Largimet e Shkullakut dhe Lelës, gazetarët flasin për "Zërin e Amerikës": Gjurmët të çojnë te një ujk!

12 Janar 2017, 18:56Sociale TEMA

Në Tiranë janë larguar këto ditë nga puna dy drejtues të njohur në mediat shqiptare; Armand Shkullaku nga TV ABC News dhe Alfred Lela nga botimet Mapo.

Opinioni publik e ka ndjekur me shqetësim largimin nga detyrat të dy gazetarëve të njohur, ndërsa ata vetë pohojnë se politikat editoriale të mediave të tyre po ndryshojnë.

Në pamje të parë largimet nga puna të dy drejtuesve të mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janë përfundim apo ndërprerje të thjeshta kontratave të punës.

Por ata pohojnë se prapa kësaj rutine qëndrojnë përpjekje të pronarëve të mediave për të ndryshuar politikat editoriale pro qeverisë dhe në dëm të parimeve gazetareske.

“Gjurmët e kësaj lëvizje të çojnë te një ujk, i cili zakonisht është i madh, me pushtet dhe me para” – thotë ish-drejtuesi i botimeve Mapo, Alfred Lela.

Ai shtoi se brenda një jave në radhët e medias u shfaq në këto dy raste vetëm maja e ajsbergut e një morie problemesh të shtypit shqiptar dhe mekanizmave politike që e trysnojnë atë.

Zoti Lela tha se gjatë bisedës për një kontratë të re pune, pas skadimit të kontratës së fundit, ai vendosi të mos pranojë kërkesat për një politikë të re editoriale nga pronari, edhe pse ai kërkoi të vazhdohej me një profil sadopak opozitar.

Ndërsa drejtuesit të tv ABC News, Armand Shkullaku, me një përvojë 25 vjeçare në shtypin shqiptar, u largua pas 4 vjetësh me një ndërprerje kontrate, pasi pronari i grupit mediatik kërkoi një politikë të re editoriale dhe menaxheriale.

“Bashkë me kolegët u përpoqa disa vjet që ta bënim ABC News një ishull të lirisë, të profesionalizmit, për aq sa ia arritëm” – thotë zoti Shkullaku.

Ai vetë tha se nuk pati presione apo negociata, por thjesht iu komunikua se stacioni do të ndryshojë menaxhimin dhe qëndrimin editorial.

Zoti Shkullaku shtoi se klima ndaj mediave është e rëndë prej disa vitesh dhe gazetarët punojnë në kushte të vështira.

“Pa diskutim që ka një klimë kur i pari i vendit, pra kryeministri, i quan mediat “kazanë”, “baltë”, “moçal” etj., etj. Ka pra, si të thuash, një strategji për asgjësimin e çdo mendimi të lirë, çdo hapësire të pavarur” – tha zoti Shkullaku.

Dy gazetarët e njohur shprehën shqetësim rreth faktit që zërat kritikë po shmangen me një mënyrë a një tjetër, dhe mediat proqeverisë po krijojnë realitete virtuale, që po largohen çdo ditë e më tepër nga jeta e vërtetë e qytetarëve. (VOA)

26 komente në “Largimet e Shkullakut dhe Lelës, gazetarët flasin për “Zërin e Amerikës”: Gjurmët të çojnë te një ujk!”

  1. Moni says:

    Shkullaku ka qene nje qen i Berishes gjate viteve 2005- 2013 dhe i pelqenin kockat qe i hidhte ky. Por ka meriten se ishte tamam qen. Mbeti besnik i Berishes.

    1. Vali Duduka says:

      Mendoni tani, ky Lela, njeri pa shkolle, nga drejtor (drejtora pa shkolle ka plot), behet pedagog. hahaha, Pedagog Lela. Si me thane pedagog Ver Llapa ne miniature.

    2. Spartaku says:

      Moni! Jame dakord me ty! Shkullaku ka qene dhe eshte nje zagar qe i shkonte nga pas Sali Berishes,dhe mblidhte kockat qe ai i hidhte.Ai akuzon Ramen se eshte kundra medjave.Nuk eshte e besueshme,se Rama deri sot nuk ka bere ndonje presion ndaj mediave si dikur Saliu qe i fuste ne burg dhe u digjte redaksit e gazetave.

    3. Kangur says:

      Ju o gazetare pazarxhinj, pushta e dallaverexhinj, këlyshë te Saliut që po nuk iu plotësua një kërkesë personale dilni në pritë me çifte, (me mikrofonat që ua vënë para gojës), dhe i mbushni mendjen miletit se Rama ka gjithë të zezat e kësaj bote!!! Kujtoni ju se po i vjen keq njeriu për ju se këputët qafën?!!! Aspak! Ju ka dalë boja tashmë juve dhe padronëve tuaj! Media për shkak të misionit që duhet të ketë është e shenjtë, pooor ju të dy që bëni heroin, dhe sëra juaj si A. Çani, A. Zheji, T. Rakipi, B. Fevziu, A. Hoxha – “Presidenti”, L. Dervishi, A. Gjekmarkaj edhe ndonjë mi tjetër që i është shtuar sërës suaj së fundmi, jeni xhindosur edhe ju bashkë me padronët tuaj, se minjtë e ndjejnë tërmetin, pasi ju keni 25 vjet që pshurrni mbi interesat e këtij populli të mjerë dhe mbani njëri tjetrin duke manipuluar opinionin publik në interes të atyre që iu paguajnë dhe ju bëjnë favore, duke mbrojtur vetëm interesat tuaja PERSONALE!!! KAQ! Kjo është e gjitha o plehra që nuk u frytë. Do Zoti skanoheni edhe ju nga drejtësia e re për gjithçka çfarë keni bërë dhe gjithçka që posedoni me të padrejte nga gjaku dhe djersa e këtij populli të vuajtur, interesat afatgjata të të cilit ju po i shkelni me këmbe, vetëm për një kothere më shumë!

  2. aqif tahipi says:

    Te dy keta “kampione te mendimit te lire ” ,pasa ketij persekutimi kaq te madh ,sigurisht qe e meritojne te jene ne listat e kandidateve per deputet te shqupit .

  3. evgjitngenesi says:

    pse gazetarë janë këta bythlëpirës? mos u bëni merak se do ti marrë sala te 55-a

  4. Denis Tirona says:

    ABC mund te jete ishull i llumit e shpifjes por kurre e fjales se lire e te vertetes. Shkullak po ti je me i ndyre se Fahri Balliu o zhuls, po ik zhduku se nuk i vjen keq njeriu per ty,njeri pa shtylle kurrizore. U plagos gazetari i tij ne 21 janar,dhe zagari nuk hapi gojen,e u arratis i shkreti ne Belgjike e ky tani flet per liri….a pika o maskara.

  5. Qytetar says:

    Aman ore ça janë këto që shkruani.
    Po kujt i plasi për atë qerosin e inkubatorit dhe atë topallun e ndyr?

  6. jani says:

    Lela gazetar . Puuuu puuuu mortje kur e quan veten dhe ai gazetar . O ngerth po ty dhe coban nuk te marr me dhite ne fshat.ti qurret mor djale i ke akoma kore ke hunda , i fshije me menge
    Ndersa shkullaku e gjeti pasi keta palaco bejne gjoja opozite kur nuk ju jepet leja e ndertimit per pallatin qe duan . Y krrimba te gjizes.

  7. Projekti says:

    Mbeshtetes te kujtdo te jene keta, qeveria nuk ka asnje te drejte legjitime ti sulmoje.

    1. ceni says:

      o projekti…di te lexosh apo e merr me perkethim…i ka pushuar pronari o toc, cpune ka qeveria kete, shko e futi nje tas me grosh se u be nate

      1. Projekti says:

        O ceni, po pronari pse i pushoi? Sepse i hanin tasin me groshe?

  8. Peci says:

    per ju komentuesit e temes te gjith jan bythlepiresit e berishes. vetem mero, rama dhe veliaj jan engjejt e kesaj bote qe s’bejne/thon asgje gabim. na hapet barkun

  9. Emiljano says:

    normal qe te heqin na puna po fole kundra qeverise,njesoj si ne kohen e qoftelargut berisha.po nuk u bere bythlepires nuk mbijeteon dot ne albanistan sidomos kur vjen fushata zgjedhjeve.

  10. Rama-ramsy the therd says:

    Nuk ke kishit menduar kete?! Kunguj…
    Nje kryeminister qe cfryn me qytetaret ne fb apo tweet …ska si te lejoje nje shtyp te lire…
    Rama eshte nje Tweet kryeminister..eshte gjithe show off …pritesh…sa per boset e mexiave, cprisni ju ! Integritet?!

  11. ceni says:

    te dy legena jane, mire u a kane bere..

  12. genti says:

    Sa mes hume shtypen , denigrohen gazetaret, aq me gjigande eshte vjedhja , krimi, korrupsioni. Rama po pregatit “projekte” te medha per popullin trap shqiptar

  13. ali vlora says:

    Nuk e kuptoj si do te jete media e lire nga Sandri qe u dogj apo nga Pasmaciu drogaxhi e Ylli Rakipi bythlepires.

  14. Jimi says:

    Ju te dy si edhe padroni juaj nje turi keni, vetem se ky i fundit si pelivan qe eshte, per interesat e tija te ngushta, politike dhe mbi te gjitha ekonomike u detyrua te mos jua riperterinte kontraten. Me kete veprim ai po mundohet ti lajkoset pushtetit! ( po i hengri ky pushtet keto turp e faqja e zeze) Ne fajkt ai kreu vetem nje akt formal se nderprerjen e kontrates ishte kryer qe ne krye te heres nga publiku i gjere dhe i shendosh shqiptare!
    Ju kete e dini shume mire pasi test me te mire per te vertetuar kete jane artikujt tuaj dhe me pas komentet rreth tyre! Nje veshtrim i shkurter nga ana juaj, qe jemi te sigurte qe e keni ber, verteton ate se sa te deshiruar e te rrespektuar jeni per qytetaret shqiptare!
    Qytetaria dhe jo padroni juaj, se ju qe te tre jeni pjese e se teres, ju ka licencuar me te drejte. Frengu nuk i binte dot murit me koke ( opinionit te shendoshe qytetare!) Per te ju s’jeni gje tjeter vec “koke turku”

  15. buj says:

    dy plhera… ne fakt njeri ishte me i pranushem se fliste shqip,mgjs bonte si amerikan kurse tjetri vetem si te zbardhte te zezen e si te nxinte te bardhen e kishte mendjen…prblemi nuk eshte se iken kta, puna eshte se kta kan qene maj plehut, kush do i zv kta? normal soji servilit prapeseprape

  16. Shqip says:

    Ne ekonomin e tregut, llapaqeneria, eshte biznessssssss………..dhe mos kerkoni moral.

  17. RAJAN says:

    MOS. JU PASKAN BERE PADREJTESI . PO PSE NUK FOLEN ME PERPARA, APO ISHIN REHAT. KANE MARRE FUND SE GAZETARIA E TYRE NUK U SHERBEN ME AS ATYRE QE U SHERBYEN NDYRESISHT. KARTA TE DJEGURA.

  18. baba nga durrsi says:

    Keta te dy jane gazetare medioker dhe nuk ndjej keqardhje per ta! Do ta gjejne perseri nje kocke te ndyre per ta lepire.
    Ky Shkullaku e kishte kthyer ABC-News si TVSH dikur ne kohen e Dull Cenit, pra propagande puro pro PD .

  19. jon says:

    bajgat….iken ne kohe ne shqup…

  20. I drejti says:

    Te dy bajga dhe plehra ishin; njerez re zinj qe mbronin vetem nje pale interesa ato te xhepit te tyre.Kujt i pjerdh per keta palaço qe vetem gazetare nuk jane. Ne te semes te vene te dy.

  21. sebi says:

    Me falni se nuk duhet te di se cfare arsimi keni dhe Ku punoni qe merrni persiper te flisni per nje person qe nuk keni punuar me te,ndoshta nuk keni lexuar asnje artikull te gazetes se tij.Mos flisni me hamendje se secili e married persiper riskun .Punoni per te ardhurat e families tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje