Robert Lewandowski i cili pak muaj më parë nënshkroi një kontratë 4-vjecare për Bajernin e Mynihut ka folur në lidhje për ndonjë largim të tij të mundshëm nga kampionët e gjermanisë.
Shpesh në media është përfolur se për bomberin polak janë interesuar dy nga klubet më të mëdha në botë si Real Madrid dhe Barcelona.
Por, Robert Lewandowski është shprehur se nuk e ka menduar ndonjëherë largimin nga “Allianz Arena”.
“Bayern janë një nga ekipet më të mira në botë dhe në të njëjtin nivel me Real Madrid dhe Barcelona. Një largim tek këto ekipe për mua nuk do të thotë një hap i madh. Ne mund të fitojmë çdo trofe. Përveç kësaj, unë ndihem shumë rehat në Mynih” tha ai për Sport Bild.