Shpëtim Nazarko: Reformat e kësaj qeverie askush s'mund t'i zhbëjë. Sfida më e madhe, ekonomia! (Krahason dhe Berishën me Hoxhën)

7 Janar 2017, 09:58Politika TEMA

Analisti i njohur Shpëtim Nazarko ka dhënë një intervistë për gazetaren e DITA-s, Entela Resuli, ku analizon punën e qeverisë Rama dhe sfidat që ajo ka. Nazarko nuk ngurron të heqë një paralele mes qeverisjes së Enver Hoxhës dhe Sali Berishës. Ai thotë se sfida e madhe e qeverisë Rama është padyshim ekonomia. Ju sjellim më poshtë një pjesë nga intervista e tij:

Z. Nazarko, sapo kemi lënë pas vitin 2016. Në vëzhgimin tuaj, si ishte ai vit për Shqipërinë?

Me Reformën në Drejtësi, thuajse mbaron cikli i reformave kryesore për të cilat u zotua qeveria e Ramës. Po jemi ende në fazën fillestare të realizimit të tyre, apo në hapjen e themeleve. Është një përpjekje për të vënë rregull, në disa drejtime pas një katrahure 25-vjeçare. Po duhet të presim e të shohim, megjithëse në një gjë jam i sigurtë: Edhe nëse kjo qeveri do të bjerë, apo do të dështojë për njëqind rrethana të njohura apo të panjohura, asnjë nuk do të guxojë të ribëjë katrahurën që e shoqëroi Shqipërinë këto 25 vjet, e në të cilën ajo u dogj dy a tre herë. Janë disa piketa në reformën e territorit, ndërtimeve pa leje, energjisë, arsimit profesional, legalizimeve, rikthimit të ligjshmërisë, etj, që vetëm mund të ngrihen më lart, por asnjë nuk do guxojë t’i rrëzojë më.

Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat do të ndeshet vendi këtë vit të ri?

Ekonomia, ekonomia dhe përsëri ekonomia. Megjithëse dhe sikur ta besoj atë punën e shifrave rritëse që përmend qeveria apo FMN, mendoj që ekonomia është problemi më i madh dhe Shqipëria ende është shumë larg për të qenë realisht e qëndrueshme. Po unë nuk i besoj shumë rritjeve me 2 apo 3 për qind dhe në rastin më të mirë i marr si shenja stabilizimi të një situate të keqe. Mund të quaj sukses real vetëm atë të nxjerrjes nga “puna në të zezë” të shumë njerëzve. Kur vendi të ketë një arsim profesional të klasit të parë, atëherë duhet të shpresojmë realisht. Mund ta quani këtë shaka apo gjë të rëndësisë së vogël, po për mua nuk është ashtu. Gjithnjë më mahnit një pikturë për Napoleonin. Në periudhën e 100 ditëve kur toka i rrotullohej e po ikte drejt fundit, shihet tërë qejf në Politekniken e Parisit apo themelin e Francës së sotme.

Ju keni qenë një mbështetës i ardhjes të së majtës në pushtet në vitin 2013. Tashmë që është në fund të mandatit i ka realizuar objektivat që ju prisnit?

Kam qenë përkrahës i ndryshimit të qeverisjes, por nuk kam pasur ndonjëherë dyshim se të dyja partitë kryesore si dhe LSI, këtu janë të majta. Rama ndoshta është rast mbi krahët. Socialistët që trashëguan drejtpërdrejt “vulën” e Partisë së Punës, edhe për shkak të kaluarës fatkeqe që njohim të gjithë, u kujdesën të ishin më seriozë në qeverisje për një kohë, por vetëm kaq. Qeverisja e PD-së pas piramidave të 96-ës krijoi një piramidë akoma më të madhe në qeverisjen 8-vjeçare. Kjo sepse herën e dytë u infektuan jo vetëm individët, por edhe bankat. Shikojini se sa kredi të marra nga individët dhe shteti u morën në këtë periudhë dhe u kanalizuan në shumicën e rasteve në investime që nuk prunë asgjë produktive dhe shteruan resurset e vendit në shumë drejtime.

A i ka realizuar kjo qeveri objektivat? Nëse them se vendi po shkonte drejt një gremine të plotë në vitet 2009-2013, mund të them dhe që qeveria ka realizuar objektivat e stabilizimit. Po kjo makineri e madhe që quhet shtet, duhet lëvizur për të ikur përpara dhe këtë unë pres ta shoh.

Si është ekonomia, ku po shkojmë sipas Nazarkos? A është Shqipëria në rrugën e duhur sa i përket modelit ekonomik?

Sido që të jetë programi i një qeverie, në fund të fundit triumfon teza e përjetshme: çdo situatë  e sotshme është produkt i asaj paraardhëse. Kjo tezë kushtëzon në praktikë sjelljen e çdo qeverie sado e mirë të jetë ajo, apo programet e saj. Siç e theksova më sipër, gjendja e tanishme është projektuar në vitet 2006-2009 kur vendi filloi të zhvillohej nëpërmjet bankave dhe jo si në 15 vitet e para. Në lidhje me modelin ekonomik, mendoj se ai thjesht nuk ekziston akoma. Në pikëpamje personale, mendoj se krijimi i një modeli duhet realizuar brenda respektimit të dy shtyllave. Modernizohen resurset që të kanë lënë të parët që e kanë provuar manualisht për qindra vjet si mbijetohet. Së dyti shihet se çfarë pozicioni gjeografik ke, je vend tranzit, qendror periferik, etj. Përcaktimi i këtyre dy shtyllave imponon që ligjet kryesore të sillen rreth tyre e pastaj po ashtu sistemi arsimor. Ne jemi vend bujqësor e blegtoral si dhe vend tranzit. Ai kemi respektuar këto shtylla? Le të marrim bujqësinë. Megjithëse rregullisht ajo ka dhënë gati 20 -25 për qind të të ardhurave, është më e diskriminuara. Nuk mund t’i japësh asaj mbrapsht vetëm një të mijtën e asaj që të jep. Është thjesht çmenduri. Apo pozicioni tranzit i Shqipërisë që imponon korridorin e 8-të dhe ribërjen e porteve Vlorë e Durrës. A e keni dëgjuar të flitet për të prej shumë vitesh?

“Kjo Shqipëri është shumë herë më e keqe, se ajo e para 25 viteve”- keni thënë në një intervistë  një vit më parë. Pse?

E kam thënë në 2013-n. Shqipëria e ‘45-‘60–s, megjithë krimet e pafundme të sistemit hoxhist, në disa drejtime prodhoi energji më pozitive apo shtetndërtuese se ajo e viteve 1990. Është e papranueshme që pas 1990-s, të shtosh analfabetizmin, apo të prishësh arsimin profesional që është shtyllë kryesore, e ta zëvendësosh me kioska që i quajtëm arsim i lartë. Në tërë historinë e tij, vendi ka qenë i varfër dhe më shumë se periudha që gjykohet bile nuk ka pasur edhe shtet fare, po kurrë njerëzve të tij të varfër nuk u ka vajtur në mend të presin pyjet, të shkatërrojnë territorin dhe veprat bonifikuese, apo të shtojë analfabetizmin e trashëguar.

Jemi më mirë apo me keq se sa në kohën e Enver Hoxhës?

Shikoni unë fola për energji pozitive të viteve ‘45-‘60 apo për keqqeverisje të pas 90-s, po nuk më shkon mendja të them se jetohej më mirë në kohën e Hoxhës. Im atë me dy klasë shkollë thotë se po të rronte Hoxha dhe nja dhjetë vjet më shumë, mund të visheshim me një palë kominoshe në të njëjtën ngjyrë dhe me nga një numër rendor në kurriz për të na njohur. Shumë përkrahës të Hoxhës, ia atribuojnë atij përparimet në çdo fushë. Ne ishim pjesë e sistemit komunist e pavarësisht se thoshim jo nuk jemi, jetonim me “sistemin e kleringut” që krijoi ky sistem. Kur mbaroi kleringu dhe duhesh paguar me para në dorë, mbaroi dhe Shqipëria. Po ashtu, gjithë udhëheqësit e vendeve komuniste, rrojtën edhe ata po si Enver Hoxha nga 50 vjet në krye duke udhëhequr si “gjenij”. Këtu nuk ka asnjë çudi. Por pas komunizmit vetëm ne, rumunët e Çausheskut dhe një pjesë e republikave ruse, u arratisëm dhe vazhdojmë të arratisemi në masë nga vendi ynë. Dhe në fund, nëse nuk do të ishte një Shqipëri e varfër dhe pa prona private ajo që la Hoxha, nuk do të kishim kurrë në udhëheqje në ‘90-n e më pas, xhambazët politikë që e qeverisën Shqipërinë dhe i zyrtarizuan fundin në shumë drejtime.

Le të kthehemi në ditët e sotme.Viti 2017 është viti i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Me çfarë plusesh dhe minusesh shkon mazhoranca në këto zgjedhje?

Thashë dhe më sipër. Qeveria e ka nxjerrë makinën e shtetit nga humnera e qeverisjes së kaluar dhe po pres ta vërë në lëvizje me efektivitet të plotë. Ka projektuar reforma të qarta ku spikat ajo e territorit dhe e drejtësisë si dhe ajo e arsimit profesional. Fakti që Rama ka çuar numrin e studentëve të këtij arsimi nga 3000 në 9000 për tre vjet tregon që ai e ka kapur demin për brirësh. Kjo duket gjë e parëndësishme, po për mua siç e theksova dhe më sipër është shumë. Ndërkaq ka korrupsion, nepotizëm dhe paqartësi për një model ekonomik të qëndrueshëm. Kjo e fundit është minus i madh dhe Rama duhet t’i drejtohet edhe ekspertëve të vjetër të vendit që ndërtuan për vite me përunjësi të madhe, bile shpesh duke e ditur që më parë se do dështonin…

Sa vendimtar e shihni rolin e Ilir Metës në krijimin e qeverisë së ardhshme?

Rama e quan aleancë strategjike, po unë mendoj se flet taktikisht. LSI ka mundësi të kufizuara që prodhohen pragmatikisht për shkak të sistemit zgjedhor. Socialistëve mund t’i duhet LSI, jo aq shumë për shkak të reformave sepse shumica e tyre kaluan, por për shkak të ndonjë recensioni ekonomik ku numrat  e shumtë nuk e lënë të bjerë apo i japin marzh më të madh manovre.

Kush fiton në 2017?

Në 2009, kur u krijua ky sistem zgjedhor PS mori 66 deputetë, LSI 4 dhe PD 70. Ndërkaq nëse në 6 qarqe nga 12 të tillë opozita e atëhershme pra PS merrte dhe 0,2 për qind më shumë vota, ajo dilte e vetme me 72 deputetë. Sot ajo nuk është opozitë, ka prapa dhe LSI dhe PDIU dhe është përballë një opozitë që thuajse nuk ekziston. Nuk do shumë kalkulime për të kuptuar kush fiton. Në gjendjen aktuale PS ka më pak se 66 deputetë, po kjo ndodh thjesht për shkak edhe të sistemit zgjedhor ku një pjesë e deputetëve shkon te LSI. Ndërkaq në rastin e një përplasje PS-LSI, edhe sikur të ndodhë para zgjedhjeve, unë mendoj se është PS jo e 2009-s, por në qeveri dhe me PDIU aleat. Edhe bashkimi i LSI me PD nuk besoj të çojë gjëkundi. Bile  mund të ndodhë që në një paraaleancë mes tyre kur të mbarojë numërimi i votave të ketë jo ndryshim mazhorance, por një LSI me më shumë vota se PD. Po kjo është një temë tjetër që meriton analizë më të veçantë. Ajo që besoj realisht është se PD nuk do ta pranonte një paraaleancë me LSI, por do të ishte interesuar që dyshja PS-LSI të vetëshkatërrohej në luftëra të pafundme brenda shtëpisë së vet.

Duket sikur dekriminalizimi sapo ka filluar të japë shenjat e para. Kemi disa deputetë dhe disa zyrtarë të cilët po lënë mandatin. Por ende nuk po shohim “peshqit e mëdhenj” të shkojnë përpara drejtësisë…

Shiko, megjithëse është shenjë e mirë reforma në drejtësi, armiku më i madh i maskarenjve apo matufëve politikë që kanë grumbulluar pasuri makutësh, është modernizimi i qeverisjes, i sistemit tatimor, kompjuterizimi që përshpejton verifikimet etj. Kjo rrjetë e tmerrshme do t’i grumbullojë këta peshq shumë më shpejt se sa dekriminalizimi apo reforma në drejtësi. Është sistemi ai që të mbyll shtigjet dhe jo njeriu apo një grup njerëzish. Këta mund ta përshpejtojnë apo deformojnë një sistem, po është shumë e vështirë ta përmbysin atë. Në Gjermani të kapin për tre muaj, në Francë për një vit, në Itali për tre, në Shqipëri ndoshta për tridhjetë vjet, po në fund loja mbaron njëlloj. Nuk paguan këtu ndoshta vetë krimineli politik apo ekonomik, por familja dhe fëmijët e tij e kjo në fund të dhëmb më shumë. Kjo nuk do dyshuar kurrë.

Besoni se parlamenti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ky aktuali sa i përket cilësisë, por dhe pavarësisë së deputetit në ushtrimin e mandatit të tij?

Të dyja pjesët e fjalisë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Besoj se ata që do të kërkojnë të bëhen deputetë do mendohen mirë para se ta kërkojnë këtë gjë. Po janë shumë gjëra të tjera që e bëjnë parlamentin më të mirë. Kjo që kërkoni ju është fare minimale dhe nuk është se sjell ndonjë diçka të ndjeshme në aspektin cilësor.

Në rast humbjeje të Bashës, a i lëkundet karrigia dhe të ketë rikthim të Berishës?

Nuk besoj të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Basha mund të jetë prapë në krye të PD-së. Berisha nuk ka ndonjë arsye të rikthehet më dhe nuk besoj se i intereson kjo gjë më shumë se sa kontrolli i gjësë që ka pasur.

Ky vit do të jetë dhe viti i zgjedhjes së Presidentit. E teksa kanë filluar llogaritë edhe të votave, çfarë modeli i duhet Shqipërisë, ai i Bujar Nishanit, Alfred Moisiut, apo i Berishës para vitit ’97.

Si individ jam me një tip si të Meidanit në presidencë. Po për rolin që Shqipëria i jep Presidentit, kam qejf të citoj Moisiun që thotë se “këtu Presidentin e duan si nëpunës dhe jo si burrë shteti”.

Berisha, që mesa dimë dikur keni qenë edhe këshilltar i tij, vazhdon të jetë aktiv në politik. Madje ai është ndër më të zellshmit të enjteve në parlament. Sipas jush, që edhe e njihni nga afër, çfarë e bën këtë njeri të jetë kaq rezistent dhe aktiv? A mos vallë duhet të ishte duke shkruar kujtime tani…?

Besoj që do t’i shkonte më mirë të impenjohej në idetë që vijnë si produkt i eksperiencës. Çfarë ka zgjedhur është çështje shijeje, megjithëse diku e kam theksuar se e meta e tij është se e ka zgjatur më shumë se sa duhej dhe kur ka qënë në pushtet, punën e revolucionarit profesionist..

Cili është ministri më i suksesshëm në gjykimin tuaj? Po anëtar i kabinetit që duhet të lërë postin?

Nuk e bëj këtë llogari, janë pothuaj të një niveli dhe gjysmat e tyre po të isha i pari, do t’i hiqja pa mu dridhur dora. Më pëlqen zëvendëskryeministri që është më i afti për mendjen time-suksesi si kryebashkiak i Korçës, e dëfton këtë, më i kulturuari që ka Rama dhe padyshim është një zgjedhje e shkëlqyer që ai ka bërë me të. Po Peleshi nuk ka rol ekzekutiv. Çka thashë më lart e ndjej në bisedat që bëj ndonjëherë me të, tek vizioni i tij.

Ke një sugjerim për Edi Ramën?

Do t’i lutesha të gjente apo t’i përdorte paratë për portin e Vlorës apo korridorin e 8-të dhe do lumturohesha shumë nëse gjysmën e investimeve të shtetit do t’i hidhte në bujqësi dhe arsim.

Po për Lul Bashën?

Të kalonte shumë më tepër kohë në fshat për të kuptuar ca më mirë si lëviz mekanizmi jetësor.

12 komente në “Shpëtim Nazarko: Reformat e kësaj qeverie askush s’mund t’i zhbëjë. Sfida më e madhe, ekonomia! (Krahason dhe Berishën me Hoxhën)”

  1. Iliri says:

    I vleresoj shume gjykimet e Nazarkos.I tere kendveshtrimi qe ka dhe komentet qe ben qendrojne plotesisht.Ky lloj debati i xhveshur nga politika ju ben shume mire politikaneve pasi ne fakt shume prej tyre nuk e kane “trurin” e duhur,por edhe analisteve pjesa me emadhe e te cileve jane tejet siperfaqesore dhe hiqen si kompetente,bile edhe ne ekonomi,pa punuar askurre edhe as nje ore.Te falenderoj Shpetim.Iliri

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore shikon nga syte ky apo i kane plasur.
    Te jesh pro rames ti si individua nuk ka asgje te keqe
    Po’ te dalesh tu tregosh shqipetareve si eshte shqiperise ky eshte budallenj me brire.

    1. robert says:

      O Fieraku i Fierit mos je gje nga Patosi o i vrare ….

      1. Lugati says:

        o cuna debatoni me ato qe jane baraz me ju me koficient zgjuarsie lejeni rehat firakun se osht shume nolt para jush osht shume e shume perpara

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore shikon nga syte ky apo i kane plasur.
    Te jesh pro rames ti si individua nuk ka asgje te keqe
    Po’ te dalesh tu tregosh shqipetareve si eshte shqiperise ky eshte budallenj me brire.

  4. Jason says:

    Qe Shqiperia nuk ka model te qarte ekonomik, eshte nje fakt i njohur boterisht dhe i kritikuar nga te gjithe, te huaj e vendas. Por kjo ndodh kur mesuesit jo-vizionare te anglishtes drejtojne institucione qe duhet te ishin ne balle te reformave ekonomike!
    Dhe ky eshte gabimi me fatal i Rames, qe vazhdon ta beje e qe mesa duket s’ka arritur ta kuptoje ende!
    Nuk ka njeri brenda partise qe e kupton pse nje minister deshtak e arrogant ne vend qe te hiqej me ceremoni, vazhdon te promovohet..
    Dhe ky eshte faj i drejtperdrejte dhe i paster i Rames!

    Jam shume dakort me opinionin se Zevendes Kryeministri eshte njeriu me i kulturuar dhe me vizionar qe ka pas ndonjehere Rama ne kabinet.
    Fatkeqesi vec, qe nuk ka rol ekzekutiv, dhe pak potencial per te promovuar reforma, sidomos ato ekonomike apo zhvillimore.
    Urojme gjerat te ndryshojne per me mire ne qeverine Rama2

    Shpetim, si zakonisht shume realist ne opinionet e tua.
    Te falenderojme!

  5. Qytetar says:

    Shikon e shikon sh mir o fieraku nga ferrasi.
    Nazarko ka thënë e thot gjithmon të vërtete e të mos harrojmë se ka qënë i përndjekur nga regjimi që mbante në këmbë Saliu.
    Po Ty stë pëlqen.Kot e kini m….do hani në opozitë të përjetshme do jini.

  6. Mentari says:

    Te them se je injorant nuk te them por te them nje te vertet se je nje servil kalibri.Po cfar Reformash ka bere kjo qeveri kur dihet se deshtuan me ekopno ine,deshtuan me Bixhozin (kazinote)deshtun me Pronat,deshtuan me turp me Korrupsionin,mbledhjen e taksave dhe me Drogen? ku I shikoni ju qe jane bere Reforma? ne xhepin e tuaj personal te priviligjuar? Zot na ruaj nga Bythlep[iresit e propagandes bajate e te diskretituar.

  7. ..... says:

    RESPEKTE PER GJYKIMIN E NAZARKOS dhe kendveshtrimin prej intelektuali klasi qe ka , per politiken dhe zhvillimin e ngjarjeve ne vend ,e lexova me vemendje kte intervist dhe mendoj qe zoti NAZARKO esht intelektuali gazetari dhe analisti me i mir sot per sot , esht i qart i sakt dhe i vertet , RRESPEKTE ZOTI NAZARKO.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Robert jo
    Po ti duhet te jesh nga radostina.
    Ose nga zhupani
    Qe cudite me ndryshimin.

  9. Zgalem says:

    Me mire kete interviste praktike e ka analizuar ” Iliri ” . Nuk kam c’te shtoj mbi opinionistin ” Ilir ” Zgalem

  10. grag says:

    Flm Z. Nazarko!

    Prsh te gjitheve!
    Nazarko eshte dhe mbeti nje nalist serioz, pasionat dhe i ndershem.
    Njeri i mire dhe patriot! Nder te lexoj gjykimet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje