Fatos Lubonja: Këto media kriminale e kanë bërë m... mullar (po dhe Lubonja ka “ngrënë” për vite në këtë mullar)

18 Janar 2017, 16:08Sociale TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim sot te Panorama, ku komenton largimin e Armand Shkullakut dhe Alfred Lelës.

Ai është kritik ndaj mediave në vend, dhe shkruan se ato e kanë bërë m….. mullar.

Të gjithë ne që njohim sektorin, madje edhe vetë pronarët, nuk e kemi të vështirë të imagjinojmë bisedën e kryer apo të nënkuptuar të pronarëve me drejtorët e tyre miq apo ish-miq, apo pseudomiq: “Shiko, unë këtë media e kam hap për hallet e mia. Por po vazhdoi kështu, unë s’paguaj dot as rrogat, se ju e dini se si funksionon këtu. Po s’e pata mirë me këta, unë nuk zgjidh dot as hallet e mia, as nxjerr dot rrogat tuaja. Prandaj, nëse doni t’i bini burimit të lekëve, gjeni vend tjetër.”

Sigurisht ky mund të jetë dialogu në këtë rast të veçantë, pasi rëndom kjo bisedë nuk zhvillohet, pasi “politikat editoriale” për të zgjidhur “hallet” e pronarit, – që do të thotë për të marrë ndonjë leje ndërtimi, ndonjë tender apo hequr qafe ndonjë media rivale, – janë bërë në harmoni të plotë pronar-drejtor. Kjo ngjarje bën lajm, pasi është një thyerje që prish rendin e gjërave në mediet tona. Është një përjashtim pra, që, siç thuhet, përforcon rregullin. Por, si i tillë na vlen për të shtruar pyetjen: si është e mundur që kemi arritur në këtë pikë sa të na duket “rregull” që pronarët e medieve tona të pasurohen nëpërmjet një gazetarie që punon në të kundërt të parimeve që përcaktojnë se si duhet të punojë një media në demokraci dhe treg të lirë? Sepse, po të ishte një biznes tjetër, si p.sh. biznes prodhimi marmelate, kjo do të ishte sikur produkti të dilte gjithnjë e më mut dhe megjithatë, në vend se të falimentonte, pronari të pasurohej. Mirëpo, ja që kjo po ndodh? Po pse? Sepse dikush ia ble mutin, ngaqë i duhet për t’ia dhënë ta hajë mileti si dhe për të lyer kundërshtarët. Dhe që të realizojë këtë i duhet, mundësisht, që në treg të ekzistojë vetëm ky lloj malli edhe ky lloj prodhuesi. Dhe kështu ka ardhur ky moment kur njerëzit nuk e ndiejnë më erën e tij të keqe, aq sa nuk shtrojnë më disa pyetje elementare që, mesa kujtoj, kur lindën mediet private rreth 15-20 vjet më parë, kanë qenë në rend të ditës.

Janë pyetje të tilla si: Ore, ç’kuptim ka kjo “e shkarkoi pronari”? Po a kemi parë ndonjë media në botën demokratike që të mos ketë filtër midis pronarit dhe gazetarëve, që do të thotë borde që bëjnë politika editorale? A ka kund raste që një pronar të deklarojë publikisht, pa i bërë syri tërr, se politikat editoriale i bën ai vetë? A kemi parë e dëgjuar kund që universitetet private të kenë gazeta të përditshme e televizione që bëjnë politikë? Po si ka mundësi që e harruam fare konfliktin e interesave të pronarëve të medieve, për të cilin është folur aq shumë dhjetë vjet më parë? Si ka mundësi që lejojmë që dy mediet private kombëtare i kemi thjesht e vetëm biznese familjare të lidhura me qeverinë? Si ka mundësi që askush nuk kujtohet më t’u thotë këtyre se frekuencat kombëtare janë pronë publike, jo private, dhe nuk u janë dhënë për t’i keqpërdorur duke disinformuar e deformuar publikun, por për ta informuar sa më drejt atë.

Nuk ia vlen të zgjatem më me këto pyetje muti që janë bërë mullar prej kohësh”, shkruan Lubonja për Panorama.

Është ironike, por vetë Lubonja ka “ngrënë” vetë për vite me radhë në mullarin e Aleksandër Frangajt, njeriut që këtë qendrim ka mbajtur që atëhere ndaj çdo qeverie.

Dhe Lubonja “hante” çdo darkë në këtë mullar.

Madje edhe më 21 janar, kur nuk thoshte asgjë për vrasjet shtetërore.

Duhet të “hante” në mullar dhe e kishte gojën e zënë, se ndryshe nuk ka si shpjegohet!

13 komente në “Fatos Lubonja: Këto media kriminale e kanë bërë m… mullar (po dhe Lubonja ka “ngrënë” për vite në këtë mullar)”

  1. agim says:

    Moralist pa moral. A ke pyetur ndonjehere se si dilnin ato parate e super rroges tende tek nje televizion qe ende nuk kishte te filluar te shiste asnje produkt?
    Sa per “rregullat e demokracise dhe te tregut’ nuk me duket se je personi i pershtatshem per te treguar sifunksionon, pasi vetem per to duket qe je me i paafti.
    Agim

  2. Akrepi says:

    Pa kontributin tend Lubonja ky mullar qe thua ti do te ishte i vogel .Eshte ndihma jote qe ky mullar u be shume i madh,sic duket vuan nga super oreksi!.

  3. thumana says:

    Po cfare merreni me kete pederast,po ky dhe lloji i tij jane njerzit me te flliqur te shoqerise shqiptare,eshte turp per cfardo lloj medie dhe cdo lloj partie te mbeshteten te keta lloj gazetaresh dhe mbeshtetja prej tyre ,eshte diskretitim i sigurt.

  4. alphade says:

    Ky Ljubovici eshte nje mut – mular qe ka henger mut ne te gjitha
    studiot shqiptare. ! Por faji nuk eshte i tij : kur gjen kishe dhe falet !!
    Ky duhet perzene me kopan nga studiot televizive shqiptare !!!
    O tempora, o mores !!!

  5. Jimi says:

    Ka nje ligj universal qe vepron ne te gjitha fushat!
    Sa me e madhe qe te jete shtypja, aqe me i maqdh eshte reaksioni! Po e marrim te mireqen qe qeveria e ka shtuar shtypjen ndaj shtypit te lire, duke bere te mundur qe si pasoj e saje nje numer i caktuar mediesh deri dje kundershtare te qeverise sote te kthehen ne mbeshtetese te saje!?
    Se paku edhe pse demokracia shqiptare ende eshte e brishte, sot askush qe pretendon se gjerat nuk po shkojne ashtu sic duhet, eshte i privuar tu kundervihet ketyre apologjeteve te begatise ekonomike e shoqerore! Ti i pari je nje nder ata qe nuk e duron dote kete “realitet” dhe ti je i pari qe me “zjarr e me hekur” kerkon ta ndryshosh kete realitet, e drejta jote qe per kete beteje te zgjedhesh armet qe ti deshiron !
    Nje sugjerim! Meqe ti mendon se te gjithe pronaret e ketyre mediave qe kane kthyer pllaken, jane qen bir qeni, ti shum mire me aftesine profesionale qe ke, me eksperiencen e gjate ne kete fushe, me energjine e pashtereshme , qe me shume se kujtdo tjeter ty ta ka shumfishuar ” universiteti i Spacit” , me te drejten universale te lirive e te drejtave te individit , te krijosh nje media e cila ti ver detyre vetes te bej ate qe ti e mendon se do te bej revolucion ne mendimin shoqeror e politike! C’fare eshte Sandri para teje qe te bej ligjin ne opinionin publik me televizionin e tij !? Ti pse e prete nga te tjeret ta bejne kete beteje? Perse nuk vihesh ti ne krye te ketij taboori e t’na udheheqesh ne luften tende ndaqj se keqes qe ka zene kete vend? Do te shikosh se me te dhene ti kushtrimin taborret e etura per kete beteje dhe te udhehequra nga nje prijes legjendar si ti do ti futin dridhmat te gjithe atyre qe do ti dalin perpara ketij”urragani njherezor”.
    Sigurishte kjo nuk do te jete nje beteje e lehte , pa tjeter qe do te kete edhe “viktima” por per nje gje jam i sigurte nen udheheqjen largepamese te nje strategu legjendar si ti , kauza jote do te triumfoje dhe armiqte e saje do te deshtojne me turp! Viktima Edi Rama, pa kusht , ka per te nenshkruar kapitullimin! Lubo na pri’!

  6. alphade says:

    Komenti im,please ! FLM !!!

  7. kleptofagos says:

    Pse cuditet Lubonja per privatizimin e frekuencave? Ketu eshte privatizuar edhe shteti nga banditet e pushtetit…

  8. Don says:

    Njehere mendova qe ta kritikoj Meron per dhenien e hapesires tek Tema te Lubonjes. Por nderrova mendje sepse perverse gazetare si ky Lubonja jane perfaqesuesit me te urryerr te mediave te paguara nga doktor mortja. Jane pjese e taborrit antishqiptar antikomb anti vlere dhe anti njerezor qe i bashkon te gjitha keto kerma bashke. Populli ka sy dhe shikon e degjon se si ky palo analist i thote te zezes e bardhe. PD nga ana e saj drejtohet nga nje tutkun si Luli qe ska per ta kuptuar kurre se persa te kete ne krah perverse si Lubonja ka per te humbur edhe statusin si opozite. Tipa te neveritshem si Lubonja cojne uje me shumice tek maxhoranca dhe jo tek PD. Populli do te preferoje ate qe eshte me pak i keq. Me zedhenes mbrojtes si Lubonja PD e ka te sigurt eleminimin si parti politike aq me teper qe edhe formalisht e ka konsumuar te gjithe listen e kauzave partiake.
    Mero je ne rregull me programin, te pershendes. Lubonja eshte vertet killeri i kellirte kontrapedal i propagandes anale te PD.

  9. Fshatari says:

    O TOS na bo nai muhabet burgu me mire

  10. k says:

    Mor toc hurdhe,
    ne te gjithe kemi vite qe ju themi se jeni gazetare qe ju terheqin me rryp si kone,
    kurze ti vetem tani e paske kuptuar ? Hajde analist hajde.

  11. Albi_I says:

    Une di qe Lubonja ka thene te Klani te njejtat gjera qe ka thene tani. Pra jo vetem qe nuk ka ngrene ne mullar, por ka patur kurajo me sume se kushdo te perballet me mullarin.

  12. xxx says:

    Analisti me i mire ne trojet shqiptare,e dij qe nuk ju pelqen nje pjese te komentuesve,po njeri gjithmone ka tregu realitetin.

  13. Studenti says:

    Ne se ka njeri qe sistematikisht i ka rene kokes
    te gjithe kraheve te politikes tone, ky
    dihet qe eshte Lubonja.
    Habitem pse e shajne disa komentues -pse
    eshte me i trimi nder ata komentues qe
    ndrrojne pllaken sa here ndrrojne krye
    ministrat, apo pse ka ngrene 17 vjet burg
    politik pa u bere spiun i kerkujt apo lepires
    I qeveritareve te pas 1991?
    Do ishte me mire te degjonim nje njeri
    me karakter , me tru dhe shkollim per
    se mbari se sa te gajasemi me xhevahiret
    e servileve dhe te pa kulturuareve qe
    jane me tepri aktualisht ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje