Llogaritë elektorale dhe ato personale të Ilir Metës në 18 qershor

25 Janar 2017, 10:18Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Shumëkush që merret me politikën dhe lajmet, mendoi se Ilir Meta i hoqi një krah ekuacionit të zgjedhjeve të 18 qershorit, kur deklaroi pa mëdyshje se SI nuk do të bëjë koalicion me PD. E vërteta e asaj deklarate vlen ende të mbahet nën vrojtim dhe të analizohet, pasi është provuar se krerët e partive janë ende shumë “fluidë” dhe të padeshifrueshëm në fillimin e një viti zgjedhor. Shumë ujë do të rrjedhë deri në zgjedhje dhe mendimi i keq që Meta tha se ka sot për Bashën dhe partinë e tij, mund të jetë një nocion i lëvizshëm dhe relativ. Historia politike shqiptare na ka mësuar me këto lloj mësimesh prej shumë vitesh tashmë.

Megjithatë kur flitet për llogaritë elektorale të LSI, thënë ndryshe “partisë së mesit” (Kina e konsideronte veten dikur si Perandoria e Mesit, por këtu krahasimi fut paksa ujë), siç ndodhi sot në media, mirë është të mbahet parasysh fakti se Ilir Meta ka prerë formalisht njërën ndër tre degët ku mund të qëndrojë i ulur në 18 qershor. Sipas analizës elektorale të Mapos, edhe në rastin e LSI del i qartë parimi bazë i këtij sistemi zgjedhor me të cilin do të votohet në verë, sipas të cilit forca politike që vendos të qëndrojë jashtë gardhit të një koalicioni, penalizohet me shumë mandate më pak. Dhe i vetëm trim në luftë, është një proverb që mund të rishkruhej në “kush mbetet vetëm, e ha ujku”. Dhe ujku në këtë rast është rezultati ndëshkues që merr, thjesht dhe vetëm për shkak të sistemit zgjedhor me të cilin përllogariten votat e marra.

Në intervistën e fundit, kur ka deklaruar se nuk do të bashkohet me Bashën, Meta ka bërë publike edhe disa nuanca të tjera sinqeriteti, të cilin rrallë e përdor kur bëhet fjalë për zgjedhje, aleatë apo kundërshtarë politikë. Ai ka thënë në esencë se me Ramën s’do të bënte kurrë aleancë nëse do të nisej nga bazat e marrëdhënieve personale që ka me të. Por ka thënë gjithashtu se koalicioni me PS ka funksionuar. Të dyja këto komente, së bashku me refuzimin për t’u afruar me Bashën, duket se përbëjnë aktualisht jo vetëm atë që mund të quhet “humori elektoral” i LSI, por edhe pozita e saj delikate mes palëve, në këtë kapërcyell të vështirë zgjedhjesh që po afrohen. Të qëndrojë vetëm, për të verifikuar se cila është pesha reale e partisë, të vazhdojë majtas, aty ku duket se ka humbur edhe qetësia, pasi dashuria kishte humbur e para prej kohësh, apo të presë timonin sërish djathtas, duke hyrë në terrenin e panjohur të një opozite të dobët, pa lider dhe pa projekt, e për pasojë me rezultat të paparashikueshëm?!

LSI ka qenë e vetmja sfidë ndaj gravitetit politik klasik në 25 vjetët e fundit. Ajo është afirmuar gradualisht në dhjetëvjeçarin e fundit, duke sfiduar ligjet bazë të politikës shqiptare. Ky përbën një sukses të pamohueshëm të Ilir Metës, pavarësisht kostove jo të vogla, helmeve dhe listës së gjatë të armiqve që ai ka krijuar gjatë rrugës, për të ngritur shtëpinë e tij politike. Por momenti aktual duket se përbën njëherësh edhe një çast që ka ngarkesë historike brenda. Është momenti kur skena politike shqiptare mund të shohë të zyrtarizuar një herë e mirë partinë e tretë të madhe në vend. Jo më dy parti të mëdha dhe një tjetër as e vogël, as e madhe! Por tre parti që kanë pesha të krahasueshme politike në skakierën kombëtare.

Deri më tani rritja e peshës elektorale dhe politike të LSI ka ardhur si pasojë aleancave që ajo ka hedhur në letër. Para ose pas zgjedhjeve. Pasi hoqi në zgjedhjet e vitit 2009 “vuajtjet e Ferrit” , teksa garoi e vetme kundër PD e PS, Meta mundi të zbardhë në letër një aleancë që i dha peshë pas zgjedhjeve. Ishte një aleancë politike, e cila solli pushtet, para, vende pune dhe një pozicion komod pas pesë viteve opozitë. Aleanca e dytë, kësaj rradhe paraelektorale, ndodhi me të majtën. Prej saj LSI mori pak më shumë 10% të votave dhe plot 16 mandate. Një hop prej 12 mandatesh, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse. Përtej sherreve që ka pasur me Ramën në këto katër vjet, përtej përplasjeve, bërrylave, mllefit dhe urrejtjes që egziston mes dy anëve të tryezës së koalicionit aktualisht, historia tregoi se e majta e bashkuar qoftë edhe me “pe të bardhë” dhe me një martesë me kontratë e pa dashuri, është një skemë politikisht fituese.

Meta e di mirë se një bashkim me PS edhe për katër vite, do t’i jepte praktikisht fund fabulës së zgjedhjeve të qershorit, ende pa nisur fushata. Nëse do të vendoste të dilte i vetëm në zgjedhje, ai mund t’i hiqte partisë së tij epitetin “e madhe” që ka marrë në vitet e fundit, kur i ka zmadhuar rradhët edhe me disa deputetë të tjerë. Në një rast të tillë LSI do t’i kthehej sërish nocionit të partisë që vendos shumicat parlamentare (vetëm nëse Rama e Idrizi nuk bëjnë ndonjë surprizë ende të vështirë për t’u imagjinuar, duke i kapur të vetëm 71 mandatet). Është e vërtetë që Meta do të reduktonte peshën politike, por do të verifikonte në dritën e diellit peshën reale që ka në elektoratin shqiptar. Një tundim jo i vogël për një forcë politike që herën e fundit që garoi e vetme mori fare pak deputetë.

Ndërkohë me Ramën (dhe Idrizin) në krah, jeta do të ishte më e “mërzitshme”, por shumë më komode. Me kusht që vetë Ilir Meta të gjejë një “vend pune” të përshtatshëm për veten e tij, në shtetin e pas 18 qershorit. President, kryeministër, zv.kryeministër apo asnjëri prej tyre?! Ky element është kaq i rëndësishëm, saqë mund ta mbajë të ngrirë të gjithë logjikën e mësipërme të këtij shkrimi. Eshtë e panjohura më e madhe e ekuacionit me një krah të LSI në këto zgjedhje. (Javanews)

11 komente në “Llogaritë elektorale dhe ato personale të Ilir Metës në 18 qershor”

  1. fakti says:

    te cohet para drejtesise e vetem kaq ,ja c,duhet bere me te.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Kush e do Shqiperine me te vertete DUHET TE VOTOJE EDI RAMEN!!!!!!!!!!!
    Ju dola borxhit1… ?

  3. Leone-53 says:

    Ju “lumte”, perkohesisht, “zotrinj” politikan por mos harroni se keni 25 vjet “qe lozni” me ate popull aty qe ka fajin e vet per fatet e tij.
    Nje klase drejtuese e pandershme eshte pak a shume “distilat” i pandershmeris qe “rrjeth” ne shoqerine prej se ciles ajo del !
    Me tej fillozofet thone se:
    Eshte e mundur qe nje Qeveri e ndershme te qeveris nje popull te pandershem por ne nje DEMOKRACI eshte e pamundur qe nje qeveri e pandershme te qeverise nje popull te ndershem !..
    Ne rastin e fundit qeveria do te hiqej ne nje kohe te shkurter por te ne politikanet i kane bere e po i bejne mire “llogarite” per veten e tyre.
    Ata po na menjanojne ne emigrantet qe jemi 1.5 milion pikerisht se “prania” jone aty do ti prishte llogarit e hajdutit Mete qe me 4 deputetet e 2009-es mbajti me paterica krimbin Sali duke u pasuruar nga 20% qe “i la Sala dhe tani tallet me ne me 16 deputetet qe “fitoj” ne 2013-en !
    Te gjitha keto do te rendojne shume te e ardhmja e Edi Rames qe 2013-en na premtoj voten dhe shume shpejt e harroj tani kur i kish mundesit qe per 4 vjet te kishte “shtruar” infrastrukturen elektorale per kete.
    Ne nuk do ti harrojme keto padrejtesi dhe do te pergjigjemi ne kohen e duhur qe sigurisht po e pergatisim me KUJDES.

  4. Lennard says:

    Jam dakort me FAKTIN .Nuk ka kuptim Vetingu ,po nuk u fillua nga agallare si Like Floriri

  5. jo-genjeshtres says:

    Ja pse koalicioni i LSI-se me PD-ne garanton fitoren e LSI-se:

    1- Elektorati i LSI-se eshte me besnik se cdo elektorat tjeter (LSI-ja u eshte pergjigjur kerkesave te elektoratit)
    2- Rjedhjet nga PS dhe PD per tek LSI-ja do te rriten.
    3- Partite e vogla do anojne me teper nga koalicioni LSI-PD
    4- Personi Meta ka me teper pushtet se personi Basha
    5- PD-ja per te fituar me patjeter kesaj rradhe do t´i pranoje gati te gjitha kushtet qe mund te vere LSI-ja
    6- LSI-ja behet force e dyte politike

    1. naivi says:

      Mire e ke ti i te “vertetes” por halli madh eshte se si mund te konvertohen e te behen skraparlinj te gjithe votuesit e PD ?!
      Apo Likja e ka zgjidhjen ?!

      1. jo-genjeshtres says:

        Kam qene dhe jam kunder LSI-se, por kjo eshte e vetmja llogari qe i pershtatet Likes se florinjte!

  6. Gregor Lato says:

    PS i fiton edhe vetem 71 deputete, pa Idrizin e ndonje tjeter.
    Ilir Meta e di fare mire, se po nuk beri aleance me PS jo vetem qe zvogelohet si LSI, per te cilin ai nuk e can koken fare, por vetingu do te filloje mbi te e te gjitha figurat politike te perlyera ne vjedhje e poshtersi, se si thote edhe ai gomari i katundit, Lesi, erdhen me kepuce te grisura dhe dolen pashallare, erdhen pa breke dhe jane me vaska floriri.
    Keto ai i din mire, dhe aleancen e ka te paravendosur me kohe, por ben loje llafesh per te terhequr vemendjen e qytetareve. Por edhe PS e di mire se kush eshte Meta me shoke, por keto zgjedhje te reja PS do te jete me e paster nga brenda, besoj se ne nje fare menyre e ka bere katarsisin dhe nuk do te kete ferra rruges.
    Do te isha i lumtur nese LSI del e vetme ne zgjedhje, se na ka rene shume ne qafe, ka dyfishuar numurin e llafazaneve me votat tona, pastaj nese do le te bashkohet pas zgjedhjeve.
    Por kjo eshte ajo qe nuk ia mban ta beje Ilir Meta.

  7. patrioti says:

    Ilir floriri, ne rradhe te pare duhet te hyje ne burg me zullumet qe ka bere, dhe nga qelia le te beje llogarite se si do te dale partia e tij

  8. damian says:

    Ilir Meta do marre votat e se majtes dhe pa pike turpi gjoja per prishje pazaresh ka per te kercyer tek PD ja. Mos i beni keto lojra elektorale me ate lloj partie qe ska asnje lloj ideologjie dhe programi.

  9. damian says:

    Ilir Meta do marre votat e se majtes dhe pa pike turpi gjoja per prishje pazaresh ka per te kercyer tek PD ja. Mos i beni keto lojra elektorale me ate lloj partie qe ska asnje lloj ideologjie dhe programi. Ministrat e LSI.se i vune kazmen duke vjedhur qeverise Rama. Per cfare i do shqiperia dhe PS keta hajdute? Per cfare vlen koalicioni ketu? Ne mbledhjet e LSI diskutohet sa ka vjedhur njeri dhe sa tjetri minister dhe aspak per permbushjen e detyrave qeveritare per te cilat jane betuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje