (kryesisht të huaj), tetë gjyqtarët e Kushtetueses të mos prekin një proces që para se të jetë shqiptar është rajonal, që para se të kërkohet nga politika vendase, kërkohet me forcë nga europianë e amerikanë.

Është mirë që kundër këtij trendi të mos ngrihet dora e mohimit, sepse vendit do t’i krijohen situata të panevojshme krize, por që në fund, vetëm sa do ta shtyjnë edhe pak atë që ka nisur pa kthim, në natën mes 21 dhe 22 korrikut 2016. (Javanews)

10 komente në “Votimi Vetting-ut/ Kushtetuesja, një rast për të mos penguar të pakthyeshmen!”

  1. kozmo says:

    Gjykatat e Shqiperise jane per te uleritur . Cfare presin me keta ??? Presin te fitojne 8 vete kunder gjithe popullit ???

  2. DRINI says:

    Qe te presesh ta miratojne neser “VETINGUN” nga keta 8-mostrat eshte njisoj si tia varesh “ujkut melcite ne qafe”’por EDVIN RAMA’se bashku me ILIR METEN le ta shtrojne ne kuvend dhe ky veting te miratohet me referendum nga populli,sa me pare ,se zgjedhjet po afrojne dhe populli ka per te thene :”Lamtumire”o Edvin.

  3. feniks says:

    Ne rast se Gjykata Kushtetuese nuk e voton VETING-un atehere keta direkt pranojne se jane vete te paret qe kane gjynahe me drejtesine dhe nga frika e ndeshkimit perfundimtar,do mundohen ta shtyjne sa te munden!
    Por nje gje nuk kane te qarte keta gjynafqaret:
    -Pas kesaj jo vetem qe nuk do t’i shpetojne ndeshkimit juridik,por do fitojne perfundimisht edhe urrejtjen e mbare popullit,te cilit do t’i duhet te reagoje njelloj sic beri kunder Berishes ne 97-ten!
    Kurre populli shqiptar nuk do lejoje qe 8 vete,te marrin neper kembe fatet e nje populli te tere!
    KUJDES,GJYHNAQARE!
    Me Berishen mund ta keni mire,por me nje popull te tere, do perballet Berisha dhe ju te gjithe!

  4. Dyrrahu says:

    Gjykatesit jane mesuar qe jene te varur nga politika, sikur qe jane mesuar te pasurohen ne menyre korruptive nga populli.
    Une nuk di se ku e merr Edi Rama ate durim qe t’i duroje plangprishesit, qe t’i duroje penguesit e reformes ne drejtesi?!
    Cdo gje e ka fundin e vet, natyrisht qe edhe durimi e ka te tijin.
    Te vuaj populli per inatet e tradhetareve, te vuaj populli per shkak te disa politik(u)ajeve te korruptyuar, te vuaj populli per shkak se disa lidere duhet te pergjigjen per te berat antikombetare te tyre dhe ne kurriz te te vuajteve historike, pra ne kurriz te popullit nuk duhet te durohet kjo praktike e hidhur shqiptare.
    Nese neser deshton gjykata kushtetuese atehere ajo me nuk e mbrone Kushtetuten, por e mbrone nje klan te lidhur me krimin ekonomik, politik dhe vrasjet.

  5. Korçari says:

    Fytyra të poshtra, të urryera nga Populli këta kriminelë, këta ushtarë të kryebanditit të Shqipërisë Sali SËRBIT.

  6. tomsojeri says:

    Pse cuditesh “kozmo” , kte popull e ka shpetuar vetem nje dhe e ka sherdhyer po nji e jo tet ftyra te ndyra mekatare antipopull ne sherbim te tradhtarit me te madh te gjith kohrave ! Nese dhe kte radh nuk votojn, ateher ky popull me heshtjen e ti,j ka varosur emrin e tij ,ka vulosur paturpesin dhe meriton te gjtha pasojat qe i “fal” tradhtia !!!!

  7. Qytetar says:

    Po e rrëzuan më keq për ta.

  8. sapa says:

    Dhe te mendosh se kete mund ta zgjidhesh vetem me 2000 vete te armatosur dhe te vendosur.Popull i percare dhe kete e dine edhe zoterinjte.

  9. filani says:

    ke te drejte ,por keta tete veta (se gjyqtare nuk jane keta ) mbrojne veten e tyre nga zullumet qe kane bere si rasti i lul berishes

  10. Niti says:

    Te behet SA me shpejt vetingu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje