Izet Haxhia: Dy gardistët e masakrës së Përmetit në ’97-ën, vranë dhe në 21 Janar (rrëfimi për masakrën e 9 marsit dhe emri i "tezakut të Berishës")

10 Janar 2017, 12:20Politika TEMA

Muaji janar e në vazhdim shënon edhe 20-vjetorin e pranverës së përgjakur të vitit 1997. Ai cilësohet si viti më i errët për shqiptarët, ku jo vetëm nuk pati bilanc të dëmeve në njerëz dhe në ekonomi, por askush nuk u dënua si përgjegjës, madje u arrit sa drejtuesit e kohës u ricikluan duke marrë sërish frenat e shtetit në dorë. Duke qenë se drejtësia nuk ka bërë asgjë për këtë ngjarje nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se ta risjellim në kujtesë tmerrin e atij viti.

Në një bashkëbisedim me DITA, ish- badigardi i Sali Berishës, tregon episode që janë zhvilluar atë kohë dhe që urdhëroheshin nga ish-presidenti i kohës.

Në bisedë Izet Haxhia kur e pyesim pse vijon të denoncojë kur drejtësia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të nisur ndonjë hetim, ai me buzëqeshje thotë se “unë bëj punën time, të jem me ndërgjegje të pastër”.

Në këtë intervistë të gjatë Haxhia tregon për herë të parë se si ndodhi masakra e Përmetit në 9 mars 1997 ku u vranë në mënyrë barbare gjashtë qytetarë të pafajshëm.

Sipas Haxhias ata që ngritën dorë në atë ngjarje ishin njerëz të dërguar nga Tirana me porosi të Berishës dhe Gazidedes.

Ai thotë se dy prej tyre janë dhe pjesë e Grupit të Zjarrit më 21 janar 2011. Haxhia gjithashtu flet dhe për marrëveshjen e 9 Marsit, tentativën e Berishës për të braktisur vendin dhe mbrojtjen që iu bë ish- presidentit nga truprojet.

Zoti Haxhia, ‘DITA’ po i rikthehet sërish ngjarjeve të vitit ’97 tashmë që jemi 20 vjet më pas. Ju jeni një nga denoncuesit e mëdhenj të asaj tragjedie që i ndodhi Shqipërisë dhe shqiptarëve në atë vit. Mendoni se ka ende gjëra të tjera pa u thënë?

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga ai vit i zi për popullin e vendin tonë, ngjarjet dhe pasojat e tyre janë akoma të freskëta dhe të gjalla bashkë me shumë personazhe protagonistë të asaj kohe. Është folur shumë për atë vit nga persona aktivë e pjesëmarrës në ato ngjarje. Edhe unë si një dëshmitar i gjallë e protagonist i asaj kohe kam folur e denoncuar një seri ndodhish kriminale që kanë ndodhur në atë kohë. Të gjitha këto rrëfime e denoncime janë bërë me vërtetësi e të para nga një pozicion reflektues e i paanshëm me qëllimin e vetëm që të mësohet e vërteta nga njerëzit dhe sidomos brezi i ri që nuk i ka përjetuar ato ditë kaosi. Secila palë pjesëmarrëse dhe protagoniste në këto ngjarje apo tragjedi që ne vetë i shkaktuam është përpjekur t’i interpretojë sipas interesit të vet duke u munduar t’i largohen përgjegjësisë që kanë në atë tragjedi dhe njëkohësisht duke fshehur të vërtetat për krimet e përfshirjen e tyre në to. Nuk përjashtohet asnjëra palë nga kjo fajësi, por faji dhe pesha kryesore e tij bie mbi qeverisjen e PD dhe presidentin e kohës Berisha, i cili është arkitekti dhe përgjegjësi kryesor për rrëshqitjen e vendit në kaosin dhe tragjedinë e 1997. Vetëm në sajë të urtësisë dhe përmbajtjes nga ana e shumicës së popullit u mundua të evitohej një konflikt civil në të cilin donte ta zhyste vendin Berisha me klanin e tij. Nga ajo kohë kanë mbetur pa zbuluar e dalë në dritën e së vërtetës akoma shumë krime.

Keni ndonjë rast që nuk e keni thënë ende?

Po. Doja të përmendja njërin prej tyre, masakrën e Përmetit që u krye më 9 mars e ku mbetën të vrarë gjashtë persona të pafajshëm. Kjo masakër u krye nga rekrutë të armatosur nga PD dhe të dërguar në jug për të shtypur revoltën popullore, siç e cilësoj unë tani atë që ndodhi në atë kohë apo rebelimin komunist siç e quante dhe e quan “antikomunisti” Berisha. Ata që hapën zjarr mbi ata njerëz të pafajshëm që po iknin nga kaosi i shkaktuar në qytet u vranë me gjakftohtësi edhe pse ishin të PD dhe të paarmatosur, vetëm që të shkaktohej panik e terror tek popullata civile. Dy nga personat që kanë kryer këtë masakër me mitralozë të lehtë kanë marrë pjesë edhe në grupin e zjarrit më 21 janar si pjesëtarë të Gardës së Republikës ku u vranë katër persona të pafajshëm. Njeri prej tyre është edhe tezaku i Berishës siç thërrisnin tek Garda, Sadik Çelaj. Është rasti i vrasjes së policit të komisariatit të Fierit në Qafën e Cakranit nga ana e dy pjesëtarëve të SHIK-ut me origjinë nga Mirdita. Edhe këta njerëz të besuar të Berishës e Xhahit Xhaferit. Apo rasti i vrasjes së policit përballë hotel Rognerit është bërë nga pjesëtarë të grupit që mbronin Berishën dhe personi që ka qëlluar mbi policin është një afërt i Berishës me emrin Asim Kojeli. Këto ishin vetëm disa nga ato ngjarje kriminale që unë kam dijeni të plotë për to, por ka akoma ngjarje të tjera të pazbuluara që janë zhytur në pluhurin e harresës sepse asnjërës palë nuk i ka interesuar t’i zbardhë ato.

A besoni se autorët e asaj tragjedie do të dalin para drejtësisë ndonjë ditë?

Kanë kaluar 20 vite dhe fajtorët e vërtetë të asaj tragjedie as nuk kanë dëshmuar para drejtësisë dhe lëre të dalin si të akuzuar. Pasi zhytën vendin në kaos e dhunë ku u vranë me mijëra vetë, pasi u shkatërruan e dogjën pasuri të tëra shtetërore që nga armatimet, depot e pasuritë e individëve, politikanët tanë bënë marrëveshjen famëkeqe të 9 marsit 1997 ku amnistuan veten e krimet e tyre dhe bënë një rindarje të re të pastës së pushtetit. Si gjithmonë që dalin pa lagur në krimet e tyre politikanët tanë edhe atë kohë dolën të pa lagur dhe shkaktari kryesor i tragjedisë na doli si paqebërës, a thua se nuk ishte vetë ai që ndërseu militantët e partisë duke i armatosur që të sulmonin vëllezërit e tyre, që nisi topa e tanke për të shtypur “të kuqtë” siç i quante ish-kuqaloshi i kthyer në blu, që vërsuli SHIK-un e falangat e tij të bënin vrasje e akte terroriste sabotazhi… dhe ata që na mbanin anën e popullit të revoltuar për hir të një posti apo cope nga torta e pushtetit që u dha Berisha, shitën interesat e miliona qytetarëve që kërkonin ndëshkimin njëherë e mirë të shkaktarit të kësaj tragjedie, Berishës. Po qe se këta që na flasin për reformë në drejtësi e ndëshkim të krimit, ndëshkimi i tij duhet të fillojë me tragjedinë e marsit 1997 dhe krimet që shoqëruan e pasuan. Sepse këtu është edhe zanafilla e të gjitha krimeve kapjes së politikës nga krimi e deri tek Gërdeci e 21 janari. Krimet e shtatorit 1998 e deri tek Gërdeci e 21 janari janë vazhdimësi e krimeve shtetërore që filluan me vrasjen e Remzi Hoxhës dhe kulmuan me vrasjen e shtetit në çdo qelizë në Mars 97… Pa u abroguar amnistia e marsit ‘97 dhe hapur rruga e gjykimit të tragjedisë e krimeve të ’97-s nuk mund të vendoset drejtësi apo paqe sociale e qëndrueshme. E shihni shkaktarin e kësaj tragjedie që edhe sot na del e kërcënon se do të përsërisë tragjedinë e ’97-s? Pse? Sepse ai nuk mori ndëshkimin që i takonte për atë që shkaktoi, përkundrazi u shpërblye duke e bërë kryeministër në 2005-n.

Cilin e quani momentin dhe aktin më të papërgjegjshëm të asaj tragjedie?

Tragjeditë kanë në vetvete absurditetin dhe papërgjegjshmërinë e atyre që janë shkaktarët kryesorë të tyre. Por tragjedia që i ndodhi Shqipërisë në ‘97 është unike në llojin e vet dhe e paparë në asnjë vend të botës, qoftë edhe ato afrikane. Brenda 24 orëve u thërrmua ai shtet nëse e quajmë të tillë, shtetin e krijuar nga PD e Berisha… U shembën gjithë institucionet që nga ushtria, policia e deri tek simboli që u tregon njerëzve që shteti ekziston, burgjet… Unë mendoj se momenti më antishtet dhe i papërgjegjshëm ka qenë ai i 2 marsit ku nën rrethimin e parlamentit nga tanket e militantët e armatosur, nga deputetë të zgjedhur në mënyrë jo legjitime me zgjedhjet e vjedhura e të dhunuara të 26 majit, Berisha u rizgjodh president. Zjarri i zemërimit popullor kishte arritur pranë zyrës së tij, ndërsa ai mendonte për mandatin e dytë presidencial, në funksion të të cilit u bë edhe vjedhja e zgjedhjeve të 26 majit, u rritën e përhapën si epidemi firmat piramidale u dhunua opozita e mediat e lira… Pra akti i zgjedhjes së Berishës si president i vuri kazmën e fundit shembjes së shtetit që do të vinte pas disa ditësh dhe pikërisht më 13 mars të 1997.

Disa muaj më parë ju jeni shprehur për DITA se pasi ishte bërë edhe marrëveshja e 9 marsit në Presidencë, Berisha ka dashur të arratisej nga Shqipëria. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Kjo është plotësisht e vërtetë. Ja si ndodhi. Pasi u bë marrëveshja e papritur e 9 marsit 1997, ku u vendos të krijohej qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon të ngelur pa punë, kaosi vazhdonte të sundonte gjithë vendin. Veriu, ku deri më 9 mars nuk ishin hapur depot e armatimit, me urdhër të Berishës u hapën depot edhe në ato zona. Nga njëra anë flitej e vendosej për

qeveri e pajtim kombëtar, nga ana tjetër jepej urdhri për armatosjen e veriut kundër jugut. Skenari i zi duhej çuar deri në fund. Në jug rebelët dhe komitetet e shpëtimit nuk pranonin këtë zgjidhje dhe kërkonin largimin e Berishës. Berisha nga një “luan” i para një jave, kur thoshte se do t’i shtyp të kuqtë, do të ndaj shapin nga sheqeri e broçkulla të tjera si këto, tani na ishte bërë një lepur që po priste të merrte arratinë. Edhe të majtët, pasi kishin nënshtruar Berishën duke e detyruar të pranonte kompromisin me ta, po zvarritnin që të fillonte nga puna qeveria e Pajtimit Kombëtar.

Megjithatë qeveria filloi nga puna…

Forcat e dërguara në dy fronte, në atë të Vlorës dhe atë të Përmetit për të nënshtruar e shtypur rebelimin, iu dha urdhri të tërhiqeshin në Tiranë. Shumë prej tyre e ndjenin veten të mashtruar nga Berisha dhe hoqën përkrahjen ndaj tij. Në këtë situatë kaotike ku shumë eksponentë të qeverisë së PD-së filluan të iknin nga sytë këmbët në panik. Në këtë kohë të gjithë të burgosurit që mbaheshin si “më të rrezikshëm” ishin transportuar në burgun 313 në Tiranë. Në mes tyre ishte edhe Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Unë, së bashku me vëllain tim Isamedinin, i cili kishte qenë komandat i operacionit të forcave që ishin përqendruar në Fier, por që me një urdhër të Gazidedes u thirr në Tiranë për të pushuar dy ditë. Në fakt, ky ishte shkarkimi i tij në fshehtësi nga kjo detyrë. Vëllai im, Isamedini, i zhgënjyer nga kjo lojë e Berishës me Gazideden, së bashku me dy vëllezërit e tjerë, më kërkuan që të shifnim punën tonë dhe të lija Berishën. Por unë u thashë se, edhe sikur i vetëm të ngelem, nuk do ta lej vetëm Berishën. Dhe ata, për të mos më lenë vetëm, qëndruan pranë meje. Kështu, filluam së bashku me vëllezërit e mij të mblidhnin njerëz për të mbrojtur Berishën dhe Tiranën nga sulmi që pritej nga rebelët e jugut.

Ju mendonit se mund të sulmohej Presidenca?

Po. Kulmi i kësaj historie është data 13 mars. Pasi u kishim mbushur mendjen shumë vetave që të na bashkoheshin për të mbrojtur Berishën dhe po blindonim Presidencën me armatime të rënda që morëm nga depot e Gardës, vumë armë të rënda në pikat dominuese tek korpusi i Universitetit dhe ndërtesa të tjera të larta. Ishim gati për luftën finale… Po kthehesha nga Garda për në Presidencë, kur nga dera e prapme e saj, ngjitur me Klinikën Speciale të ish udhëheqjes shof një autoblindë, një tank dhe një makinë të blinduar që prisnin. Pyeta njërin nga shoqëruesit e Berishës se çfarë kërkojnë këto këtu? Më tha: Presidenti po ikën… Më iku truri. Shkova me vrap dhe u futa në zyrën e Berishës që po dridhej dhe i thashë: “Çfarë ke ndërmend të bësh? Më tha: “Izet, çdo gjë mori fund…” “Çfarë mori fund?”, i thashë. “Fëmijët e tu i çuam në Itali, gruan e ke të strehuar në një vend të sigurt…” Pas këtyre fjalëve, shtova: “Po bëre një hap të dalësh prej kësaj zyre je i vdekur! Unë me vëllezërit e miqtë e mij po mbledhim njerëz për të mbrojtur ty, ndërsa ti kërkon të ikësh siç ikën shumica e pushtatarëve të tu. Kur të vritem unë me gjithë njerëzit e mij, atëherë mund të ikësh kur të duash…” Ai me kokën ulur tha: “Mirë… Do qëndroj këtu…”

Çfarë ndodhi më tej?

Pasi ndodhi sulmi i presidencës nga mesnata nga një furgon dhe morën kundërpërgjigjen tonë, ku mbetën të plagosur tre veta nga sulmuesit, Berisha kërkoi t’i sillnin një kallashnikov se donte të luftonte edhe ai. I thashë që nuk të bjen ty të luftosh se luftojmë neve për ty. Mora vesh pak më vonë që ai do shkonte në fillim në Laç te vila e një doktori me emrin Bashkim Ulaj dhe pastaj do vinte një helikopter i forcave ushtarake franceze për ta marrë e larguar, nuk e di se ku. E kam thënë që ikja e Berishës ka qenë finalja e skenarit të copëtimit të Shqipërisë.

Pse e them këtë? Nuk e di a ju kujtohet, por atë natë të gjitha kanalet prestigjioze të botës CNN, Fox, Euro News dhanë lajmin për arratisjen e Berishës dhe harta e Shqipërisë ishte zhdukur nga lajmet që jepnin duke thënë që Shqipëria u copëtua dhe në të njëjtën kohë forcat greke hyn në territorin shqiptar rreth 20 km, gjoja për të mbrojtur minoritetin grek. Jo se Berisha nuk e dinte këtë skenar. Unë e them me bindje se duke mbajtur me zor Berishën atë natë të 13 marsit, kemi prishur këtë skenar, por i lashë në shpinë këtij populli një tradhtar e kriminel që me politikën e tij e çoi vendin buzë greminës duke u bërë bashkëpunëtor në këto skenare. Kur të hapen arshivat sekrete të asaj kohe do të më jepni të drejtë në këto që po them…

Intervistoi Erion Habilaj

17 komente në “Izet Haxhia: Dy gardistët e masakrës së Përmetit në ’97-ën, vranë dhe në 21 Janar (rrëfimi për masakrën e 9 marsit dhe emri i “tezakut të Berishës”)”

  1. maximus says:

    bravo , ç’fare pret prokurori i pergjithshem pas gjithe ketyre detajeve????.

    1. Je muzlimon apo shqiptar, te dyja nuk shkojne says:

      Lexoni me vemendje, sa krenar ndihet ky Izet HAxhia qe KA MBROJTUR NE DITEN ME TE VESHTIRE PER sHQIPERINE sALI bERISHEN…Lexoni me vemendje kur thote qe edhe pse vellai nuk donte te kishte te bente Izeti me saline te dy apo te gjithe vellezerit Haxhiaj iu perkushtuan fitores se Veriut kunder Jugut.

    2. juq iu says:

      Berisha eshte nje kerric gomari dhe ne kete e dime!!

      Por duhet patur kujdes se kur berisha erdhi sefte ne pushtet nuk la me gje pa thene per enver hoxhen si kriminel komunist dhe nga ana tjeter familja e enverit qendroi e gjitha ne shqiperi pa iu prekur asnje qime, ne heshtje dhe larg kamerave ata kurre nuk pushuan se shijuari mirqenjen e tyre te arritur nga enverhoxha. Por edhe me keq saliu kurr nuk u kujtua qe enverhoxhes duhej qe zyrtarisht ti hiqeshin dekoratat!!

      Te njejten gje po beni edhe ju me saliun….. llap llap llap e llap e llap dhe saliut vetem sa i shtohet pasuria!!

      A nuk u ka shkuar ne mendje se jeni bere liber i hapur me keto dinakeri prej gomari??

      Perse na cani trapin me sali e salesh kur nuk beni gje per te cuar drejtesine ne vend??

      Ne te semes saliu enveri ramizi edi e gjithe kopete e hienave qe kane nga pas…. me gjithe keto super-vampirizma e kanibalizma qe jane bere mbi jeten dhe pasurine ne shqiperi asnje prej vampirave dhe karnibaleve nuk eshte prekur qysh prej kohes se enverit!

      Shitjani keto shfaqje teatrale maceve qe keni ne shtepi se keto shfaqje nuk shkojne me…

      Klasa borgjeze shqiptate jane njerezit me primitive qe ka rruzulli tokesor ne shekullin e 21!!!

      Prite kur te dalin dac ne mes te pazarit dhe te ngjiten si majmuni neper peme e ndertesa….

      Pthhu! Fare e felliqur!!!

  2. landi says:

    Ua them une cfare pret!
    Se, gazetaret, eshte e pamundur te mos dine se, gardisti, qe qelloi (?!), sot eshte me strehim politik ne Austri! Pse? Po le ta thote qeveria e sotme. Ju, z. Mero, sigurisht dini me shume per 21 janarin dhe, sigurisht dini dhe aresyen pse nuk denohet njeri per ate ceshtje.
    Thone qe dekriminalizimi do e hape kete ceshtje. Une nuk besoj se kjo do ndodhe. Dhe i pari qe nuk eshte i interesuar, qe te hapet ceshtja e 21 janarit, eshte vete Edi Rama.

  3. artan says:

    Ku kemi prokuror te pergjithshem ne.

  4. Dyrrahu says:

    Nje mbeshtetje te zotit Haxhia.
    Ne mars te vitit 1997, ne Krans Montana te Zvicres mbelidhen disa shqiptare nga Kosova, figura te njohura politike, per t’i dhene mbeshtetje Sali Berishes. Ata vendosin qe te mobilizojne vullnetare per t’i shkuar Berishes ne ndihme qe ta okupojne Jugun e Shqiperise.
    Me te filluar 12 marsi 1997, ne oren nje pas mesnate, me therret nje pjesemarres, i cili ne shenje proteste e kishte braktisur takimin, kerkon qe ne ate kohe te takohemi sepse kishte dicka te rendesishme te me thoshte, e thirra qe te vije ne banese, erdhi dhe me lote ne sy rrefente per organizimin antikombetar qe po pregatiste organizata mafioze e Berishes, me perkrahje te disa miopeve kosovare.
    Morrem vendim qe ta denoncojme ate grup kriminelesh. Perkrahje per denoncim nuk gjetem, por organizatorit te takimit ia beme me dije se herdokure do te gjindet para gjyqit nese vazhdon me organizimin. Mendoj se e kishte efektin terheqja e verejtjes qe i beme organizatorit.
    Grupi nga Zvicra deshtoi ne organizim. Nuk di si e ka perjetuar Berisha kete terheqje te kosovareve.

  5. Vezhguesi i duruar says:

    Kjo qe tregon dhe denoncon Izet Haxhiper ngjarjet 13-14 marsit 1997 jane te sakta . Sidomos pergatitja per arratisje e “trimit ” Sali Berisha dhe cuarjen e femijve dhe familjen e tij ne Itali. Une jam nje nga viktimat e poshtersise se Berishes ne keto dite dhe deshmoj saktesin e thenieve te Izetit. Te gjithe i besuam Berishes ne fillim se pse besonim qe i sherbehesh Shqiperise por te gjithe ne nje menyre apo tjeter u masakruam. Nuk lahen me asnje denim te keqiat qe ka berere shqiptareve kjo moster dhe mjere ata qe akoma kane iluzion rreth fenoment Berisha ne jetet tona te vuajtura. Eshte koha e zgjimit dhe e kthjellimit per te pare helmin e gjarperit ne gjirin tone.

  6. I larguari says:

    Sipas kesaj “historie” na del qe Izeti me njerezit e tij paskan prishur “planin per ndarjen e Shqiperise” dhe per te bere kete ju eshte dashur te shpetojne Berishen nga arratisja! Ore Izet ti ndoshta beson (apo fantazon) qe ti e bere qe edhe NATO te futej ne lufte me Serbine per te shpetuar Kosoven, dhe per kete duhet te vrisje, rrihje, vidhje shqiptare e kosovare!!!!
    Izet, leri pallavrat dhe trego me fakte e dokumenta c’fare krimet qe ke bere TI personalisht me njerzit e tu te porositur nga Berisha apo te tjere. Kjo do te pastroshte ty ndregjegjen dhe do vinte me shpatulla pas murit ish marshallin tend Berisha e miqte e tu tjere qe i ke kthyer ne armiq tani!
    Keto qe thua as provohen as mund te perdoren si fakte per asgje. Trego fakte reale per vrasjet e tua!!

  7. dash says:

    Po po po ca eshte bere…me beri peshtypje helikopteri francez qe do mette Berishen…Francezet dhe armiqte tane si rastesisht bashke…me shkon mendja ne keto dite ne arestimin e Haradinajt…qofsha i gabuar

  8. Valter says:

    Νuk mund te kete vetegjykim. Ndergjegjesimi i shqiptareve per te larguar nga politika me voten e lire kete hordhi ku njera pale kryen krime dhe tjetra i fsheh e anasjelltas.do te sjelle nje demoraci te mirpritur me instuticione te pa varura.Vetem atehere do te kete nje rigjykim te drejte e te paster per cdo rast .Per te vraret te vetevraret te mbyturit viktimat e kriminelet.Keshtu engejt do prehen te qete dhe ne do te qetesohemi disi.

  9. Bobo CNA gjeti says:

    OK te gjitha,,,PRA,20 vjet akomA,,, je ti shkaktari kryesor qe e kemi sot e kesaj dite????????????hallall ,ti PO qe je PATRIOT

  10. Behar_B says:

    Ka qene edhe Ramiz Çobaj, tip “antikomunisti sigurims” ne kupolen e atyre qe udhehoqen masakren e Permetit ne 1997, sot eshte kryetar i PD ne Shkodren e Grupit Komunist te Shkodres!!

  11. albaniafirst says:

    Ham, ham, ham dhe bla bla bla. Saliu eshte nje moster antishqiptare dhe kete e dime, por Izeti nuk eshte me pak. Realiteti eshte se ato jane prishur per pazare te pista. Ne se Izeti eshte burre dhe i ka thirrur mendjes per te kaluaren e tij kriminale ne sherbim te superkriminelit Berisha, te mos merret me intervista pa buke, por te hedhi ne leter te gjitha krimet e veta ne sherbim te Berishes dhe ato qe di per kete moster dhe ti depozitoje ne Prokurori. Po te doje, mbas kesaj, le ti coje kopje te ketyre dokumentave edhe gazetave apo ambasadave te huaja.

  12. Valter says:

    Sigurisht, une jam fajtorii pastaj ini ju me pas te gjithe .SHpirtrat jetojne mbi kokat tona ,skane as kohe as vdekje .Per hater te tyre duhet te bejme durim.Te falemi e te lutemi per ta, ndryshe,na denojme.Sic jemi te denuar sigurisht.Mjafton qe mendojme dhe Ata na falin nje gabim ,po tu lutemi na japin buke ,te vendosim nje lule na japin gezim,te pershkruajm nje te ardhme na japin fuqi. Keto skane te bejne fare me patriotizmin.

  13. hysamedini says:

    Yyy.. mor klysh kriminel i Saleh perbindshit. Po kerkon te shfajsohesh duke treguar prralla qe nuk perbejne akuza. Denonco krimet e tua o vegel qorre.
    Tipa si ti duhet me i tredhe.

  14. doktori says:

    Vazhdimisht shqiptaret dhe komentusit,populli , berishianet dhe antiberishianet harrojne kryesoren…! Berisha 100% eshte vellai i Karaxhicit!!! Ne se do mendohet te hapet nje akuze per tradheti kombetare per Berishen Dosja duhet te filloj me analizen e ADN-s Pastaj do vijne rresht se kush eshte Berisha, kujt i ka sherbyer mbi 25 vjet,cilat kane qene objektivat e tij tradhetare,kush e ka futur ne politike,kush e ka suportuar dhe mbeshtetur….Etj. etj.Berisha nuk eshte thjeshte nje politikan qe e solli historia,apo gjenialiteti i tij,qe te drejtonte shtetin pas Enver Hoxhes dhe ta mbante ate pothuaj aq gjate sa qendronin diktatoret ne pushtet! Pra berisha eshte “Fenomeni Berisha”
    Shqiptareve akoma nuk ju ka dale gjumi dhe akoma nuk kane kuptuar DY SHKATRRIMET ME TE PA RIKUPERUSHME QE BERISHA I SHKAKTOJE SHQIPERISE: 1)Shkatrimin e pasurive kombetare te ngritura ne me shume se 50 vjet nga populli shqiptar dhe
    2)Lenja e lire e levizjes se njerzve,zaptimi kaotik i pronave te te tjereve,ndertimet kaotike totalisht te jashteligjshme dhe hapje e plageve te medhaja qe kurre nuk do sherohen :Konfliktet e pronave !!!!!!!!!!! Vetem njera nga keto fatkeqesi kombetare mjafton qe denimi i Berishes edhe sikur te jete me prerjen e trupit me gershere nuk do mjaftonte!!!!

  15. k says:

    MALOKE E KRIMINELA TË PA BESË.TË GJITHË BASHKË.ATA QË SHAHEN DHE ATA QË I SHAJNË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje