Kur bën edhe Artur Zheji gazetarin parimor dhe punëtor…

Artur-Zheji-ZululandArtur Zheji ka shfrytëzuar largimin e Alfred Lelës nga Mapo, për të sulmuar ish-bosin e tij, Henri Çili.

Ja një pasazh i shkrimit të Zhejit.

Në vitet 2014-2015 mora përsipër edhe njëherë drejtimin e mediave Mapo, mbas një kërkese këmbëngulëse të Henri Çilit dhe kundrejt një kontrate për tu pasur zili. Në të vërtetë Mediat e Henrit kishin shkuar drejt ekstremit të djathtë gjatë qeverisjes Berisha 2 dhe duhej shumë mjeshtëri dhe punë për ti sjellë ato në ekuilibrin e duhur. Në fillim kjo u lexua nga ekstremistët e djathtë, si një tradhti apo si një kthim majtas të Mapo-s, por në të vërtetë, ato u ekuilibruan në qendër, që do të thotë më shumë objektivitet dhe më pak militantizëm.

Mirëpo presioni i kryeministrit, me telefonata të drejtpërdrejta dhe me të dërguar të specializuar, rritej proporcionalisht me të ashtuquajturën Reformë në Arësim…

Dhe atëherë në mënyrë eksplicite, botuesi, pronari, miku dhe gazetari Çili doli drejtpërdrejtë në temë me kërkesa të qarta: “Reformatori Rama, është zgjidhja dhe zgjedhja e vetme editoriale e mediave Mapo! Berisha, Basha apo Meta, janë apo duhet të trajtohen editorialisht, si dukuri të dorës së dytë apo të tretë…”

Duhej pra, që gazeta dhe revistat dhe Portali Mapo, të shndërroheshin në amplifikatorë dhe në suporte direkte të qeverisjes së Ramës. Por nuk mjaftohej me kaq, duhej që të sendërtohej edhe një qëndrim kritik ndaj të tjerëve, si pengesa regresive të kryeministrit progresist.

Kjo linjë editoriale kaq e angazhuar proqeveritare që kërkohej, ishte pak të themi gati e një natyre militante dhe kërkesat që vinin në këtë drejtim hasën në rezistencën time të cilat sollën si përfundim dorëheqjen time.

Dorëheqje që u prit me gëzim të pafshehur nga miku, gazetari dhe pronari Çili, si edhe nga të dërguarit e kryeministrit apo edhe vetë nga ai, që asokohe e telefononte disa herë në ditë, për të dëgjuar gurgullimat e gëzuara, adhuruese dhe mbështetëse të Henrit në drejtim të naltmadhërisë së tij kryeministrore.

Alfred bëre mirë që u largove, duke shpresuar që të të mos kenë larguar nga ajo detyrë drejtuese, që e more në një kohë krejt të papërshtatshme. Sepse ajo barkë mediatike, për të cilën kam punuar disa vite me përkushtim, ka hyrë në një mjegull dhe në vorbulla që të marrin emrin përgjithmonë”.

Kur e lexon të vjen për të qeshur, pasi Zheji bën rolin e gazetarit parimor dhe punëtor.

Por faktet janë pak ndryshe.

Zhejin, sipas burimeve, e larguan nga ajo gazetë pasi merrte një super rrogë dhe bënte veçse një shkrim në javë, dhe asgjë tjetër. Për këtë arsye vendosën t’ia përgjysmonin. Ai u konfliktua dhe për të mos thënë që e përzunë, u tha se dha dorëheqjen.

Zheji thotë se i ndryshoi faqen asaj gazete, por e vërteta është se nuk pati asnjë ndikim as në rritjen e lexueshmërisë së gazetës dhe as të imazhit të saj.

Mjafton të thuhet fakti që shkrimet e tij javore, nuk i kalonin as një mijë lexime.

Pastaj kur thotë që iku për arsye parimore, të bën të të kapë dhimbja e barkut. Nga e qeshura…

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Kur bën edhe Artur Zheji gazetarin parimor dhe punëtor…”

  1. Edheune says:

    Zhei, Fevzo, Cupi, Cimi, Shkullaku, Rakipi, Zogaj,, Lubonja, Artan presidenti, Balliu, Frangaj, jane njerzit qe jane paguar me parate nga shitja e gjakut e djerses se shqiptareve per ti bere keq e me keq keti populli, paguesi tashme e dine te gjthe kush eshte sepse njerzit me pak intelekt e kane kuptuar qe ne 1994. Ndersa pjesa me idiote e popullit nuk e kuptoi as ne 1997 as ’98 as pas Gergecit dhe per te vene duart ne koke as pas 21 janarit.

    1. Fatjon says:

      Hallall, jeni shum i sakte. Keta felliqesira e bejne luften duke provokuar psikologjine e lodhur te ketij populli fukara.

    2. Ai cuni says:

      E ke thene aq mire sa ska ku te shkoj.Tamam per te vene duart ne koke kur se kuptuan as 21 janar por i dilnin ne mbrojteje vrasesve TE SHQIPTAREVE TE PAFAJSHEM.

  2. dibrani says:

    Po sikur kjo gje te jete e vertete,do te ishte dicka e frikeshme per gazetarine dhe demokracine,po per nje ndjekes te vemendeshem dhe njohes se politikave te p.d si dhe personalitetit te pronareve te ketyre mediave,po ashtu dhe personalitetit te dy gazetareve,kjo gje mbetet shume e dyshimte,pasi skenaret qe do te perdore p.d per te justifikuar humbjen e 18 qershorit do te jene te shumte dhe nje variant do te jete dhe ky,qe me parate e krimit E.Rama medemek do bleje vota do bleje media,do bleje komisioner,do bleje perfaqesues se B.E e shume e shume perralla te tjera te ketij lloji,sa jane bere aq te merzitshme,sa votuesit jo qe nuk i ndigjojne me,po kane dhe neveri per to,por gjithsesi asgje sdo ndodhe,zgjedhjet do behen,populli do votoje,opozita do mbetet opozite,kryetari i p.d ky qe eshte,se do justifikohet me alibine blerjes se votes nga krimi,etj.etj deri sa te filloje zbatimi i reformes ne drejtesi,pastaj gjithe secili, socialist a demokrat,do te prgjigjet per zullumet e veta.

  3. Albi says:

    E c’rendesi ka si e pse iku o kazanxhinj? E rendesishme eshte qe pushteti po blen gjithcka. Kjo eshte fillimi dhe fundi i analizes. Cdo gje tjeter eshte detaj irrelevant.

  4. Qytetar says:

    Këtë koklopën duhet ta marrë forcërisht policia në bashkpunim me istitutin e higjenës ta çojnë në ndonjë lavazh ta lajnë me zor se me dëshirë nuk besoj se lahet ndonjëherë,pastaj ta çojnë te një dentist ti rregillojnë ose tja shkulin ato dhëmbë të krimbur që i kanë ngelur në gojë se qelbi dynjanë lyrashi.

  5. Flori says:

    Zheji nji llapazan dh servil i shpifur ,i neveritshem. Blihet lehte me monedha.burracak.

  6. Jimi says:

    Qytetar! Komenti me i goditur per portretin e Tukes!

  7. mirela shkumbini says:

    Sa i shijon merrua i marrre komentet e sklleverve te vet, qe tashme e dine shume mire kur dhe si duhet te komentojne!! Jane te gjithe ne nje gare te ethshme; kush t’i afrohet me shume etikes nevojtore te bazes (s’te le dhe emri) !!! Nuk lexoheni me, sepse jeni bere si shoqeri funebre!! Po jo si ata me kollaro, jooo!!! Ju jeni varrmihesit me lopatat, balten, dheun, pluhurin (si i thone asaj shprehjes; te gjitha ne nje), gati per te varrosur kedo qe ju pret driten dhe ju nxjerr ne pah injorancen!! Me sa duket, mero baze, vdes te marresh pak shkelqim nga ARTUR ZHEJ!! Te kuptoj….s’ke menyre tjeter……po, s’ka gje, se roli i varrmihesit te shkon dhe te ka dhene nje emer!!!!! Ngushellime, o, i mjere!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *