REPLIKA/ “Blushi po ia kalon edhe Lulit e Berishës me mllefin e tij, por në ekonomi është injorant”

30 Dhjetor 2016, 22:52Politika TEMA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka replikuar në Ben Blushin, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me planin e qeverisë për të invesyuar 1 miliard euro në tre vitet e ardhshme.

Replika e plotë e Ahmetajt:

Te jesh fillestar ne ekonomi kur hyn ne politike nga nje rruge tjeter e jetes, s’eshte aspak per t’u kritikuar. Por te mbetesh i tille kur qendron gjate ne politike dhe pretendon te drejtosh sektore te jetes si minister, apo edhe me keq “te shpetosh Shqiperine” si lider, nuk mund te trajtohesh me si i pafajshem kur flet budallalleqe per ekonomine.

Kjo eshte arsyeja pse nuk e kam trajtuar dot si te pafajshem mikun tim Ben Blushi, i cili ekonomine e mat me barometrin e mllefit te tij ndaj Edi Rames, qe diten qe ky i fundit u be Kryeminister.

Por qekur ai filloi qe barometrin e tij ta bente manual ekonomik te perpjekjes personale per rrezimin e qeverise, fajesine e tij per padijen ne ekonomi, ia kam vene ne dukje edhe publikisht.

Sot Blushi ka reaguar ndaj Programit te ri 1 miliarde euro per Rindertim (P1MR), qe u lancua nga kryeministri. ‎1 miliard euro në 4 vjet jane shume pak, sipas tij, sepse duhen 1 miliarde cdo vit për “Rindërtim Total”!

Po sot une po ia shkruaj atij dhe atyre qe mund t’i lexojne faqet e manualit ekonomik te tij se duke e share programin, Blushi e ka miratuar ate pikerisht sepse me kete program shkohet mbi ate qe kerkon ai! Pra me shume se 1 miliarde euro per Rindertim ne vit:-). Sepse ky program qe do te shtrihet fillimisht ne tre e jo ne kater vjet, eshte plus programit buxhetor te investimeve qe ne vetvete eshte 750 milione uusd-))

Ne reagimin e Blushit ka shume per t’u argetuar me siperfaqsimin e tij ekonomik, sepse ai flet per GDP-ne, borxhin publik dhe marken gjermane, me lirine e plote te njeriut qe nuk i kupton gjerat qe thote dhe te politikanit qe nuk synon te verteten po krijimin e saj:-)))

Por une nuk do t’u humbas kohe lexuesve ketu me to. Sepse dua ta mbyll me pjesen me te dhimbshme te shfaqjes se radhes se Blushit si shpetimtar i te varferve, permes recetave te tij magjike, te cilat te kujtojne ca reklama qe i beheshin ne kohera te vjetra uthulles, si ilaç me cudiberes se sa penicilina!

Pjesa me e dhimbshme eshte ajo ku Blushi i mban ison Lulezim Bashes dhe Sali Berishes per shpenzimet e luksit te kryeministrise.

Ne garen me ta se kush e shan me shume Edi Ramen dhe qeverine e tij, e fryn edhe me keq shifren e sajuar nga Saliu, te recituar nga Luli e te amplifikuar me tej nga Blushi vete. E gjitha nje propagande genjeshtrash per te ardhur keq. Sepse Saliu e di te verteten por genjen si zakonisht per te galvanizuar trupat e tij.

Luli ben sikur s’e di te verteten se ia do puna qe te perserise si robot ato qe thote Saliu. Ndersa me keq nga te dy keta eshte Blushi, qe jo vetem nuk e di si eshte e verteta, sepse nuk kupton (dhe as pyet ngaqe kujton se kupton) dhe sepse mllefi e shtyn me tutje se sa vete Saliu e Luli ne rrugen e genjeshtrave…

Per te gjithe ata qe s’e dine, Ben Blushin e kam pasur dhe e kam mik, por tek ekonomia s’kemi qene asnje dite afer. Sepse sa here i jam afruar ta familjarizoj, me ka thene se shifrat per te jane opinione qe varen nga interesat e politikes, jo nga kokefortesia e statistikes.

Sot natyrisht jemi çdo dite e me larg, sepse per interesin e tij politik, Blushit nuk i intereson fare e verteta, por krijimi i saj ne funksion te gares me Saliun e me Lulin se kush i helmon me shume shqiptaret me balten kunder qeverise. Nje gare qe Blushi mund ta fitoje me ta si krijues, po s’ka asnje shans ta konkretizoje si shites i nje libri te ri me nje permbajtje shume te vjeter!‎‎

9 komente në “REPLIKA/ “Blushi po ia kalon edhe Lulit e Berishës me mllefin e tij, por në ekonomi është injorant””

  1. Albi_I says:

    TE te quaj injorant ne ekonomi nje mesues anglishte eshte nder. Blushi sot flen gjumin me te qete.

    1. Raimond vlonjati says:

      Nje deficent si ky ekonomist Adhamudhi flet per Blushin
      Kjo esht qesharake fare

  2. KORCARI USA says:

    Minister Ahmetaj-anetari i qeverise Rama ne thuaj sa do te jete minimumi jetik ne Shqiperi dhe sa e si e garanton ti si Minister .Kjo i duhet Shqipetarit qe aktualisht eshte ne kufirin e varferise totale e pas kesaj bej keto replika tallava te tipit Rama e Berisha.Niveli temd dhe i Blushit jane te ndara si nata me diten po ta shohim ne driten e personalitetit,dinjitetit e klultures.Ti dhe Balla e ndonje miush tuaji semureni sapo teshtin Rama.Do tu thosha me plot gojen ty dhe gjithe shokeve te tu te qeverise-Si ju ze gjumi naten e kapardiseni te mbytur ne lluks te cfrenuar more qelbesira kur mijera e mijera familje shqipetare do te festojne me me nje cope buke e ndoshta me nje birre dhe smjafton kjo po suleni si laraskat kurr dikush thote se duhet menduar per kete pjese te popullsise.Shkoni ne Veri dhe ne Librazhin e qelbesires Balla te shikoni si ngarkohen grate me dru si ne mesjete.Miliarder,super miliarder do te ishte presidenti i Iranit po te ishte si ju por shkonte me autobus ne pune dhe tani ne pension ruan delet ne mengjes e pasdite me biciklete shkon jep mesim ne Universitet.Cfare pjelle e keqe na dolet ju qe ne mengjez te perqafoni dhe mbas dite te ktheni kurrizinNjeres pa moral e dinjitet si ju bashke me dervishin Peleshi nuk i duheni me as shoqerise e as Shqiperise.

  3. ert says:

    Nqs se 3% e ekonomise shqiptare vjen nga droga, dhe rritja ishte 2.7%, c’fare dmth kjo, z. Ahmetaj?

  4. !!!! says:

    Po ky klloun ku i gjeti njohurite ne Ekonomi?!! Apo me kurset e Anglishtes. Meta jane te gjithe Qeveri autodidaktesh asnje s’punon ne profesionin e vet se te gjithe jane deshtake ne fushen e tyre.

  5. Erions says:

    Mesuesi u anglishtes jep “leksione” ekonomie. Po ben ca lek nga nafta kohet e fundit qerata … i kini kamatat e larta kerkoni 50% ne tavoline. Rama nqs do te dhena per kete ministrin tend “economiste” me kurse me shkruaj qe te marresh vesh se c’ behet apo je dhe ti ne tave??!!!

  6. Gregor Lato says:

    Varja Ben, bibilushit, mos ia ver re, aq di aq thote, pse merresh me te, se i behet qejfi, se pas 6 muajesh s’ka mundesi as per te shkruar ndonje gje, se edhe librat e tij jane kot, si ai vete, nuk ka kohe njeri te lexoje ate.

  7. leonard says:

    Ben Ahmetaj te cilin e njoh personalisht shume mire,mire eshte te mos flasi fare,sa I ndershem eshte mund te themqe kunatin e tij e kam pasur shok klase dhe ka mbetur ne klase ne fillore, pas shume vitesh ne dogane tani eshte nje nga drejtoret me te rendesishem ne KESH, quhet Leonard Mene.

    1. jo-genjeshtres says:

      Mos se e preke ne seder Benin! Ai vete ka qene disa here ne provimet e vjeshtes ne universitet, keshtu qe nuk i ben pershtypje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje