Trump ridizenjon skenarët: Kështu nga sot ndryshon bota (as i bëhet vonë për Europën Lindore, ai do qetësinë me Rusinë)

20 Janar 2017, 17:51Politika TEMA

Nga Fausto Biloslavo

Që nga sot, bota ndryshon me Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshimi i parë krahasuar me administratën Obama do të jetë qetësimi i klimës së gjatë të “Luftës së Ftohtë” me Rusinë.

Nuk është sekret që “cari” Vladimir Putin dhe The Donald pëlqehen.

Uashington-i mund të gjejë mirëkuptim solid me Moskën, duke u bazuar te lufta kundër terrorizmit.

Presidenti i ri i SHBA-ve gjithmonë e ka thënë se dëshiron që të dërgojë në ferr Shtetin Islamik duke e bombarduar.

Rusët, me të cilët janë bashkuar edhe turqit, po e bëjnë diçka të tillë.

Amerikanët mund të bashkohen me ta për ta fshirë përfundimisht Kalifatin.

Truri i aleancës së madhe për të shkatërruar njëherë e përgjithmonë terrorizmin është këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali në pension, Michael Flynn. Por si shkëmbim, Kremlini kërkon që të hiqen sanskionet për aneksimine Krimesë.

Trump-it as që i bëhet vonë fare për Ukrainën, vendet Balltike apo për lindjen e Europës, të cilat e kanë frikë ariun rus.

Presidentit të ri më shumë i intereson që të reformojë NATO-n, të konsideruar si të vjetërruar, të paktën nga pikëpamja e impenjimit në terma si njerëz, mjete dhe para të shpenzuara, shumica e të cilave përballohen nga SHBA-të, krahasuar me aleatët europianë.

Detyra për të mbyllur klimën e luftës së ftohtë me Moskën do t’i takojë sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, i cili gjithnjë ka pasur raporte të mira me Putin-in.

Bashkimi Europian do të anashkalohet nga Trump-i, i cili shikon me sy të mirë dajljen e Britanisë nga unioni dhe u prit me ovacione nga populistët e kontinentit të vjetër.

Tani terreni më i ashpër i përplasjes do të jetë Azia, ku tensionet me Pekinin kanë nisur.

Kërcënimet për masa të tjera të forta për produktet kineze dhe telefonata pas zgjedhjes me presidenten e Taivanit, që tërboi drejtuesit e partisë komuniste, janë vetëm fillimi.

Dy raketat ballistike, që mund të mbajnë koka bërthamore, të përgatitura nga regjimi stalinsit i Koresë se Veriut për të përshëndetur zgjedhjen e Trump-it, thjesht sa e gudulisin Shtëpinë e Bardhë, që është e vendosur të çojë flotën detare në Paqësor.

Kjo është pikërisht ajo që seketari i Mbrojtjes, James Mattis, i cili kur komandonte marinsat njihej me nofkën “qeni i çmendur”, dëshiron që të dëgjojë.

Nëse bota nuk do të jetë si më parë, Lindja e Mesme rrezikon një tërmet me ciklonin Trump.

Ish- gjenerali Mattis dhe shefi i ri i CIA-s, Mike Pompeo, nuk e kanë me sy aspak të mirë Iranin.

Ideja e Trump-it është që të ridiskutojë edhe njëherë marrëveshjen bërthamore, e cila konsiderohet si mjaft e butë.

Ai duhet që të bëjë llogaritë edhe me Pasdaran-in (Garda revolucionare iraniane) dhe me milicitë shiite, që gjithashtu luftojnë kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Dhe nëse presidenti e zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem, ashtu siç ka thënë më parë, atëherë palestinezët do të nisin një tjetër intifada (rebelim të armatosur).

Amerika Latine duke nisur nga Meksika, që tani është e alarmuar nga linja e ashpër e Trump-t.

Por më shumë nga të gjithë, regjimi kubanez duhet t’ia ketë më shumë frikën.

Hapja e Obamës me shtetin komunist konsiderohet si një gjysmë tradhti.

Miliarderi që ka marrë Shtëpinë e Bardhë e ka bërë të qartë se dëshiron hapa të vërtetë, si dhe liri e reforma drejt demokracisë.

Më shumë se sa izolues, është unilateral dhe mbrojtës në emër të sloganit që e bëri të fitonte zgjedhjet: “Make America great again” (Bëjeni Amerikën të madhe sërish”.

Për këtë arsye i konsdieron Kombet e Bashkuara një klub për njerëzit që takohen, bisedojnë dhe dëfrehen mes tyre. Por që nga sot, bota ka ndryshuar.

Përshtati në shqip Irgis Hysenaj-TemA

7 komente në “Trump ridizenjon skenarët: Kështu nga sot ndryshon bota (as i bëhet vonë për Europën Lindore, ai do qetësinë me Rusinë)”

  1. Zara says:

    Boll ca cate koken me perkthimet qe i beni shtypit sllav. Ska cna duhen opinionet e tyre.

  2. rako ferra says:

    Shokuese
    Presidenti i SHBA dhe njeriu me i fuqishem ne bote ne nje fjalim ku perziheshin
    Laikicizmi i djathte me ate te majte
    Ekstremizmi fetar
    Urrjejtja per ttjetrin qe s eshte amerikan
    Eshte e njejta axhende me ekstremistet e se djathtes ekstreme ne europe
    Ishte njelloj sikur degjoje fjalimet e Putinit te Le Penit Te Faraxhit te Agimit te Arte dhe tere ekstremit ne Europe
    Dhe nga ana tjeter kishte edhe nuanca te laikizmit te majte deri ne slloganet e te majtes komuniste si psh
    Populli ne pushtet
    Fliste per shtresen e varfer e ndersa nje nga ligjet e para qe do anulloj eshte ai i sigurise se sherbimit shndetesor qe i dha mundesi mbi 60 milon amerikaneve te perfitojne nga ky ligj
    Flet per ameriken e madhe dhe nuk e kupton se nje amerike e izoluare me slloganin Amerika ne radhe te pare e kthen ameriken ne nje Shtet te vogel pa rendesi ne zhvillimet ne bote
    Dy here para dy luftrave boterore mbizotronte ne politiken amerikane kjo teori e Amerikes per amerikanet dhe larg problemeve te Europes dhe botes dhe perfundimishte qe te dyja heret u detyrua te hyje ne lufte
    Dhe e dini pse
    Politikanet injorante te teorise se izolacionit duhet te lexojne historine dhe te marrin mesime nga ajo
    Ti mund ta injorosh dhe te tregohesh indiferent ndaj nje problemi qe eshte larg tyja dhe larg interesave te tua e ndersa ke forcen dhe detyren ta parandalsh ate por kur s do ti ky problem apo lufta vjen edhe tek tyja(PerlHarbor)
    Pasi SHBA nuk eshte nje shtet ne Mars apo ne Hene por eshte shtet i rrouzullit tokesor dhe jo nje shtet i dosido por shteti qe garanton lirine paqen dhe demokracine ne bote

  3. Shkodran I Vjetër says:

    Ky ashte lajmi !!
    Lajme e tjera thjesht janë më mbush faqe dhe shërbejnë për klikime me i ba i lek gazetave.
    Jo po vjen Turkia jo po vjen Amerika me qit pushkë për ballkanas, për ma tepër musliman.
    Leni budallalleqet se s’ka mbetun shumë kohë.
    Paqe po o tham, paqe sa ma te shpejt me kojshit që me i dal punës para e mos më mbet n’dorë të kurrkujt. Serbët dalja n’det I ban punë, Kosova n’mes dhe në shumë punë na i rregullon. Ja fut Putinka edhe nji a dy “tuba” aty dhe krijon dy porte ti moj nace që punesojne gjysën e Albanistanit.
    Greqia pak e aspak na e ka nevojën, veç don mos me pas çakej dashakeqas përsipër që mundet me i përdor gjithkush, n’daç kundër kojshive, n’daç kundër vedit.
    Për ata që e kanë nji gjys trunit. Jua kam thanë dhe përpara, para se me kakaris, mirë ashte më i hedh i sy hartës së Shume kuptohet. Jo ma tash mbas fjalimit te Presidentit Trump. Turkia ashte larg. Amerika edhe ma larg. Me “hy” Turku në Ballkan, dmth, mes Greqisë hehe, me ba dhe ma budallen me kuptue pak, arsyetojeni tash, ushtri muslimane n’Europe. Jo o burra tash se nuk ndodh. Sidomos jo në ksi kohësh që kanë ardhe. Turku ashte ne siklet tepër të madh për vedi, për ekzistencë si shtet. Kaq shpejt e harruet që Perëndimi gadi ia hoqi potkojt në korrik? E mos te ishte për ata “ufo”t që përcollën Erdon dhe e nxorën prej rreziku, ata F16t që u leshuen pre Inçirlikut gadi e nisën për xhehnem sulltanucin tonë shumë të dashtun. Dhe që ta kuptojmë gjithë së bashku: vetëm dy shtete në universin e njohun kanë “ufo”. Besoj se të gjithë e dini se kush janë. Nji prej tyne vendosi për të shume fameshmin, shumë të perdorunin Regime Change. Tjetri I doli kudër dhe “shpetoi” Erdon bash n’Hava si i thoni ju Çimat autokton. Kuptoni?
    Supozojmë se ajo andrra e vjetër sunite realizohet dhe Turkia vjen, dmth shkatërron përpara kombin me sistemin e pestë ma te fuqishëm në botë anti-ajror Greqinë( good luck with that?) dhe futet ne Europe (Inshallah bilah). C’ka mendoni ju se ndodh pastaj? Si mendoni? He? Fitore? Edhe nji tort të madhe si ajo e pavarësisë? ?
    Idiotsina po u tham. Idiotsina!
    Turkia dhe me “ndihmue” shumë, si për shembull me ndaj armatim të lehtë, ndaj pare a ndoj Lavdërim andej këndej dhe rrezikon tepër tepër shumë se shumë orla i hedhen cakallit mandej. Turkia ashte shtet me shume popuj mrend dhe ashte shumë e “lehte” për fuqi të caktueme me coptue simbas orekseve tyne.
    Po ua tham me sinceritetin ma te madh:
    Ndryshoni mentalitetin musliman në Europe në kjoft se doni me kenë pjesë e kësaj shoqnie. Pa fyemje, pa statemente, po u tham nji fakt.
    Dhe duke e mbyll, me fjalët e të madhit Theofan,
    Zgjidh e Merr Vet

    Marku M

    Aloha Snackbar

  4. Shoku " Shpati " says:

    Trump eshte Nishani i amerikes ! Besoj e kuptoni . Ka kunder opoziten dhe gjysmen e partise se tij . Do jete presidenti me i kontrolluar i te gjitha koherave . Jane mbas perdes ata qe do ja levizin doren kur te hedhi firmen . Si kudo !

  5. albaniafirst says:

    Rako Ferra, shembulli qe ke dhene per Perl Harbour eshte i gabuar pasi dihet qe amerikanet e dinin daten e sakte te sulmit japonez mbi bazen e tyre dhe e lane ate te pambrojtur, duke larguar luftanijet e tyre me te medha dhe me te mira pak para sulmit. Aresyen e vertete dine vetem ata, por ne se do spekullonim, Qeveria Amerikane ishte e interesuar qe te merrte pjese ne lufte per te siguruar hegjemonine boterore sic u provua qe e siguroi deri ne ditet tona.

  6. gram says:

    Ne si shqiptar, besoj se duhet te shqetesohemi per kete person ne krye te Amerikes. PSE?
    Sepse ky thyer fjalen dhe besen qe Amerika e dha Europes ne 45 se do ta mbronte, mjafte qe ajo te rindertohej, te zhvillohej dhe te ndihmonte Ameriken fianaciarishte ( me ane te NATO) per tu bere force mbrojtese per Europene dhe shprese per shume vende te Botes. Mirpo c’po ndodh ky tramp ka thyer flalen e presidenteve dinjotoz e fjale mbajtes te Amerike te viteve 40, dhe sot po mundohet t’ja fus Europes, e cila normalisht nuk ka fuqine saj dhe te Rusise! Tra(m)pi qe eshte sume afer fjales shqipe trap, eshte person pa permbajtje, nuk e njeh cdo te thote fjale e dhene ( ndoshta i degjeneruari pa karakter L. Basha mund te jete i perktheluri i tij ne te ardhmen) dhe po le Europen, gjene me fantastike te planetit perball barbareve rus, te cilet Europa ka qe ne shekullin e 21 qe po i assiton, por ende ka pune per ti bere njerez. Ruset mbeten te frikshem dhe… ende barbar!
    Pra ketu eshte edhe papergjeshmeria e trump! Mosmbajtja efjales( beses) ndaj Europes. Ne si shqiptar, si nje ndekombet me te vjetra e kemi shtepine ne Europ. Dhe prandaj nuk duhet qe te perkrahim Tramp mashtruesin qe kerkon ta rrenoj ate.

  7. XXXL says:

    Shoku Shpati, fli gjume dhe hidh xhaketen per mbulese si tek filmi “Ne fillim te veres”, qenke kokrra e idiotit apo nuk ke pire ilacet, krahason dorracin Jar me miliarderin Trump.
    Megjithese Trump i kishte kundra te gjithe bashke perfshi edhe mediat vizive apo te shkruara duke i nxjerre edhe korin e kurvave qe i kish perdorur 30 e kusur vite e me me pare e deri dje, qytetaret Amerikane e zgjodhen President te tyre.
    “Make Amerika Great Again” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje