Dashoja i Lazaratit shoqatë paralele për Azem Hajdarin…

dashIsh-­kryeministri Sali Berisha do të përdorë dhe shfrytëzojë politikisht figurën e Azem Hajdarit, për të mobilizuar radhët, me sa duket në kuadër të kërcënimeve se do të kthejë ’97 nëse opozita shqiptare do të humbasë zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, siç edhe ka gjasa të ndodhë.

Ndonëse sa ishte gjallë Azem Hajdari, e shpalli armik, e përjashtoi, e quajti sigurims dhe vegël të Ramiz Alisë, Sali Berisha ka vënë në lëvizje ish­kryekomunarin e famshëm të Lazaratit, Dasho Alikon, për të krijuar një shoqatë paralele me emrin “Azem Hajdari” shkruan shqiptarja.com.

Siç duket edhe në foto, takimi është zhvilluar disa ditë më parë, ku protagonist ka qenë Dasho Aliko dhe një rreth personazhesh, të cilët i përkasin linjës së ashpër të Partisë Demokratike.

Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pretendon se në focus të takimit ishte krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit”, me urdhër të Berishës. Sipas tij, Sali Berisha po krijon një shoqatë tjetër me baronë droge, duke fyer rëndë figurën e Azem Hajdarit.

“Pëllumb Guzi, baron i drogës në Shijak dhe Dasho Aliko baron i drogës në Lazarat, mblodhën njerëz të paguar për të organizuar një shoqatë tjetër me urdhër të Saliut dhe për të vendosur në krye të saj kokat e hashashit.

Në këtë mbledhje ishte edhe tregtari i ri i hashash, djali Azemit. Me urdhër të Saliut është  lënë që kongresi mbahet në mars dhe është komanduar kryetar baroni i drogës në Shijak”, ka pohuar Marjan Gryka, i cili prej vitesh ka artikuluar akuza të rënda në adresë të ish­kryeministrit, Sali Berisha, ish­ministrave Genc Pollo, Arben Imami etj. Gryka ka akuzuar Berishën si përgjegjësin kryesor për eliminimin fizik të Azem Hajdarit dhe pengimin e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen.

Krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit” vjen në një kohë kur përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kërcënuar se do të destabilizojnë Shqipërinë nëse humbasin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kërcënimi ka ardhur nga ish­ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili ka pasuar kërcënimin e Sali Berishës, i cili tha se kishte në plan të vriste Edi Ramën në 21 Janar, nëse Rama nuk do të tërhiqej. “Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97­a, ç’a ka për t’ju gjetur.

Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën”, u shpreh Noka. Kërcënimi i Nokës është mbështetur edhe nga deputeti Edmond Spaho, i cili ka deklaruar dje se do të ketë trazira nëse PD humbet zgjedhjet. Po ashtu, disa ditë më parë, deputetja e PD, Arbiola Halimi, bëri thirrje për të tërhequr zvarrë deputetin socialist, Taulant Ballën, pasi ky i fundit mori në pyetje Berishën për aferën e privatizimit të OSSH.

Dy muaj më parë, Marjan Gryka ka theksuar se Sali Berisha ka kërcënuar me jetë Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Shemsi Bardhi, me anë të një personazhi të quajtur, Sokol Neziri, që të dorëzonte vulën, me qëllim që Shoqata të mbështesë Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2017.

“Berisha kërkon me të gjitha mënyrat e tij, me oferta, me kërcënime dhe shantazhe që të ketë nën hyqmin e tij Shoqatën “Azem Hajdari”, para zgjedhjeve të 2017. Këtë radhë, Saliu na ka dërguar një njeri që quhet Sokol Neziri, me pseudonimin, Qorri.

Ky zotëri, në emër të Sali Berishës, i ka kërkuar me forcë vulën Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës “Azem Hajdari, Shemsi Bardhit, duke i thënë se Marshalli kërkon me çdo kusht Shoqatën para zgjedhjeve. I porosituri i Berishës e ka vënë Bardhin nën presion familjar si dhe e ka kërcënuar edhe individualisht”, ka pohuar Gryka.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/marjan_gryka-150x150.jpg","full":"https:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/marjan_gryka.jpg","attachment_id":604193}]

5 komente në “Dashoja i Lazaratit shoqatë paralele për Azem Hajdarin…”

  1. TRAPI says:

    NA CATE TRAPIN ME AZEMIN….PSE U VRA??? CFARE BEREI??SA KARBURANT SHITI SERBISE ??PSE U VRANE HAKLAJT TE GJITHE???PER VULE TA FUSI SALIU NE BYTE PO DESH…DASHO DO ME U BE HERO…DHE TE THOTE SE ESHTE POLITIK ARRSTIMI…

  2. Qytetar says:

    E kujt i Plasi se ca ben Dasho Ashashi.

  3. orli says:

    Azemi vet ne te gjalle ka qene deshtak, shkerdhate e injorant(nga injoranca e tij perfitoi sala dhe e nxori ne gryken e zjarrit te haklajve duke i thene:”shko verifikoje nje makine te dyshimte me targa vlore perjashta”duke e ditur mjaft mire se kush ndodhej ne makine sepse vajza e motres se sales shpresa brecani qe po pallohej me guxim biberin tek kioska me xhama e ka pare Fatmirin dhe dy here ka shkuar tek zyra e sales!me organizimin e ri te organeve te drejtesise po pati kush interes per te zbardhur ngjarjen, shpresa me guximin duhet te merren ne pyetje megjithse fatmira nuk ka deshire te dali e verteta sepse eshte e lumtur qe azemi nuk jeton dhe e ka statusin si grua “deshmori”) azemi qe ne moshe te vogel ka deshtuar si hajdut pulash sepse e kane kapur dhe bere bashkpunetor te sgurimit me detyrim, pastaj duke shkuar pas femrave e kane rrahur ne kokie, per shkerdhetlliqe e kane there me thike ate bashke me te vllain, me qindra here e kane rrahur edhe ne sy te fatmires te shkallet e kinemas prandaj si deshtak qe ka qene edhe organizatat me emrin hajkari jane te deshtuara qe ne embrion me emrin e tij.

  4. Kola says:

    Ku je Dashio, na ngrenc mune! Kalove mire ne qeli?

  5. Fatosi-kosove says:

    Keto jane pikerisht format dhe metodat e krimineleve dhe matrapazave per te mbijetuar apo notuar sa me gjate ne politike dhe epr te bere sheprlarjen e parave kinse ne forma humanitare,sali berisha sa ishte gjalle azemi e injoroi,shau,kercenoi,linçoi,e prejashtoi nga partia sepse i kerkoi mashallit ta shkarkoi aleksander meksin nga kryeministri,pastaj e kthej edhe pse edhe azemi e kishte gjetur te njejten torishte dhe vepronte sipas qefit dhe momentit,here behej kryetar i SHISH,here kryetar i grupit parlamentar,ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar me “jasht”,na u ba kryetar i klubit Vllaznia,kryetar i sindikates se pavarur e çfar jo,ne fund e vrau vet salo baba dhe tash ne çdo vjetor e “kujton”,siq orvatet edhe ta perdore me fondacione dhe shoqata te ndryshme kinse shqiptaret do te joshen nen emrin e tij,po venja e njerezve te Lazaratit ne krye te shoqates nuk behet rastesisht pasi besohet se dasho aliko eshte aq i pasur nga dikur biznesi i droges ne Lazarat sa qe me ato miljonat e fituara do te orvaten qe ti blejne votat dhe njekohesisht te rehabilitohet politikisht ,ky eshte qellimi i vetem i sali berishes e njerezve rreth tij,duke perdorur emrin e azemit te arrijne me lehte te veprojne,sesa per respektin qe kane per te eshte pare sa ishte gjalle dhe fatmirsisht ka edhe filmime ku shifet sali berisha duke e share e kercenuar,vertet spaska fund poshtersia e njerezve te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *