Zyrtare: Korabi afron në skuadër sulmuesin Ardit Hoxhaj

22 Janar 2017, 16:22Sport TEMA

Korabi ka bërë goditjen e tretë në merkaton e dimrit duke afruar në skuadër sulmuesin Ardit Hoxhaj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Korabit thekson se, Hoxhaj ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për dy vite me klubin verior.

Ardit Hoxhaj transferohet tek Korabi nga klubi i Skëndërbeut dhe nesër do të jetë nën urdhërat e trajnerit Gerd Haxhiu.

Postimi i plotë i Korabit.

Eshte bere zyrtar sot perforcimi i trete i Korabit. Ardit Hoxhaj ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe ka nenshkruar per 2 vite me Korabin. Hoxhaj vjen nga klubi i Skenderbeut ne kampionatin shqiptar dhe do te jete nje perforcim shume i vlefshem per organiken e trajnerit Haxhiu. Gjithashtu bejme me dije qe kartoni i Hoxhajt tashme eshte nen pronesine e klubit dibran pasi jane mbyllur me sukses tratativat per ta blere nga skuadra e Skenderbeut. Neser, Hoxhaj do t’i bashkohet ekipit ne stervitje per te marre ngarkesen e duhur ne kuader te pergatitjeve per fazen e trete.
Korabi po punon intensivisht ne kete merkato dimri dhe ne ditet ne vijim do te kete afrime te reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje