FOTOT/ Murgu i çmendur: Pse Rasputini është njeriu më i diskutuar (dhe historia e tij e pabesueshme)

31 Dhjetor 2016, 14:01Politika TEMA
FOTOT/ Murgu i çmendur: Pse Rasputini është njeriu më i

Murgu siberian i mbijetoi ëmbëlsirave të mbushur me cianid, tre plagëve me armë zjarri dhe një rrahje barbare përpara se ta mbysnin në një lumë të ngrirë.

Një shekull më parë trupi i një murgu rus u nxorr nga një lumë i ngrirë në Shën Peterburg.

Murgu mjekrosh ishte helmuar me cianid, qëlluar tre herë me armë dhe rrahur keq para se ta mbysnin në ujë.

Megjithatë edhe sot Grigori Rasputin mbetet një ndër figurat më të diskutuara në Rusi që ndan më dysh opinionin publik.

Drama e vdekjes së Rasputinit, që u vra 100 vjet më parë në mbrëmjen e 30 dhjetorit, i dha fund një jete të çuditshme të murgut me fuqi misterioze.

Thuhet se murgu siberian kishte magjepsur familjen perandorake që linin kokën për të.

Dy muaj pas vrasjes së Murgut të Çmendur, edhe dinastia e Romanovëve ra, pasi nisi një revolucin në shkurtin e 1917.

Një revolucion që krijoi Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Leninit.

Vrasja e Rasputinit erdhi si shkak i influencës së tij mbi Carin Nikolai i Dytë dhe gruas së tij Aleksandra në veçanti.

Artistokracia ruse e urrente për vdekje Rasputinin deri sa i mori jetën.

Murgu siberian thuhet se kishte fuqi shëruese dhe hyri në oborrin perandorak në vitin 1906.

Aleksandra, gruaja e Carit, prej kohësh dëshironte të kuronte djalin e saj Aleksei nga hemofilia.

Prerjet apo gërvishtjet e vogla i kërcënonin jetën pasardhësit për fron.

Tek Rasputini Aleksandra gjeti shëruesin që mund të kuronte djalin e saj.

Rasputini mund të hynte lirisht në pallatin perandorak dhe thirrej sa herë që Aleksei kishte probleme apo shqetësime.

Rasputini fliste me të, e qetësonte princin e ri dhe ndalonte gjakrrjedhjen.

Ende sot ekspertët çuditen se si ai mund të kuronte hemofilinë.

Por këto hyrje-dalje të Rasputinit dhe takimet me Aleksandrën bënë që aristokracia të nistë thashethemet mbi marrëdhënien e tyre.

Rasputini, babai i 7 fëmijëve, njihej si një “donzhuan” dhe dinte t’i nënshtronte femrat.

Kur nisi lufta në 1914, aristokracia ruse nisi të fliste për një marrëdhënie seksuale mes Rasputinit dhe Careshës.

Asnjë provë nuk u gjet për të provuar diçka të tillë, megjithatë thashethemet vazhdonin.

Por në fund të 1916, kur Rusia po humbiste luftën, durimi ndaj Murgut të Çmendur po soste.

Zhurmat nisin të qarkullonin sikur Rasputini po diktonte luftën duke i dërguar këshilla Carit Nikolai me anë të gruas së tij.

I ftuar në një festë nga aristokrati Felix Yusopov, Rasputin u helmua me cianid në një ëmbëlsirë.

Por ai mbijetoi.

Pasi pa se helmi nuk bëri efekt, Yusopov e qëlloi tre herë me pistoletë duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku, por Rasputini çuditërisht u çua në këmbë dhe nisi të largohej.

Yusopov e ndoqi më pas me të tjerë dhe pasi e arritën, e mbytën në lumin Malaya Nevka.

Autopsia e mëvonshme zbuloi se nuk ishte as cianidi as plumbi që i mori jetën, por hipotermia në lumin e akullt.

Një vit pas vdekjes së Rasputin, gjithë familja perandorake u ekzekutua në një qilar vere nga revolucionarët.

Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

10 komente në “FOTOT/ Murgu i çmendur: Pse Rasputini është njeriu më i diskutuar (dhe historia e tij e pabesueshme)”

    1. Kiu says:

      Nuk ka gjetur ndonje gje me interesante se perkthimi i kenges se Boney M, ky tipi qe ka shkruar kete bicim shkrimi???!!!

  1. vangjel gjeldeti says:

    sy t cuditshem paska.
    si jezu krishti me mbifuqi mbinatyre duket…

    1. ABC says:

      Kur e pe Jezusin heren e fundit qe te ngjanka kaq shume me te?!

  2. sabo says:

    mjeku qe gjoja pregatiti pastat me helm ,para se te vdiste ka lene shenim se nuk ka perdorur helme se nuk donte te shkelte betimin e mjekut ,prandaj nuk uhelmua rasputini

  3. SING A SONG says:

    I perjetesuar ne nje ngakenget e famshme te Boni M There lived a certain man in Russia long ago
    He was big and strong, in his eyes a flaming glow
    Most people looked at him with terror and with fear
    But to Moscow chicks he was such a lovely dear
    He could preach the bible like a preacher
    Full of ecstacy and fire
    But he also was the kind of teacher
    Women would desire

    RA RA RASPUTIN
    Lover of the Russian queen
    There was a cat that really was gone
    RA RA RASPUTIN
    Russia’s greatest love machine
    It was a shame how he carried on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje