E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua paqen

24 Dhjetor 2016, 14:13Blog TEMA

Nga Gazmend Aga*

 

Në këtë kohë krize vlerash, shqiptarët kanë ende të pakonsumuar gurin e çmuar të dialogut ndërfetar. Për një vend të vogël si i yni, harmonia ndërfetare mbetet një aset i rëndësishëm i paqes sociale në Shqipëri.

Duke parë se si kanë jetuar dhe shembujt që kanë lenë ata, po të jetonin sot mes nesh, në të njëjtën kohë, Jezusi dhe Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi Ta), nuk do të jetonin si rivalë, por si vëllezër.

Të dy thanë “Zot, fali se s`dinë ç’bëjnë!”, të dy thanë “Mos gënjeni!”, të dy thanë “Duaje vëllanë si veten!”. E thanë dy diejt, e ndoqën dishepujt dhe sahabët, e përcollën tek ne.

Dashuri shpërndanë, dritë në terr u bënë.

Ata do ta kishin konsideruar njëri-tjetrin si shokë, sepse ata ishin miq të Zotit. Ata do të kishin të njëjtat shpresa dhe synime për pasuesit e tyre.

Dy diej jetuan në kohë të ndryshme, por që u rrihte zemra në të njëjtën frekuencë, me të njëjtën busull hyjnore.

Kushedi ç’pikëllim do të përjetonin prej dhunës që karakterizon një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare sot duke filluar nga njeri-tjetri, tek fëmija, bashkëshortja e deri tek prindërit, apo edhe nga veset që po shkatërrojnë çdo ditë e më tepër familjen shqiptare!

Është fat që edhe besimtarët në Shqipëri e kanë jetësuar me sukses këtë frymë harmonie e dashurie.

Besoj se kjo bashkëjetesë ka jetuar në saj të vetëdijes së shëndoshë fetare e kombëtare.

Sa bukur e ka thënë Junus Emreja:

Ejani të njihemi

T’i lehtësojmë punët

Të duhemi

Bota s’do t’i ngelë kujt.

Sfidat ndaj kësaj tolerance e harmonie mund të nisin veç atëherë kur të harrohet apo keqkuptohet misioni real i Jezusit dhe Muhamedit (Paqja e Zotit qoftë mbi Ta).

Nuk është e vështirë të imagjinohen Jezusi dhe Muhamedi si miq që i lidh dashuria e tyre për Zotin, si dhe vizioni i tyre për një botë të karakterizuar nga drejtësia, mëshira dhe barazia.

Zoti na ka krijuar të ndryshem, për ta njohur më mirë njëri tjetrin, madje dhe veten. Njëkohësisht të aftë për të bashkëjetuar, njeriu që njeh veten ka njohur dhe Zotin.

Jemi të ndryshëm, por dimë ta pranojmë tjetrin me vlerat që ka, dhe kjo është një nga vlerat tona më të bukura.

Zoti e gëzoftë çdo shqiptar të krishterë dhe e bëftë Shqipërinë vatër të dashurisë, begatisë dhe harmonisë!

*Nenkryetar i Komunitetit Mysliman

10 komente në “E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua paqen”

  1. jeronimo de rada ke estrada says:

    sic po shkojn punet shifeni ju kur mas nja dhjet pesmdhjet vjetsh ,kur shqiptaret do deklarojn se jezu krishti dhe muhameti ishin binjak…
    e ka thon sala vet.

  2. albanistan says:

    ja ke futur kot…qekur permend Muhamutin dhe paqen bashke….
    muhamet dhe paqja jane armqi te njeri tjetrit….

  3. albanistan says:

    ja ke futur kot…qekur permend Muhamutin dhe paqen bashke….
    muhameti dhe paqja jane armqi te njeri tjetrit….

  4. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    HIPOKRIT i piset sunit,kurre Mohamedi nuk tha duaje tjetrin[kaurrin] si vella!!
    por : Dhuno me force cilin do qe nuk te bindet e nuk ka ose pranon besimin tend,madje vri cilindo qe nuk pranon te behet myslimon!
    ptuuuuuuuuuu,plehre turkoshake qe na ben edhe moral paqeje te myslimoneve gjaxore……….

  5. Jozeff says:

    Me vjen keq or tej ,E dua Jezus e dua paqen por nuk e dua muhametin ,nuk e dua dhe nuk e dua ,dhe as nuk dua te me doje,mbaje fene tende dhe me ler rehat mua.

    1. undefined sunit says:

      po ky eshte problemi i sunitit, ai nuk e pranon te jesh ndryshe do patjeter te behesh muslimon se keshtu pushtohet bota dhe mbizoteron ligesia dhe injoranca, prapambetje dhe nenshtrim total ndaj individit…


      cfare te mire kane sjelle ne keto kohe moderne te shekullit ndjekesit e Muhamedit…vetem, luftra, gjak dhe dhune…..

      eshte e kote te arsyetosh me ta…prape nuk japin shpjegim pse vetem muslimanet apo vendet muslimane jane ne lufte te perjetshme dhe gjakesor ne jete….

  6. te jetonin shqiptaret ne “harmoni fetare”, do te kishin ” harmoni njerzore”, por me qe sillen si kafshe, me njeri tjetrin, mere me mend, ç’kafshe jane ata, qe duan te bashkojne dy pole ekstreme, me tezen hiper kurve, “harmoni fetare”.

  7. hahaha says:

    A ju q…Jezusin e Muhamedin more trapa shkoni boni no i lek per shpi po leni Jezus e Muhamedna se skeni breke ne bithe merreni me jevgjit e Lindjes se Mesme dhe dogmat e tyre popull analfabete e primitiv

  8. tironci says:

    paskan dale kurvat e janulles me bo moral..po ju kur e keni diten e festes se sot nuk osht e juja ju qifsha momen n byth se n pidh ka venin

  9. Jak-Boston says:

    Vlera shqipetare e bashkejeteses fetare i terbon me shume se cdo gje tjeter dashakeqet e shqiptarise. A e shikoni si cirren si kukuvajka shqipfolesit dashakqe te shqiptareve.
    Faleminderit vella Gazmend Aga ky eshte ilaci me i mire per shqipetaret ilaci i njerzillikut, vellazerise, respektit e harmonise dhe te gjitha keto cojne ne nje shoqeri me te mire me te bashkuar dhe me te sukseseshme per te perballuar sfidat e te ardhmes.
    Muslimanet jane komuniteti me I madh fetar ne Shqiperi dhe ju takon juve qe te jeni prijesit e harmonise dhe bashkimit si dhe te sakrifices kundrejt dashakeqeve qe farkeqesisht kane infektuar te gjitha komunitetet fetare , por shpresojme qe Zoti do iu a beje te pamundura realizimin eqellimeve te tyre te erreta, mizore e vellavrasese.
    Zoti i bekofte njerezit e paqes dhe vellazerimit ne Shqiperi dhe ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje