Kukësi i plotëson dëshirën trajnerit Gjoka, afrohet mesfushori Cale

10 Janar 2017, 15:17Sport TEMA

Kukësi ka bërë goditjen e rradhës në merkato, duke afruar në skuadër Elton Pereira Gomes.

Sulmuesi Brazilian do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka, ku do ti bashkohet ditën e nesërme skuadrës në Antalya.

Në këtë mënyrë drejtuesit e Kukësit i plotësojnë kërkesën trajnerit Gjoka i cili ka deklaruar disa herë se i nevojitet një mesfushorë krahu.

Afrimi i Elton Pereira Gomes ose sic njihet ndryshe me pseudonimin Cale ka luajtur me disa ekipe në Europë, ku pjesën më të madhe eshte aktivizuar në Portugali dhe në Greqi.

Ky është afrimi i rradhës për Kukësin në merkaton e dimrit. Verilindorët janë kryesuesit e kampionatit shqiptar të ndjekur nga Partizani dhe Skëndërbeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje