Angela Merkel i përgjigjet Donald Trump-it: Fati i Europës, në duart tona

16 Janar 2017, 18:55Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkojë të arrijë në marreveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, pas betimit të tij, por këmbënguli se Evropa do të ndjekë rrugën e saj, pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Komentet e zonjës Merkel ishin në përgjigje të një interviste që zoti Trump dha në fundjavë, duke alarmuar disa udhëheqës evropianë me përsëritjen që i bëri kritikës së vjetër lidhur me NATO-n si dhe kur e quajti gabim historik përgjigjen që Gjemania i dha krizës së emigrantëve.

Mendoj se në evropianët e kemi fatin tonë në duart tona dhe do të mbështesja fort mendimin se ne qëndrojmë të bashkuar”, u tha zonja Merkel 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Berlin ajo tha se anëtarët e BE-së do të punojnë bashkë për të “luftuar terrorizmin, për të siguruar kufijtë e unionit, për të garantuar sigurinë e brendëshme, për të punuar sëbashku për një treg të vetëm si dhe për të krijuar vende pune”.

Ajo shtoi se qëndrimet e zotit Trump mbi Evropën janë të njohura. “Presidenti i zgjedhur i ka nënvizuar pikëpamjet e tij. Sapo të marrë detyrën ne natyrisht do të bashkëpunojmë me administratën e re dhe do të shohim se çfarë lloj marrëveshje mund të arrijmë”.

Duke folur të dielën për revistën “Times” të Londrës dhe gazetën gjermane “Bild” zoti Trump tha se “NATO është vjetëruar pasi është projektua shumë vite përpara”. Ai përsëriti një nga ankesat e tij të bëra edhe në fushatë se “vendet e aleancës nuk po paguajnë aq sa duhet për mbrotjen e tyre”.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se komentet e zotit Trump shkaktuan “surprizë dhe ankth” mes vendeve anëtare të NATO-s. “Ne duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë pasojat e politikes amerikane”, tha ai.

Sekretari i përgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg nëpërmjet një deklarate lexuar nga zëdhënësi i tij, u shpreh se po pret të bashkëpunojë me zotin Trump. “Ai është absolutisht i bindur se administrata e re do t’i mbetet angazhimit në kuadër të Nato-s”, thuhet në deklaratë. “Një NATO e fortë është diçka e mirë për Shtetet e Bashkuara ashtu si dhe për Evropën”, tha zoti Stoltenberg.

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua”.

5 komente në “Angela Merkel i përgjigjet Donald Trump-it: Fati i Europës, në duart tona”

  1. LORA says:

    Big like,zonja Kancelare,,,pergjigje e duhur per kukullen e dyllosur te putinit.
    Tek e fundit Europa e krijoi Ameriken,,,jo anasjelltas.

  2. kuq e zi says:

    eshte e vertete qe eshte vjeteruar…
    sot duhet nje ushtri europiane pra BE duhet te shkrije ushtrite e saj ne nje te vetme dhe do formohej nje ushtri edhe me e madhe se ajo e amerikes
    dikush do thote qe europa nuk mundet sepse ka shume kombe por mjafton qe amerika te thote qe nato nuk me intereson me dhe shume shpejt frika nga rusia do i bente europianet vellezer per koke

  3. kastriot says:

    Trampi ka lindur perpara natos.

  4. nd says:

    z Merkel ke nje merite shume te madhe per vendimmarrjet e tua pozitive per sa i perket gjeo politikes.Pergjigja juaj kundrejt te pa ngopurit per pasuri eshte shume e drejte.Ai mendone se bota do te shnderohet makineri personale e tije.

  5. Bato says:

    Bravo i qofte Lora, keshtu them dhe une… po jam kurioz te dij se c’kane per te thene keta shqiptaret patriote qe nga nje ane te shajne me rob shpie per flamur, e nga ana tjeter jane mbeshtetes te flakte te trumpit?! He mo trima?! Kur t’ju qesi trumpi me bythen jashte perballe serbve, grekeve dhe rusise, kujt do i drejtoheni?! Mos me thoni se do i drejtoheni Turqise?! Jo per gje, po do na e nguli sa te tre keta bashke. Duke mbeshtetur trumpin ia kemi futur ceshtjes se shqiptareve dhe Shqiperise, po c’kuptoni ju… shkoni futini nje skedine per Realin apo Barcen dhe kur te bjeri fjala per politiken nderkombetare, filloni e beni te gjithe si eksperte duke thene se trumpi do te beje ndryshimin, dhe se i kishte ardhur koha te shkulej nje here e pergjithmone korrupsioni qe Klintonet kishin instaluar ne administraten amerikane. Prisni prisni se s’keni pare gje akoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje