Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-ssë në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Romeo Karaj, i cilëson akuzat për mungesë qëndrueshmërie psikike dhe tentativë vetëvrasjeje si skenar që i kujtojnë vrasjen e Kosta Trebickës.
Për gazetën “Panorama”, Karaj shprehet se ndodhet në Turqi dhe se është takuar me Izet Haxhinë, me të cilin njihet që në dhjetor të 1990-s, gjatë Lëvizjes Studentore.
Duke folur për deklaratën e deputetes së PD, e cila tha se ai kishte tentuar vetëvrasjen, Karaj sqaron:
“Deklarata e zonjës Elmazi është një kërcënim i hapur që, për çdo gjë që mund të ndodhë nesër, ne do të themi që Romeoja ka pasur edhe më parë tentativa vetëvrasjeje, edhe në të shkuarën.
Jam shumë i stabilizuar me veten time dhe e di fare mirë se çfarë kërkoj”.
Ai akuzon Berishën se i eliminon kundërshtarët, por thotë se nuk ka frikë.
“Një gjë është e sigurt: Berisha i eliminon kundërshtarët e tij dhe kjo tregon frikën e tij nga e vërteta.
Me akuzat që ka bërë Berisha, përmes deputetes së tij, zonjës Elmazi, nuk mund të denigrojë provën që unë kam paraqitur. Ai është një letërkëmbim i gjatë mes çekëve, që nuk është shkruar nga unë.
Ai nuk e priste këtë dhe mendonte se i kishte pastruar të gjitha gjurmët.
Prandaj ai hedh akuza të tilla me sfond vetëvrasjeje, për të përgatitur edhe ndonjë ngjarje tjetër më vonë, siç ndodhi edhe me Kosta Trebickën” thotë ai.
Tani qe pame qe eshte me Izetin na iku cdo paqartesi
Ruaju or zoteri.Merre serjozisht se ata kane dhene prova qe kane zhdukur njerez.
Trebicken, amerikanet e nxorren se kishte vdekur ne aksident. Kur ju intereson, therrisni ne ndihme amerikanet, kur nuk ju intereson sajoni kete, qe ka ikur dhe ka gjetur strehe te Izeti, vrases i deklaruar.
Ti, o derezi. me emrin Romeo, ruaju nga Izeti, se po e paguan ate, ta rregullon qejfin, pra vdekjen. Nuk e ka per here te pare.
Po ti hajde ne Shqiperi dhe paraqitu te deputeti Balla, qe njerezit si ti i kerkon me qiri! Edhe denojeni bashke Berishen.
Po solle dhe Izetin, nje vend i tere do te jete mirenjohes! T’i tregojne edhe atij vrasesi dhe llafazani, se sa i vlen lekura!
Sokol
Per te vertetuar “AKSIDENTIN” e Kosta Trebickes, qeveria Berisha nuk thirri amerikanet sic pohon ti, por nje POLIC RRUGOR nga Teksasi, i cili tha ato që i thane te thote, pasi i thane që çdo pune e paster shoqerohet edhe me nje pagese “te paster” e te majme………
Sa per shprehjen “therrisni ne ndihme amerikanet”, se sa I therret amerikanet Sali Berisha, mjafton te shikosh se si largo FBI ne ngjarje e 21 janarit dhe si nuk mori parasysh asnje prove nga ato qe ata nxorren per ate ngjarje.
Po erdhi ky tek ne,,,do ta shuaj rinine fare,,,do ngelin pleq dhe plaka,,,tek ne hashashi fillohet qe 12 vjec,,,,,