Mustafa Nano: Pse ndarja e Kosovës, është një ide e mirë…

24 Janar 2017, 10:21Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Rexhep Qosja, me sa di unë, nuk është hera e parë që e hedh idenë e shkëmbimit të veriut të Kosovës, që është tërësisht nën kontrollin serb qysh prej përfundimit të Luftës (e që, me gjasë, do të jetë nën kontrollin serb derisa, larg qoftë, të fillojë ndonjë luftë e re), me luginën e Medvegjës, që është e populluar kryesisht nga shqiptarë. Ideja, ashtu si herën tjetër, nuk është pritur mirë. Nuk është se kemi të dhëna të sakta lidhur me reagimin ndaj këtij propozimi, por në mungesë të anketimeve serioze, nuk na mbetet tjetër veçse të ndjekim humorin e rrjeteve sociale, dhe mbi këtë bazë të ndërtojmë debatin tonë publik. Është krejt e padrejtë që të tërhiqemi zvarrë prej reagimeve të internautëve, por nuk kemi ç’t’i bëjmë. Hëpërhë është koha e tyre.

Po ju bëj një propozim tjetër: Le t’i lëmë mënjanë internautët e tërbuar, dhe le ta diskutojmë shtruar idenë e shkëmbimit të territoreve me serbët. Por le të supozojmë fillimisht që kjo është e mundur. E them këtë, pasi bën vaki që palët (shqiptarët e serbët) të jenë dakord, dhe të tjerët, ata që e kanë në dorë këtë gjë (fuqitë e mëdha) të mos e mbështesin, pasi kështu do të hapej një lojë në Ballkan, së cilës askush nuk mund t’ia parashikojë fundin. Ka edhe të tjerë në Ballkan që do t’ua kishte qejfi ta spastronin fushën prej pakicave e të bënin këmbime popullsish (në rastin konkret, Qosja sugjeron që pakicat serbe të shpërndara nëpër enklava të Kosovës, të zhvendoseshin të gjitha në veri; vendet e mbetura bosh prej tyre të mbusheshin prej shqiptarëve të luginës së Medvegjës). Por le ta zëmë që fuqitë e mëdha do ta mbështesnin këtë gjë. E ky nuk është një supozim aq idiot sa duket. Trump-i që sapo është ulur në karrigen e Presidentit të SHBA-ve duket se ka një mendje më praktike se paraardhësit, e mund ta sugjerojë një gjë të tillë. Dhe Putin-i mund ta pranojë këtë zgjidhje duke kërkuar e marrë në këmbim diçka tjetër, që fillon po me K. Lind pyetja: Duhet të bien dakord shqiptarët në këto rrethana?

Absolutisht, po. Nuk duket se ka një zgjidhje tjetër më të mirë e më të drejtë. Shqiptarët që këmbëngulin ta mbajnë veriun, kanë parasysh veriun pa serbë, por duhet thënë se, së pari, nuk do të ishte e drejtë të ndodhte, e së dyti, Beogradi nuk ka për ta lejuar kurrë zbrazjen e veriut të Kosovës prej serbëve. Do të investojë, siç ka investuar këto vitet e fundit të pasluftës, që serbët të mbeten aty ku janë, jo për të bërë një jetë të bukur, por për të sabotuar e diskredituar idenë e funksionimit të një Kosove jashtë juridiksionit të shtetit serb. Kush mendon se do të vijë një ditë që veriu i Kosovës të jetë pa serbë, është duke parë ëndrra. Të gjitha llogaritë pra duhen bërë me serbët brenda në Kosovë. Dhe nëse i bëjmë llogaritë kështu, atëherë i bie që të sigurt kemi: 1. sherrin e pasosshëm mes serbëve e shqiptarëve brenda Kosovës; 2. sherrin e pasosshëm mes shqiptarëve e shqiptarëve për këtë shkak; 3. sherrin e pasosshëm midis shtetit të Kosovës e shtetit të Serbisë.

Nuk ka pse të ketë më iluzione. Edhe kush ka pasur, nuk ka pse të ketë më. Kosova e kuptuar si një entitet shtetëror serbo-shqiptar nuk mund të funksionojë. Është e trishtuar ta thuash këtë truizëm, por ja që kështu është. Serbët e shqiptarët nuk kanë mundur të bashkëjetojnë. Kanë pasur raste për ta provuar se mund të bashkëjetojnë, por nuk e kanë bërë dot. Nuk iu ngjit me njëri-tjetrin, dhe pikë. Ky është leksioni i historisë. Ne kemi probleme edhe me grekët në jug, por konflikti me grekët është i vonë. Daton pas themelimit të shteteve kombëtare. Më parë, edhe gjatë perandorisë osmane (ndoshta për shkak të ortodoksëve shqiptarëve që kanë shërbyer si një buffer mes shqiptarëve e grekëve), gjithçka ka qenë ok. Shqiptarë e grekë nuk janë konfliktuar me sho-shoqin (ndoshta me përjashtim të vitit 1770, por ajo luftë ishte ruso-turke, jo greko-turke, e aq më pak greko-shqiptare). Grekët janë shtyrë më në veri për të ndërtuar jetën e tyre mes shqiptarëve, dhe këta të fundit janë shtyrë më në jug, deri thellë në jug, për të bërë të njëjtën gjë mes grekëve. Dhe ishte kjo bashkëjetesë mes dy popujve që i bëri disa rilindës tanët, në kohën e krijimit të shteteve ballkanike, të mbronin deri edhe idenë e krijimit të një federate greko-shqiptare. Por pastaj erdhën kohë të tjera, perandoria osmane po thyente qafën, dhe fqinjët, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, dhe Greqia po se po, u vunë në garë për të fituar territore që ata i quanin osmane, por që në fakt ishin shqiptare. Qysh prej atyre kohëve, me grekët jemi tërhiq e mos këput. Por sidoqoftë, në një mënyrë apo në një tjetër, shqiptarët e grekët ia dalin të bashkëjetojnë. Pakica greke në Shqipëri nuk duket se ndihet keq, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për dhjetëra mijëra shqiptarë në Greqi. Për më tepër, problemet që ekzistojnë mes Shqipërisë e Greqisë, sido që ndonjëherë i komplikojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, janë gjithsesi të zgjidhshme.

Për sa iu takon marrëdhënieve serbo-shqiptare, situata është krejt tjetër. Konflikti mes tyre nuk është i vonë, post-osman. Përkundrazi, është i hershëm. Edith Durhami e shihte fillimin e këtij konflikti qysh në shekujt i parë të invazioneve sllave në Ballkan. Por le të mos shkojmë aq herët. Nuk mund të flitet me siguri për ato kohë aq të errëta. Le të flasim për kohë që janë më të dokumentuara. Gjatë perandorisë osmane, fjala vjen, shqiptarët e sllavët kanë shkuar si macja me miun. Luftërat e shqiptarëve me malazezët nuk reshtën qysh prej shekullit XVII deri në fillim të shekullit XX (Koka e pashait të Shkodrës duhet të jetë ende e varur në murin e ndonjë manastiri të Cetinjës), dhe në këtë pikë shqiptarët do duhej të kishin bërë me kohë një mea culpa, pasi luftërat i kanë bërë në emër të turqve. Ndërsa malazezët kanë luftuar për të mbrojtur troje të tyret, doke të tyret, fenë e tyre.

Kur serbët u ngritën në kryengritje, nuk ndodhi ajo që ndodhi në jug, ku shumë shqiptarë iu bashkuan pa të keq, madje me zell, revolucionit grek. Puna erdhi që edhe e udhëhoqën këtë revolucion. Me serbët nuk ndodhi kështu. Nuk mund të ndodhte. Kronikat kanë regjistruar vetëm një shqiptar me mbiemrin Konda që ka luftuar kundër osmanëve, në krah të serbëve. Të tjerët ishin në kampin e kundërt. Ashtu si edhe boshnjakët, në fakt. Historia, like it or not, kjo është. Dhe është kjo histori konflikti që është përjetësuar edhe në epikën popullore shqiptare e sllave. Eposi ynë i kreshnikëve është i ngritur i tëri mbi luftën e malësorëve shqiptarë kundër shkjeve. “Sa shumë bjeshkën djali e ka shëtitë/por s’ka gjet ndonji shkja me pre”, ka kënduar rapsodi popullor. Ose diku tjetër: “Se ditë e dielle nesër ka qëllue/pushkën shkjeve prej kishet me e fillue”. Për të mos folur pastaj për Gjergj Fishtën që të gjithë poemën “Lahuta e Malcis” e ka kundër zogut të Shkinës, e që zelli kundër Shkinisë e ka çuar deri ajte sa t’i këndojë sulltanit si një mbreti të vetit e sa të këpusë edhe ndonjë mufkë të padëgjuar: unë shqyptar, ata janë shkje/ne na ndan nji gjak e nji fe. Hm! Një gjak po. Por nuk është një fe që na ndan. Sa për fetë, ato na ndajnë edhe neve që jemi një gjak.

Shqiptarë e serbë janë të ndarë prej historisë. Dhe në këtë mes, shqiptarët kanë fajet e tyre (siç thashë më sipër), por kur vjen puna te Kosova, faji është në një masë të madhe, shumë të madhe, i serbëve. Ata kanë krijuar e mbjellë pa u lodhur mitin e Kosovës, si djepin e kulturës dhe të fesë serbe, gjë që nuk provohet nga faktet historike (Noel Malcolm i ka bërë një trajtim shterues kësaj çështjeje në librin e tij “Kosovo, a short history”), dhe kjo nuk i ka lënë t’i japin jetë idesë së një Kosove shqiptaro-serbe. E kanë pasur në dorë ta bëjnë këtë gjë, madje kanë pasur kohë sa të duash në dispozicion, por nuk kanë mundur ta bëjnë. Sepse mendjen e kanë pasur te Kosova që është e Serbisë, e tëra e Serbisë, ekskluzivisht e Serbisë, sepse mendjen e kanë pasur që ato gjurmë të forta që serbët kanë lënë realisht në historinë e Kosovës (në shekujt XIII-XIV ata i vunë një vulë të mirë serbizmi Kosovës) t’i interpretojnë si dokument pronësie mbi Kosovën. Faji i atyre pra ka qenë se Kosovën e donin të tyren, pa shqiptarë. Gjërat, pas kësaj, dihet se si rrodhën. Dhe e gjithë ajo që ndodhi e ka komprometuar përfundimisht aspiratën për të ndërtuar një Kosovë shqiptaro-serbe.

Shkurt, Rexhep Qosja ka të drejtë. Dhe nuk është çudi që, duke pasur parasysh se Trump-i ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë e se marrëdhëniet e tij me Putin-in do të jenë të ngrohta, ky opsion i Qoses të hidhet realisht në tryezë. Do të ishte idiotësi që të refuzohej në emër të doktrinës “Kosova është e gjitha e shqiptarëve”. Sepse nuk ka për të qenë kurrë e gjitha e shqiptarëve. Nuk ka qenë kurrë as në histori e tillë. Dhe ky është leksioni tjetër që historia na ka dhënë. (Mapo)

23 komente në “Mustafa Nano: Pse ndarja e Kosovës, është një ide e mirë…”

  1. berti says:

    Troc komunist i oreve te para ia ke fut kot. Shqiptaret skane pse levizin nga shpia e tyre sepse jep mendje ti bythe pambuk. Atje ku jetojne kane lind e kane varret e te pareve. Nuk kane pse i braktisin. Po keshtu dhe serbet nese nuk i bien ne qafe njeriu. Keto rremuja midis serbve e shqiptareve jane te tjeret qe i nxisin , ketu nuk ka per mendje te gjithe i kuptojne, si serbet e shqipatert. Ideja se keshtu gjendet paqe o muc nano eshte komplet fallse se serbet sa per dijeni kane ardhe deri ne ate corovoden tende e ti e di shume mire. keshtu qe mos kujto se po u dhe nje cope veri kosove do heqin dore. do kerkojn akoma me shume dhe ti e di mire qe koken e pare qe duan jane ata si puna jote qe me dilni si pacifista ne kohe lufte. Shqiptaret me ne fund kane fitu nje cope nga ajo qe ua kishin mare padrejtesisht. Normal qe me gjak e mund do ta mbajne po kjo eshte per te gjithe kombet e shtetet dhe ato demokratiket e pacifistet – si serbet -qe shfaqeson muci

    1. Kosova says:

      Bert ke te drejte.Serbeve edhe veriun pasi tua japesh do kerkojne enklavat e tjera.Por ne edhe po te na japin te gjithe luginen,apo te gjithe tokat shqiptare deri ne Nish ,ne sduhet te pranojme kurrsesi. Ja pse Mustafa Nano ska te drejte. Se pari pa te ofendu por ti Z.Mustafa me mburrje e thua qe sje patriot,dhe per patriotet flet me perbuzje,keshtu qe per tema patriotike pyete me mire Z.Majko se eshte patriot i vertete dhe jo Rexhep Qosic,qe sic duket e paska pagu mire Serbia per ato deklarata qe beri.Ne tokat e lugines do i marrim heret a vone,keshtu qe pse te shkembejme nje toke shqiptare me nje toke shqiptare,kur kete token shqiptare(veriun) e kemi brenda Kosoves,dhe cdo dite e me shume do shtrijme pushtetin aty dhe ata serbe,do nenshtrohen.pra do i leme te jetojne me te gjithe te drejta,pa merak,por do respektojne shtetin dhe integritetin e Kosoves.Dhe me e rendesishmja,a jeni ne vete o Qosja,Mustafa Nano e shume komentues,po si mund te hiqni dore kaq kollaj nga veriu. Harruat cfare vlere dhe pasurie ka Veriu i Kosoves?Edhe te gjithe Serbine po te na japin,sduhet te heqim dore nga keto toka-zonat me te pasura te Evropes,jo vetem me minerale,por edhe nga liqeni me imadh qe ka Kosova dhe pa te cilin nuk mbijeon dot.Mos u beni si Qosja,por mbylleni kete teme,sepse po beni dem te madh.As vete serbet nuk kane arrit aq lart sa ta argumentojne shkembimin,me keto “fakte” qe rendit ti apo Qosja. Sidoqofte po te duan shqiptaret,serbet jane dakord sepse ia dine vleren asaj toke,dhe e dine qe koha eshte ne favor te shqiptareve. Nuk e kuptoj pse pikerisht tani qe Kosova dha shenja qe nuk do toleroje prekjen e territorit,dhe qe serbet u frikesuan me shume se kurre,apo tani qe do krijojme ushtrine e Kosoves,pikerisht ne momentin me te mire per shqiptaret,Rexhep Qosja hap kete teme.Turp te vije o Qosic,se po te pashe ne rruge minimumi do te peshtyj,se qenke bo tradhetar dhe dukesh qe t’paska korruptu dhe ty serbi

  2. hu says:

    edhe ti kujtom se me shkembim trojesh sic thua ti e qosja do te mbyllet kjo pune jo mor mucostafa e ne u mbyllte prej serbeve nuk mbyllet prej qelbesirave te uck se qe po ojne qinin popullit te tyre shume me teper se szerbet ketu te rahe cekani I qosrave e mucostafareve

  3. €piriiiiii says:

    Do te ishte Ideale shkembimi i territoreve perkatsisht Mitrovica e Veriut per Serbine dhe Lugina e Presheves per Ne. Keshtu pothuajse mbyllim 1her e pergjithmon konfliktin Serbo Shqiptar. Por ka dicka qe sot per sot eshte shume ne Favor te Shqiptarve ky eshte Rritja e Popullsise e cila ne Kosov eshte diku te 4…6% kurse ne Serbi ka reni te Nr e popullsise diku te 2%. Keshtu i bie ne 1 te ardhme te afert nese nuk ndryshojne premisat i bie qe dalngadal popullsi Shqiptare te bej te mundur Pushtimin e Qete te territoreve edhe ne veri. Megjithate si Ide mbetet Pozitive Shkembimi Territoreve edhe popullsise nese eshte e mundur

    1. Mitrovica says:

      Ne pjesen veriore i bie liqeni i Ujmanit (Gazivodes) ku krejt Kosova furnizohet me uje , pastaj Miniera Trepca qe eshte pasuri e Kosoves .Kosova mundet me mbijetu edhe pa Prishtinen , Preizrenin apo Pejen amo jo pa Mitrovicen Veriore , nese nje dit e merr Mitrovicen Serbia edhe na si shtet i Kosoves nuk e mbrojna edhe me cmimin mat shtrejt me gjak , une si shqiptar i kosoves e pranoj qe Serbia mos ta vendos kufinin te Lumi Iber po ne Morine .

      1. Kosova says:

        Mitrovica shume mire e ke thene. Absolutisht te njejten gje u them shpesh te gjithe atyre qe mendojne se ia vlen shkembimi. Nqs vjen ajo dite qe Serbia merr veriun e Kosoves me paqe,pra me marreveshje shkembimi, une do e ftoja Serbine qe ta merrte gjithe Kosoven. Kosova pa veri as nuk duhet te mendohet ne asnje lloj rasti. Nuk e kupton Qosic qe per te mos humb veriun,nuk po behet bashkimi i Kosoves me shqiperine tani,por po shtyhet me vone,deri sa te forcohemi aq shume sa te mund ta mbrojme me lufte cdo cm2 toke shqiptare.Se po te pranonim shkembinim, bashkimi Kosove-Shqiperi,dhe nje pjese e Maqedonise(edhe kjo gjysmake)behet qe neser, por veriu peshon aq shume sa per fat te keq as ne shqiptaret spo ia dime vleren,se sdo benim deklarata te tilla si Qosic apo Mustafa Nano

      2. ble-ta says:

        shume e vertete, te pranosh ndrim teritoresh pa Mitrovicen, eshte nje kapitullim i turpsehm

  4. Para Laci says:

    Ne fakt, ka nje fare realiteti ne ate qe thote Qosja dhe Nano. Na pelqen ne apo jo Serbia nuk do terhiqet pa nje cope toke me shume. Ne fund nqs nuk ka lufte Serbia do e njohi kosoven si shtet por jo pa marr nje cope toke me vete thjesht sepse ndihen se mund ta bejne. Gjithmone tokat ose na i kan marr me zor ose i kena fal, edhe pse perseri kte here shqiptaret mund te humbin nje cope toke me shume dhe nqs kjo gje do te thote se shqiptaret te ndahen nje here e mire nga Serbi athere kjo gje duhet te shqyrtohet me gjakftohtesi.

    E tha mire ministri i jashtem grek se shqiptaret kujtojne se integrimi europian eshte nje shetitje ne park. Keshtu eshte edhe me veriun e kosoves, ne kujtojme se duke kundershtuar ate qe eshte, gjerat do shkojne ne vend te vet. Jemi ne ata qe jane me te dobtit dhe na takon ne qe te ruajme gjakftohtsine me shum sesa serbeve. Kur nuk ke mundesi ti besh Serbise presion ushtarak, vendimet e tjera te veshtira kerkojne burra te forte dhe diplomate dhe nganjehere duhet te leshosh nje pjese qe te marresh te teren.

  5. Gari says:

    Shkembimi i veriut te Mitrovices me Presheven do ishte shum ide e mire por ajo qe thua ti a Rexhepi qe banoret e presheves te vendosen ne enklavat serbe brenda kosoves eshte e papranueshme . Banoret shqiptare ne presheve jan shume me shum dhe zene nje territor me te gjere se enklavat serbe ne kosove . Do ishte nje humbje per shqiptaret

  6. Timi says:

    Në planin afatgjatë me shtimin e popullsisë tek ne jo veriun por edhe gjysmën e Serbisë do e popullojme. Me hyrjen në BE rriten gjasat por të blerë prona kudo. Serbët çdo vit humbin një qytet të vogël me popullsi. Kështu që shqiptarë bëni nga 4 fëmijë.

  7. Arber says:

    Per kulture historike dhe demografike.
    Po radhis demografine e komunave te Veriut te Kosoves (sipas wikipedise):
    1. Zubin Potok = 95% serbe
    2., Leposavic = 97 % serbe
    3. Zvecan = 95% serbe
    4. Mitrovica e Veriut = 93% serbe

    1. Kosova says:

      Arber :
      1-Varet kush i ka dhene keto fakte te falcifikuara
      2-Si mund te kete Leposavici 97% serbe kur jane 3 fshatra 100% shqiptare ne Leposavic apo Mitrovica 93% serbe kur ka te pakten 5 fshatra plus shume lagje me shqiptare aty
      3-Serbet tani jane shumice ne veri,por ata jane te plakur,nataliteti i tyre eshte me keqi ne Europe
      4-Serbet nuk po e leshojne akoma veriun,sepse jane mashtru se do ia bashkojne Serbise.Ne momentin qe binden qe Serbia nuk e merr dot, te gjithe ikin. Jo me qe kane fillu po vdesin,se jane popullsi plakur
      5-Mos u dorezoni,Veriu do i nenshtrohet ligji,ashtu sic iu nenshtruan te gjithe enklavat e tjera serbe brenda Kosoves

  8. Klodi says:

    Une mendoje se nuk eshte e gjitha aq bardh e zi sa e komenton z. Nano. E para me Greqine; lufta e 1821 per pavaresi e Greqise ka pas nje nentitull dhe ky eshte lufta civile shqiptaro-shqiptare midis shqiptareve ortodox nga njera ane (dhe une ketu fus dhe arvanitasit qe ne ate kohe kane qene shume me shume shqiptare se greke ne doke, gjuhe e zakone dhe popullsite e tjera shqiptare ortodoxe te greqise dhe te shqiperise si suliotet, cemerit ortodox, himariotet etj… dhe shqipetareve mysliman e katolik nga ana tjeter qe luftonin per sulltanin. jane grore e jane prere e jane masakruar me nj-tj sa masakrat e sotme dhe Srebrenica do na dukej ngjarje e zakonshme po ti krahasonim. Edhe me serbet kemi pas periudha paqe e bashkpunimi. Shume territore me popullsi shqiptare p.sh. Vlora jane qeverisur ne mesjete nga princer serbe, dhe kjo pa ndonje sekelldi te madhe. Skenderbeu dhe shume princer te tjere krushqite i benin kryesisht mes vetes dhe me princet serbe e malazes,. nuk para Ushtria serbe ne 1915 u terhoq e shpartalluar nepermjet Shqiperise nen mbrojtjen e shqiptareve per ne Selanik. Te gjithe golgoten qe pershkruajne serbet ne te vertete ja ben vetes sepse dogjen e shkaterruan ne 1912-1913 gjithe zonen e Dibres (nga ndodhi terheqja) keshtu qe kur u terhoqen nuk kishin ku te strehoheshin gjate rruges sepse shtepite dhe gjene e gjalle te shqiptareve e kishin shkaterruar.

  9. Asus says:

    Megjithese Nano duket sikur e ezauron ceshtjen qe trajton, mendoj se ky eshte problem shume kompleks. Shkembimet qe ai permend nuk e zgjidhin konfliktin ekzistues, pasi mbetet miti I tyre: “Kosova eshte djepi Serbise”. Pastaj ka te tjera gjera.
    Po objektet fetare si do te shkembehen?
    Po kahja e levizjes se shoqerise drejte bashke ekzistences a duhetparasysh mare parasysh. Apo vetem pastrim etnik?
    Perse duhet te nisemi nga psikologjia serbe kur ata keto probleme i kane me te gjithe vendet fqinje?
    Ju permendni Trump, nje faktore I perkohshem ky. Po kombet jane te perhershem. A duhet qe faktoret e perkoshem te percaktojne ata te perhereshmit?
    Ne boll teritore na kane mare. Perse duhet ti leme edhe kur I kemi? Qe te tregojme psikologjine humbese dhe te mos perballimit te presionit? Mendoj se shqiptaret duhet te kaperxejne psikologjine e trasheguar te inferioritetit.

  10. Lpl. says:

    Nder Shqiptare te gjithe mendojne se otokton jane vetem mislimanet dhe Katoliket , kurse Ortodokset jane te ardhur , ne te vertete eshte e kunderta Ortodokset jane me vendali , sepse kete e vertetojne shkrimet objektet e kultit qe jane baza e identitetit , dhe identitetet e vjetra gjenden zakonisht te pakicat siq jane Vrakaqoret , Dropulli Serbet e Kosoves qe i kane rezistuar asimilimit Venedikas Turk edhe atij Shqiptare sot , duke qene ndryshe keta ju thojne jane te ardhur se keshtu mendojne , por asnje se di daten kur erdhen , ardhja e tyre eshte e pavertete se nuk ka asnje mundesi qe keta te Krishtere te vijne nen sundimin Osman kur shumica e te Krishtere iken per mos tu kthyer me nga ajo se ishte e pamunder te jetohet me mislimanet qe kerkojne gjithmone edhe sot ti nenshtrojne te tjeret .Sot eshte e pamundur te jetohet me mislimanet , e jo me ne ate kohe te eznafeve dhe te gjithe mislimaneve qe ishin superjir mbi te Krishteret .Serbet e kosoves jane Shqiptaret e vertete Dropulli Himara jane Shqiptaret e vertete qe kane ruajtur identitetin e tyre .Kombet nuk krijohen ne baze te gjakut se eshte absurditet , as Izraeli nuk eshte nje gjaku qe eshte i vetmi komb ne bote , por i krijuar ne baze te fese .Gjejeni nje Shqiptare ne Kosove para pushtimit Turk me identitet them .Kosovaret nuk jane Arberi , as Korça as Gjirokastra as Berati , sepse Arber jane ata njerez qe ishin nen administrimin Anzhuin ose Venedikas , edhe Arvanitasit ne Greçi nuk jane te ikur te gjithe atje jane vendali , pir kane kaluar shume vite nen mbreterine Serbe , dhe me vone ne ate Venedikase dhe kane ndryshim kulture dhe gjuhe sepse nuk drejtoheshin me nga kostandinopoja , ata nuk jane te ikur atje , njerezit kane levizur por objektet qe tregojne identitetin jane aty si deshmi .Qeshtja e Kosoves trajtohet si xhamija ne kalane e Shkodres nga mislimanet e Kosoves ose si xhamija ne Preze , meqe ne thojne jemi misliman dhe shumice dhe betejen me Te Krishteret e kemi fituar qe ne vitin 1389 nuk ka histori Serbe as te Krishtere me sepse ata jane pak dhe me qe jane pak jane te ardhur .Pytja me e thjeshte qe mund te behet eshte pse nuk ka Shqiptare Ortodoks ne Kosove me gjithe ato kisha dhe manastire qe jane tash 1000 vjete .Une kam frike se kur te mbaroni pune me Serbet Ortodoks ta po na kthehi ne Katolikeve qe tani kane filluar akuzat si latin qe udhehiqen nga Vatikani , dhe Katoliket mendojne se jemi vllezer ashtu si Fishta me te zgjuar Arvanitasit qe nuk mendojne si ne , ata kane ndertuar shtetin e tyre ne Greci dhe nuk mendojne si ne Katoliket te cilet ngelme peng e nje zgjilljeje praktike te kohes duke bere aleance me mislimanet por ka rezultuar shume e demshme per ne qe kemi hyre dhe jemi akoma nen sundimin anadollak , dhe tani duhet kohe te dalim sepse eshte bere shume propagande ne kete drejtim .Dale ngadale po afrohet ndarja e Shqiperise sa te rriten brezat qe skane jetuar ne kohen e diktatures , sepse nuk e shohin veten ne nje komb , keshtu do behemi edhe ne te huaj per njeri tjetrin si Serbet dhe Shqiptaret qe dikur ishin nje popull nje komb , por tani i ndan feja eshte llogjike ajo qe ka ndoll atje dhe ne Bosnje ata jane para nesh i ndane gjerat tek ne gjerat ndollin me vonese , por ndollin , dhe kur te ndolli mos u habitni se eshte normale.

  11. Lul says:

    Per mendimin tim autori nuk e njef realitetin ne Kosove; pos tjerash eshte mediokritet (ose qellim armiqesor) te perzihet Gjergj Fishta e greket ne kete teme!
    99% te komentuesve nuk jeni shqiptare po jeni Aktivist serb qe dini shqipen !!

  12. mirel says:

    Mendimi eshte shume praktik dhe me interes per tu diskutuar.
    Por i referohem gjithashtu nje interviste te Albin Kurtit qe u shpreh se serbet do kerkojne Mitrovicen, po kurre nuk do ta leshojne Presheven se jane te pabese dhe armiq te perjetshem te Kosoves.
    Sipas tij, serbet do luajne rolin sikur e deshirojne shkembimin, dhe ne fund nuk do e japin Presheven.
    Duhet menduar mire cdo hap para se te humbasim me shume nga ckemi.
    Fillimisht duhet te stabilizohet Serbia me idene se Kosova eshte shtet me vete.
    Dhe duhet ta materializoje ne te gjitha aktet dypaleshe…dhe nderkombetare..nderkohe qe eshte fakt vetem e kunderta

  13. Kellira says:

    Shkembimi i popullatave nuk eshte rast i pare. Kjo ishte zgjidhja qe bene greket me turqit qe te mos vazhdonin gjithe jeten me luftra.
    Probabilisht aty do te shkoje edhe historia e shqiptareve te Kosoves me serbet. Ose do te pranojne luftra gjithe jeten por nuk jam i bindur se kete e duan te dy palet dhe sidomos Kosova e cila as ushtarakisht por as politikisht nuk ka avantazh ndaj Serbise. Me ndryshimet politike ne USA dhe Europe dhe sidomos me nje devijim te frikshem te Kosoves kah islamit mbeshtetja e Kosoves ka rene dukshem.
    Nderkohe mbeshtetja e Shqiperise eshte per te qare hallin…

  14. ore; fare nuk egzistojne idete moderne,te demokracise ne mendjen e disave,ne kete shekull ? kur rrone mire me kedo dhe ne çdo shtet, pse duhet të bejme luftra dhe per kockat e stergjysheve tane te “dashur”, qe ne fund të fundit,ne fillet e hersheme majmune kanë qenë ,? . ata s ‘ rrojne me . fundja te qeshim pak, qe kemi qenë ne origjine majmune ……. ha ha ha . kjo kur zihemi. sidomos me Serbe e Greke, se po qe per amerikan, hollandez e gjermane . …….vrasim dhe vellane, per te mare nje vize dhe tek rrojme mes tyre .

  15. Blablabla says:

    Ky Lpl doi spjegon gjithe gjerat me fe. Fete jane jo vetem te reja krahase me popujt po kalojne dhe nga nje forme ne tjetren. Kjo vlen dhe per ortodoksit.

  16. sami says:

    Hiq dore se trajtuari ceshtje qe jane jashte rrezes se trurit dhe profesionit tend or ti shoku. Po shkakton zarare qe nuk i zhben dot ti pastaj. Ky nuk eshte problem qe duhet ta vrasesh mendjen ti. Mitrovica eshte territor kosovar dhe serbet jane pakice ne kosove.
    Je po ti qe prek probleme thellesisht egzistenciale si ceshtja e fese muslimane. Ne se ndonje analist perendimor do te degjonte do te vinte ne dyshim ekuilibrin tend mendor. Nuk e rrok dot ti ate ceshtje.

  17. kombi says:

    NGA PERVOJA ,SERBET JANE TE PABESE , POR VERIU I KOSOVES ESHTE NJE MOLL SHERRI E PERJETESHME , DUHET GJETUR NJE ZGJIDHJE ME ATA NDYRSIRAT ME TE MEDHA NE BOTE .

  18. kodrasadikitk says:

    Si ka mundesi qe ky Mustafa Nano te paraqitet aq i ceket dhe aq naiv ne lidhje me raportet Serbo-Shqiptare kur mendimi i tije perputhet plotesisht me mendimin e Vuqiqit kur thot mos i vrani serbet sepse ne me ushtri e polici do te intervenojme ne Kosove.Ky pohim eshte tejet ireal dhe asesi seshte afer realitetit jetesore atje ne Kosoven e vogel.Serbet e Kosoves i gezojne te gjitha lirite dhe te drejtat kombetare dhe besoj se ne EU ne jemi pishtare per shembull.Serbet e veriut ose te qdo pjese tjeter as si ngacmon askush le te jetojne aty per njimije vjete o Nano zeza. Qellimi i Serbise eshte teritori i Kosoves i pasur me minerale dhe per hegjemonin e saje .Veriu i Mitrovices lidhet me nji krahine shqiptare Sangjakun krahine kjo e perafert me Kosoven ku shteti i JU famkeqe slejoi e ende ska shkolla shqipe atje .Megjithate nji dite Sangjaku e Kosova do te bashkohen deshti ose jo Serbija sepse populli e deshiron dhe do te punon dhe do tja dalim.Nano e Qosiqi duhet ta mbyllin gojen dhe mos te propagandojne politiken serbe ne dem te shqiptarise .Nga kjo del se keta dy po shenderrohen ne faqezi e te pabese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje